{"id":198115,"date":"2021-08-18T17:15:08","date_gmt":"2021-08-18T15:15:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=198115"},"modified":"2021-08-18T17:15:08","modified_gmt":"2021-08-18T15:15:08","slug":"kpk-e-shkarkoi-nga-detyra-birn-veliera-e-gjyqtarit-kreshnik-omari-nxori-pasuri-te-fshehura-ne-emer-te-prinderve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kpk-e-shkarkoi-nga-detyra-birn-veliera-e-gjyqtarit-kreshnik-omari-nxori-pasuri-te-fshehura-ne-emer-te-prinderve\/","title":{"rendered":"KPK e shkarkoi nga detyra, BIRN: Veliera e gjyqtarit Kreshnik Omari nxori \u2018pasuri t\u00eb fshehura\u2019 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Tiran\u00ebs, Kreshnik Omari u shkarkua nga detyra m\u00eb 6 korrik, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mungesa t\u00eb m\u00ebdha financiare p\u00ebr justifikimin e pasurive t\u00eb tij dhe t\u00eb prind\u00ebrve, nd\u00ebrsa u ngrit\u00ebn dyshime se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb fundit mund t\u00eb ishin prona t\u00eb fshehura n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Pretendimet e Omarit se kishte fituar t\u00eb ardhura t\u00eb konsiderueshme nga puna si kamionist n\u00eb emigrim dhe se prind\u00ebrit kishin ushtruar profesionet e tyre edhe pas daljes n\u00eb pension, duke krijuar t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e pronave, u konsideruan m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb nivel deklarativ.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Omari ka pretenduar se nuk kishte pasur asnj\u00eb lidhje me pasurit\u00eb e prind\u00ebrve, KPK konstaton se ai ka jetuar s\u00eb bashku me ta dhe se ka interesa t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejta n\u00eb disa prej pronave dhe likujditeteve t\u00eb zot\u00ebruara prej tyre n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e trash\u00ebgimtarit, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb i ka konsideruar si persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur.<\/p>\n<p>Komisioni vendosi t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb hetimin administrativ vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, duke e rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e subjektit p\u00ebr \u00e7eljen e hetimit p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e arsyetuar, trupa gjyq\u00ebsore thot\u00eb se Omari nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues dhe n\u00eb disa raste, nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime dhe nuk ka dor\u00ebzuar dokumentacion p\u00ebr gjetjet e hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Pasurit\u00eb e gjyqtarit<\/p>\n<p>P\u00ebr krijimin e nj\u00eb depozite bankare n\u00eb shum\u00eb 135 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2015, Omari ka deklaruar si burime krijimi t\u00eb ardhurat nga puna p\u00ebr 5 vjet si emigrant n\u00eb Itali n\u00eb periudh\u00ebn 1991 \u2013 1995; t\u00eb ardhurat si avokat p\u00ebr periudh\u00ebn 1995 \u2013 1997; t\u00eb ardhurat nga puna si gjyqtar nga viti 1997 deri aktualisht; t\u00eb ardhurat e ish-bashk\u00ebshortes si avokate n\u00eb periudh\u00ebn 2003 \u2013 2011 dhe si notere n\u00eb periudh\u00ebn 2011 \u2013 2012 dhe tradh\u00ebgimi nga i ati.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e gjendjes cash ishte trash\u00ebguar nga viti 2003, kur Omari kishte deklaruar 97 mij\u00eb euro nga puna si emigrant, avokat dhe m\u00eb pas si gjyqtar.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Omari ka dor\u00ebzuar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga puna si kamionist n\u00eb Itali, sipas KPK ai ka arritur t\u00eb justifikoj\u00eb me dokumentacion ligjor vet\u00ebm shum\u00ebn 76 milion\u00eb liretta, ekuivalent i shum\u00ebs 39 mij\u00eb e 283 euro.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka depozituar dokumentacion p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e tij nga aktiviteti si avokat, nd\u00ebrsa nga puna si gjyqtar \u00ebsht\u00eb konkluduar se mund t\u00eb kishte kursyer rreth 1 milion lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1997-2003.<\/p>\n<p>Nisur nga k\u00ebto konstatime, KPK konkludon se Omari e ka pasur t\u00eb pamundur t\u00eb dispononte shum\u00ebn 97 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2003 si gjendje cash dhe ngre dyshime se deklarimet e subjektit jan\u00eb fiktive.<\/p>\n<p>Po ashtu, Omari ka rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb vler\u00ebn 2,2 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar m\u00eb von\u00eb gjendjen cash 38 mij\u00eb euro t\u00eb deklaruar prej tij se ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr plot\u00ebsimin e vler\u00ebs s\u00eb depozit\u00ebs 135 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsi financiare \u00ebsht\u00eb gjetur edhe p\u00ebr \u00e7eljen e nj\u00eb depozite n\u00eb shum\u00ebn 1 milion lek\u00eb n\u00eb vitin 2003, p\u00ebr krijimin e t\u00eb cil\u00ebs ka deklaruar t\u00eb nj\u00ebjtat burime.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb garazhi me sip\u00ebrfaqe 11.5 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr vler\u00ebn 2 mij\u00eb e 725 euro. Nisur nga \u00e7mimi i blerjes q\u00eb rezulton rreth dy her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt nga ai i referenc\u00ebs, \u00ebsht\u00eb konsideruar se subjekti ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb paraqes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se Omari ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb edhe p\u00ebr \u00e7mimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb automjeti tip \u201cLancia\u201d n\u00eb vitin 2013 dhe se ka fshehur vler\u00ebn reale t\u00eb saj, si dhe t\u00eb shpenzimeve t\u00eb tjera t\u00eb kryera prej tij. Subjekti ka deklaruar se e ka bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 300 mij\u00eb lek\u00eb nga shtetasja italiane V.P., nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo e fundit e kishte bler\u00eb rreth dy muaj m\u00eb par\u00eb n\u00eb Itali n\u00eb shum\u00ebn 9000 euro dhe ka paguar detyrime doganore n\u00eb ver\u00ebn 255 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e sitemit TIMS Komisioni ka gjetur se Omari dhe shtetasja italiane V.P. kan\u00eb udh\u00ebtuar shpesh s\u00eb bashku jasht\u00eb shtetit dhe se jan\u00eb t\u00eb njohur, fakt q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar edhe nga vet\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Probleme t\u00eb ngjashme Komisioni ka gjetur edhe deklarimin e blerjes s\u00eb nj\u00eb veliere me gjat\u00ebsi 9 metra n\u00eb vitin 2015, kundrejt vler\u00ebs 4000 euro. Si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, Omari ka deklaruar kursimet vjetore, por nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konstatuar balanc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn 976 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka pretenduar se \u00e7mimi 4000 euro i \u00ebsht\u00eb ofruar nga pronari i velier\u00ebs, nj\u00eb shtetas Italian nga Napoli t\u00eb cilin e njihte q\u00eb prej koh\u00ebs kur kishte qen\u00eb emigrant, pasi ai do t\u00eb nd\u00ebrtonte vark\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe nuk i nevojitej m\u00eb ajo q\u00eb dispononte.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisioni lidhur me shpenzime t\u00eb mundshme p\u00ebr velier\u00ebn, si dhe vendparkimin e tij, subjekti ka deklaruar se q\u00eb n\u00eb momentin e blerjes ia ka l\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim kush\u00ebririt t\u00eb tij L. B. n\u00eb Vlor\u00eb dhe nuk ka shpenzime p\u00ebr t\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nga hetimi \u00ebsht\u00eb zbuluar nj\u00eb kontrat\u00eb e lidhur n\u00eb prill t\u00eb vitit 2016 mes nj\u00eb shoq\u00ebrie nd\u00ebrtimi dhe n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit p\u00ebr marrjen me qira p\u00ebr 79 vjet n\u00eb Marin\u00ebn e Orikumit t\u00eb nj\u00eb apartamenti dhe nj\u00eb vendi p\u00ebr akostimin e nj\u00eb barke me gjat\u00ebsi 12 m dhe gjer\u00ebsi 3.80 m, p\u00ebr vler\u00ebn 99 mij\u00eb e 600 euro, q\u00eb \u00ebsht\u00eb likujduar n\u00eb vitit 2015 dhe 2016.<\/p>\n<p>Komisioni v\u00ebren se n\u00eb periudh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb veliera \u00ebsht\u00eb kryer edhe pagesa e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb p\u00ebr apartamentin dhe vendin p\u00ebr akostimin e bark\u00ebs nga n\u00ebna e tij dhe konsideron se subjekti nuk ka qen\u00eb bashk\u00ebpunues dhe se ka kryer deklarime t\u00eb pasinqerta.<\/p>\n<p>\u201cFshehje n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve\u201d<\/p>\n<p>Nga hetimi jan\u00eb zbuluar edhe prona e likujditete n\u00eb em\u00ebr t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb moshuar t\u00eb gjyqtarit Omari, p\u00ebr t\u00eb cilat Komisioni ngre dyshime se mund t\u00eb jen\u00eb pasuri t\u00eb tij t\u00eb fshehura.<\/p>\n<p>KPK ka konstatuar se n\u00eb llogari t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Omarit ka kaluar shuma 160 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2015 nga nj\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrtuese. Nga verifikimet ka rezultuar se kjo shoq\u00ebri ka lidhur kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje me baban\u00eb e ndjer\u00eb t\u00eb subjektit n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr prenotimin e nj\u00eb nj\u00ebsie kundrejt \u00e7mimit t\u00eb paguar prej 160 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2011 \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar revokimi i kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes, duke u p\u00ebrcaktuar q\u00eb shoq\u00ebria t\u00eb rikthente shum\u00ebn 160 mij\u00eb euro brenda vitit 2014. Babai i subjektit ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb vitin 2011 dhe Komisioni konstaton se trashgimtar\u00ebt e t\u00eb ndjerit jan\u00eb gjyqtari Omari dhe n\u00ebna e tij.<\/p>\n<p>Kjo e fundit, pasi n\u00eb llogarin\u00eb e saj \u00ebsht\u00eb depozituar shuma 160 mij\u00eb euro ka kaluar 60 mij\u00eb euro n\u00eb llogarin\u00eb e shtetases italiane V.P., mikesh\u00eb e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit e cila \u00ebsht\u00eb konsideruar si person tjet\u00ebr e lidhur.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se duket se subjekti nuk ka bashk\u00ebpunuar p\u00ebr qart\u00ebsimin e k\u00ebtyre transaksioneve dhe nisur nga fakti se nuk i ka deklaruar dhe nuk ka provuar burimet e krijimit t\u00eb tyre, ngre dyshime se mund t\u00eb jen\u00eb pasuri t\u00eb fshehura t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pjesa e mbetur n\u00eb shum\u00ebn 100 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituar nga revokimi i kontrat\u00ebs s\u00eb sip\u00ebrmarrjes, n\u00ebna e Omarit e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr kontrat\u00ebn me investitorin G.A. n\u00eb Orikum t\u00eb Vlor\u00ebs p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe 134 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb dyshohet gjithashtu si pasuri e fshehur e subjektit.<\/p>\n<p>\u201cDuket se apartamenti \u00ebsht\u00eb pasuri e fshehur e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, nisur nga origjina e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrdoruara, mosha e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, si dhe \u00e7mimi i shitjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie,\u201d citohet n\u00eb vendim, ku shpjegohet se vlera mesatare referuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament \u00ebsht\u00eb 14,3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se Omari nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb shpjegim dhe nuk ka depozituar dokumentacion lidhur me transferimin e shum\u00ebs 16 mij\u00eb e 600 euro n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr llogari t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb qiras\u00eb p\u00ebr apartamentin, vendin e akostimit t\u00eb bark\u00ebs bark\u00ebs dhe p\u00ebrdorimin e sh\u00ebrbimeve portuale t\u00eb vitit 2016, me vler\u00eb transaksioni 99 mij\u00eb e 600 euro.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Duke pasur parasysh mosh\u00ebn e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit (82 vje\u00e7 n\u00eb momentin e lidhjes s\u00eb Kontrat\u00ebs) dhe zot\u00ebrimin e nj\u00eb mjeti Velier\u00eb nga subjekti i rivler\u00ebsimit bler\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2015, duket se kjo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhur p\u00ebr marrjen me qira t\u00eb nj\u00eb apartamenti dhe t\u00eb nj\u00eb vendi akostimi varke, si dhe p\u00ebrdorimin e sh\u00ebrbimeve portuale nga subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr velier\u00ebn e tij,\u201d shprehet trupi gjykues i KPK dhe i konsideron si pasuri t\u00eb fshehura t\u00eb Omarit. Gjithashtu, Komisioni vler\u00ebson se ai duhet t\u00eb provoj\u00eb burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Komisioni ngre dyshime se Omari ka fshehur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb atit edhe dy vendparkime, q\u00eb nga hetimi ka rezultuar se jan\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 kundrejt vler\u00ebs 2,8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>KPK v\u00ebren gjithashtu se Omari nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2011, pasi i ati ka nd\u00ebrruar jet\u00eb disa pasuri t\u00eb deklaruara prej t\u00eb ndjerit n\u00eb vitin 2003, konkretisht nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 460 m2; si dhe dyqane me sip\u00ebrfaqe 80 m2 n\u00eb Gjirokast\u00ebr t\u00eb trash\u00ebguara.<\/p>\n<p>Po ashtu rezulton se nuk ka deklaruar procesin e legalizimit p\u00ebr nj\u00eb shtes\u00eb dy kate + bodrum t\u00eb kryer nga i ati, si dhe t\u00eb drejtat reale mbi k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb fituar nga ai proces.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016 ka rezultuar munges\u00eb burimesh financiare t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 22.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\/BIRN<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Tiran\u00ebs, Kreshnik Omari u shkarkua nga detyra m\u00eb 6 korrik, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mungesa t\u00eb m\u00ebdha financiare p\u00ebr justifikimin e pasurive t\u00eb tij dhe t\u00eb prind\u00ebrve, nd\u00ebrsa u ngrit\u00ebn dyshime se nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre t\u00eb fundit mund t\u00eb ishin prona t\u00eb fshehura n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit. Pretendimet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":198116,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-198115","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/198115","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=198115"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/198115\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/198116"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=198115"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=198115"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=198115"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}