{"id":198582,"date":"2021-08-21T13:15:07","date_gmt":"2021-08-21T11:15:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=198582"},"modified":"2021-08-21T13:15:07","modified_gmt":"2021-08-21T11:15:07","slug":"leter-dashurie-nga-rumania-perkthyesja-i-shkruan-shkrimtarit-shqiptar-i-dashuri-im-e-shikoj-largimin-tend-nga-shqiperia-me-keqardhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/leter-dashurie-nga-rumania-perkthyesja-i-shkruan-shkrimtarit-shqiptar-i-dashuri-im-e-shikoj-largimin-tend-nga-shqiperia-me-keqardhje\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr dashurie nga Rumania\/ P\u00ebrkthyesja i shkruan shkrimtarit shqiptar: I dashuri im, e shikoj largimin t\u00ebnd nga Shqip\u00ebria me keqardhje\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Oana Glasu, p\u00ebrkthyese e let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb Rumani i shkruan shkrimtarit Avdulla K\u00ebna\u00e7i, i cili jeton n\u00eb Kanada. Nj\u00eb let\u00ebr e ndjer\u00eb dhe shum\u00eb personale q\u00eb b\u00ebhet publike nga Newsbomb.al me lejen e autores. Oana, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rumune e dashuruar me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, ku ka kaluar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj gjat\u00eb studimeve universitare. Ajo dhe shkrimtari nuk jan\u00eb takuar kurr\u00eb, por i lidh nj\u00eb miq\u00ebsi virtuale q\u00eb ka lindur nga let\u00ebrsia.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb rr\u00ebfej, i dashuri im, se e shikoj largimin t\u00ebnd nga Shqip\u00ebria me keqardhje. P\u00ebr mallin t\u00ebnd q\u00eb nuk do t\u00eb shuhet, dhe sepse duke na treguar se \u00e7far\u00eb b\u00ebje, si i kaloje pushimet, un\u00eb sillesha pothuajse si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb para fotografis\u00eb dhe sikur me magji e lejova veten t\u00eb m\u00eb \u00e7onte n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha vendet q\u00eb ke par\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, dhe tani m\u00eb duket sikur dhe un\u00eb i braktis prap\u00eb.\u201d- shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebrkthyesja rumune.<\/p>\n<p><strong>Letra e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Avdulla, miku im i dashur,<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb letra e par\u00eb q\u00eb e drejtoj nj\u00eb shkrimtari shqiptar dhe q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet publike. U vonova p\u00ebr t\u00eb t\u00eb folur p\u00ebr librat q\u00eb i ke shkruar me shum\u00eb dashuri dhe n\u00eb stilin t\u00ebnd, me t\u00eb cilin identifikohesh vet\u00ebm ti, ndoshta, dhe fal\u00eb profesionit t\u00eb gazetarit, reporterit q\u00eb ke ushtruar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Sot, shum\u00eb pak din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshkrime p\u00ebrmes syve t\u00eb reporterit. E pash\u00eb q\u00eb po largoheshe nga Durr\u00ebsi dhe e di q\u00eb do t\u00eb q\u00ebndrosh dhe pak n\u00eb Shqip\u00ebri, por nuk doja q\u00eb t\u00eb ik\u00ebsh nga vendi yt pa marr\u00eb letr\u00ebn time, e cila do t\u00eb t\u00eb shoq\u00ebroj\u00eb deri n\u00eb ardhjen e ardhshme, kur, ndoshta, ne do t\u00eb takohemi.<\/p>\n<p>Surpriza e par\u00eb q\u00eb pata duke t\u00eb lexuar ishte stili i bardh\u00eb, rr\u00ebfimi i thjesht\u00eb, pa fishekzjarr\u00eb, leksiku i nd\u00ebrtuar nga shprehjet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb zon\u00ebs t\u00ebnde t\u00eb lindjes, fjal\u00eb t\u00eb vjetra t\u00eb nj\u00eb ngarkese t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb shpirt\u00ebrore. Ti shkruan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb autobiografike pa frik\u00ebn e ekspozimit ndaj lexuesit, pik\u00ebrisht sepse q\u00ebllimi yt \u00ebsht\u00eb t\u00eb zbulosh ngjashm\u00ebri tek tjetri me ndjenjat dhe p\u00ebrvojat e tua. Por edhe sepse njer\u00ebzit m\u00eb pak t\u00eb talentuar p\u00ebr t\u2019i ndar\u00eb ato me bot\u00ebn, gjenden n\u00eb shkrimet e tua si ngjarje t\u00eb jet\u00ebs. Ata q\u00eb shkojn\u00eb dhe shikojn\u00eb p\u00ebrtej pasqyr\u00ebs, do t\u00eb gjejn\u00eb gj\u00ebra shum\u00eb t\u00eb sakta n\u00eb tregimet e tua: erudicion, pun\u00eb me libra,\u00a0 sakt\u00ebsi filologjike, shqet\u00ebsime p\u00ebr situata t\u00eb ndryshme n\u00eb shoq\u00ebri, meditim mbi kuptimin e jet\u00ebs, historis\u00eb, njer\u00ebzimit dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto i ke ndjer\u00eb dhe transpozuar nga pozita e nj\u00eb t\u00eb huaji n\u00eb tokat e larg\u00ebta. Un\u00eb mendoj se kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse fjal\u00ebt e tua l\u00ebvizin kaq shpejt, n\u00eb drejtime t\u00eb ndryshme, saq\u00eb ngat\u00ebrrojn\u00eb skajet e tyre, bashkohen, shp\u00ebrthejn\u00eb n\u00eb grumbuj kuptimesh befasuese. Sa kthjellt\u00ebsi, aq shum\u00eb ironi n\u00eb shum\u00eb nga tekstet e tua. Personazhet jan\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtuar dhe t\u00eb vendosur sipas tekstit n\u00eb hap\u00ebsirat e nj\u00eb normaliteti q\u00eb dikton vet\u00ebdija jote, duke t\u00eb afruar me realitetin sesa me \u00ebnd\u00ebrrimin.<\/p>\n<p>Pa hyr\u00eb n\u00eb analiza t\u00eb holl\u00ebsishme, kam qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb v\u00ebrej n\u00eb shkrimet e tua ve\u00e7ori t\u00eb thella q\u00eb meritojn\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Gjegj\u00ebsisht, nj\u00eb ndjenj\u00eb e fort\u00eb e familjes, nj\u00eb struktur\u00eb shum\u00eb e artikuluar dhe madje e ngurt\u00eb e sistemit shoq\u00ebror, qofshin disa fshatar\u00eb, pun\u00ebtor\u00eb apo familje n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e lart\u00eb. Njer\u00ebzit shkruajn\u00eb p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb, dhe kujtimi i disave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrrallor, ashtu si i yti. Zot\u00ebron sakt\u00ebsin\u00eb e emrave, ngjarjeve, detajeve dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse historit\u00eb e tua p\u00ebrb\u00ebhen nga fatet e v\u00ebrteta. Sa her\u00eb q\u00eb t\u00eb lexoja kisha p\u00ebrshtypjen se ndan g\u00ebzim, mir\u00ebsi. Nuk mungon dashuria n\u00eb asnj\u00eb nga shkrimet e deritanishme, por deri aty tek dashuria, ti rikthen n\u00eb v\u00ebmendjen e lexuesit faktin se ka edhe r\u00ebnie n\u00eb dashuri, t\u00eb cil\u00ebn shum\u00eb, t\u00eb rinj apo jo, e harrojn\u00eb sot. Un\u00eb dua t\u00eb flas me ty m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. E kuptova shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb ne ngjajm\u00eb si qenie shum\u00eb koh\u00eb para se t\u00eb t\u00eb lexoja. Dhe kjo sepse ti m\u00eb kishe lexuar dhe m\u00eb kishe interpretuar dhe njohur p\u00ebrmes poezis\u00eb sime. E cila nuk mund t\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 ajo q\u00eb p\u00ebrshkruan pik\u00ebrisht k\u00ebto gjendje, t\u00eb cilat ne i harrojm\u00eb, edhe pse ato n\u00ebnkuptojn\u00eb bukuri, dhe t\u00eb cilat ti i kap dhe i ngjall shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb proz\u00ebn t\u00ebnde.<\/p>\n<p>T\u00eb biesh n\u00eb dashuri vjen nga thirrja e bukuris\u00eb s\u00eb atij me t\u00eb cilin je dashuruar, por edhe e jotja. Sigurisht, nuk mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr at\u00eb bukurin\u00eb fizike. Ne po flasim p\u00ebr bukurit\u00eb par\u00ebsore, t\u00eb pastra, t\u00eb thjeshta q\u00eb leht\u00ebsojn\u00eb dashurin\u00eb. Bukuria njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb josh\u00ebse, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fruth i brendsh\u00ebm i pashembullt, i cili n\u00eb nj\u00eb moment ulet, z\u00eb vend n\u00eb fytyr\u00eb, del n\u00eb sip\u00ebrfaqe dhe b\u00ebhet dashuri n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb drite. Sepse dashuria e nxjerr at\u00eb nga njeriu dhe e b\u00ebn intensive dhe p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebse. M\u00eb n\u00eb fund, si \u00e7do let\u00ebr q\u00eb nj\u00eb grua ia drejton nj\u00eb burri, ajo mund t\u00eb b\u00ebhet e p\u00ebrlotur n\u00eb fund. T\u00eb rr\u00ebfej, i dashuri im, se e shikoj largimin t\u00ebnd nga Shqip\u00ebria me keqardhje. P\u00ebr mallin t\u00ebnd q\u00eb nuk do t\u00eb shuhet, dhe sepse duke na treguar se \u00e7far\u00eb b\u00ebje, si i kaloje pushimet, un\u00eb sillesha pothuajse si nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb para fotografis\u00eb dhe sikur me magji e lejova veten t\u00eb m\u00eb \u00e7onte n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha vendet q\u00eb ke par\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, dhe tani m\u00eb duket sikur dhe un\u00eb i braktis prap\u00eb.<\/p>\n<p>Ja, nuk kam pasur sekrete t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb, t\u00eb cilat t\u2019i kisha fshehur nga bota, por p\u00ebrkundrazi, bota duhet t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb t\u00eb shprehet lirsh\u00ebm, duke shfaqur \u00e7do lloj ndjenje natyrore, p\u00ebr aq sa ka koh\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb p\u00ebrqafoj me dashuri!<\/p>\n<p>Oana Glasu<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h1><\/h1>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Oana Glasu, p\u00ebrkthyese e let\u00ebrsis\u00eb shqipe n\u00eb Rumani i shkruan shkrimtarit Avdulla K\u00ebna\u00e7i, i cili jeton n\u00eb Kanada. Nj\u00eb let\u00ebr e ndjer\u00eb dhe shum\u00eb personale q\u00eb b\u00ebhet publike nga Newsbomb.al me lejen e autores. Oana, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rumune e dashuruar me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, ku ka kaluar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":198585,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[337],"tags":[4717],"class_list":{"0":"post-198582","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-kulture","8":"tag-lajme-zjarr-leter-dashurie-nga-rumania-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/198582","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=198582"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/198582\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/198585"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=198582"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=198582"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=198582"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}