{"id":199262,"date":"2021-08-25T19:23:07","date_gmt":"2021-08-25T17:23:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=199262"},"modified":"2021-08-25T19:23:07","modified_gmt":"2021-08-25T17:23:07","slug":"srpska-politika-goran-bregoviqi-spiun-i-sherbimit-te-sigurimit-te-titos-dhe-milosheviqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/srpska-politika-goran-bregoviqi-spiun-i-sherbimit-te-sigurimit-te-titos-dhe-milosheviqit\/","title":{"rendered":"\u201cSrpska politika\u201d: Goran Bregoviqi \u2013 spiun i Sh\u00ebrbimit t\u00eb Sigurimit t\u00eb Titos dhe Milosheviqit"},"content":{"rendered":"<p>Ke\u0308te\u0308 e ve\u0308rteton de\u0308shmitari autentik, Zhivan Velisavljeviqit, ndihme\u0308s Shef i Departamentit te\u0308 She\u0308rbimit te\u0308 Sigurimit te\u0308 Shtetit te\u0308 ish-Jugosllavise\u0308, rekrutuesi i Goranit, i cili vite me\u0308 pare\u0308 pe\u0308r mediat serbe ka treguar pe\u0308r Goranin dhe bashke\u0308pune\u0308tore\u0308t e tij nga bota muzikore ne\u0308 ish-Jugosllavi. Po e sjellim te\u0308 plote\u0308 shkrimin \u201cRok scena i DB\u201d (Rok skena dhe Sigurimi shtete\u0308ror), publikuar ne\u0308 \u201cSrpska politika\u201d me\u0308 28 mars 2010. ROK SKENA DHE SIGURIMI I SHTETIT<\/p>\n<p>Shkruan: Sk\u00ebnder Zogaj <\/p>\n<p>P\u00ebrktheu tekstin nga gazeta serbe: Sk\u00ebnder Zogaj<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja e k\u00ebng\u00ebtarit Goran Bregovit ne\u0308 Feste\u0308n e Birr\u00ebs ne\u0308 Korc\u0327e\u0308, jo vete\u0308m qe\u0308 i hodhi hije te\u0308 keqe por e njollosi keq dhe e le\u0308ndoi re\u0308nde\u0308 krenarine\u0308 lavdiplote te\u0308 qytetit historik dhe djepit te\u0308 kulture\u0308s e te\u0308 arsimit dhe te\u0308 vlerave me\u0308 te\u0308 shenjta shpirte\u0308rore te\u0308 tradite\u0308s shekullore shqiptare. Korc\u0327e\u0308n qe\u0308 nuk kane\u0308 mundur ta thyejne\u0308 perandorite\u0308, e gjunje\u0308zoi dhe e turpe\u0308roi nje\u0308 palo ke\u0308nge\u0308tar i ndyre\u0308 serbo sllav, \u201cyll\u201d i sajuar me\u0308 shume\u0308 se sa pe\u0308r talentin artistik, pe\u0308r meritat prej spiuni te\u0308 rafinuar te\u0308 SDB \u2013 She\u0308rbimit te\u0308 Sigurimit te\u0308 Shtetit te\u0308 ish-Jugosllavise\u0308, ne\u0308 regjimin e Titos e te\u0308 Millosheviqit, dhe tash i dreqe\u0308rve te\u0308 mallkuar adhurues te\u0308 serbo sllavizmit sot. E ve\u0308rteta e pamohueshme pe\u0308r Goran Bregoviqin, qe\u0308 e turpe\u0308roi Korc\u0327e\u0308n e cila i pranoi \u201cveze\u0308t e qyqes\u201d qe\u0308 ia solli autori i \u201cKallashit\u201d me shprese\u0308n qe\u0308 nga ke\u0308to veze\u0308 te\u0308 shumohet raca e hibridit antishqiptar, qe\u0308 fatkeqe\u0308sisht, sic\u0327 u ve\u0308rtetua ne\u0308 Korc\u0327e\u0308, ka rre\u0308nje\u0308 te\u0308 thella ne\u0308 Shqipe\u0308ri e rretherrotull saj. Kjo nuk prish pune\u0308, sepse edhe racat e specieve me\u0308 te\u0308 ndyta jane\u0308 te\u0308 pacenueshme, e kane\u0308 vendin e tyre.<\/p>\n<p>Mire\u0308po, e ve\u0308rteta pe\u0308r to duhet te\u0308 thuhet. Goran Bregoviqi, me ne\u0308ne\u0308 serbe, baba kroat, e\u0308shte\u0308 spiun i thekur, shume\u0308 me\u0308 i suksesshe\u0308m se sa si rokstar, sepse profesioni i spiunit qe\u0308 e ushtron edhe sot, ia ka dhe\u0308ne\u0308 fame\u0308n dhe te\u0308 gjitha sukseset e deritashme.<\/p>\n<p>Ke\u0308te\u0308 e ve\u0308rteton de\u0308shmitari autentike, Zhivan Velisavljeviqit, ndihme\u0308s Shef i Departamentit te\u0308 She\u0308rbimit te\u0308 Sigurimit te\u0308 Shtetit te\u0308 ish-Jugosllavise\u0308, rekrutuesi i Goranit, i cili vite me\u0308 pare\u0308 pe\u0308r mediat serbe ka treguar pe\u0308r Goranin dhe bashke\u0308pune\u0308tore\u0308t e tij nga bota muzikore ne\u0308 ish-Jugosllavi. Po e sjellim te\u0308 plote\u0308 shkrimin \u201cRok scena i DB\u201d (Rok skena dhe Sigurimi shtete\u0308ror), publikuar ne\u0308 \u201cSrpska politika\u201d me\u0308 28 mars 2010. ROK SKENA DHE SIGURIMI I SHTETIT<\/p>\n<p>Kur jeni ke\u0308naqur me disa grupe muzikore, me ke\u0308nge\u0308tare\u0308t dhe me muzike\u0308n e tyre, nuk e keni pas idene\u0308 se pas tyre ka qe\u0308ndruar nje\u0308 organizim shume\u0308 me\u0308 i madh dhe me\u0308 i fuqishe\u0308m sesa vet grupet dhe ke\u0308nge\u0308t. Pas tyre ka qe\u0308ndruar Shteti pe\u0308rmes veprimeve te\u0308 nje\u0308 grupi te\u0308 vec\u0327ante\u0308 te\u0308 Sigurimit te\u0308 Shtetit, i cili i ka diktuar te\u0308 rinjte\u0308 qe\u0308 te\u0308 drejtohen ne\u0308 cakun e duhur, qe\u0308 Tito te\u0308 evitonte rrezikun nga rinia radikale \u2013 e cila pe\u0308r nga natyra e saj e\u0308shte\u0308 rebele dhe ke\u0308rkon gjithmone\u0308 dic\u0327ka tjete\u0308r, dic\u0327ka me\u0308 shume\u0308 sesa qe\u0308 ka.<\/p>\n<p>Te\u0308 rralle\u0308 jane\u0308 njere\u0308zit nga She\u0308rbimi i Sigurimit Shtete\u0308ror te\u0308 ish-Jugosllavise\u0308, te\u0308 cile\u0308t pranojne\u0308 te\u0308 flasin pe\u0308r veprimet ne\u0308 te\u0308 cilat kane\u0308 marre\u0308 pjese\u0308, gjate\u0308 regjimeve te\u0308 kohe\u0308s se\u0308 Titos dhe Millosheviqit. Nje\u0308re\u0308n nga ndodhite\u0308 me\u0308 specifike e ka ish-ndihme\u0308si i dikurshe\u0308m i krye shefit te\u0308 Departamentit te\u0308 Sigurimit te\u0308 Shtetit, Zhivan Velisavljeviq , i cili e\u0308shte\u0308 pensionuar ne\u0308 fillim te\u0308 vitit 1990 me dekret te\u0308 presidentit te\u0308 ate\u0308hershe\u0308m te\u0308 RFSJ. Velisaljeviq tash jeton ne\u0308 shte\u0308pine\u0308 e tij familjare ne\u0308 vendlindjen e tij ne\u0308 Lojanice, afe\u0308r Shapcit. Shte\u0308pia e tij e\u0308shte\u0308 larg asaj qe\u0308 publiku do ta imagjinonte se mund te\u0308 ishte nje\u0308 shte\u0308pite\u0308 e nje\u0308 spiuni te\u0308 pensionuar. Nuk ka mure te\u0308 larta, as dyer te\u0308 hekurta qe\u0308 hapen e mbyllen me komandim nga distanca, nuk ka as ne\u0308 roje qen te\u0308 race\u0308s Doberman.<\/p>\n<p>E megjithate\u0308 shte\u0308pia e Velisavljeviq edhe pse ka pamje si shumica e shte\u0308pive ne\u0308 ke\u0308te\u0308 zone\u0308, brenda ka dic\u0327ka qe\u0308 e be\u0308n ate\u0308 te\u0308 ndryshoje\u0308. Ne\u0308 tavanin e rregulluar me shume\u0308 kujdes, Velisavljeviq ka nje\u0308 koleksion prej disa mije\u0308ra regjistrimesh LP \u2013 disqe te\u0308 muzike\u0308s, ekskluzivisht te\u0308 muzike\u0308s arge\u0308tuese dhe rok muzike\u0308s, te\u0308 krijuara ne\u0308 RSFJ. Kur e pyete\u0308m a je diskofil, Vesisavjeviq sqaron se, disqet nuk ishin pe\u0308r arge\u0308timin e tij, por ato ishin mjetet e tij te\u0308 pune\u0308s. Ke\u0308to disqe me vlere\u0308 nominale nuk mund te\u0308 tjete\u0308rsohen e t\u2019i pe\u0308rvete\u0308soje\u0308 askush, sepse i ka nga Departamenti i Sigurimit te\u0308 Shtetit, qe\u0308 ia ka dhe\u0308ne\u0308 atij ne\u0308 posedim me revers.<\/p>\n<p> OPERACIONI \u201cMILJACKA\u201d<\/p>\n<p> Velisavljeviqi angazhimin ne\u0308 She\u0308rbimin e sigurimit e ka filluar ne\u0308 vitin 1968, kur demonstratat e studente\u0308ve seriozisht e tronditin Titon, i cili edhe pse arrin t\u2019i qete\u0308soje\u0308 ata, pikat e reja te\u0308 nxehta po rishfaqeshin vazhdimisht. Ne\u0308 ate\u0308 kohe\u0308 Tito sapo e kishte pe\u0308rfunduar krize\u0308n e Plenumit te\u0308 Brioneve dhe shfaqet kriza studentore, e gjithashtu sinjal i keq ishte edhe invadimi rus ne\u0308 Republike\u0308n C\u0327eke, prandaj duhej menduar pe\u0308r qete\u0308simin e situate\u0308s. Pe\u0308r ke\u0308te\u0308 qe\u0308llim, Tito ne\u0308 nje\u0308 takim te\u0308 fshehte\u0308 e shtron ne\u0308 diskutim situate\u0308n duke ke\u0308rkuar te\u0308 vlere\u0308soj se si dhe cili front duhej zgjidhur me\u0308 se\u0308 pari?<\/p>\n<p>Veljko Vlahoviq ka propozuar qe\u0308 RSFJ te\u0308 siguroje\u0308 bombe\u0308n atomike e cila do te\u0308 ishte garantuese e sovranitetit. Edvard Kardelj e ka theksuar afrimin kah pakti i NATO -s nde\u0308rsa Stane Dolanc paraqitet me propozimin me\u0308 te\u0308 c\u0327uditshe\u0308m dhe bizar. Dolanc ka shpjeguar sesi CIA, duke shfryte\u0308zuar muzike\u0308n e grupeve qe\u0308 fuqishe\u0308m te\u0308 mbe\u0308shtetura ne\u0308 hedonizmin dhe ne\u0308 pe\u0308rdorimin e pijeve te\u0308 droge\u0308s, ka arritur te\u0308 zbuse\u0308 fryme\u0308n luftarake te\u0308 protestave te\u0308 studente\u0308ve ne\u0308 Amerike\u0308 dhe shume\u0308 te\u0308 rinj progresive\u0308 t\u2019i be\u0308je\u0308 kloune\u0308 te\u0308 parrezikshe\u0308m dhe te\u0308 pa ide te\u0308 qarte\u0308 revolucionare! Dolanc ka konsideruar se dic\u0327ka e tille\u0308 mund te\u0308 be\u0308het edhe me rinine\u0308 tone\u0308. Veljko Vlahoviq nuk pajtohet sepse mendoi se te\u0308 rinjte\u0308 e Jugosllavise\u0308 ishin me\u0308 te\u0308 she\u0308ndetshe\u0308m dhe me\u0308 te\u0308 pjekur se amerikane\u0308t, por Titos i duket me\u0308 shume\u0308 arge\u0308tues propozimi i Dolanc.<\/p>\n<p>Ne\u0308 fund, Dolancit i jepet drita jeshile dhe operacionit page\u0308zohet me emrin e koduar \u201cMiljacka\u201d, sipas lumit ne\u0308 Sarajeve\u0308, sepse Tito ka parasysh lufte\u0308n qe\u0308 ishte fituar ne\u0308 Bosnje\u0308 prandaj te\u0308 gjitha betejat e reja duhet te\u0308 fillonin nga aty. Miljacka dukej si toponimi me\u0308 urban ne\u0308 ate\u0308 republike\u0308. Dolanci ne\u0308 bashke\u0308punim me besimtare\u0308t e tij me\u0308 te\u0308 afe\u0308rt, si Srdan Andrejeviq dhe Obrad Gjorgjeviq, e zgjedh te\u0308 riun Zhivan Velisavljeviq pe\u0308r te\u0308 udhe\u0308hequr me operacionin \u201cMiljacka.\u201d Dhe Velisavljeviq e ka drejtuar ke\u0308te\u0308 operacion pe\u0308r plot 22 vjet. \u201cRekruti im i pare\u0308 natyrshe\u0308m ishte Goran Bregoviq. Me te\u0308 nuk kishte asnje\u0308 problem, sepse atij i pe\u0308lqente ideja e Jugosllavise\u0308, e seksit dhe droge\u0308s, ke\u0308shtu qe\u0308 ne lehte\u0308 u pajtuam.\u201d ka treguar Velisavjeviqi.<\/p>\n<p> \u201cMe Bregoviqin, madje une\u0308 aplikova nje\u0308 sistem qe\u0308 She\u0308rbimi e shfryte\u0308zonte me kriminele\u0308t \u2013 te\u0308 cile\u0308ve ua lejonte te\u0308 vidhnin jashte\u0308 dhe te\u0308 gjenin strehim ne\u0308 Jugosllavi, ne\u0308 ke\u0308mbim te\u0308 kryerjes se\u0308 ndonje\u0308 pune pe\u0308r ne. Ke\u0308shtu edhe une\u0308 ia lejova Bregoviqit te\u0308 vidhte ke\u0308nge\u0308 te\u0308 huaja, qe\u0308 t\u2019i publikonte ato si te\u0308 tijat , por ne\u0308 to duke propaguar ate\u0308 qe\u0308 neve na duheshin.\u201d<\/p>\n<p> SAMITI NE\u0308 SKENDERIJA<\/p>\n<p> Zdravko C\u0327oliq nuk ishte aq i lehte\u0308 pe\u0308r tu rekrutuar. \u201cZdravko C\u0327oliq ishte nje\u0308 interpretues jashte\u0308zakonisht i talentuar dhe ate\u0308 nuk mund ta rekrutonim lehte\u0308. Ai nuk kishte asgje\u0308 kunde\u0308r nesh, por nuk donte qe\u0308 t\u2019i detyrohej askujt asgje\u0308.\u201d Por kur u arrestua ne\u0308 Ohe\u0308r pe\u0308r shkak te\u0308 shke\u0308mbimit te\u0308 valutave te\u0308 huaja, Velisavljeviq e gjen rastin e tij te\u0308 volitshe\u0308m te\u0308 pe\u0308rfitimit:<\/p>\n<p>\u201cE vizitova ne\u0308 burgun e Ohrit dhe u more\u0308m vesh pe\u0308r pese\u0308mbe\u0308dhjete\u0308 minuta.\u201d Sektorin e Velisavjeviqit ne\u0308 kuade\u0308r te\u0308 Resorit pe\u0308r Sigurimin shtete\u0308ror kur merret vesh se C\u0327oba ishte rekrutuar, shfaqet histeria e pastaj filloi paniku kur kuptuan se ai kishte nevoje\u0308 pe\u0308r ke\u0308nge\u0308 te\u0308 me\u0308dha \u2013 hite!<\/p>\n<p>Nje\u0308 pjese\u0308 e She\u0308rbimit dyshoi ne\u0308 Kornelie Kovac\u0327in, dhe u vendos qe\u0308 e gjithe\u0308 pop skena jugosllave te\u0308 qe\u0308ndronte pas C\u0327oliqit. \u201cOrganizuam nje\u0308 takim te\u0308 fshehte\u0308 nje\u0308 nate\u0308 ne\u0308 Skenderija. Gjashte\u0308 avione\u0308 RV dhe PVO solle\u0308n te\u0308 gjithe\u0308 kompozitore\u0308t kryesore\u0308 te\u0308 pop muzike\u0308s se\u0308 vendin tone\u0308. Erdhe\u0308n: Arsen Dediq, Djordje Novkoviq, Kornelije Kovac\u0327, Bojan Adamiq, Zika dhe Radovan te\u0308 grupit \u201cZana\u201d, Momc\u0327ilo Bajagiq, Zlaja Arslanagiq i grupit \u201cCrvena Jabuka\u201d (Molla e kuqe), Iztog Turk, Jasenko Houra, Jura Stubliq, Vladimir Divljan, Zoran Kesendriq dhe shume\u0308 te\u0308 tjere\u0308. \u201c<\/p>\n<p>\u201cI vendose\u0308m ne\u0308 Skenderija. Ata ishin plote\u0308sisht te\u0308 pape\u0308rgatitur pe\u0308r ate\u0308 qe\u0308 i priste. Pastaj une\u0308 dola ne\u0308 podium (foltore) u ndjeva sikur te\u0308 isha Tito, dhe u thashe\u0308 se te\u0308 gjithe\u0308 ishin te\u0308 detyruar te\u0308 pe\u0308rgatisnin nga nje\u0308 ke\u0308nge\u0308 pe\u0308r albumin e rikthimit te\u0308 C\u0327oliqit.\u201d Velisavljeviq as sot nuk mund ta fshehe\u0308 ke\u0308naqe\u0308sine\u0308 e tij. Ekipi i kompozitore\u0308ve pastaj u rikthyen pas me aeroplane\u0308 ne\u0308pe\u0308r qytetet e tyre dhe fillojne\u0308 pune\u0308n pe\u0308r ke\u0308nge\u0308t. Por, ne\u0308 She\u0308rbim kishte nervozize\u0308m sepse numri aq i madh i njere\u0308zve nuk mund te\u0308 kontrolloheshin ne\u0308 me\u0308nyre\u0308 te\u0308 sigurt. Ke\u0308shtu qe\u0308 ne\u0308 fund vendose\u0308m qe\u0308 Bregovqi te\u0308 be\u0308nte t gjithe\u0308 albumin, ne\u0308 me\u0308nyre\u0308 qe\u0308 sekreti pe\u0308r ke\u0308nge\u0308t te\u0308 mos dilte ne\u0308 publik.<\/p>\n<p>\u201cAlbumi i rikthimit te\u0308 C\u0327oliqit ne\u0308 nje\u0308 moment dukej se do te\u0308 ishte albumi me\u0308 i madh ne\u0308 historine\u0308 e muzike\u0308s pop. Dukej se ky sukses do te\u0308 ishte pe\u0308r C\u0327oliqin sikurse qe\u0308 \u201cSmile\u201d ishte pe\u0308r Beach Boys, prandaj ke\u0308te\u0308 ne nuk duhej ta lejonim. C\u0327oliqi i duhej Jugosllavise\u0308 vete\u0308m pe\u0308r ate\u0308 moment, prandaj ne\u0308 fund gjithc\u0327ka ia besuam Bregoviqit pe\u0308r ta zgjidhur! SHIRITAT E LUFTE\u0308S She\u0308rbimi i Sigurimit te\u0308 Shtetit ishte pe\u0308rgjegje\u0308se pe\u0308r pe\u0308rgatitjen e albumeve konceptuale qe\u0308 kishin funksionin e transmetimit ne\u0308 ete\u0308r ne\u0308 rast lufte, apo edhe te\u0308 nje\u0308 apokalipsi be\u0308rthamor.<\/p>\n<p> \u201cKe\u0308to jane\u0308 te\u0308 ashtuquajturat Albumet e Kiametit, ke\u0308shtu i quajte\u0308m ne\u0308 She\u0308rbimin e sigurimit, sepse ke\u0308ta shirita ishin te\u0308 regjistruara ke\u0308nge\u0308t e fundit te\u0308 bote\u0308s, ke\u0308nge\u0308 me te\u0308 cilat ky popull do te\u0308 duhej te\u0308 mbijetonte dimrin be\u0308rthamor. Ne\u0308 krijimin e ke\u0308nge\u0308ve ka punuar ajka e skene\u0308s jugosllave ne\u0308 bashke\u0308punim me nje\u0308 ekip psikologe\u0308sh te\u0308 zgjedhur. \u201cJane\u0308 disa ke\u0308nge\u0308 dashurie qe\u0308 i kemi testuar te kafshe\u0308t. Dhe me te\u0308 ve\u0308rtete\u0308, kur ke\u0308to ke\u0308nga ua le\u0308shonim, muzika ndikonte qe\u0308 ato te\u0308 c\u0327ifte\u0308zohen pe\u0308rmes sekretimit te\u0308 hormoneve te\u0308 caktuara. Ke\u0308nge\u0308t e ke\u0308tilla ne\u0308 parim jane\u0308 krijuar pe\u0308r njere\u0308zit qe\u0308 ne\u0308 rast te\u0308 qe\u0308ndrimit ne\u0308 bunkere\u0308 pas nje\u0308 lufte be\u0308rthamore te\u0308 stimulohen pe\u0308r vazhdimin e trashe\u0308gimise\u0308 se\u0308 race\u0308s se\u0308 tyre. Le\u0308shimi i nje\u0308 ke\u0308nge te\u0308 tille\u0308 ne\u0308 ete\u0308r ne\u0308 rrethana te\u0308 rregullta ishte vepe\u0308r penale!<\/p>\n<p>Ato regjistrime ndodhen edhe sot e ke\u0308saj dite ne\u0308 kasaforte\u0308n e Shefit te\u0308 SDB (She\u0308rbimi i Sigurimit te\u0308 Shtetit).\u201d Velisavljeviq ngurron te\u0308 flase\u0308 pe\u0308r ke\u0308to ke\u0308nge\u0308, por pas insistimit te\u0308 madh, ai tregon se disa prej tyre ke\u0308nge\u0308ve jane\u0308 shkruar nga Kiki Lesendriq, dhe ato jane\u0308 ke\u0308nduar nga Zana Nimani, Anja Rupel dhe Marina Peraziq. Kur e pyete\u0308m ne\u0308se ato ke\u0308nge\u0308 ishin te\u0308 ngjashme me krijimet e tyre te\u0308 me\u0308parshme, Velisavljeviq buze\u0308qeshi dhe ne\u0308 me\u0308nyre\u0308 lakonike u pe\u0308rgjigj: \u201cDenis dhe Denis jane\u0308 pe\u0308r ke\u0308te\u0308 c\u0327erdhe\u2026\u201d<\/p>\n<p>AGJENTE\u0308T E DYFISHTE\u0308<\/p>\n<p>Agjenti Velisavljeviq thote\u0308 se ne\u0308 praktike\u0308n e tij e\u0308shte\u0308 takuar vete\u0308m nje\u0308 here\u0308 me nje\u0308 agjent te\u0308 dyfishte\u0308. Ky ishte rasti i Iztok Turk, udhe\u0308heqe\u0308si dhe autori kryesor i grupit Videosex. \u201cIztok ka punuar pe\u0308r ne. Diku gjate\u0308 albumit \u201cLacrimae Christi\u201d, ai e\u0308shte\u0308 kontaktuar nga she\u0308rbimi gjerman BND. Ai donte te\u0308 nde\u0308rpriste kontaktin me ta, por ne ke\u0308mbe\u0308ngule\u0308m qe\u0308 ai ta vazhdonte.\u201d Kur shpe\u0308rbe\u0308rja e Jugosllavise\u0308 po afrohej, Velisavljeviq pohon se edhe besnike\u0308ria e Iztokut po zhvendosej ndaj gjermane\u0308ve. \u201cUne\u0308 nuk jam i sigurt se Turku e tradhtoi Jugosllavine\u0308, mendoj se ai ishte lojal ndaj saj deri ne\u0308 fund, por me kalimin e kohe\u0308s, gjithnje\u0308 e me\u0308 pak. Kjo de\u0308shmohet nga pe\u0308rpjekjet e tij te\u0308 de\u0308shtuara pe\u0308r te\u0308 regjistruar ke\u0308nge\u0308 ne\u0308 anglisht me Videosex-in.\u201d Sipas Velisavljeviq, regjistrimi i ke\u0308nge\u0308ve ne\u0308 gjuhe\u0308n angleze ishte nje\u0308 provokim i qe\u0308llimshe\u0308m ne\u0308 te\u0308 gjitha qendrat e she\u0308rbimit inteligjent gjerman, qe\u0308 kishte qe\u0308llim kolonizimin e skene\u0308s muzikore jugosllave.<\/p>\n<p>\u201cAta donin te\u0308 margjinalizonin bendet tona duke i nxitur qe\u0308 te\u0308 regjistrojne\u0308 ke\u0308nge\u0308 ne\u0308 gjuhe\u0308n angleze, me qe\u0308llim te\u0308 t\u2019i ndajne\u0308 nga auditori vendas, e ne\u0308 ane\u0308n tjete\u0308r nuk ua dhane\u0308 shansin e ve\u0308rtete\u0308 ne\u0308 skene\u0308n e huaj. Pe\u0308r fat te\u0308 mire\u0308, gjermane\u0308t pate\u0308n sukses vete\u0308m me grupet alternative.<\/p>\n<p>Ne arrite\u0308n qe\u0308 Bregoviqin, C\u0327orbe\u0308n dhe Azre\u0308n ta mbanim ne\u0308n kontroll te\u0308 hekurt \u201c. Albumi \u201cDivlje jagode\u201d (Luleshtrydhet e egra) ne\u0308 anglisht ishte nje\u0308 komplot klasik MI6. Ata ne\u0308 ate\u0308 periudhe\u0308 i mbajti si agjente\u0308 te\u0308 tij fame\u0308keqi Entoni Monkton, i cili e fillon karriere\u0308n e si operativ i roke\u0308nrolit pe\u0308r RSFJ-ne\u0308 dhe e pe\u0308rfundoi duke she\u0308rbyer ne\u0308 Beograd.<\/p>\n<p>\u201cPe\u0308r fat te\u0308 mire\u0308, DB kishte njeriun e vet ne\u0308 grup. \u201cAlen Islamoviq ishte njeriu yne\u0308 dhe ai nga brenda ua shkate\u0308rroi karriere\u0308n angleze \u201cLuleshtrydheve te\u0308 egra\u201d. Islamoviqi ishte element i she\u0308ndetshe\u0308m ne\u0308 ate\u0308 grup, dhe kjo e\u0308shte\u0308 arsyeja qe\u0308 ne e shpe\u0308rblyem ate\u0308 me pozite\u0308n e ke\u0308nge\u0308tarit ne\u0308 \u201cBelo dugme\u201d (Pulla e Bardhe\u0308).\u201d Velisavljeviq edhe sot e konsideron veten jugosllav. Ai beson se vete\u0308 she\u0308rbimet republikane te\u0308 sigurimit shtete\u0308ror kane\u0308 punuar kunde\u0308r shtetit te\u0308 pe\u0308rbashke\u0308t, madje edhe ne\u0308 fushe\u0308n e roke\u0308nrolit.<\/p>\n<p>\u201cJasenko Houra ishte njeriu i She\u0308rbimit Republikan Kroat. Une\u0308 u de\u0308rgova letra disa here\u0308 pe\u0308r ta ve\u0308ne\u0308 ate\u0308 ne\u0308 dispozicion pe\u0308r ne ne\u0308 she\u0308rbimin federal sepse ai e\u0308shte\u0308 nje\u0308 muzikant i talentuar, por ata kane\u0308 refuzuar dhe i kane\u0308 shpikur disa formalitete. Une\u0308 me pe\u0308rgjegje\u0308si te\u0308 plote\u0308 ve\u0308rtetoj se ke\u0308nga e tij \u201cPe\u0308r ne\u0308ne\u0308n time\u201d (Kroacia tre\u0308ndafili i fundit) e\u0308shte\u0308 te\u0308lyeni i departamentit te\u0308 Zagrebit. \u201d \u201cNuk ka te\u0308 pafajshe\u0308m,\u201d vazhdon Velisavljeviq, \u201ckur vume\u0308 re se Zoti dhe kisha pe\u0308rmenden shpesh ne\u0308 ke\u0308nge\u0308t e Pilotit, ne e more\u0308 ne\u0308 bisede\u0308 informative Zoran Lesendric\u0327in, pe\u0308r te\u0308 pare\u0308 se pe\u0308r c\u0327fare\u0308 be\u0308hej fjale\u0308. \u201cGjate\u0308 nate\u0308s, shefi i departamentit te\u0308 Beogradit na telefonoi dhe na tha se ai ishte i tyre. Ne u detyruam qe\u0308 ta lironim. Ate\u0308here\u0308 une\u0308 e kuptova se c\u0327do she\u0308rbim republikan e ka grupin e vet.<\/p>\n<p>MAGJISTRALA E IBRIT<\/p>\n<p>\u201cLufte\u0308 nuk do te\u0308 kishte pa propagande\u0308 dhe grupe si \u201cPrljavo kazalis\u030cte\u201d (Teatri i ndyte\u0308), thekson Velisavljeviq dhe e\u0308shte\u0308 i bindur se e\u0308shte\u0308 naive te\u0308 mendohet qe\u0308 lufta midis she\u0308rbimeve sekrete ishte me\u0308 e zbutur ne\u0308 fushe\u0308n e skene\u0308s rok sesa ne\u0308 fushat e tjera. \u201cSkenari \u201cMagjistralja e Ibrit\u201d u aplikua pe\u0308r here\u0308 te\u0308 pare\u0308 ne\u0308 Krcun, dhe here\u0308n e dyte\u0308 ne\u0308 Drazhen Ric\u0327.\u201d Velisavljeviq me pe\u0308rgjegje\u0308si ve\u0308rteton se me aksidentin ne\u0308 trafik te\u0308 nje\u0308 ane\u0308tari te\u0308 \u201cCrvena Jabuka\u201d (Molla e kuqe), pune\u0308t nuk ishin biznes i paste\u0308r. \u201cZlaja shume\u0308 shpejt u largua nga grupi, ai ishte nje\u0308 engje\u0308ll, nje\u0308 nga operative\u0308t e mi me\u0308 te\u0308 dashur, nje\u0308 jugosllav i ve\u0308rtete\u0308,\u201d thote\u0308 Velisavljeviq. \u201cUne\u0308 mendoj se do te\u0308 ishte interesante ne\u0308se Zhera ndonje\u0308here\u0308 flet, sepse ai e di gjithe\u0308 historine\u0308.\u201d<\/p>\n<p>SKENA AKTUALE<\/p>\n<p>Velisavljeviq nuk e ndjek skene\u0308n aktuale qe\u0308 kur ka dal ne\u0308 pension. Sidoqofte\u0308, ate\u0308 qe\u0308 sheh ne\u0308 televizion dhe ne\u0308 internet nuk ngjallin besim tek ai. \u201cShume\u0308 njere\u0308z te\u0308 talentuar shkuan ne\u0308 muzike\u0308 popullore, nde\u0308rsa ne\u0308 skene\u0308n rok shume\u0308 grupe ke\u0308ndojne\u0308 ne\u0308 anglisht, dhe kjo nuk vlen asgje\u0308! Skena ka qene\u0308 shume\u0308 me\u0308 e mire\u0308 derisa e kontrollonte DB, sepse ne e kemi ndihmuam edhe ne\u0308 me\u0308nyre\u0308 kreative kur e\u0308shte\u0308 pe\u0308rballur me kriza.\u201d Velisavljeviq krenohet pe\u0308r faktin se DB pe\u0308r ke\u0308nge\u0308n \u201cLipe cvatu\u201d kishte angazhuar tre profesore\u0308 te\u0308 Akademise\u0308 se\u0308 Muzike\u0308s dhe nje\u0308 profesor te\u0308 lete\u0308rsise\u0308 pe\u0308r ta ndihmuar Bregoviqin qe\u0308 ta sajonte ke\u0308te\u0308 ke\u0308nge\u0308. \u201cSot me\u0308 nuk ka ambicie te\u0308 tilla, pe\u0308r fat te\u0308 keq. Kam frike\u0308 se Sigurimi shtete\u0308ror nuk i kontrollon me\u0308 ato as ato grupe qe\u0308 vet i ka themeluar.\u201d<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ke\u0308te\u0308 e ve\u0308rteton de\u0308shmitari autentik, Zhivan Velisavljeviqit, ndihme\u0308s Shef i Departamentit te\u0308 She\u0308rbimit te\u0308 Sigurimit te\u0308 Shtetit te\u0308 ish-Jugosllavise\u0308, rekrutuesi i Goranit, i cili vite me\u0308 pare\u0308 pe\u0308r mediat serbe ka treguar pe\u0308r Goranin dhe bashke\u0308pune\u0308tore\u0308t e tij nga bota muzikore ne\u0308 ish-Jugosllavi. Po e sjellim te\u0308 plote\u0308 shkrimin \u201cRok scena i DB\u201d (Rok skena [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":199264,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-199262","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/199262","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=199262"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/199262\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/199264"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=199262"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=199262"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=199262"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}