{"id":200126,"date":"2021-08-31T19:16:27","date_gmt":"2021-08-31T17:16:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=200126"},"modified":"2021-08-31T19:16:27","modified_gmt":"2021-08-31T17:16:27","slug":"reagimi-i-zbehte-analiza-lufta-ne-afganistan-mbaroi-por-jo-sfidat-e-presidentit-biden","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/reagimi-i-zbehte-analiza-lufta-ne-afganistan-mbaroi-por-jo-sfidat-e-presidentit-biden\/","title":{"rendered":"\u2018Reagimi i zbeht\u00eb\u2019\/ Analiza: Lufta n\u00eb Afganistan mbaroi, por jo sfidat e Presidentit Biden"},"content":{"rendered":"<p>Me avion\u00ebt e fundit amerikan\u00eb q\u00eb fluturonin mbi malet Hindu Kush n\u00eb Afganistan, Presidenti Joe Biden p\u00ebrmbushi nj\u00eb premtim fushate p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ku ishin p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara, luft\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk mundi ta fitonte.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa ajo p\u00ebrfundoi me nj\u00eb evakuim kaotik, me viktima, e duke l\u00ebn\u00eb pas t\u00eb bllokuar qindra qytetar\u00eb amerikan\u00eb e mij\u00ebra afgan\u00eb q\u00eb ndihmuan SHBA-n\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs, presidenti q\u00ebndroi jasht\u00eb v\u00ebmendjes.<\/p>\n<p>Ai la nj\u00eb komandant t\u00eb lart\u00eb ushtarak dhe sekretarin e shtetit t&#8217;u flisin amerikan\u00ebve rreth momenteve t\u00eb fundit t\u00eb nj\u00eb konflikti q\u00eb p\u00ebrfundoi me nj\u00eb d\u00ebshtim t\u00eb fort\u00eb t\u00eb amerikan\u00ebve.<\/p>\n<p>Presidenti Biden l\u00ebshoi nj\u00eb deklarat\u00eb me shkrim ku falenderonte trupat amerikane q\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebn evakuimin ajror t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 120,000 afgan\u00ebve, shtetasve amerikan\u00eb dhe aleat\u00ebve t\u00eb tyre, p\u00ebr &#8220;guximin, profesionalizmin dhe vendosm\u00ebrin\u00eb e tyre t\u00eb pashoq&#8221;. Ai tha se do t\u00eb fliste m\u00eb shum\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mart\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8220;Tashm\u00eb prania jon\u00eb ushtarake 20-vje\u00e7are n\u00eb Afganistan ka p\u00ebrfunduar&#8221;, tha zoti Biden n\u00eb deklarat\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Reagimi i zbeht\u00eb i tij lidhet me nj\u00eb realitet t\u00eb ashp\u00ebr: Lufta mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar, por problemet Presidentit Biden me Afganistanin, jo.<\/p>\n<p>Presidenti p\u00ebrballet ende me sfida t\u00eb forta t\u00eb lindura nga p\u00ebrfundimi i nxituar i luft\u00ebs, mes tyre: se si duhen ndihmuar p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga Afganistani rreth 200 amerikan\u00eb e mij\u00ebra afgan\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur ende atje, strehimi i dhjet\u00ebra mij\u00ebra refugjat\u00ebve q\u00eb ia dol\u00ebn t\u00eb largoheshin si dhe nj\u00eb proces shqyrtimi nga ana e Kongresit rreth asaj se si administrata u kap e pap\u00ebrgatitur nga r\u00ebnia e shpejt\u00eb e qeveris\u00eb afgane, pavar\u00ebsisht paralajm\u00ebrimeve t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes t\u00ebrheqjes, Presidenti Biden u tregua i gatsh\u00ebm t\u00eb duroj\u00eb ato q\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt e tij shpresojn\u00eb se do t\u00eb jet\u00eb \u201ckritika\u201d afatshkurt\u00ebra, si dhepresionin dy-partiak n\u00eb Kongres dhe at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb zgjatur afatin e largimit t\u00eb trupave amerikane p\u00ebrtej 31 gushtit. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, zoti Biden ka besuar se konfliktet nuk jan\u00eb t\u00eb frutshme.<\/p>\n<p>Hapja e nj\u00eb kapitulli t\u00eb ri lidhur me Afganistanin p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb objektiv t\u00eb fort\u00eb t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme s\u00eb Presidentit Biden. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur ai ka mbrojtur iden\u00eb p\u00ebr t\u00eb riorientuar v\u00ebmendjen e Uashingtonit drejt sfidave n\u00eb rritje q\u00eb paraqesin vendet kund\u00ebrshtare, si Kina e Rusia, si dhe p\u00ebr zhvendosjen e v\u00ebmendjes tek terrorizmi n\u00eb zonat me k\u00ebrc\u00ebnime m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Por n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs e p\u00ebr nj\u00eb qasje ndryshe t\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsive amerikane, Presidenti Biden mund t\u00eb ket\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsuar gjithashtu nj\u00eb argument qendror t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb tij p\u00ebr Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb n\u00eb vitin 2020: premtimin p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb epok\u00eb ndjeshm\u00ebrie e bashk\u00ebpunimi m\u00eb t\u00eb madh me aleat\u00ebt n\u00eb politik\u00ebn e jashtme t\u00eb Amerik\u00ebs, pas kat\u00ebr vitesh n\u00ebn sloganin \u201cAmerika e para\u201d t\u00eb ish-Presidentit Trump.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebr dik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb njohur si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i ndjesh\u00ebm\u2026ai u shfaq mjaft racional, madje edhe gjakftoht\u00eb, n\u00eb ndjekjen e q\u00ebllimit p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs\u201d, thot\u00eb Jason Lyall, profesor n\u00eb Kolegjin Dartmouth.<\/p>\n<p>Aleat\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebs nga Britania, Franca dhe Gjermania, u irrituan me k\u00ebmb\u00ebnguljen e Presidentit Biden p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrmbajtur afatit t\u00eb 31 gushtit, mes p\u00ebrpjekesh jo t\u00eb lehta p\u00ebr t\u00eb evakuuar shtetasit e tyre dhe aleat\u00ebt afgan\u00eb. Armin Laschet, kandidati kryesor konservator p\u00ebr t\u00eb pasuar Angela Merkelin n\u00eb postin e kancelarit t\u00eb Gjermanis\u00eb, e quajti at\u00eb &#8220;d\u00ebshtimin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb NATO ka p\u00ebsuar q\u00eb nga themelimi i saj&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb Shtetet e Bashkuara ligjv\u00ebn\u00ebsit republikan\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr nj\u00eb hetim rreth m\u00ebnyr\u00ebs se si u administrua evakuimi nga administrata e Biden, dhe rreth asaj at\u00eb q\u00eb shkoi keq n\u00eb muajt e fundit kritik t\u00eb t\u00ebrheqjes, hetim q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbeshtur edhe nga demokrat\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, shp\u00ebrthimi i fuqish\u00ebm vet\u00ebvras\u00ebs n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb evakuimit, si pasoj\u00eb e t\u00eb cilit humb\u00ebn jet\u00ebn 13 trupa amerikane dhe m\u00eb shum\u00eb se 180 afgan\u00eb, ka ngritur shqet\u00ebsime se Afganistani mund t\u00eb shnd\u00ebrohet s\u00ebrish n\u00eb nj\u00eb terren q\u00eb &#8220;ushqen&#8221; terrorist\u00eb.<\/p>\n<p>Presidenti Biden faj\u00ebsoi paraardh\u00ebsin e tij, zotin Trump, duke th\u00ebn\u00eb se i kishte duart e lidhura mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ai vazhdimisht ka p\u00ebrs\u00ebritur se kishte trash\u00ebguar nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb administrata republikane kishte arritur me taleban\u00ebt p\u00ebr t\u00ebrheqjen e trupave amerikane deri n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti. Shmangia nga marr\u00ebveshja, ka argumentuar zoti Biden, do t\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb trupat amerikane n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb taliban\u00ebve. Para s\u00eb enjtes, q\u00eb nga shkurti i vitit 2020 trupat amerikane nuk kishin p\u00ebsuar asnj\u00eb humbje n\u00eb radh\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>K\u00ebshilltar\u00ebt e presidentit demokrat jan\u00eb ankuar gjithashtu se qeveria afgane tashm\u00eb e rr\u00ebzuar, e udh\u00ebhequr nga Ashraf Ghani, i kishte rezistuar gjetjes s\u00eb nj\u00eb kompromisi politik me taliban\u00ebt dhe se kishte b\u00ebr\u00eb gabime strategjike duke i dislokuar forcat afgane t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakuptimt\u00eb, n\u00eb grupe t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>Republikan\u00ebt, e madje edhe disa aleat\u00eb demokrat\u00eb, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb kritika t\u00eb forta p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si administrata e kreu evakuimin, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb republikan\u00ebt po k\u00ebrkojn\u00eb ta p\u00ebrdorin si nj\u00eb arm\u00eb politike kund\u00ebr Presidentit Biden.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi i Pakic\u00ebs n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve Kevin McCarthy, (Republikan nga Kalifornia) tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se data e caktuar nga zoti Biden p\u00ebr t\u00ebrheqje ishte nj\u00eb l\u00ebvizje politike e hartuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr foto zyrtare. Por ajo \u00e7ka mungonte n\u00eb kritik\u00ebn e zotit McCarthy ishte p\u00ebrmendja e faktit se marr\u00ebveshja p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs ishte nd\u00ebrmjet\u00ebsuar gjat\u00eb administrat\u00ebs Trump.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00ebse ky president do t\u00eb kishte d\u00ebgjuar ushtrin\u00eb e tij, sot do t\u00eb vazhdonim t\u00eb kishim ende terrorist\u00eb t\u00eb burgosur brenda Bagramit, dhe do t\u00eb kishim nxjerr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb amerikan\u00ebt jasht\u00eb dhe ushtria nuk do t\u00eb ishte larguar para civil\u00ebve amerikan\u00eb&#8221;, tha zoti McCarthy.<\/p>\n<p>&#8220;\u00c7do kriz\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur deri m\u00eb tani gjat\u00eb k\u00ebsaj administrate, ka d\u00ebshtuar&#8221;, shtoi ai.<\/p>\n<p>Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse kritikat p\u00ebr trajtimin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Afganistanit do t\u00eb ken\u00eb jehon\u00eb tek votuesit. Nj\u00eb sondazh i Associated Press dhe kompanis\u00eb NORC, i zhvilluar m\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb muajit gusht vinte n\u00eb dukje se rreth 60 p\u00ebr qind e amerikan\u00ebve mendojn\u00eb se lufta atje nuk kishte vler\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sondazh i rrjetit televiz ABC News dhe kompanis\u00eb Ipsos i kryer m\u00eb 27-28 gusht vinte n\u00eb dukje se 60 p\u00ebr qind e amerikan\u00ebve nuk e mb\u00ebshtesnin m\u00ebnyr\u00ebn se si Presidenti Biden administroi situat\u00ebn n\u00eb Afganistan. Sipas sondazhit shumica than\u00eb se SHBA-ja duhet t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb Afganistan derisa t\u00eb evakuoheshin t\u00eb gjith\u00eb amerikan\u00ebt dhe afgan\u00ebt q\u00eb ndihmuan SHBA-t\u00eb. N\u00eb sondazh nuk ishte shtruar pyetja se \u00e7far\u00eb mendohej n\u00ebp\u00ebrgjith\u00ebsi mbi t\u00ebrheqjen, nes\u00eb e mb\u00ebshtesnin apo jo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa e ka mb\u00ebshtur futjen e amerikan\u00ebve n\u00eb Afganistan n\u00eb vitit 2001, zoti Biden u b\u00eb skeptik i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij vendi dhe ngriti pik\u00ebpyetje serioze n\u00eb lidhje me aft\u00ebsin\u00eb e qeveris\u00eb afgane p\u00ebr t\u00eb ndertuat kapacitete p\u00ebr t\u00eb mbajtur veten.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtimi i tij ndaj nj\u00eb rritje t\u00eb numrit t\u00eb trupave amerikane t\u00eb vendosura n\u00eb Afganistan n\u00eb vitin 2009, koh\u00eb kur ishte n\u00ebnpresident, e rreshtoi at\u00eb n\u00eb an\u00ebn humb\u00ebsve brenda administrat\u00ebs Obama. Gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit zoti Biden u ka th\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebsve se ai e shihte k\u00ebshill\u00ebn q\u00eb kisht\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, kund\u00ebr zgjerimit t\u00eb p\u00ebrfshirjes amerikane n\u00eb Afganistan, si nj\u00eb nga momentet m\u00eb krenare t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij publike.<\/p>\n<p>Por tendenca e tij p\u00ebr t\u00eb folur me siguri t\u00eb plot\u00eb, nuk e ndihmoi kauz\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik, Presidenti Biden i kund\u00ebrshoi z\u00ebrat se marrja e Afganistanit nga taleban\u00ebt do t\u00eb ishte e pashmangshme. Jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, grupi rr\u00ebzoi qeverin\u00eb afgane.<\/p>\n<p>Presidenti gjithashtu ishte shprehur i sigurt se amerikan\u00ebt nuk do t\u00eb shihnin imazhet q\u00eb t\u00eb kujtonin evakuimin e SHBA-s\u00eb nga Vietnami n\u00eb fund t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb 1975. Fotot q\u00eb tregonin helikopter\u00eb q\u00eb evakuonin njer\u00ebzit nga \u00e7atia e Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Saigon, u b\u00ebn\u00eb simboli m\u00eb i fort\u00eb i d\u00ebshtimit t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb at\u00eb vend.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, njer\u00ebzit pan\u00eb imazhe t\u00eb afgan\u00ebve t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruar q\u00eb v\u00ebrshuan n\u00eb aeroportin e Kabulit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb interviste m\u00eb 18 gusht p\u00ebr rrjetin televiziv ABC Presidenti Biden tha se objektivi ushtarak amerikan n\u00eb Afganistan ishte q\u00eb t\u2019i nxirrte &#8220;t\u00eb gjith\u00eb&#8221; nga vendi, p\u00ebrfshir\u00eb amerikan\u00eb, aleat\u00eb afgan\u00eb dhe familjet e tyre. Ai u zotua se forcat amerikane do t\u00eb q\u00ebndronin derisa ta p\u00ebrmbushnin k\u00ebt\u00eb mision.<\/p>\n<p>Por Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se &#8220;nj\u00eb num\u00ebr i vog\u00ebl amerikan\u00ebsh, n\u00ebn 200, me gjas\u00eb rreth 100, vazhdojn\u00eb n\u00eb jen\u00eb n\u00eb Afganistan dhe duan t\u00eb largohen&#8221;.<\/p>\n<p>Evakuimi i shpejt\u00eb ushtarak i hap rrug\u00ebn nj\u00eb operacioni m\u00eb t\u00eb zymt\u00eb diplomatik p\u00ebr t\u00eb nxitur taleban\u00ebt q\u00eb t\u00eb lejojn\u00eb amerikan\u00ebt dhe aleat\u00ebt e tyre, t\u00eb largohen t\u00eb sigurt me mjete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Presidenti Biden beson se ai ka nj\u00ebfar\u00eb avantazhi mbi taleban\u00ebt, ish-armiq t\u00eb amerikan\u00ebve, t\u00eb shnd\u00ebruar n\u00eb partner\u00eb pragmatist\u00eb, pasi Afganistani p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb ekonomike p\u00ebr shkak t\u00eb ngrirjes s\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb ndihmave t\u00eb huaja. Por ushtarak\u00eb t\u00eb lart\u00eb amerikan\u00eb thon\u00eb se situata n\u00eb Afganistan mund t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb kaotike n\u00eb jav\u00ebt dhe muajt e ardhsh\u00ebm.\/VOA<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me avion\u00ebt e fundit amerikan\u00eb q\u00eb fluturonin mbi malet Hindu Kush n\u00eb Afganistan, Presidenti Joe Biden p\u00ebrmbushi nj\u00eb premtim fushate p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ku ishin p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara, luft\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk mundi ta fitonte. Por nd\u00ebrsa ajo p\u00ebrfundoi me nj\u00eb evakuim kaotik, me viktima, e duke l\u00ebn\u00eb pas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":200127,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-200126","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/200126","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=200126"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/200126\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/200127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=200126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=200126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=200126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}