{"id":200288,"date":"2021-09-02T19:32:35","date_gmt":"2021-09-02T17:32:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=200288"},"modified":"2021-09-02T19:32:35","modified_gmt":"2021-09-02T17:32:35","slug":"pasuria-e-fshehur-gjyqtarja-adelajda-gjuzi-jep-shpjegime-per-pronat-qe-zoteron-zbulohet-qe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pasuria-e-fshehur-gjyqtarja-adelajda-gjuzi-jep-shpjegime-per-pronat-qe-zoteron-zbulohet-qe\/","title":{"rendered":"Pasuria e fshehur? Gjyqtarja Adelajda Gjuzi jep shpjegime p\u00ebr pronat q\u00eb zot\u00ebron. Zbulohet q\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Beratit, Adelajda Gjuzi dha shpjegime lidhur me dhurimet e kryera nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit si dhe p\u00ebr dy garazhe t\u00eb blera nga vjehrri, p\u00ebr t\u00eb cilat u ngrit\u00ebn dyshime se mund t\u00eb jen\u00eb prona t\u00eb fshehura.<\/p>\n<p>Adelajda Gjuzi, gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Beratit u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 2 shtator me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK kur gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u pyet dhe dha shjegime p\u00ebr pasurin\u00eb. Gjuzi mori vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebr profesionalizmin u relatua se nuk ishin konstatuar shkelje t\u00eb r\u00ebnda procedurale.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr gjyqtaren Gjuzi po kryhet nga trupa gjyq\u00ebsore e kryesuar nga Alma Faskaj, me relator Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtare Genta Tafa Bungo.<\/p>\n<p>Adelajda Gjuzi p\u00ebrfundoi Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitin 2013 dhe pas nj\u00eb periudhe stazhi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, u em\u00ebrua gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit. Gjat\u00eb periudh\u00ebs 2014-2015, Gjuzi ka punuar si ndihm\u00ebse ligjore n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb kthyer m\u00eb pas n\u00eb Berat n\u00eb funksionin e gjyqtares.<\/p>\n<p>Komisioni i ka kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs gjyqtares Gjuzi p\u00ebr disa gjetje lidhur me nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb prej saj dhe bashk\u00ebshortit n\u00eb vitin 2014, si dhe p\u00ebr dy garazhe n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb blera nga vjehrri.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj shpjegoi se subjekti dhe bashk\u00ebshorti e kan\u00eb bler\u00eb apartamentin n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr \u00e7mimin 8.6 milion\u00eb lek\u00eb. Nga hetimi ka rezultuar se vlera 7 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb likujduar n\u00eb momentin e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs, nd\u00ebrsa pjesa e mbetur 1.6 milion lek\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar si hua q\u00eb do t\u00eb shlyhej n\u00eb momentin kur pasuria t\u00eb pajisej me certifikat\u00eb pron\u00ebsie.<\/p>\n<p>Nga verifikimet e kryer prej Komisionit nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar konflikt interesi mes subjektit, shit\u00ebsit t\u00eb apartamentit dhe shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese.<\/p>\n<p>Si burime krijimi p\u00ebr vler\u00ebn 7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb paguar n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr apartamentin, subjekti ka deklaruar nj\u00eb dhurat\u00eb n\u00eb favor t\u00eb bashk\u00ebshortit nga prind\u00ebrit e tij n\u00eb shum\u00eb 3 milion\u00eb lek\u00eb dhe hua.<\/p>\n<p>Hamitaj tha se nga hetimi paraprak ka rezultuar se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit, edhe pse kan\u00eb pasur depozita bankare n\u00eb vlera t\u00eb konsiderueshme vite para dhurimit dhe para se Gjuzi t\u00eb fillonte detyr\u00ebn si gjyqtare, ata kan\u00eb rezultuar n\u00eb pamund\u00ebsi financiare n\u00eb shum\u00ebn 1.4 milion\u00eb q\u00eb t\u00eb jepnin huan\u00eb 3 milion\u00eb lek\u00eb me burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Gjuzi e vler\u00ebsoi hetimin administrativ t\u00eb kryer nga Komisioni dhe u shpreh dakord me konkluzionet. Ajo sqaroi se gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb rivler\u00ebsimit kishte punuar rreth 1 vit e gjysm\u00eb si gjyqtare dhe se apartamentin e kishte bler\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur punonte si ndihm\u00ebse ligjore pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se kursimet e bashk\u00ebshortit dhe prind\u00ebrve t\u00eb tij kishin qen\u00eb t\u00eb depozituara n\u00eb bank\u00eb. Sipas Gjuzit, vjehrri dhe vjehrra zot\u00ebronin aktivitet tegtar n\u00eb qytetin e Elbasani q\u00eb prej vitit 2000 dhe se kishin paguar detyrimet si biznes i vog\u00ebl sipas ligjit.<\/p>\n<p>Gjuzi deklaroi se ve\u00e7 t\u00eb ardhurave nga aktiviteti tregtar, vjehrr\u00ebs i kishte d\u00ebrguar shuma parash nd\u00ebr vite v\u00ebllai i saj q\u00eb jeton dhe punon n\u00eb Kanada. Ajo sqaroi se kishte depozituar dokumentacion e prova p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar k\u00ebto d\u00ebrgesa dhe vijoi se kishte povuar gjithashtu se kishte shteruar t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar prova t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ashtu si p\u00ebr apartamentin, Komisioni konstatoi pamund\u00ebsi financiare t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip Benz n\u00eb vitin 2008. Nj\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebs s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb k\u00ebsaj makine i \u00ebsht\u00eb dhuruar bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit nga prind\u00ebrit e tij, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb mbuluar nga vlera e shitjes s\u00eb nj\u00eb makine tjet\u00ebr. Hamitaj sqaroi se makina ishte bler\u00eb disa vite para se gjyqtarja Gjuzi t\u00eb fillonte detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Subjekti deklaroi se bashk\u00ebshorti e kishte bler\u00eb automjetin tip Benz para se ajo t\u00eb fillonte shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe sqaroi se bashk\u00ebshorti kishte shitur nj\u00eb mjet tjet\u00ebr n\u00eb vler\u00ebn 500 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb kishte sh\u00ebrbyer si burim. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se provoheshin edhe t\u00eb ardhurat e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr dhurimin n\u00eb shum\u00ebn 600 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit edhe p\u00ebr dhurimin e nj\u00eb shum\u00eb 6000 USD, q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr \u00e7eljen e nj\u00eb depozite n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nuk jan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr disa llogari t\u00eb tjera rrjedh\u00ebse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit dhe bashk\u00ebshortit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nga analiza financiare paraprake Komisioni ka konstatuar pamjaftueshm\u00ebri fianciare p\u00ebr kryerjen e investimeve dhe shpenzimeve gjat\u00eb periudh\u00ebs 2012-2016. Hamitaj sqaroi se nj\u00eb pjes\u00eb e pamjaftueshm\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb konstatuar p\u00ebr shumat e dhuruara t\u00eb p\u00ebrdorura n\u00eb periudh\u00ebn e rivler\u00ebsimit, por q\u00eb jan\u00eb krijuar para se gjyqtarja Gjuzi t\u00eb fillonte detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Gjuzi evidentoi se balancat negative jan\u00eb konstatuar duke p\u00ebrfshir\u00eb kursimet e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe k\u00ebtij t\u00eb fundit para fillimit t\u00eb detyr\u00ebs si gjyqtare.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi uljen e shpenzimeve t\u00eb udh\u00ebtimeve jasht\u00eb shtetit, duke pretenduar se bashk\u00ebshorti kishte udh\u00ebtuar p\u00ebr arsye pune.<\/p>\n<p>Sipas Gjuzit, n\u00eb vitin 2012 kur ishte konstatuar balanca m\u00eb e madhe negative ajo kishte qen\u00eb ende studente n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, kurse n\u00eb vitet n\u00eb vijim ka qen\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb caktimit p\u00ebr kryerjen e stazhit.<\/p>\n<p>P\u00ebr balanc\u00ebn negative n\u00eb vitin 2014, Gjuzi deklaroi se ajo lidhet me dhurimin e vler\u00ebs 3 milion\u00eb lek\u00eb bashk\u00ebshortit, q\u00eb ishin t\u00eb ardhura t\u00eb siguruara nga prind\u00ebrit vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebrfundimtare t\u00eb ndiqet praktika e Komisionit p\u00ebr raste t\u00eb ngjashme dhe t\u00eb vler\u00ebsohet parimi i proporcionalitetit. \u201cT\u00eb mos penalizohem p\u00ebr t\u00eb ardhura q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb miat,\u201d k\u00ebrkoi Gjuzi.<\/p>\n<p><strong>Dyshimet p\u00ebr garazhet<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr dy garazhe n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb blera kundrejt \u00e7mimit 12 mij\u00eb euro nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat ku gjendet apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, Komisioni ngriti dyshime se mund t\u00eb jen\u00eb pasuri t\u00eb fshehura t\u00eb familjes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Gjyqtarja Gjuzi ka deklaruar se si burim p\u00ebr blerjen e garazheve ka sh\u00ebrbyer nj\u00eb hua q\u00eb vjehrri ka marr\u00eb nga nj\u00eb shtetase q\u00eb jeton n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj dhe an\u00ebtarja Genta Tafa Bungo ngrit\u00ebn dyshime mbi k\u00ebto transaksione. Ata pohuan se ishte i dyshim\u00eb fakti se p\u00ebrse prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit q\u00eb jetonin n\u00eb Elbasan, duhej t\u00eb blinin dy garazhe n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat ku kishte bler\u00eb apartamentin subjekti.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt dhe Taf\u00ebs, i dyshimt\u00eb mbetej edhe fakti se p\u00ebrse prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit nuk kishin p\u00ebrdorur si burim p\u00ebr blerjen e garazheve shumat e depozituara n\u00eb bank\u00eb, q\u00eb sipas tyre ishin m\u00eb se t\u00eb mjaftueshme, por kishin marr\u00eb hua nga nj\u00eb person q\u00eb jetonte n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, q\u00eb nuk i p\u00ebrkiste rrethit familjar dhe q\u00eb kishte p\u00ebrfituar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb 10 mij\u00eb paund nga trash\u00ebgimia.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb konstatim q\u00eb m\u00eb fyen dhe m\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb ndjeshme,\u201d u p\u00ebrgjigj Gjuzi dhe u p\u00ebrlot teksa nisi t\u00eb jepte shpjegimet e saj p\u00ebr dy garazhet n\u00eb p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb fshehim dy pasuri q\u00eb jan\u00eb paguar n\u00ebp\u00ebrmjet bank\u00ebs,\u201d theksoi ajo. Gjuzi deklaroi se ishte e pamundur t\u00eb fshiheshin pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb personave t\u00eb lidhur. Sipas saj, pind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit jan\u00eb persona t\u00eb lidhur p\u00ebr shkak t\u00eb dhurimeve t\u00eb favor t\u00eb djalit t\u00eb tyre dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb hetohen n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si subjektet e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Gjuzi shpjegoi se vjehrri dhe vjehrra nuk kishin f\u00ebmij\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7 bashk\u00ebshortit t\u00eb saj dhe se ata jetonin mes Elbasanit dhe Tiran\u00ebs. Ajo pohoi se vjehrra vinte shpesh q\u00eb ndihmonte p\u00ebr rritjen e djalit, pasi ajo punon n\u00eb Berat dhe nuk ka koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme. Sipas Gjuzit, vjehrri e p\u00ebrdorte shpesh nj\u00eb prej parkimeve, pasi blen n\u00eb Tiran\u00eb mallrat q\u00eb tregton n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>\u201cAta na kan\u00eb mb\u00ebshtetur gjithmon\u00eb,\u201d tha gjyqtarja Gjuzi dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se kishte dor\u00ebzuar prova q\u00eb v\u00ebrtetonin burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb marr\u00eb hua nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb pyetjeve t\u00eb Hahmitajt dhe Taf\u00ebs, Gjuzi deklaroi se prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit jan\u00eb n\u00eb prag t\u00eb pensionit dhe se n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. \u201cDuke pasur vet\u00ebm nj\u00eb djal\u00eb, e kan\u00eb par\u00eb jet\u00ebn t\u00eb lidhur me djalin,\u201d pohoi Gjuzi.<\/p>\n<p>Lidhur me mosp\u00ebrdorimin e depozitave bankare nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit p\u00ebr blerjen e garazheve, Gjuzi sqaroi se ata kan\u00eb marr\u00eb hua me q\u00ebllim q\u00eb mos t\u00eb c\u00ebnonin interesat. \u201cHuadh\u00ebn\u00ebsja \u00ebsht\u00eb kush\u00ebrir\u00eb dhe vjehrri e ka rritur,\u201d pohoi ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs gjyqtarja Gjuzi k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK njoftoi se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb 7 shtator, ora 09:30.\/ BIRN<\/p>\n<h1><\/h1>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtarja e Beratit, Adelajda Gjuzi dha shpjegime lidhur me dhurimet e kryera nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit si dhe p\u00ebr dy garazhe t\u00eb blera nga vjehrri, p\u00ebr t\u00eb cilat u ngrit\u00ebn dyshime se mund t\u00eb jen\u00eb prona t\u00eb fshehura. Adelajda Gjuzi, gjyqtare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Beratit u p\u00ebrball t\u00eb enjten m\u00eb 2 shtator me Komisionin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-200288","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/200288","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=200288"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/200288\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=200288"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=200288"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=200288"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}