{"id":200936,"date":"2021-09-06T19:14:35","date_gmt":"2021-09-06T17:14:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=200936"},"modified":"2021-09-06T19:14:35","modified_gmt":"2021-09-06T17:14:35","slug":"ky-i-joni-quhet-turbonarkokapitalizem-lubonja-flet-per-parlamentin-e-ri-nuk-besoj-se-do-kete-perplasje-rama-do-opozite-fasade-shqiperia-ne-ditet-e-saj-me-te-zeza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/ky-i-joni-quhet-turbonarkokapitalizem-lubonja-flet-per-parlamentin-e-ri-nuk-besoj-se-do-kete-perplasje-rama-do-opozite-fasade-shqiperia-ne-ditet-e-saj-me-te-zeza\/","title":{"rendered":"\u201cKy i joni quhet turbonarkokapitaliz\u00ebm\u201d, Lubonja flet p\u00ebr parlamentin e ri: Nuk besoj se do ket\u00eb p\u00ebrplasje, Rama do opozit\u00eb fasad\u00eb. Shqip\u00ebria n\u00eb dit\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb zeza"},"content":{"rendered":"<p>Parlamenti i ri, sesioni i ri politik, a do ket\u00eb paqe apo p\u00ebrplasje? Si do t\u00eb jet\u00eb q\u00ebndrimi i opozit\u00ebs? K\u00ebto jan\u00eb disa nga pyetjet q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje nga analisti Fatos Lubonja pasditen e sotme n\u00eb News24, n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cOpinion\u201d.<\/p>\n<p>Lubonja tha se nuk beson se do ket\u00eb p\u00ebrplasje, ashtu si\u00e7 sipas tij ka pasur vet\u00ebm retorik\u00eb, propagand\u00eb e show politik. Sipas tij, kryeministri Edi Rama do opozit\u00eb fasad\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb fasad\u00ebs q\u00eb ka nd\u00ebrtuar.<br \/>\n\u201cE v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebsh parashikime n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb kuptimin e paqes ose p\u00ebrplasjeve. Problemi kryesor q\u00eb kemi pasur ne, i paqes dhe p\u00ebrplasjeve, prej koh\u00ebsh kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb retorika, propagand\u00eb, show politik dhe jo paqe e p\u00ebrplasje t\u00eb v\u00ebrteta, as p\u00ebrplasje n\u00eb kuptimin e interesave t\u00eb ndryshme, si\u00e7 qe p\u00ebr shembull \u201997, kur ishte nj\u00eb popull i grabitur kund\u00ebr qeveris\u00eb. Kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrplasje sallonesh, parlamentare, mediatike, t\u00eb shtirura.<br \/>\nNe kemi koh\u00eb q\u00eb b\u00ebjm\u00eb show dhe k\u00ebt\u00eb show duket se e ka fituar Edi Rama, i cili n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb duket se nuk do m\u00eb as k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasjen retorike q\u00eb ka qen\u00eb deri tani, por do t\u00eb sundoj\u00eb i qet\u00eb, i patrazuar. Mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrplasje n\u00eb kuptimin e debateve parlamentare, disa figura q\u00eb do dalin, por shpesh her\u00eb k\u00ebt\u00eb figura b\u00ebjn\u00eb dhe retorik\u00eb, kujtojm\u00eb Blushin, Ram\u00ebn, Nanon. T\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb skenar\u00eb mashtrues q\u00eb ndoshta do t\u00eb vazhdojn\u00eb, por do doja t\u00eb kishte p\u00ebrplasje t\u00eb v\u00ebrteta. Njer\u00ebz q\u00eb t\u00eb ngrihen dhe v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb p\u00ebrplasen me nj\u00eb regjim t\u00eb korruptuar, t\u00eb kapur nga oligarkia, nga krimi i organizuar q\u00eb po shkat\u00ebrron Shqip\u00ebrin\u00eb dhe jet\u00ebn e njer\u00ebzve, por nuk besoj se do ket\u00eb p\u00ebrplasje\u201d, tha Lubonja.<\/p>\n<p>Sipas tij, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb zeza.<\/p>\n<p>\u201cRama at\u00eb q\u00eb e quan bashk\u00ebpunim, nuk e quan dialog, por e quan \u2018vihuni n\u00eb sh\u00ebrbimin tim, p\u00ebrndryshe jeni armiqt\u00eb e mi, armiqt\u00eb e SHBA, armiqt\u00eb e Europ\u00ebs, jeni keqja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb jam e mira\u2019. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb kuptimin e forcave t\u00eb ndryshme q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb interesa t\u00eb ndryshme, do t\u00eb thot\u00eb dialog dhe kompromis p\u00ebr t\u00eb arritur interesa ku bashkohen interesat e grupeve t\u00eb ndryshme. Rama nuk do at\u00eb lloj bashk\u00ebpunimi, ai do nj\u00eb opozit\u00eb fasad\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb fasad\u00ebs q\u00eb ai ka nd\u00ebrtuar, si\u00e7 nd\u00ebrtoi dhe qeverin\u00eb me 12 gra, q\u00eb ishte dhe ajo nj\u00eb fasad\u00eb, p\u00ebr t\u2019u dukur sikur Shqip\u00ebria po p\u00ebrparon, po ec\u00ebn p\u00ebrpara drejt Europ\u00ebs n\u00ebn udh\u00ebheqjen e lavdishme. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb jam nga ata q\u00eb mendon se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e saj m\u00eb t\u00eb zeza, si koh\u00eb, si periudh\u00eb shum\u00eb e frikshme dhe e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket t\u00eb jetuarit me dinjitet, me nder dhe i lir\u00eb n\u00eb at\u00eb vend, edhe me nj\u00eb gjendje ekonomike q\u00eb t\u00eb krijosh nj\u00eb lloj mir\u00ebqenie dhe pavar\u00ebsi. Se mund t\u00eb ket\u00eb mir\u00ebqenie pa pavar\u00ebsi se jan\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb pasur, por t\u00eb lidhur me krimin e nj\u00eb shtet t\u00eb korruptuar\u201d, tha analisti i njohur.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse ky mandat i tret\u00eb i socialist\u00ebve do t\u00eb sjell\u00eb mir\u00ebqenie apo rritje t\u00eb ekonomis\u00eb, ai p\u00ebrdori termin turbonarkapitaliz\u00ebm, teksa tha se krimi mbjell krimin.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, jam i teoris\u00eb q\u00eb ne jemi futur n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb krimit, t\u00eb bashk\u00ebpunimit me krimin p\u00ebr t\u00eb mbijetuar. Kur flas p\u00ebr bashk\u00ebpunim me krimin p\u00ebr t\u00eb mbijetuar q\u00eb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri kam parasysh mbajtjen e shtetit n\u00ebp\u00ebrmjet parave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, t\u00eb parave t\u00eb trafikut t\u00eb drog\u00ebs, t\u00eb cilat po riciklohen. Kjo lloj ekonomie ka kapur politik\u00ebn. Politika jeton n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj ekonomie, shp\u00ebrndan dhe ndonj\u00eb lek, por q\u00eb n\u00eb fund fare \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrrim jo vet\u00ebm i territorit, por edhe i njeriut dhe shoq\u00ebris\u00eb dhe k\u00ebto politika sjellin at\u00eb at\u00eb politik\u00ebn, krimi mbjell krimin.<br \/>\nP\u00ebrderisa jemi futur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, t\u00eb ardhmen e shoh si krimi mbjell krimin. P\u00ebr t\u00eb mbuluar krimet q\u00eb kemi mbjell\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb krime t\u00eb tjera, bashk\u00ebpunim me krimin, sepse nuk kemi nd\u00ebrtuar alternativ\u00eb ndaj k\u00ebsaj. Do t\u00eb vazhdohet t\u00eb shkat\u00ebrrohet ekologjikisht Shqip\u00ebria, territori do p\u00ebrdoret si gurore, bukurit\u00eb natyrore do grabiten, nga mafia q\u00eb do t\u2019i blej\u00eb, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar gjoja turiz\u00ebm, ndoshta dhe ndonj\u00eb operacion tjet\u00ebr t\u00eb neoliberalizmit. Nuk shikoj mir\u00eb, shikoj injoranc\u00eb. Nj\u00eb term\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret \u00ebsht\u00eb turbokapitaliz\u00ebm, ky q\u00eb b\u00ebhet, b\u00ebhet dhe n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb. K\u00ebtu mund t\u00eb quhet turbonarkokapitaliz\u00ebm ky i joni, k\u00ebshtu e shikoj\u201d, tha Lubonja.<\/p>\n<p>Lidhur me rolin e PD dhe LSI, ai u shpreh se opozita \u00ebsht\u00eb goditur, madje \u00ebsht\u00eb kastruar.<br \/>\n\u201cE shoh si nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb goditur. Kam p\u00ebrdorur dhe termin kastrim, e ka b\u00ebr\u00eb impotente, nj\u00eb proces q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shkall\u00eb-shkall\u00eb, por sidomos dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike tani. Eksponent\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs thon\u00eb duhet t\u00eb ik\u00eb Berisha, jo se i ka b\u00ebr\u00eb 1,2,3 Shqip\u00ebris\u00eb e shqiptar\u00ebve, por se do Amerika. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj impotence. Shoh nj\u00eb popull t\u00eb deluzionuar, e ka humbur shpres\u00ebn. Keni par\u00eb ju ndonj\u00eb zgjidhje\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Lubonja komentoi dhe zhvillimet n\u00eb Mal t\u00eb Zi, ku dy dit\u00eb me radh\u00eb pati protesta pas shugurimit t\u00eb kreut t\u00eb kish\u00ebs serbe n\u00eb t\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe ku u fol p\u00ebr nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb.<br \/>\n\u201cNuk duhet par\u00eb vet\u00ebm \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Mal t\u00eb Zi, por \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb bot\u00eb. Ngjarjet n\u00eb Afganistan i dhan\u00eb nj\u00eb goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme autoritetit t\u00eb Per\u00ebndimit, NATO-s SHBA. Jemi larg tani n\u00eb vitin 2021 nga 1991, kur Per\u00ebndimi konsiderohej si bota triumfuese, si pik\u00eb referimi. Pas 31 vjet\u00ebsh ka shum\u00eb zhg\u00ebnjime nga popujt, t\u00eb cilat kan\u00eb ardhur p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme. E shikoj n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst q\u00eb humbja e autoritetet t\u00eb Per\u00ebndimit, q\u00eb vet\u00eb ka shum\u00eb probleme ka ngjallur ambiciet e vendeve t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb b\u00ebhen protagoniste, Rusia q\u00eb n\u00eb vitet \u201990 ishte e mbaruar, Kina, Serbia.<br \/>\nAjo q\u00eb ne kemi idealizuar q\u00eb e ka marr\u00eb n\u00eb dor\u00eb Europa, NATO, m\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb tronditur shum\u00eb dhe shqiptar\u00ebt asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb punuar p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb sovran\u00eb, sa m\u00eb autonom\u00eb n\u00eb vendin e tyre\u201d, tha Lubonja.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Parlamenti i ri, sesioni i ri politik, a do ket\u00eb paqe apo p\u00ebrplasje? Si do t\u00eb jet\u00eb q\u00ebndrimi i opozit\u00ebs? K\u00ebto jan\u00eb disa nga pyetjet q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje nga analisti Fatos Lubonja pasditen e sotme n\u00eb News24, n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cOpinion\u201d. Lubonja tha se nuk beson se do ket\u00eb p\u00ebrplasje, ashtu si\u00e7 sipas tij ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":181952,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-200936","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/200936","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=200936"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/200936\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/181952"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=200936"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=200936"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=200936"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}