{"id":201885,"date":"2021-09-12T09:12:53","date_gmt":"2021-09-12T07:12:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=201885"},"modified":"2021-09-12T09:12:53","modified_gmt":"2021-09-12T07:12:53","slug":"23-vite-nga-vrasja-e-azemit-rudina-hajdari-endrra-e-tij-ishte-nje-shqiperi-e-lire-dhe-demokratike-ku-njerezit-e-ndertojne-jeten-e-tyre-me-besim-e-pa-frike-per-te-ardhmen-e-femijeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/23-vite-nga-vrasja-e-azemit-rudina-hajdari-endrra-e-tij-ishte-nje-shqiperi-e-lire-dhe-demokratike-ku-njerezit-e-ndertojne-jeten-e-tyre-me-besim-e-pa-frike-per-te-ardhmen-e-femijeve\/","title":{"rendered":"23 vite nga vrasja e Azemit, Rudina Hajdari: \u00cbndrra e tij ishte nj\u00eb Shqip\u00ebri e lir\u00eb dhe demokratike, ku njer\u00ebzit e nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn e tyre me besim e pa frik\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb 12 shtatorin e 1998, Shqip\u00ebria humbi Azem Hajdarin. Sot e bija, ish-deputetja Rudina Hajdari e ka p\u00ebrkujtuar p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi t\u00eb gjat\u00eb, ku thekson se guximi i tij \u00ebsht\u00eb veti q\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb m\u00eb n\u00eb politik\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Po ashtu ajo thot\u00eb se zhvillimi nuk vjen nga lideri i fort\u00eb, por sistemi i drejt\u00eb dhe institucionet e forta t\u00eb cilat garantojn\u00eb demokracin\u00eb, lirin\u00eb dhe barazin\u00eb<\/p>\n<p>\u201cKur t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb mos mb\u00ebshtesin m\u00eb parti e individ\u00eb sepse prej tyre varet ushqimi i dit\u00ebs por t\u00eb mb\u00ebshtesin vizionin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sistemi i cili tu garantoj\u00eb mir\u00ebq\u00ebnie gjith\u00eb jet\u00ebn. Kur t\u00eb vendosin t\u00eb mos luftojn\u00eb m\u00eb thjesht p\u00ebr mbijetes\u00eb por p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb sigurt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Shkrimi i plot\u00eb nga Rudina Hajdari<\/p>\n<p>Kur Azem Hajdari doli nga godina e PD mbr\u00ebmjen e 12 shtatorit 1998, ai nuk e dinte se nuk do t\u00eb kthehej m\u00eb. As nuk e dinte se do t\u00eb linte mbas nj\u00eb boshll\u00ebk n\u00eb zemrat tona, t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij por edhe n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb q\u00eb pasoi m\u00eb pas vendin.<\/p>\n<p>Babi nuk ishte nj\u00eb njeri normal. P\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebtimit tim politik n\u00eb Shqip\u00ebri e kam ndier prezenc\u00ebn e tij t\u00eb fort\u00eb edhe mbas 23 vitesh. N\u00eb fshatra e mbanin mend si deputetin e tyre t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb fundit, njeriu i vet\u00ebm q\u00eb ishte kujdesur t\u00eb sillte uj\u00eb dhe infrastruktur\u00eb aty ku qeveria kishte shekuj q\u00eb i kishte harruar. N\u00eb qytet e mbain\u00eb mend si njeriun e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb luftonte me burokracin\u00eb dhe padrejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Azemi ishte luftarak, idealist, guximtar dhe \u00ebnd\u00ebrrimtar. Veti k\u00ebto t\u00eb cilat nuk i kemi par\u00eb m\u00eb n\u00eb sken\u00ebn politike shqiptare. \u00cbndrra e tij ishte nj\u00eb Shqip\u00ebri e lir\u00eb dhe demokratike, ku njer\u00ebzit e nd\u00ebrtojn\u00eb jet\u00ebn e tyre me besim e pa frik\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve. Fatkeq\u00ebsisht kjo \u00ebnd\u00ebrr ende nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb realitet dhe sot dua t\u00eb flas pak mbi arsyet p\u00ebrse kjo ka ndodhur.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb e zvarrit\u00ebn vendin n\u00eb rrug\u00ebtimin e tranzicionit pafund politik, me q\u00ebllim i sabotuan institucionet dhe mekanizmat demokratik\u00eb me synimin p\u00ebr ta vendosur shtetin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb tyre personale e familjare. K\u00ebshtu p\u00ebr 30 vite, shteti, buxheti, pasurit\u00eb natyrore etj nuk i sh\u00ebrbyn mi\u00ebq\u00ebnies s\u00eb p\u00ebrgjithshme por interesave t\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb grupimi i cili \u00ebsht\u00eb pasuruar p\u00ebrtej cdo imagjinate, teksa shqiptar\u00ebt ose jan\u00eb varf\u00ebruar ose kan\u00eb emigruar ose \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb t\u00eb emigrojn\u00eb teska ndiejn\u00eb se skan\u00eb t\u00eb ardhme n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Kur i sheh sot t\u00eb ankohen p\u00ebr munges\u00eb demokracie brenda partive t\u00eb tyre, t\u00eb vjen t\u00eb qesh\u00ebsh e t\u00eb qash nj\u00ebkoh\u00ebsisht. T\u00eb qesh\u00ebsh sepse jan\u00eb viktima perfekte t\u00eb krijesave t\u00eb tyre dhe t\u00eb qash p\u00ebr nivelin e hipokrizis\u00eb q\u00eb shfaqin.<\/p>\n<p>Aq keq \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar shteti shqiptar nga ata q\u00eb e drejtuan k\u00ebto 30 vite, aq shum\u00eb i kan\u00eb shtremb\u00ebruar mekanizmat demokratik\u00eb, aq shum\u00eb i kan\u00eb vendosur n\u00eb kontroll t\u00eb gjitha burimet e vendit, saq\u00eb shoq\u00ebria e ka t\u00eb pamundur sot t\u00eb vet\u00ebkorrigjohet dhe u duhet patjet\u00ebr ndihma e aleat\u00ebve si SHBA t\u00eb cil\u00ebve u duhet t\u00eb p\u00ebrdorin pesh\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb reputacionit dhe mekanizmat e tyre penalizuese n\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb shqiptar.<\/p>\n<p>N\u00ebse partit\u00eb politike do t\u00eb ishin nd\u00ebrtuar me parimin demokratik dhe do t\u00eb funksiononin si t\u00eb tilla, debati n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ishte shum\u00eb i sh\u00ebndetsh\u00ebm. Sot nuk do t\u00eb flisnim p\u00ebr individ\u00eb por p\u00ebr c\u00ebshtje. Nuk do t\u00eb diskutonim p\u00ebr fatin e familjeve politike q\u00eb kan\u00eb grabitur vendin p\u00ebr 30 vite por p\u00ebr fatin e familjeve t\u00eb thjeshta shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebrshembull sot n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb debatonim p\u00ebr nivelin e ushqimit q\u00eb do i privohet nj\u00eb familjeje politike p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb vendimi q\u00eb SHBA ka marr\u00eb, debati duhet t\u00eb shkonte drejt d\u00ebmit q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb qindra mij\u00ebra familjeve n\u00eb nevoj\u00eb nga rritja e papritur dhe arbitrare e cmimit t\u00eb buk\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb mblidhte letrat e teatrit politik n\u00eb parlament, duhet t\u00eb mblidhte gjith\u00eb bizneset e miellit dhe t\u00eb merrte masa q\u00eb kjo t\u00eb mos ndodhte ose t\u00eb krijonte kushte rimburimi p\u00ebr ata q\u00eb nuk e p\u00ebrballojn\u00eb dot.<\/p>\n<p>E pra, si ky rast ka me mij\u00ebra. N\u00eb fakt 30 vite i kemi shpenzuar duke mos debatuar p\u00ebr vendin, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebr rinin\u00eb, p\u00ebr familjet shqiptare por vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr fatin e 3-4 familjeve politike t\u00eb cilat ia kan\u00eb dal\u00eb t\u00eb ngren\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb mbyllur i cili nuk ka shum\u00eb diferenc\u00eb nga sistemi monist p\u00ebr nga m\u00ebnyra se si funksionin.<\/p>\n<p>N\u00ebse at\u00ebher\u00eb t\u00eb internonin apo burgosnin kur nuk mendoje n\u00eb linj\u00ebn e partis\u00eb, sot t\u00eb p\u00ebrjashtojn\u00eb dhe lincojn\u00eb publikisht. N\u00ebse at\u00ebher\u00eb t\u00eb pushkatonin fizikisht, sot t\u00eb pushkatojn\u00eb politiksh dhe ekonomikisht.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria do t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb kur shumica e shqiptar\u00ebve t\u00eb kuptojn\u00eb se mir\u00ebq\u00ebnia dhe zhvillimi nuk vijn\u00eb nga lideri i fort\u00eb por nga sistemi i drejt\u00eb dhe institucionet e forta t\u00eb cilat garantojn\u00eb demokracin\u00eb, lirin\u00eb dhe barazin\u00eb.<\/p>\n<p>Kur t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb mos mb\u00ebshtesin m\u00eb parti e individ\u00eb sepse prej tyre varet ushqimi i dit\u00ebs por t\u00eb mb\u00ebshtesin vizionin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sistemi i cili tu garantoj\u00eb mir\u00ebq\u00ebnie gjith\u00eb jet\u00ebn. Kur t\u00eb vendosin t\u00eb mos luftojn\u00eb m\u00eb thjesht p\u00ebr mbijetes\u00eb por p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb sigurt\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtuesit ven\u00eb e vijn\u00eb, sistemi dhe institucionet mbeten dhe i rezistojn\u00eb koh\u00ebs. N\u00ebse Azemi do t\u00eb ishte sot mes nesh, do t\u00eb luftonte pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. N\u00eb fakt energjia dhe kurajo e tij me siguri do ta kishin ndryshuar rrjedh\u00ebn e historis\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 12 shtatorin e 1998, Shqip\u00ebria humbi Azem Hajdarin. Sot e bija, ish-deputetja Rudina Hajdari e ka p\u00ebrkujtuar p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi t\u00eb gjat\u00eb, ku thekson se guximi i tij \u00ebsht\u00eb veti q\u00eb \u00ebsht\u00eb par\u00eb m\u00eb n\u00eb politik\u00ebn shqiptare. Po ashtu ajo thot\u00eb se zhvillimi nuk vjen nga lideri i fort\u00eb, por sistemi i drejt\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-201885","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/201885","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=201885"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/201885\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=201885"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=201885"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=201885"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}