{"id":203255,"date":"2021-09-19T18:44:08","date_gmt":"2021-09-19T16:44:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=203255"},"modified":"2021-09-19T18:44:08","modified_gmt":"2021-09-19T16:44:08","slug":"a-fiton-dot-pd-me-ameriken-kunder-andi-bejtja-perplaset-me-prec-zogajn","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/a-fiton-dot-pd-me-ameriken-kunder-andi-bejtja-perplaset-me-prec-zogajn\/","title":{"rendered":"A fiton dot PD me Amerik\u00ebn kund\u00ebr? Andi Bejtja p\u00ebrplaset me Pre\u00e7 Zogajn"},"content":{"rendered":"<p>\u201cA fitohet me Ameriken kunder\u201d? Kjo pyetje fatale po z\u00eb vend gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb debatin e brend\u00ebsh\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb pas shpalljes non grata t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe p\u00ebrjashtimit t\u00eb tij parlamentar nga Lulzim Basha. T\u00eb gjith\u00eb mbrpjt\u00ebsit publik\u00eb t\u00eb kryetarit de facto t\u00eb PD thon\u00eb se opozita nuk e kishte luksin t\u00eb hapte luft\u00eb me SHBA-n\u00eb q\u00eb do ti b\u00ebnte gj\u00ebm\u00ebn, q\u00eb do e shpallte t\u00eb gjith\u00eb partin\u00eb t\u00eb pad\u00ebshirueshme dhe q\u00eb do pengonte n\u00eb fund ardhjen e saj n\u00eb pushtet. Pa treguas as se \u00e7far\u00eb rreziku i kanosej PD-s\u00eb ata mbyllin \u00e7do siskutim me fraz\u00ebn: Nuk i dilet amerik\u00ebs kund\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb \u00ebsht\u00eb rreshtuar s\u00eb fundi edhe shkrimtari dhe publicisti Pre\u00e7 Zogaj. N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Panorama\u00a0ai hedh k\u00ebt\u00eb tez\u00eb: \u201c\u00c7\u00ebshtja kryesore p\u00ebrkthehet sot n\u00eb form\u00ebn e pyetjes p\u00ebr \u00e7do demokrat, p\u00ebr \u00e7do t\u00eb zgjedhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti, p\u00ebr Berish\u00ebn gjithashtu. A mund t\u00eb fitoj\u00eb PD me SHBA kund\u00ebr? Un\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigjen time dhe e p\u00ebrs\u00ebris: Jo. Me SHBA p\u00ebrkrah, po\u201d.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb tez\u00eb ka replikuar poeti dhe analisti Andi Bejtja duke th\u00ebn\u00eb se detyra e intelektualit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb rreshtohet pas t\u00eb fortit. Ja se\u00e7 ka shkruajtur ai n\u00eb nj\u00eb status n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb Facebook: \u201cThjesht per kujtese, jo me larg se dy tre vite me pare, ishte i njejti vend qe mbante po emrin Amerike qe e pranoi oferten per ndarjen e Kosoves, oferte qe i ngriti qimet ne koke cdo intelektuali e shkrimtari europian. Nuk e mbaj mend cfare qendrimi kane mbajtur keta intelektuale e shkrimtare shqiptare, ate bote , po kam pershtypjen se neqoftese nga turpi nuk jane shprehur per kete nisme, po prape per turpin e tyre kane heshtur\u2026E risolla ne vemendje kete detaj, jo thjesht per t\u2019i kujtuar se Amerika jo vetem gabon, sic e ka treguar historia madje shpeshhere fatalisht dhe rende, por edhe per nje aresye tjeter madhore demokratike: nuk eshte roli, sidomos i te ashtequajturve shkrimtare e intelektuale ne demokraci; te shkojne qorrazi pas nderhyrjeve te tilla arbitrare ne dem te demokracise e sovranitetit te nje vendi, te nje partie te nje komuniteti\u2026.Ndaj, eshte e trishte per nje vend kur te ashtequajturit intelektuale apo shkrimtare, apo dhe publiciste mendojne aq ngushte si te jene zyrtare te Ministrise se Mbrojtjes qe sapo kane nenshkruar nje mareveshje per nje baze ushtarake sekrete me Ameriken. Detyra e shkrimtareve, intelektualeve, publicisteve, shoqerise civile eshte te luftoje per ta shtyre Ameriken te ulet ne karrigen e humbur te Arbitrit te Demokracise dhe jo te bashkohen me te ne rrugen e arbitraritetit, qofte kjo Amerika Zyrtare apo qofte kjo Amerika e lobimeve\u2026\u201d<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr p\u00ebr debatin a vihet n\u00eb pushtet pa p\u00ebrkrahjen e SHBA-s\u00eb Zogaj shkruan:\u00a0 \u201cP\u00ebrvoja e k\u00ebtyre tridhjet\u00eb viteve n\u00eb Shqip\u00ebri u jep mb\u00ebshtetje me prova, nga zgjedhjet n\u00eb zgjedhje, k\u00ebtyre pohimeve. Berisha dhe PD u larguan nga pushteti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dramatike n\u00eb vitin 1997 n\u00eb kontekstin e nj\u00eb q\u00ebndrimi shum\u00eb kritik t\u00eb SHBA p\u00ebr zgjedhjet e vitit 1996 dhe t\u00eb mb\u00ebshtetjes q\u00eb mori n\u00eb Uashington grupimi opozitar i asaj kohe me Servet P\u00ebllumbin n\u00eb krye. PD p\u00ebrjetoi nj\u00eb periudh\u00eb jo t\u00eb shkurt\u00ebr ftohjeje me SHBA dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb saj n\u00eb Tiran\u00eb. Rikthimi i saj n\u00eb pushtet me kryetar Berish\u00ebn n\u00eb vitin 2005 ndodhi n\u00eb klim\u00ebn e re t\u00eb p\u00ebrafrimit me SHBA dhe \u201cbekimit\u201d t\u00eb ri amerikan p\u00ebr t\u2019u kthyer me nj\u00eb mendje tjet\u00ebr, m\u00eb t\u00eb hapur se m\u00eb par\u00eb. Amerikan\u00ebt nuk u mbajn\u00eb dor\u00ebn votuesve dhe as marrin an\u00eb hapur n\u00eb zgjedhje.<\/p>\n<p>Por me q\u00ebndrimet q\u00eb mbajn\u00eb, ushqejn\u00eb perceptime dhe vler\u00ebsime t\u00eb sakta n\u00eb publik, q\u00eb p\u00ebrkthehen si vota q\u00eb b\u00ebjn\u00eb diferenc\u00ebn\u2026\u201d. Por edhe k\u00ebtu duket se Bejtja e ka nj\u00eb kund\u00ebr argument:\u201dNdersa neqoftese doni nje pergjigje te shpejte a fitohet me Ameriken kundra, pini nje kafe me Albin Kurtin apo dhe me Fatos Nanon kur e mundi Pandeli Majkon ne Kongresin e Partise Socialiste, jo thjesht si Kryeminister, po si Kryeminister qe vinte me dekorata nga Shtepia Bardhe, si njeriu qe duke i hapur deren 700 mije kosovareve gjate spastrimit etnik te Milloshevicit i shpetoi fytyren jo vetem Uashingtonit, por edhe Europes qe u gjend fare e papergatitur\u2026\u201d<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cA fitohet me Ameriken kunder\u201d? Kjo pyetje fatale po z\u00eb vend gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb debatin e brend\u00ebsh\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb q\u00eb pas shpalljes non grata t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe p\u00ebrjashtimit t\u00eb tij parlamentar nga Lulzim Basha. T\u00eb gjith\u00eb mbrpjt\u00ebsit publik\u00eb t\u00eb kryetarit de facto t\u00eb PD thon\u00eb se opozita nuk e kishte luksin t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":203256,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-203255","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/203255","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=203255"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/203255\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/203256"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=203255"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=203255"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=203255"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}