{"id":204015,"date":"2021-09-22T18:58:42","date_gmt":"2021-09-22T16:58:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=204015"},"modified":"2021-09-22T18:58:42","modified_gmt":"2021-09-22T16:58:42","slug":"si-dhe-pse-u-beme-per-te-na-perqeshur-vucici-e-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/si-dhe-pse-u-beme-per-te-na-perqeshur-vucici-e-rama\/","title":{"rendered":"\u201cSi dhe pse u b\u00ebm\u00eb p\u00ebr t\u00eb na p\u00ebrqeshur Vu\u00e7i\u00e7i e Rama?\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nga <strong>Kim Mehmeti<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-204016\" src=\"https:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/Untitled-design-2021-09-22T185738.015-300x251.jpg\" alt=\"\" width=\"142\" height=\"119\" \/><\/p>\n<p>Para pak koh\u00ebsh, Vu\u00e7iqi pat\u00eb deklaruar se ai e Piktori shpesh i telefonojn\u00eb nj\u00ebri tjetrit dhe kryesisht tallen me ne q\u00eb e kritikojm\u00eb Ballkanin e tyre t\u00eb \u2018hapur\u2019.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre i bie se ata zbaviten duke i p\u00ebrqeshur shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Presidenti serb nuk ka th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb q\u00eb ne nuk e dim\u00eb: jo tani, por edhe n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, Beogradi na ka p\u00ebrqeshur e tallur deri n\u00eb ato p\u00ebrmasa sa na i ka p\u00ebrcaktuar edhe heronjt\u00eb e tradhtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Si\u00e7 na i ka p\u00ebrcaktuar edhe shum\u00eb nga burr\u00ebshtetasit q\u00eb e kan\u00eb drejtuar m\u00ebm\u00ebdheun ton\u00eb.<\/p>\n<p>Por tallja e Beogradit me shqiptar\u00ebt kurr\u00eb nuk i ka arritur p\u00ebrmasat e sotme, kur Piktori n\u00eb sy t\u00eb gjith\u00eb shqiptaris\u00eb nd\u00ebrton karrier\u00eb politike duke u v\u00ebllaz\u00ebruar me Vu\u00e7iqin, e duke u armiq\u00ebsuar me burr\u00ebshtetasit e Kosov\u00ebs si dhe, kur patriotizmi dhe atdhedashuria shqiptare sa nuk jan\u00eb shpallur si di\u00e7ka primitive q\u00eb na largojn\u00eb nga pjesa e civilizuar e bot\u00ebs?!<\/p>\n<p>Dhe Vu\u00e7iqi nuk e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta pranoj\u00eb publikisht se shpesh i telefonon Piktorit dhe se, ata dy qeshin e tallen me ne q\u00eb ua kritikom\u00eb \u2018Ballkanin e hapur\u2019, sepse ai i mbetet besnik asaj q\u00eb shteti kishtar ortodokso-serb pret dhe e k\u00ebrkon nga ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim nga disa burr\u00ebshtetas tan\u00eb q\u00eb ngjiten shkall\u00ebve t\u00eb strategut rajonal, por duke shkelur mbi interesat e popullit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Dhe ku ta dish, mbase edhe sot, kur kryeministri i Kosov\u00ebs mundohet t\u00eb korrigjoj\u00eb di\u00e7ka nga ajo q\u00eb rr\u00ebnuan paraardh\u00ebsit e tij, mbase edhe sot kur Kryeministri i Kosov\u00ebs tregon si duket burr\u00ebshtetasi i pakorruptuar dhe q\u00eb mbron shtet e popull, pra mbase edhe sot kur Prishtina zyrtare e shpalos\u00eb dukjen e v\u00ebrtet t\u00eb \u2018Ballkanit t\u00eb hapur\u2019, Vu\u00e7iqi dhe Piktori i telefonojn\u00eb nj\u00ebri tjetrit dhe qeshin e tallen me veprimet e Kurtit, duke e shpallur at\u00eb viktim\u00eb t\u00eb \u2018paranojave\u2019 konspirative\u2019!?<\/p>\n<p>Po pse, mos vall\u00eb dikush mund t\u00eb besoj\u00eb se strategu i madh rajonal e bot\u00ebrori, Piktori do merret me vog\u00eblsira dhe do i telefonoj\u00eb v\u00ebllait t\u00eb vet Vu\u00e7iqit q\u00eb ta mbroj\u00eb Kosov\u00ebn, apo q\u00eb t\u2019ia thot\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht ato ofendime q\u00eb ua thot\u00eb burr\u00ebshtetasve kosovar\u00eb, si p\u00ebr shembull, t\u2019i propozoj\u00eb ta mbyll\u00eb at\u00eb goj\u00eb q\u00eb prodhon luft\u00ebra, goj\u00eb nga e cila ka rrjedhur aq shum\u00eb urrejtje ndaj shqiptar\u00ebve, apo edhe t\u2019ia rikujtoj\u00eb se edhe kur jetojn\u00eb n\u00eb m\u00eb shum\u00eb shtete t\u00eb Ballkanit, n\u00ebse rrezikohen, shqiptar\u00ebt do veprojn\u00eb si nj\u00eb popull i vet\u00ebm!<\/p>\n<p>Jo, mos pritni nga Piktori t\u00eb pamundur\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai do vazhdoj\u00eb t\u00eb na luftoj\u00eb gjith\u00eb neve q\u00eb jemi kund\u00ebr \u2018Ballkanit t\u00eb Hapur\u2019, por kurr\u00eb jo edhe idet\u00eb e Vu\u00e7iqit, sepse ai e din\u00eb se n\u00ebse i kund\u00ebrvihet v\u00ebllait t\u00eb vet serb, e rrezikon karrier\u00ebn e vet\u00eb t\u00eb strategut rajonal, e duke u tallur me ne shqiptar\u00ebt, ai e siguron edhe mandatin e kat\u00ebrt.<\/p>\n<p>Pra ai e din\u00eb se u b\u00ebm\u00eb popull q\u00eb nuk i rrit\u00eb f\u00ebmij\u00ebt duke u k\u00ebnduar ninulla p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj popullit t\u00eb vet dhe vendit ku ka lindur, por p\u00ebr rrug\u00ebt q\u00eb e \u00e7ojn\u00eb drejt shtetit ku duhet ikur!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kim Mehmeti Para pak koh\u00ebsh, Vu\u00e7iqi pat\u00eb deklaruar se ai e Piktori shpesh i telefonojn\u00eb nj\u00ebri tjetrit dhe kryesisht tallen me ne q\u00eb e kritikojm\u00eb Ballkanin e tyre t\u00eb \u2018hapur\u2019. Q\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre i bie se ata zbaviten duke i p\u00ebrqeshur shqiptar\u00ebt. Presidenti serb nuk ka th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb q\u00eb ne nuk e dim\u00eb: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":204019,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-204015","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204015","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=204015"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/204015\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/204019"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=204015"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=204015"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=204015"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}