{"id":205031,"date":"2021-09-27T08:21:48","date_gmt":"2021-09-27T06:21:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=205031"},"modified":"2021-09-27T08:21:48","modified_gmt":"2021-09-27T06:21:48","slug":"shba-ja-dhe-be-ja-kerkojne-uljen-e-tensioneve-ne-veriun-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shba-ja-dhe-be-ja-kerkojne-uljen-e-tensioneve-ne-veriun-e-kosoves\/","title":{"rendered":"SHBA-ja dhe BE-ja k\u00ebrkojn\u00eb uljen e tensioneve n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara than\u00eb se po punojn\u00eb s\u00eb bashku me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, q\u00eb t\u00eb shtensiohet situata nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb shmangen veprimet q\u00eb mund t\u00eb rrisin tensionet.<\/p>\n<p>\u201cSHBA-ja po punon me Bashkimin Evropian, NATO-n dhe qeverit\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb shtensionimin e situat\u00ebs dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur veprimet q\u00eb rrisin tensionet, q\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb rrezik p\u00ebrparimin e arritur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja dhe ndikojn\u00eb negativisht n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb qytetar\u00ebve\u201d, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i DASH-it.<\/p>\n<p>SHBA-ja tha se n\u00eb takimet e ftuara nga Brukseli, q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim, do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb edhe z\u00ebvend\u00ebsndim\u00ebs sekretari amerikan i Shtetit p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje t\u00eb Evrop\u00ebs dhe Euroazis\u00eb, Gabriel Escobar.<\/p>\n<p>\u201cSHBA-ja vazhdon t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb bashk\u00ebpunimin e ngusht\u00eb rajonal p\u00ebr t\u00eb eliminuar t\u00eb gjitha barrierat e l\u00ebvizjes s\u00eb lir\u00eb, t\u00eb tregtis\u00eb dhe investimeve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i DASH-it p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb t\u00eb diel\u00ebs, shefi i diplomacis\u00eb s\u00eb BE-s\u00eb, Josep Borrell b\u00ebri t\u00eb ditur se gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb ardhshme, kryenegociator\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb pajtuar q\u00eb t\u00eb takohen n\u00eb Bruksel, ku do t\u00eb diskutohet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes. Ai tha se dialogu i leht\u00ebsuar nga BE-ja \u00ebsht\u00eb e vetmja platform\u00eb p\u00ebr t\u00eb adresuar \u00e7\u00ebshtjet e hapura mes pal\u00ebve.<\/p>\n<p>Borrell ka k\u00ebrkuar q\u00eb Kosova dhe Serbia t\u00eb ulin tensionet, duke \u201ct\u00ebrhequr menj\u00ebher\u00eb nj\u00ebsit\u00eb speciale dhe duke hequr bllokadat rrugore\u201d.<\/p>\n<p>Pikat kufitare mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, n\u00eb Jarinj\u00eb dhe B\u00ebrnjak, p\u00ebr t\u00eb shtat\u00ebn dit\u00eb me radh\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb bllokuara, teksa atje po q\u00ebndrojn\u00eb nj\u00ebsit\u00eb speciale t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb shtun\u00ebn se vendimet q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmerren karshi situat\u00ebs s\u00eb krijuar do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me vler\u00ebsimet q\u00eb i b\u00ebhen situat\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Shefi i ekzekutivit kosovar ka th\u00ebn\u00eb se derisa ka rrezik n\u00eb pikat kufitare, aty do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb nj\u00ebsit\u00eb speciale t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Reagimi i Borrellit erdhi vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb pasi Qendra e Regjistrimit t\u00eb Automjeteve n\u00eb Zubin Potok \u00ebsht\u00eb djegur, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil n\u00eb Zve\u00e7an.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Aleanc\u00ebs Veri-atlantike, NATO, Jens Stoltenberg tha se ka k\u00ebrkuar nga kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti dhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq q\u00eb t\u00eb ulin tensionet n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKam biseduar me kryeministrin e Kosov\u00ebs, Albin Kurti dhe presidentin e Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq lidhur me nevoj\u00ebn p\u00ebr shtensionimin e situat\u00ebs n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb vitale q\u00eb Prishtina dhe Beogradi t\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebrmbajtje dhe t\u2019i kthehen dialogut. Mandati i misionit t\u00eb NATO-s, KFOR-it mbetet q\u00eb t\u00eb sigurohet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ambient t\u00eb sigurt dhe liri t\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d, ka shkruar n\u00eb Twitter, Stoltenberg.<\/p>\n<p>Pas dy incidenteve situata n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb diel\u00ebn situata ishte e qet\u00eb.<\/p>\n<p>Ekipi i Radios Evropa e Lir\u00eb, q\u00eb ka q\u00ebndruar n\u00eb pikat kufitare n\u00eb Jarinj\u00eb dhe B\u00ebrnjak, raportoi se n\u00eb m\u00ebngjesin e s\u00eb diel jan\u00eb par\u00eb dy avion\u00eb nga Serbia duke fluturuar n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb kufirit me Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Serb\u00ebt lokal\u00eb po kund\u00ebrshtojn\u00eb vendimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr reciprocitet n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e targave t\u00eb veturave t\u00eb Serbis\u00eb, q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ata po pamund\u00ebsojn\u00eb kalimin e veturave, nd\u00ebrkoh\u00eb qytetar\u00ebt po detyrohen t\u00eb kalojn\u00eb kufirin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>Policia e Kosov\u00ebs p\u00ebrmes nj\u00eb komunikate p\u00ebr media ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se \u00ebsht\u00eb duke vazhduar nd\u00ebrmarrja e veprimeve policore n\u00eb nivel vendi, me q\u00ebllim t\u00eb zbatimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb, konkretisht targave t\u00eb automjeteve.<\/p>\n<p>Vendimi i institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, sipas policis\u00eb, po zbatohet duke iu mund\u00ebsuar qytetar\u00ebve pajisjen me targa dhe mund\u00ebsimin e qarkullimit tyre pa v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>Deri te shtun\u00ebn jan\u00eb l\u00ebshuar mbi 9 mij\u00eb targa t\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/p>\n<p>Kurti takon lider\u00ebt e opozit\u00ebs<br \/>\nSituata n\u00eb veri ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb diel\u00ebn kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb takim me lider\u00ebt e partive opozitare n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin, ku mor\u00ebn pjes\u00eb kryetari i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Memli Krasniqi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhik, Kurti ka njoftuar lider\u00ebt opozitar\u00eb p\u00ebr zhvillimet n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas takimit, kreu i PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi tha se ka k\u00ebrkuar q\u00eb Kurti t\u00eb marr\u00eb masa p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e polic\u00ebve dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb komunat veriore.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebkoh\u00ebsisht, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj situate dhe p\u00ebr menaxhimin efikas t\u00eb saj, k\u00ebrkova q\u00eb t\u00eb ket\u00eb koordinim me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht me SHBA-n\u00eb, BE-n\u00eb dhe KFOR-in\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kreu i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku tha se i k\u00ebrkoi Kurtit q\u00eb t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb se \u00e7far\u00eb vendimesh do t\u00eb merren.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkova qart\u00ebsime shtes\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebn ton\u00eb p\u00ebrpara, qart\u00ebsime q\u00eb duhet t\u00eb na vijn\u00eb sa m\u00eb par\u00eb. Kosova nuk e ka luksin t\u00eb duroj\u00eb tensionet n\u00eb territorin e vet\u201d, tha Abdixhiku.<\/p>\n<p>N\u00eb takim nuk ishte i pranish\u00ebm lideri i Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se ka qen\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e Kurtit n\u00eb ora 09:00, por kryeministri nuk ka qen\u00eb i pranish\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cQ\u00ebndrimi im p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb veri \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb dhe ai nuk ndryshon kurr\u00eb, pavar\u00ebsisht n\u00ebse vjen kryeministri n\u00eb takim apo jo! Kosova duhet t\u00eb mbrohet edhe me jet\u00eb\u201d, tha Haradinaj n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetin social Facebook.<\/p>\n<p>Gjermania e Austria b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr dialog<br \/>\nKomuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka thirrje p\u00ebr shtensionim t\u00eb situat\u00ebs dhe kan\u00eb k\u00ebrkuar dialog mes dy pal\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Ambasadori i Gjermanis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, J\u00f6rn Rohde u ka b\u00ebr\u00eb thirrje Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb ulin tensionet dhe t\u00eb gjejn\u00eb zgjidhje p\u00ebrmes dialogut.<\/p>\n<p>\u201cSituata n\u00eb veri duhet t\u00eb shtensionohet. I b\u00ebj thirrja t\u00eb dyja pal\u00ebve q\u00eb t\u00eb flasin me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe jo p\u00ebr nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Rruga m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebrpara: takohuni n\u00eb Bruksel dhe gjeni zgjidhje sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur\u201d, ka shkruar ai n\u00eb Twitter.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti ka th\u00ebn\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb e gatshme q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Bruksel p\u00ebr t\u00eb biseduar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por nj\u00eb takim i till\u00eb \u00ebsht\u00eb refuzuar nga Serbia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Ministria e Jashtme e Austris\u00eb ka d\u00ebnuar incidentet q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 25 shtator dhe ka b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb pal\u00ebt t\u00eb zgjidhin problemet p\u00ebrmes dialogut dhe jo dhun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebnojm\u00eb fuqish\u00ebm incidentet e nat\u00ebs s\u00eb kaluar n\u00eb Kosov\u00eb. Zgjidhja p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e hapura q\u00ebndron te bisedimet, jo dhuna. T\u00eb gjitha pal\u00ebt duhet t\u00eb p\u00ebrmbahen nga hapat ndar\u00ebs dhe nga frik\u00ebsimi. Dialogu i nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme paq\u00ebsore dhe p\u00ebr integrimin n\u00eb BE\u201d, tha MPJ e Austris\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Twitter.<\/p>\n<p>Takimi i K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs<br \/>\nKryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, mblodhi K\u00ebshillin e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ku u diskutua situata n\u00eb veri dhe koordinimi i hapave t\u00eb m\u00ebtejm\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve n\u00eb veri, presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani m\u00eb 25 shtator nd\u00ebrpreu vizit\u00ebn e saj n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe u nis drejt Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Presidentja Osmani ka th\u00ebn\u00eb se dy sulmet e s\u00eb shtun\u00ebs n\u00eb Zubin Potok dhe Zve\u00e7an, d\u00ebshmojn\u00eb se Serbia \u00ebsht\u00eb \u201cburimi kryesor i destabilizimit n\u00eb rajon\u201d.<\/p>\n<p>Ajo i b\u00ebri thirrje komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb t\u00eb mos injoroj\u00eb, at\u00eb q\u00eb ajo e cil\u00ebsoi si tendenc\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb dhe Serbis\u00eb p\u00ebr destabilizimin e rajonit dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Kurti, gjat\u00eb nj\u00eb konference p\u00ebr media, t\u00eb shtun\u00ebn ka th\u00ebn\u00eb se Serbia po provokon konflikt serioz nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb rrezikon t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrmasa rajonale.<\/p>\n<p>\u201cSerbia qartazi d\u00ebshiron t\u00eb militarizoj\u00eb dhe t\u00eb e eskaloj\u00eb situat\u00ebn. Po sjell deri af\u00ebr kufirit t\u00eb Kosov\u00ebs edhe helikopter\u00eb e avion\u00eb t\u00eb prodhimit rus. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtyre sulmeve, provokimeve ku p\u00ebrdoren qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, Serbia provokon konflikt serioz nd\u00ebrkomb\u00ebtar, q\u00eb rrezikon t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrmasa rajonale\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Autoritetet e Kosov\u00ebs, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 20 shtator kan\u00eb nisur q\u00eb veturave me targa t\u00eb Serbis\u00eb, q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, t\u2019iu v\u00ebn\u00eb targa t\u00eb p\u00ebrkohshme, pasi kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb Serbia po e b\u00ebn tash e sa vite.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e targave \u00ebsht\u00eb e rregulluar me Marr\u00ebveshjen e Brukselit p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, ku ishte p\u00ebrcaktuar q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pronar\u00ebt e veturave q\u00eb banojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, duhet t\u00eb p\u00ebrdorin targat \u2018KS\u2019 (Kosov\u00eb) ose \u2018RKS\u2019 (Republika e Kosov\u00ebs) dhe k\u00ebshtu t\u2019i hiqnin nga p\u00ebrdorimi targat q\u00eb p\u00ebr serb\u00ebt e Kosov\u00ebs i l\u00ebshonte Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Serbis\u00eb.\/REL\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara than\u00eb se po punojn\u00eb s\u00eb bashku me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, q\u00eb t\u00eb shtensiohet situata nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb shmangen veprimet q\u00eb mund t\u00eb rrisin tensionet. \u201cSHBA-ja po punon me Bashkimin Evropian, NATO-n [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-205031","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/205031","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=205031"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/205031\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=205031"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=205031"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=205031"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}