{"id":206105,"date":"2021-09-30T17:42:49","date_gmt":"2021-09-30T15:42:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=206105"},"modified":"2021-09-30T17:42:49","modified_gmt":"2021-09-30T15:42:49","slug":"klodian-tomorri-analizon-gropen-ne-sektorin-e-bujqesise-40-e-popullsise-sperfitojne-nga-rritja-ekonomike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/klodian-tomorri-analizon-gropen-ne-sektorin-e-bujqesise-40-e-popullsise-sperfitojne-nga-rritja-ekonomike\/","title":{"rendered":"Klodian Tomorri ANALIZON \u201cgrop\u00ebn\u201d n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb: 40% e popullsis\u00eb s\u2019p\u00ebrfitojn\u00eb nga rritja ekonomike"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari i Ekonomis\u00eb, Klodian Tomorri ka analizuar t\u00eb dh\u00ebnat e prezantuara lidhur me ekonomin\u00eb e vendit nga ministrja e Financave dhe Ekonomis\u00eb, Delinda Ibrahimaj dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Facebook, Tomorri shkruan se rritja ekonomike me m\u00eb shum\u00eb se 17%, n\u00eb krahasim me vitin e kaluar, \u00ebsht\u00eb normale madje njihet si term ekonomik rigjall\u00ebrim i form\u00ebs V, tipik p\u00ebr recesionet pandemike. Por gazetari \u00ebsht\u00eb kapur tjet\u00ebrkund\u00ebr, n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb. Si\u00e7 edhe b\u00ebn\u00eb me dije Ahmetaj e ministrja, pik\u00ebrisht ku sektor n\u00eb t\u00eb cilin ushqehen m\u00eb shum\u00eb se 40 % e popullsis\u00eb nuk ka asnj\u00eb rritje.<\/p>\n<p>\u201cDy sektor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebhequr rritjen ekonomike n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtimi dhe industria. I pari zgjerohet nga ekspansioni i qeveris\u00eb dhe m\u00ebsymja e parave me prejardhje t\u00eb dyshimt\u00eb. I dyti, \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzim i mir\u00ebfillt\u00eb i burimeve natyrore t\u00eb vendit, nga i cili p\u00ebrfitojn\u00eb vet\u00ebm disa. Tani e kemi p\u00ebrgjigjen se pse bujq\u00ebsia nuk rritet. Bujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb sektori i vet\u00ebm q\u00eb nuk preket nga politikat ekspansioniste t\u00eb qeveris\u00eb dhe sigurisht as nga parat\u00eb e krimit sepse trafikant\u00ebt nuk nd\u00ebrtojn\u00eb sera,\u201d-shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera gazetari.<\/p>\n<p>Paraditen e sotme n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp, si Ahmetaj dhe Ibrahimaj fol\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb rritje ekonomike, duke justifikuar edhe bilancin negativ t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00eb sektorin e bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>POSTIMI I PLOT\u00cb:<\/strong><\/p>\n<p>Ekonomia p\u00ebrtej euforis\u00eb qeveritare<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00eb normale, nj\u00eb rritje ekonomike prej 17.89 p\u00ebr qind do t\u00eb justifikonte edhe festime n\u00eb rrug\u00eb. Por n\u00eb ekonomin\u00eb e \u00e7uditshme t\u00eb vitit 2021, e vetmja q\u00eb ka arsye t\u00eb festoj\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb politik\u00eb \u00ebsht\u00eb qeveria. Nd\u00ebrsa qytetar\u00ebt, jo dhe aq shum\u00eb. S\u00eb pari, shifra 17.89 p\u00ebr qind sado impresionuese t\u00eb duket, nuk \u00ebsht\u00eb dhe aq e jasht\u00ebzakonshme. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rigjall\u00ebrim i form\u00ebs V, tipik p\u00ebr recesionet pandemike. Ekonomia tkurret fort\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mbylljes dhe rim\u00ebk\u00ebmbet po kaq fort menj\u00ebher\u00eb sapo hiqen masat kufizuese t\u00eb pandemis\u00eb. Pra kur ekonomia tkurret me 11 p\u00ebr qind, p\u00ebr efekt t\u00eb baz\u00ebs \u00ebsht\u00eb e pritshme q\u00eb shifra e rim\u00ebk\u00ebmbjes n\u00eb tremujorin korrenspondues t\u00eb vitit tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00eb po dyshifrore.<\/p>\n<p>Me pak fjal\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri nuk po ndodh asnj\u00eb mrekulli, po vet\u00ebm ajo q\u00eb po ndodh gjithandej. Konsideroni Eurozon\u00ebn. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, ekonomia e pasur e Eurozon\u00ebs u rrit me 14.3 p\u00ebr qind vit m\u00eb vit. Jo shum\u00eb larg n\u00eb terma relative me Shqip\u00ebrin\u00eb, por shum\u00eb larg n\u00eb terma absolute. T\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb n\u00eb Eurozon\u00eb jan\u00eb 3 her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb Shqip\u00ebri. Rrjedhimisht p\u00ebr t\u00eb mbajtur hapin e ekonomis\u00eb europiane, Shqip\u00ebria duhet ta ket\u00eb rritjen ekonomike t\u00eb pakt\u00ebn tre her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se Eurozona. N\u00eb cdo skenar tjet\u00ebr, qytetar\u00ebt shqiptar\u00ebt varf\u00ebrohen n\u00eb terma relativ\u00eb krahasuar me fqinj\u00ebt e tyre t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, si z\u00ebv\u00ebnd\u00ebskryeministri ashtu dhe ministrja e Financave u kujdes\u00ebn t\u00eb vinin n\u00eb dukje se rritja \u00ebsht\u00eb me baz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Formalisht kjo duket sikur \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull, pasi nga 12 sektor\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb, 11 regjistruan rritje. Por s\u00ebrish, djalli q\u00ebndron n\u00eb detaje. Sektori i ekonomis\u00eb, q\u00eb nuk u rrit ishte bujq\u00ebsia. Aty jetojn\u00eb dhe punojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 40 p\u00ebr qind e popullsis\u00eb. Pra rritje me baz\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, ku 40 p\u00ebr qind e popullsis\u00eb as kontribuojn\u00eb dhe as p\u00ebrfitojn\u00eb nga rritja ekonomike! Kjo \u00ebsht\u00eb pak larg t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria e ka p\u00ebrgjigje edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Zv\/kryeministri Arben Ahmetaj e justifikoi stanjacionin e bujq\u00ebsis\u00eb me faktin se ndoshta qeverit\u00eb e m\u00ebparshme kan\u00eb manipular shifrat e k\u00ebtij sektori gjat\u00eb viteve t\u00eb shkuara. Por teksa INSTAT dhe EUROSTAT do t\u00eb num\u00ebrojn\u00eb lop\u00ebt anemban\u00eb vendit p\u00ebr t\u00eb gjetur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e qeveris\u00eb, ka dhe nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tjet\u00ebr. Arsyeja se pse bujq\u00ebsia nuk rritet mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb se sa numri i lop\u00ebve.<\/p>\n<p>Dy sektor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebhequr rritjen ekonomike n\u00eb tremujorin e dyt\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtimi dhe industria. I pari zgjerohet nga ekspansioni i qeveris\u00eb dhe m\u00ebsymja e parave me prejardhje t\u00eb dyshimt\u00eb. I dyti, \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzim i mir\u00ebfillt\u00eb i burimeve natyrore t\u00eb vendit, nga i cili p\u00ebrfitojn\u00eb vet\u00ebm disa. Tani e kemi p\u00ebrgjigjen se pse bujq\u00ebsia nuk rritet. Bujq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb sektori i vet\u00ebm q\u00eb nuk preket nga politikat ekspansioniste t\u00eb qeveris\u00eb dhe sigurisht as nga parat\u00eb e krimit sepse trafikant\u00ebt nuk nd\u00ebrtojn\u00eb sera.<\/p>\n<p>Ekspansioni qeveritar financohet gjithmon\u00eb me borxh. N\u00eb dy vitet e fundit, qeveria ka marr\u00eb 1.3 miliard\u00eb euro borxh, ndaj nj\u00eb pjes\u00eb e shifrave pompoze t\u00eb ekonomis\u00eb jan\u00eb t\u00eb inflatuara me borxh. Rritja ekonomike e ushqyer me borxh nuk b\u00ebn pjes\u00eb tek formulat e sh\u00ebndet\u00ebshme p\u00ebr t\u00eb rritur mirq\u00ebnien e nj\u00eb vendi.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, shifrat e nj\u00eb tremujori nuk tregojn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndetin e nj\u00eb ekonomie. Ajo q\u00eb vlen m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb trendi i saj afatgjat\u00eb. N\u00eb tet\u00eb vitet e fundit, q\u00eb nga koha kur kjo qeveri ka ardhur n\u00eb pushtet, ekonomia shqiptare \u00ebsht\u00eb rritur mesatarisht me 1.9 p\u00ebr qind n\u00eb vit. Ky \u00ebsht\u00eb problemi i v\u00ebrtet\u00eb. Shqip\u00ebria, vendi m\u00eb i varf\u00ebr i Europ\u00ebs ka nj\u00eb dekad\u00eb t\u00eb plot\u00eb me rritje stanjative. Dhe do t\u00eb duhen shum\u00eb tremujor\u00eb me rritje t\u00eb shpejt\u00eb, q\u00eb kjo t\u00eb ndryshoj\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari i Ekonomis\u00eb, Klodian Tomorri ka analizuar t\u00eb dh\u00ebnat e prezantuara lidhur me ekonomin\u00eb e vendit nga ministrja e Financave dhe Ekonomis\u00eb, Delinda Ibrahimaj dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Facebook, Tomorri shkruan se rritja ekonomike me m\u00eb shum\u00eb se 17%, n\u00eb krahasim me vitin e kaluar, \u00ebsht\u00eb normale [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":121534,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,364,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-206105","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment-opinion","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206105","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=206105"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206105\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121534"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=206105"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=206105"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=206105"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}