{"id":206711,"date":"2021-10-02T18:16:10","date_gmt":"2021-10-02T16:16:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=206711"},"modified":"2021-10-02T18:16:10","modified_gmt":"2021-10-02T16:16:10","slug":"do-jeni-ne-fokus-nga-te-gjitha-anet-te-henen-sduhet-kaos-zbardhet-mesazhi-i-drejtoreshes-se-arsimit-per-mesuesit-reagon-gjekmarkaj-sillet-si-patronazhiste-mos-i-mendoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/do-jeni-ne-fokus-nga-te-gjitha-anet-te-henen-sduhet-kaos-zbardhet-mesazhi-i-drejtoreshes-se-arsimit-per-mesuesit-reagon-gjekmarkaj-sillet-si-patronazhiste-mos-i-mendoni\/","title":{"rendered":"\u201cDo jeni n\u00eb fokus nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn s\u2019duhet kaos\u201d\/ Zbardhet mesazhi i Drejtoresh\u00ebs s\u00eb Arsimit p\u00ebr m\u00ebsuesit. Reagon Gjekmarkaj: Sillet si patronazhiste. Mos i mendoni si turm\u00eb q\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka publikuar nj\u00eb mesazh t\u00eb drejtoresh\u00ebs s\u00eb Arsimit n\u00eb Tiran\u00eb me t\u00eb cilin ajo i \u00ebsht\u00eb drejtuar arsimtar\u00ebve n\u00eb kryeqytet q\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb pun\u00eb n\u00eb fundjav\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet gjith\u00e7ka gati p\u00ebr dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Ky urdh\u00ebr \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas njoftimit q\u00eb b\u00ebri dit\u00ebn e premte ministrja e Arsimit Evis Kushi se nga 4 Tetori nuk do t\u00eb kishte m\u00eb m\u00ebsim me turne apo orare t\u00eb shkurtuara.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mesazh drejtoresha e Arsimit n\u00eb Tiran\u00eb u drejtohet m\u00ebsuesve q\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn t\u00eb mos ket\u00eb kaos, \u201cmerreni seriozisht dhe l\u00ebrini pun\u00ebt e tjera k\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNuk e filluam mire javen e pare. Mesimi normal dhe sigurisht edhe pushim te gjate por nen mbikqyrje te rrepte ne oborre. Do jeni ne fokus diten e hene nga te gjitha anet\u2026Nuk ka pushim per mesuesit apo punonjesit e tjere\u201d, thuhet n\u00eb mesazhin e drejtoresh\u00ebs s\u00eb Arsimit.<\/p>\n<p>Gjekmarkaj q\u00eb mban edhe detyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Medias dhe Edukimit n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, e p\u00ebrcakton k\u00ebt\u00eb sjellje t\u00eb drejtoresh\u00ebs si \u201cprej patronazhisti\u2019.<\/p>\n<p>Deputeti i PD thot\u00eb n\u00eb reagimin e tij se m\u00ebsuesit shqiptar\u00eb \u201cm\u00eb shum\u00eb sekushdo meritojn\u00eb respektin e nj\u00eb shoqerie t\u00eb emancipuar t\u00eb shprehur nepermjet ligjit ! Atyre askush ska t\u00eb t\u00eb drejt\u00eb tu imponohet me urdher partie p\u00ebr ti nxjerr\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb dit\u00eb pushimi e jo m\u00eb ti kercenoj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMos i mendoni mesuesit si nj\u00eb turm\u00eb hallexhinjesh q\u00eb nuk ngren\u00eb krye, q\u00eb nuk din\u00eb t\u00eb mbrohen! Gaboheni r\u00ebnd\u00eb! Dija e mund injorancen k\u00ebt\u00eb bah\u00e7e ku rritet sundimi dhe urdheri abuziv!\u201d, shkruan Gjekmarkaj.<\/p>\n<p><strong>MESAZHI I PLOTE I DREJTORESHES SE ARSIMIT<\/strong><\/p>\n<p>Mirembrema te gjitheve! Ndjese per orarin ! Duhet bere orari mesimor gati dhe klasat. Neser dhe pasneser ne pune. Te henen nuk duhet te krijojme kaos. Duhen njoftuar mesuesit dhe nxenesit per oraret ne shkollat me dy turne. Merreni seriozisht dhe lerini punet e tjera kete fundjave. Nuk e filluam mire javen e pare. Mesimi normal dhe sigurisht edhe pushim te gjate por nen mbikqyrje te rrepte ne oborre. Do jeni ne fokus diten e hene nga te gjitha anet\u2026 Nuk ka pushim per mesuesit apo punonjesit e tjere. Orari mesimor te shpallet pasneser ne facebook e shkolles. Ju falenderojme per mirekuptimin. Naten e mire dhe shihemi neser.<\/p>\n<p><strong>REGIMI I PLOTE I AGRON GJEKMARKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Kur nj\u00eb drejtoreshe sillet si Patronazhiste!<\/p>\n<p>Drejtoresha e Arsimit e Tiranes militante e dashur e Rilindjes ju dergon nj\u00eb mesazh mesuesve p\u00ebr tu rrembyer ditet e pushimit po edhe p\u00ebr ti kercenuar me lezet !<\/p>\n<p>Ajo me gjuh\u00eb tipike propagande , me t\u00eb nj\u00ebjtat ikona lezeti e kenaqesie politike me autoritet q\u00eb ta jep sundimi dhe jo ligji ju thot\u00eb dilni n\u00eb pun\u00eb t\u00eb shtun\u00eb e t\u00eb diele se nuk e filluam mir\u00eb javen e par\u00eb t\u00eb shkolles! Drejtoresha sillet si patronazhiste u b\u00ebn me dije se do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb fokus nga t\u00eb gjitha anet !<\/p>\n<p>Kjo ha interpretim ! I veren pushteti, ajo vete dhe amanetqaret e saj, i sheh publiku dhe media e t\u00eb tjer\u00eb.N\u00eb fakt e filluan p\u00ebr faqe t\u00eb zeze me rremuje e kaos, me shume pak mesim e teper zhurm\u00eb!<\/p>\n<p>Po femijet dhe mesuesit shqiptar\u00eb jetojn\u00eb me keto gj\u00ebra s\u2019ka gajlje p\u00ebr ta.T\u00eb rroj\u00eb Partia, T\u00eb rroj\u00eb xhaj\u00eb Edi, t\u00eb rroj\u00eb ministria dhe ministrushja , t\u00eb rroj\u00eb shtepia botuese q\u00eb prej tet\u00eb vitesh ju qet n\u00eb drit\u00eb librat !<\/p>\n<p>Nj\u00eb jav\u00eb me turne me ore t\u00eb kufizuar s\u00eb dushman virusi \u00ebsht\u00eb n\u00eb sulm pastaj mesim normal se protestojn\u00eb prinderit ! Se si p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb u zgjidh siguria nj\u00eb zot e di por edhe sesi m\u00eb turrne ishte m\u00eb shum\u00eb askush nuk e di !<\/p>\n<p>Mesuesit shqiptar\u00eb m\u00eb shum\u00eb sekushdo meritojn\u00eb respektin e nj\u00eb shoqerie t\u00eb emancipuar t\u00eb shprehur nepermjet ligjit ! Atyre askush ska t\u00eb t\u00eb drejt\u00eb tu imponohet me urdher partie p\u00ebr ti nxjerr\u00eb n\u00eb pun\u00eb n\u00eb dit\u00eb pushimi e jo m\u00eb ti kercenoj\u00eb. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb vetem militantet t\u00eb cileve sherbestaria u lejon t\u00eb ken\u00eb zonen e tyre t\u00eb pushtetit dhe beneficet e tij.<\/p>\n<p>Pushteti b\u00ebn tendera e kon\u00e7ensione po rrogat e mesuesve nuk i rrit, varferia e tyre \u00ebsht\u00eb aleati i teokracis\u00eb politike, femijet e paditur masa e neserme e manipulueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend normal kjo drejtoreshe pasi kerkon falje publike largohet nga puna ndersa ketu me gjase do z\u00ebr\u00eb vendin e Bora Muzhaqit n\u00eb minsitrin\u00eb e arsimit !! Mos i mendoni mesuesit si nj\u00eb turm\u00eb hallexhinjesh q\u00eb nuk ngren\u00eb krye, q\u00eb nuk din\u00eb t\u00eb mbrohen! Gaboheni r\u00ebnd\u00eb!<\/p>\n<p>Dija e mund injorancen k\u00ebt\u00eb bah\u00e7e ku rritet sundimi dhe urdheri abuziv ! Mesuesit nuk pranojn\u00eb padron\u00eb e patronazhist\u00eb!<\/p>\n<p>Shqiperine e kan\u00eb b\u00ebre mesuesit !Kujtoni Petro Nini Luarasin kur tha qe me gjakun tim shkruani germat e shqipes!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka publikuar nj\u00eb mesazh t\u00eb drejtoresh\u00ebs s\u00eb Arsimit n\u00eb Tiran\u00eb me t\u00eb cilin ajo i \u00ebsht\u00eb drejtuar arsimtar\u00ebve n\u00eb kryeqytet q\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb pun\u00eb n\u00eb fundjav\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet gjith\u00e7ka gati p\u00ebr dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb. Ky urdh\u00ebr \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas njoftimit q\u00eb b\u00ebri dit\u00ebn e premte ministrja e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":206712,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-206711","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206711","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=206711"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206711\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/206712"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=206711"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=206711"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=206711"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}