{"id":206850,"date":"2021-10-03T21:13:22","date_gmt":"2021-10-03T19:13:22","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=206850"},"modified":"2021-10-03T21:13:22","modified_gmt":"2021-10-03T19:13:22","slug":"rama-paralajmeron-krizen-e-re-te-energjetikes-mund-te-kete-efekte-tronditese-do-te-perballemi-me-cmime-marramendese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/rama-paralajmeron-krizen-e-re-te-energjetikes-mund-te-kete-efekte-tronditese-do-te-perballemi-me-cmime-marramendese\/","title":{"rendered":"Rama paralajm\u00ebron kriz\u00ebn e re t\u00eb energjetik\u00ebs: Mund t\u00eb ket\u00eb efekte trondit\u00ebse! Do t\u00eb p\u00ebrballemi me \u00e7mime marramend\u00ebse"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama iu \u00ebsht\u00eb drejtuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel shqiptar\u00ebve me nj\u00eb mesazh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb lidhet me kriz\u00ebn energjetike, q\u00eb sipas tij, ka prekur gjith\u00eb tregjet bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media nga Kryeministria, kreu i qeveris\u00eb deklaroi se sipas projeksioneve t\u00eb sotme, \u00e7mimi mund t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb 100 dollar\u00eb p\u00ebr fu\u00e7i, deri n\u00eb fund t\u00eb vitit\u201d, tha Rama mes t\u00eb tjerash.<\/p>\n<p>\u201cNuk k\u00ebrc\u00ebnon jet\u00eb njer\u00ebzish, por n\u00eb aspektin ekonomik e social ka nj\u00eb energji negative, q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb efekte trondit\u00ebse. Kriza e energjetik\u00ebs sapo ka nisur t\u00eb jap\u00eb shenjat e saj n\u00eb tregjet bot\u00ebrore. <\/p>\n<p>Temperatura e k\u00ebsaj krize po rritet kudo, tanim\u00eb me or\u00eb, jo me dit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ulja e temperaturave t\u00eb motit po afron bashk\u00eb me dimrin dhe rritjen e natyrshme t\u00eb nevoj\u00ebs p\u00ebr ngrohje.<\/p>\n<p>Kjo kriz\u00eb e re na vendos p\u00ebrpara nj\u00eb sprove t\u00eb re, po aq t\u00eb fort\u00eb sa t\u00ebrmeti e pandemia.<br \/>\n Dukuria e rritjes marramend\u00ebse t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb gazit e karbonit n\u00eb t\u00eb gjitha tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si dhe tregu i fort\u00eb i \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs, paralajm\u00ebrojn\u00eb nj\u00eb dim\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, q\u00eb bota ka p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Bota po p\u00ebrballet me \u00e7mime marramend\u00ebse. \u00c7mimi i gazit \u00ebsht\u00eb rritur me rreth 250%, nd\u00ebrsa i gazit me 80%. Sipas projeksioneve t\u00eb sotme, \u00e7mimi mund t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb 100 dollar\u00eb p\u00ebr fu\u00e7i, deri n\u00eb fund t\u00eb vitit\u201d, tha Rama mes t\u00eb tjerash.<\/p>\n<p>DEKLARATA E PLOT\u00cb E KRYEMINISTRIT EDI RAMA:<\/p>\n<p>T\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb dhe bashk\u00ebqytetare,<\/p>\n<p>T\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb dhe bashk\u00ebqytetare<\/p>\n<p>Kjo, \u00ebsht\u00eb kriza e jasht\u00ebzakonshme energjitike, e cila vet\u00ebm sapo ka nisur, t\u00eb jap\u00eb shenjat e saj tejet shqet\u00ebsuese n\u00eb tregjet e m\u00ebdha t\u00eb bot\u00ebs, duke nisur nga Kina e Koreja e Jugut, n\u00eb Amerik\u00eb, n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe dhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Bashkimit Europian, e deri n\u00eb vendet fqinje, si Italia e Greqia.<\/p>\n<p>Temperatura e k\u00ebsaj krize po rritet kudo, tanim\u00eb me or\u00eb jo me dit\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ulja e temperaturave t\u00eb motit, po afron bashk\u00eb me dimrin dhe me rritjen e natyrshme t\u00eb nevoj\u00ebs edhe p\u00ebr ngrohje.<\/p>\n<p>Tamam kur shpresat p\u00ebr rikthimin n\u00eb normalitet, pas tragjedis\u00eb s\u00eb shkaktuar nga pandemia, t\u00eb cil\u00ebs njer\u00ebzimi po i paguan koston e humbjeve njer\u00ebzore t\u00eb nj\u00eb lufte bot\u00ebrore, jan\u00eb rritur ndjesh\u00ebm, fal\u00eb vaksinimit masiv dhe ritmeve t\u00eb larta t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike, kjo kriz\u00eb e re, na vendos me detyrim p\u00ebrcaktim p\u00ebrpara nj\u00eb sprove t\u00eb re, po aq t\u00eb fort\u00eb sa t\u00ebrmeti e sa pandemia, n\u00eb aspektin ekonomik e social.<\/p>\n<p>Dukuria e rritjes marramend\u00ebse t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb gazit e t\u00eb karbonit n\u00eb t\u00eb gjitha tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si edhe trendi i fort\u00eb i rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb naft\u00ebs, shoq\u00ebruar me nj\u00eb rritje t\u00eb p\u00ebrgjithshme \u00e7mimesh t\u00eb prodhimeve t\u00eb konsumit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm, q\u00ebndrojn\u00eb sot para t\u00eb gjitha vendeve, si siluetat e nj\u00eb ushtrie armike n\u00eb horizontin e dimrit t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb bota ka p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Rritja eksponenciale e k\u00ebrkes\u00ebs konsumatore, pas hapjes s\u00eb ekonomis\u00eb si rezultat i v\u00ebnies n\u00ebn kontroll t\u00eb pandemis\u00eb, ka rritur eksponencialisht edhe k\u00ebrkes\u00ebn e industrive prodhuese p\u00ebr energji, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsira shum\u00eb serioze edhe vet\u00eb kolos\u00ebt ekonomik\u00eb t\u00eb planetit; q\u00eb nga Kina, ku mungesa e kapaciteteve energjitike t\u00eb nevojshme p\u00ebr p\u00ebrballimin e k\u00ebsaj k\u00ebrkese, k\u00ebrc\u00ebnon afro gjysm\u00ebn e kapaciteteve industriale t\u00eb atij vendi, deri n\u00eb Europ\u00eb, ku k\u00ebrkesa e lart\u00eb dhe oferta e pamjaftueshme p\u00ebr gaz, ka detyruar qeverit\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me rritje marramend\u00ebse \u00e7mimesh e t\u00eb paralajm\u00ebrojn\u00eb, deri edhe politika kufizimesh n\u00eb furnizimin me energji elektrike.<\/p>\n<p>Ritmet e larta t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes nga pandemia dhe nevoja e tejrritur p\u00ebr energji, e kan\u00eb rritur \u00e7mimin e gazit me rreth 250%, at\u00eb t\u00eb karbonit me rreth 80%, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00e7mimi i naft\u00ebs ka k\u00ebrcyer lart, nga rreth 60$ p\u00ebr fu\u00e7i n\u00eb Gusht t\u00eb 2021, tek rreth 80$ n\u00eb momentin q\u00eb flasim dhe sipas projeksioneve t\u00eb sotme, \u00e7mimi mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb $100 p\u00ebr fu\u00e7i deri n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, \u00e7mimi mesatar vjetor i blerjes s\u00eb energjis\u00eb nga importi, \u00ebsht\u00eb thuajse trefishuar n\u00eb krahasimin me vitin e kaluar.<\/p>\n<p>N\u00eb burs\u00ebn HUPX, energjia elektrike \u00ebsht\u00eb tregtuar me mesatarisht 39 eur\/M\u00cbh vitin e shkuar, nd\u00ebrsa sivjet ky \u00e7mim ka arritur shifr\u00ebn e 110 eur\/M\u00cbh, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb rritje prej 182%.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb studiues e analist\u00eb financiar\u00eb, kjo kriz\u00eb energjie \u00ebsht\u00eb e ndryshme nga t\u00eb tjerat. Ajo lidhet kryesisht me ndryshimet klimatike dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i frenuar ato, por po ashtu edhe me nj\u00eb kombinim faktor\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb seri eventesh t\u00eb motit ekstrem, me tipare t\u00eb pazakonta sezonale, kan\u00eb impaktuar si k\u00ebrkes\u00ebn, ashtu edhe ofert\u00ebn p\u00ebr gaz. Dimri jasht\u00ebzakonisht i ftoht\u00eb i fillim-vitit n\u00eb hemisfer\u00ebn veriore, Azi, apo edhe ngricat e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb SHBA, ndikuan n\u00eb reduktimin drastik t\u00eb eksporteve t\u00eb gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm gjat\u00eb muajit shkurt.<\/p>\n<p>Pranvera e ftoht\u00eb dhe p\u00ebrmbytjet n\u00eb Europ\u00eb, automatikisht rrit\u00ebn k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gaz p\u00ebr ngrohje.<\/p>\n<p>Po nj\u00ebsoj val\u00ebt e t\u00eb nxehtit ekstrem gjat\u00eb ver\u00ebs n\u00eb Kin\u00eb, Europ\u00eb dhe SHBA, rrit\u00ebn k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gazin p\u00ebr ftohje.<\/p>\n<p>Prodhimi i energjis\u00eb nga burimet alternative \u00ebsht\u00eb zvog\u00ebluar. Impiantet e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb er\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb kan\u00eb prodhuar shum\u00eb m\u00eb pak energji se nivelet mesatare.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, mungesa e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb alternative, ka ndikuar n\u00eb rritjen e k\u00ebrkes\u00ebs dhe \u00e7mimeve t\u00eb gazit dhe t\u00eb qymyrit.<\/p>\n<p>N\u00eb Gjermani, mbyllja e tre reaktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb b\u00ebrthamor\u00eb, si pjes\u00eb e programit t\u00eb stopimit t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb nukleare, ka reflektuar n\u00eb rritje t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr energji edhe nga burimet natyrore t\u00eb parinovueshme.<\/p>\n<p>Rim\u00ebk\u00ebmbja ekonomike pas pandemis\u00eb, ka qen\u00eb e fort\u00eb si n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb Azi, duke rritur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr energji nga konsumator\u00ebt familjar\u00eb, fabrikat dhe sip\u00ebrmarrjet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs dhe \u00e7mimeve baz\u00eb n\u00eb tregje me 250%, Rusia nuk e ka shtuar furnizimin drejt Bashkimit Europian, duke u kufizuar vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrimeve kontraktuale afatgjata.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, vet\u00eb politika p\u00ebr adresimin e ndryshimeve klimatike, ka ndikuar indirekt n\u00eb rritjen e cmimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb Britani, 15 milion\u00eb familje pritet t\u00eb afektohen negativisht nga rritja e cmimit t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Itali, qeveria ka njoftuar qytetar\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb rritje prej 40% t\u00eb faturave t\u00eb tyre gjat\u00eb muajve t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu n\u00eb Bullgari, \u00e7mimet sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb rritje prej 72% nga fillimi vitit, duke e cuar \u00e7mimin mesatar t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb 133 Euro\/M\u00cbh.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo panoram\u00eb e situat\u00ebs energjitike, me vet\u00ebm disa prej shembujve larg e af\u00ebr nesh, vlen p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb ide t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb k\u00ebsaj krize, ku duam s\u2019duam, edhe Shqip\u00ebria si t\u00eb gjitha vendet e tjera, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb dhe e detyruar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet pa u shmangur dot me k\u00ebt\u00eb furtun\u00eb globale.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt mendojn\u00eb se pavar\u00ebsisht implikimeve t\u00eb mundshme sistemike, q\u00eb kriza e jasht\u00ebzakonshme energjitike mund t\u00eb ket\u00eb mbi t\u00eb gjitha vendet, beteja kulmore do t\u00eb zhvillohet dhe do t\u00eb vendoset, deri n\u00eb fund t\u00eb gjasht\u00ebmujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia e detyra num\u00ebr nj\u00eb e qeveris\u00eb shqiptare, \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb medoemos dhe sido e sado q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur, nga goditja e k\u00ebsaj fatkeq\u00ebsie t\u00eb re, shtresat m\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb, konsumator\u00ebt familjar\u00eb, si edhe biznesin e vog\u00ebl; fiks n\u00eb k\u00ebt\u00eb rend prioritetesh.<\/p>\n<p>Tanim\u00eb besoj se t\u00eb gjith\u00eb ju, t\u00eb dashur bashk\u00ebqytetar\u00eb e bashk\u00ebqytetare, i keni provat, se ne as nuk rr\u00ebzohemi as nuk dor\u00ebzohemi p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb k\u00ebsaj natyre.<\/p>\n<p>Kini besim t\u00eb plot\u00eb, si\u00e7 kam edhe un\u00eb besim t\u00eb pal\u00ebkundur, se si\u00e7 ia dol\u00ebm me t\u00ebrmetin e me pandemin\u00eb, do t\u2019ia dalim edhe k\u00ebsaj sfide t\u00eb madhe me energjin\u00eb dhe jini t\u00eb sigurt\u00eb, se si\u00e7 nuk na vun\u00eb p\u00ebrfund rr\u00ebnojat e pafundme t\u00eb t\u00ebrmetit, e si\u00e7 nuk na gjeti t\u00eb pap\u00ebrgatitur sulmi i Armikut t\u00eb Paduksh\u00ebm, ashtu nuk na gjen t\u00eb pap\u00ebrgatitur, e as as nuk na ve dot p\u00ebrfund as kjo kriz\u00eb e jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht dhe pavar\u00ebsisht prej d\u00ebshir\u00ebs apo vullnetit ton\u00eb, k\u00ebto vitet e fundit u b\u00ebn\u00eb si ajo fjala, \u201cnga lufta vijm\u00eb n\u00eb luft\u00eb shkojm\u00eb\u201d, por si\u00e7 dol\u00ebm m\u00eb t\u00eb fort\u00eb nga t\u00ebrmeti, e si\u00e7 po dalim m\u00eb t\u00eb fort\u00eb edhe nga pandemia, \u00e7ka e tregojn\u00eb kopshtet, shkollat, sht\u00ebpit\u00eb, lagjet e reja n\u00eb rind\u00ebrtim, si\u00e7 e tregojn\u00eb edhe shifrat e ritmeve t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike, pas mbylljes dramatike t\u00eb ekonomis\u00eb, k\u00ebshtu do t\u00eb dalim edhe nga kjo fatkeq\u00ebsi e re natyrore e kombinuar me faktor\u00eb gjeopolitik\u00eb e manovra tregtare q\u00eb nuk i kemi ne n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb frik\u00eb, asnj\u00eb pasiguri, vet\u00ebm vendosm\u00ebri, durim e besim, se m\u00eb e mira do t\u00eb b\u00ebhet dhe Shqip\u00ebria do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb synoj\u00eb maj\u00ebn q\u00eb i kemi v\u00ebn\u00eb vetes q\u00ebllim, n\u00eb rrug\u00ebtimin sfidues t\u00eb k\u00ebsaj dekade t\u00eb re ku sapo kemi hyr\u00eb.<\/p>\n<p>Faleminderit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama iu \u00ebsht\u00eb drejtuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb diel shqiptar\u00ebve me nj\u00eb mesazh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb lidhet me kriz\u00ebn energjetike, q\u00eb sipas tij, ka prekur gjith\u00eb tregjet bot\u00ebrore. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media nga Kryeministria, kreu i qeveris\u00eb deklaroi se sipas projeksioneve t\u00eb sotme, \u00e7mimi mund t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb 100 dollar\u00eb p\u00ebr fu\u00e7i, deri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":202794,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-206850","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206850","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=206850"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206850\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/202794"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=206850"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=206850"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=206850"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}