{"id":206965,"date":"2021-10-04T12:31:00","date_gmt":"2021-10-04T10:31:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=206965"},"modified":"2021-10-04T12:31:00","modified_gmt":"2021-10-04T10:31:00","slug":"kriza-energjitike-klodian-tomorri-kjo-eshte-krize-grykesie-dhe-paaftesie","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kriza-energjitike-klodian-tomorri-kjo-eshte-krize-grykesie-dhe-paaftesie\/","title":{"rendered":"Kriza energjitike\/ Klodian Tomorri: Kjo \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb gryk\u00ebsie dhe paaft\u00ebsie"},"content":{"rendered":"<p>Me gjith\u00eb miratimin nga Parlamenti shqiptar t\u00eb nj\u00eb legjislacioni bashk\u00ebkohor n\u00eb sektorin e energjis\u00eb elektrike dhe gazit n\u00eb vitin 2015, implementimi i k\u00ebsaj reforme t\u00eb Paket\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb Rregullatore rezultoi nj\u00eb d\u00ebshtim n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet. Modeli i ri i Tregut i miratuar n\u00eb korrik t\u00eb 2016, i cili synonte t\u00eb mb\u00ebshteste zbatimin e k\u00ebtyre angazhimeve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ligjit t\u00eb ri dhe akteve n\u00ebnligjore p\u00ebrkat\u00ebse u sabotua nga interesat korruptive. Nd\u00ebrsa reforma tarifore dhe rregullatore, e cila krijoi kushtet p\u00ebr hapjen dhe funksionimin e tregut t\u00eb liberalizuar u mbyt nga gryk\u00ebsia e tenderave. Po \u00e7far\u00eb ka ndodhur realisht me reformat n\u00eb sektorin e energjis\u00eb?<\/p>\n<p><em>1- D\u00ebshtim n\u00eb rritjen e prodhimit vendas <\/em>N\u00eb 8 vite qeveria aktuale nuk ka nd\u00ebrtuar asnj\u00eb burim t\u00eb ri energjie p\u00ebr t\u00eb rritur prodhimin vendas, por ka prodhuar vet\u00ebm filma propagande. M\u00eb 20 janar 2020, Qeveria hapi gar\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtimin e parkut fotovoltaik t\u00eb Karavastas\u00eb prej 140 MW me nj\u00eb kapacitet i ndar\u00eb n\u00eb 70 MW p\u00ebr prodhim dhe shitje n\u00eb treg t\u00eb lir\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 70 MW do t\u00eb jen\u00eb n\u00ebn \u00e7mimin e rregulluar, ose ndryshe i njohur PPA. Ministrja Balluku do te shprehej se me n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes mes qeveris\u00eb shqiptare dhe kompanis\u00eb franceze \u201cVoltalia\u201d finalizohet projekti i Parkut Fotovoltaik t\u00eb Karavastas\u00eb dhe se ky projekt, do t\u00eb p\u00ebrdorej si nj\u00eb \u201c\u00e7el\u00ebs suksesi\u201d, p\u00ebr nj\u00eb proces kompleks n\u00eb nj\u00eb vit kaq t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ekonomik. Nd\u00ebrsa Balluku premtonte q\u00eb studimet, lejet, kontratat ishin pjes\u00eb e dosjes s\u00eb ankandit, n\u00eb fakt, do t\u00eb kalonin 6 muaj q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruhej kontrata q\u00eb i jep t\u00eb drejt\u00ebn shtetit shqiptar t\u00eb blej\u00eb energjin\u00eb me \u00e7mimin 24.89 Euro\/MW, e cila, sipas deklarimeve te ministres \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb 31 dhjetor 2020. Pra, pa mbyllur ende kontrat\u00ebn p\u00ebr Karavastan\u00eb, MIE njofton m\u00eb 19 nentor hapjen e gar\u00ebs tjeter, at\u00eb t\u00eb Parkut Fotovoltaik t\u00eb Spitall\u00ebs, i cili do t\u00eb shtrihet n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 120 hektar\u00ebsh me nj\u00eb kapacitet prodhues prej 100 MW. Me 25 mars 2021 Balluku njofton mbylljen e ankandit dhe p\u00ebrs\u00ebri kompania franceze Voltalia ka fituar gar\u00ebn p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar parkun fotovoltaik t\u00eb Spitall\u00ebs, me ofert\u00ebn 29.89 Euro\/MW. Ajo ishte n\u00eb gar\u00eb me kompanin\u00eb kineze \u201cUniverse Energy\u201d, e cila ofroi \u00e7mimin 46 Euro\/MW. Sigurisht q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb e nj\u00ebjta kompani franceze, e cila nuk ka filluar akoma nd\u00ebrtimin p\u00ebr kontrat\u00ebn e n\u00ebnshkruar n\u00eb korrik 2020, fiton nj\u00eb gar\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por Ministrja Balluku nuk ndalet me prezantime t\u00eb hapjes s\u00eb ankandeve dhe pak dite m\u00eb par\u00eb njofton shpalljen e ankandit p\u00ebr nd\u00ebrtimin e parqeve eolike n\u00eb vend. N\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb prej 12 muajsh, do verifikohen t\u00eb gjitha argumentet p\u00ebr eksperienc\u00ebn teknike, burime financiare dhe pozit\u00ebn ligjore t\u00eb secil\u00ebs kompani dhe n\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb do vler\u00ebsohen ofertat financiare. Pra k\u00ebtu minimalisht duhen t\u00eb b\u00ebhen studimet p\u00ebr 12 muaj n\u00ebse ka efektivitet nd\u00ebrtimi i parqeve eolike n\u00eb ato zona, pa llogaritur kostot financiare t\u00eb balancimit t\u00eb rrjetit dhe d\u00ebmet e tjera q\u00eb shkaktojn\u00eb k\u00ebto disbalanca n\u00eb rrjet. Deri tani, 1 viti pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb par\u00eb nuk ka filluar ende asnj\u00eb punim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e parqeve energjitike t\u00eb burimeve t\u00eb rinovueshme t\u00eb premtuara me aq buj\u00eb nga zonja Balluku. Kompania franceze thot\u00eb se nuk ka siguruar financimin dhe nuk ka p\u00ebrfunduar akoma studimet, ku ai i mjedisit duket se do t\u00eb ket\u00eb v\u00ebrtet probleme. Ankande me \u00e7mime &#8220;sukseshme&#8221; q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb rezultuan qesharake, tregojn\u00eb munges\u00ebn e vizionit t\u00eb qeveris\u00eb, ku kan\u00eb kaluar rreth 4 vjet nga realizimi i ankandit te par\u00eb fotovoltaik t\u00eb Akernis\u00eb dhe ende sot nuk kemi asnje burim t\u00eb ri t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb prodhuar nga dielli dhe era. N\u00eb fakt, p\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit, tani n\u00eb vend t\u00eb burimeve shtes\u00eb t\u00eb energjis\u00eb kemi arbitrazhe, ku shteti shqiptar rrezikon qindra milion\u00eb euro penalitete.<\/p>\n<p><em>2- D\u00ebshtim i politikave me burimet hidrike: <\/em>Prodhuesit privat t\u00eb energjis\u00eb hidrike u konsideruan si \u201carmiqt\u00eb\u201d e mjedisit dhe ende sot, prej m\u00eb shum\u00eb se 3 vitesh nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb asnj\u00eb burim hidrik i konsideruesh\u00ebm duke penguar dhe bllokuar totalisht jo vetem realizimin e ketyre investimeve por edhe duke shkaktuar k\u00ebshtu mungesa n\u00eb bilancin energjitik t\u00eb vendit. Investimet e fundit dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb sektorin e energjis\u00eb jan\u00eb dy hidrocentrale n\u00eb kaskad\u00ebn e Devollit, t\u00eb kontraktuara nga qeveria e Sali Berish\u00ebs. N\u00eb 8 vjet qeveria aktuale ka b\u00ebr\u00eb propagand\u00eb, propagand\u00eb dhe vet\u00ebm propagand\u00eb. Kjo i thot\u00eb t\u00eb gjitha.<\/p>\n<p><em>3- D\u00ebshtim i liberalizimit t\u00eb tregut: <\/em>Qeveria shqiptare d\u00ebshtoi n\u00eb plot\u00ebsimin e kushteve teknike dhe rregullatore p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb konsumator\u00ebt jo familjar\u00eb jasht\u00eb tregut t\u00eb rregulluar t\u00eb energjis\u00eb. Sot num\u00ebrohen m\u00eb pak se 100 konsumator\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb energjis\u00eb elektrike, q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb tregun e liberalizuar nga mbi 170.000 t\u00eb till\u00eb.<br \/>\nPlot\u00ebsimi i k\u00ebtij detyrimi, nuk ishte thjesht nj\u00eb implementim formal i Direktivave t\u00eb BE. Liberalizimi i tregut do t\u00eb reduktonte sasin\u00eb e energjis\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb furnizoj\u00eb shteti vet\u00ebm n\u00eb mbulimin e konsumit t\u00eb familjeve. Paralelisht, Operatori i Sistemit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes, ndon\u00ebse i ndar\u00eb ligj\u00ebrisht, ende nuk ka arritur t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht i ndar\u00eb funksionalisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijonte pavar\u00ebsin\u00eb n\u00eb operacionet e shp\u00ebrndarjes s\u00eb en\u00ebrgjis\u00eb n\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb liberalizuar.<\/p>\n<p><em>4- D\u00ebshtimi i krijimit t\u00eb Burs\u00ebs Shqiptare t\u00eb Energjis\u00eb: <\/em>Ngritja e burs\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb u shnd\u00ebrrua de facto n\u00eb nj\u00eb proces fars\u00eb. M\u00eb 16 maj 2019, ministrja e energjis\u00eb Belinda Balluku shpalli procesin p\u00ebr krijimin e Burs\u00ebs Shqiptare t\u00eb Energjis\u00eb. Dokumentat p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Burs\u00ebs jan\u00eb paraqitur vet\u00ebm nga Operatori i Sistemit t\u00eb Transmetimit t\u00eb Energjis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs KOSTT sh.a. Procesi d\u00ebshtoi q\u00eb n\u00eb nisje, pasi n\u00eb gar\u00eb nuk u paraqit asnj\u00eb operator me eksperienc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb operimin e tregjeve t\u00eb energjis\u00eb. Por \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja nuk u paraqit asnj\u00eb institucion financiar, q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbente p\u00ebr ngritjen e k\u00ebsaj platforme si dhe p\u00ebr rritjen e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb dhe besueshmeris\u00eb s\u00eb saj n\u00eb rajon dhe me gjer\u00eb. Qeveria nuk dha asnj\u00eb shpjegim se pse u t\u00ebrhoq gjiganti evropian i bursave t\u00eb energjis\u00eb, Nord Pool i cili deri at\u00ebher\u00eb ishte operatori i tregut me i interesuar p\u00ebr administrimin e burs\u00ebs shqiptare. Shqip\u00ebria synonte t\u00eb aplikonte modelin nordik t\u00eb tregtimit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit parashikohet krijimi i Burs\u00ebs s\u00eb Energjis\u00eb ku furnizuesit, tregtar\u00ebt dhe konsumator\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb keshin mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb blinin n\u00eb koh\u00eb reale duke i dh\u00ebn\u00eb fund k\u00ebshtu kontratave bilaterale dhe tenderave shtet\u00ebrore p\u00ebr blerjen e energjis\u00eb. Por tenderat kan\u00eb para dhe zyrtar\u00ebt nuk heqin dor\u00eb nga parat\u00eb. Kjo ndoshta ishte dhe arsyeja kryesore se pse procesi u minua. Nd\u00ebrkoh\u00eb vendet e tjera t\u00eb rajonit po b\u00ebjn\u00eb progres. Disa nga bursat e vendeve fqinje pritet t\u00eb fillojn\u00eb shum\u00eb shpejt dhe q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit mund t\u00eb shihen rastet e para t\u00eb bashkimit t\u00eb tregjeve. Maqedonia e Veriut gjithashtu ka b\u00ebre hapa t\u00eb m\u00ebdha drejt tregut t\u00eb lir\u00eb t\u00eb energjis\u00eb duke u dalluar si pararoj\u00eb e reformave n\u00eb sektorin e energjis\u00eb. Perkund\u00ebr k\u00ebtyre p\u00ebrpjekjeve te vendeve fqinje, Shquip\u00ebria vegjeton n\u00eb propagand\u00eb.<\/p>\n<p><em>5- D\u00ebshtim n\u00eb rritjen e siguris\u00eb energjetike: <\/em>Taksapaguesit shqiptar\u00eb kan\u00eb paguar 110 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Termocentralit t\u00eb Vlor\u00ebs me kapacitet 100 MW. Por edhe pse ka p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 2001, ky TEC nuk ka prodhuar asnj\u00eb kilovat or\u00eb energji elektrike. Prej vitesh, \u00e7do qeveri angazhohet t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb pun\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr duke premtuar transformimin e tij, her\u00eb n\u00eb furnizim me naft\u00eb dhe her\u00eb me gaz, por ende sot i gjith\u00eb ky angazhim mbetet vetem n\u00eb po\u00eber point. Ky TEC u nd\u00ebrtua pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebto situata. Nj\u00eb kapacitet rezerv\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar furnizimin me energji t\u00eb vendit n\u00eb periudha krizash. <em>6- D\u00ebshtim i politikave dhe masave per efi\u00e7enc\u00ebn t\u00eb energjis\u00eb: <\/em>Sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg p\u00ebr arritjen e objektivave t\u00eb uljes s\u00eb konsumit t\u00eb energjis\u00eb. Implementimi i masave t\u00eb efi\u00e7enc\u00ebs n\u00eb godina dhe industri do t\u00eb b\u00ebnin t\u00eb mundur uljen e konsumit me masa stimuluese t\u00eb zgjuara, por n\u00eb ministrin\u00eb e energjis\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb nuk b\u00ebhet m\u00eb politik\u00eb, por vet\u00ebm tendera. T\u00eb gjitha k\u00ebto procese reformuese, t\u00eb marra s\u00eb bashku do t\u00eb kishin arritur t\u00eb zbusnin sot sadopak kriz\u00ebn energjitike duke ulur k\u00ebrkes\u00ebn dhe duke garantuar rritjen e burimeve t\u00eb reja energjetike n\u00eb vend. Investimet n\u00eb ngritjen e burimeve t\u00eb reja dhe liberalizimi i tregut do ta kishin kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb v\u00ebrtet n\u00eb nj\u00eb eksportues neto t\u00eb energjis\u00eb dhe jo peng t\u00eb deklaratave qesharake her\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe her\u00eb t\u00eb Belinda Ballukut. Sot Shqip\u00ebria ndodhet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb udh\u00ebkryq dhe mund t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb rritje t\u00eb konsiderueshme t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb si e vetmja mas\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb ose mund t\u2019u kthehet kufizimeve t\u00eb energjis\u00eb si 20 vjet m\u00eb par\u00eb. Ndaj kjo nuk \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb me armiq t\u00eb jasht\u00ebm. Por kriz\u00eb paaft\u00ebsie dhe korrupsioni.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me gjith\u00eb miratimin nga Parlamenti shqiptar t\u00eb nj\u00eb legjislacioni bashk\u00ebkohor n\u00eb sektorin e energjis\u00eb elektrike dhe gazit n\u00eb vitin 2015, implementimi i k\u00ebsaj reforme t\u00eb Paket\u00ebs s\u00eb Tret\u00eb Rregullatore rezultoi nj\u00eb d\u00ebshtim n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet. Modeli i ri i Tregut i miratuar n\u00eb korrik t\u00eb 2016, i cili synonte t\u00eb mb\u00ebshteste zbatimin e k\u00ebtyre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":121534,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-206965","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206965","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=206965"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206965\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/121534"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=206965"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=206965"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=206965"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}