{"id":206968,"date":"2021-10-04T12:41:09","date_gmt":"2021-10-04T10:41:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=206968"},"modified":"2021-10-04T12:41:09","modified_gmt":"2021-10-04T10:41:09","slug":"cfare-po-ndodh-pse-edi-rama-po-shpik-nje-krize-globale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/cfare-po-ndodh-pse-edi-rama-po-shpik-nje-krize-globale\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb po ndodh? Pse Edi Rama po shpik nj\u00eb kriz\u00eb globale?!"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7far\u00eb po ndodh? Pse Edi Rama po shpik nj\u00eb kriz\u00eb globale?! Me nj\u00eb pamje t\u00eb zymt\u00eb mortore q\u00eb nuk e kishim par\u00eb q\u00eb nga fillimet e pandemis\u00eb, Kryeministri Edi Rama doli pasditen e t\u00eb diel\u00ebs n\u00eb ekran dhe u prishi dit\u00ebn e pushimit shqiptar\u00ebve, duke i paralajm\u00ebruar p\u00ebr nj\u00eb apokalips t\u00eb ri ekonomik. K\u00ebt\u00eb her\u00eb foli p\u00ebr nj\u00eb kriz\u00eb energjitike t\u00eb madhe, duke synuar t\u00eb legalizoj\u00eb at\u00eb q\u00eb prej koh\u00ebsh kishte nisur, rritjen galopante t\u00eb \u00e7mimeve baz\u00eb p\u00ebr \u00e7do familje. Nga energjia, nafta, gazi e deri te shporta baz\u00eb e ushqimeve. P\u00ebr t\u00eb justifikuar k\u00ebt\u00eb falimentim t\u00eb shtetit q\u00eb drejton dhe pasi nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb rritje dometh\u00ebn\u00ebse rrogash e pensioneve gjat\u00eb k\u00ebtyre 8 viteve, Rama\u00a0po tenton q\u00eb ta kaloj\u00eb fajin n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb globale dhe gjeo-politike q\u00eb po sjell edhe n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst p\u00ebrmendi 2-3 shtete q\u00eb po rrisin \u00e7mimet e karburanteve, mes t\u00eb cilave edhe Britanin\u00eb e Madhe. Por po dit\u00ebn e diel kryeministri Boris Johnson tha se problemet me kriz\u00ebn energjitike jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme dhe lidhen me daljen e Britanis\u00eb nga Bashkimi Europian. N\u00ebse iu hedh nj\u00eb sy t\u00eb shpejt\u00eb mediave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, atyre t\u00eb specializuara dhe \u00e7do informacioni vjen nga shumica e vendeve n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb, rezulton se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb po hasen problematika me burimet dhe furnizimet energjitike, por sipas ekspert\u00ebve nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me \u201cqametin\u201d si\u00e7 thot\u00eb Edi Rama. K\u00ebto efekte kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb me nisjen e\u00a0 kufizimeve t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb karburanteve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb planit kund\u00ebr ngrohjes globale nga ana e vendeve t\u00eb m\u00ebdha industriale dhe as q\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb apokalips q\u00eb prek situat\u00ebn baz\u00eb t\u00eb familjeve n\u00eb ato vende. Edhe shtetet fqinje me ne, nuk kan\u00eb ngritur ndonj\u00eb alarm t\u00eb p\u00ebrmasave q\u00eb na tregoi Edi Rama mbr\u00ebm\u00eb. As n\u00eb Italin\u00eb q\u00eb p\u00ebrmendi, nuk e kemi par\u00eb kryeministrin t\u00eb dal\u00eb e t\u00eb paralajm\u00ebroj\u00eb \u201cqametin\u201d deri ver\u00ebn e vitit q\u00eb vjen.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama ka shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb kur thot\u00eb se vendi yn\u00eb do t\u00eb zhytet n\u00eb kolaps energjetik e ekonomik, por kjo \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar prej koh\u00ebsh dhe shkaku \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm brenda qeveris\u00eb s\u00eb tij. Fakt q\u00eb jo vet\u00ebm nuk e ka pranuar, por p\u00ebrkundrazi e ka quajtur vendin si lider n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Pyetja \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrse ai po parap\u00ebrgatit shqiptar\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb fatkeq\u00ebsi t\u00eb re, t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb absurde e krahason me t\u00ebrmetin dhe pandemin\u00eb?! Kujtojm\u00eb se tre dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, Top Channel lajm\u00ebroi me buj\u00eb se kryeministri shqiptar, Edi Rama, i kishte befasuar t\u00eb pranishmit n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb bot\u00ebrore n\u00eb Abu Dabi t\u00eb Emirateve t\u00eb Bashkuara ku deklaroi se, \u201cShqip\u00ebria ka nisur t\u00eb reformoj\u00eb sektorin e energjis\u00eb elektrike q\u00eb prej vitit 2014 dhe se brenda nj\u00eb dekade pret q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb eksportuese neto e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><em>&#8216;Jemi t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb diversifikimin e energjis\u00eb. Qeveria do miratoj\u00eb planin e ri n\u00eb p\u00ebrputhje me agjend\u00ebn e komunitetit t\u00eb energjis\u00eb. Shqip\u00ebria pret q\u00eb brenda k\u00ebsaj dekade t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb eksportuese neto e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb&#8217;<\/em>, tha Rama duke t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e t\u00eb gjith\u00ebve. N\u00eb at\u00eb konferenc\u00eb nuk u fol p\u00ebr ndonj\u00eb kriz\u00eb globale energjitike q\u00eb dhe aq m\u00eb pak, se ajo mund t\u00eb prekte edhe Shqip\u00ebrin\u00eb, ndaj Rama e shijoi euforin\u00eb dhe fiksimin e tij, p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy n\u00eb rang nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Por vet\u00ebm 48 or\u00eb m\u00eb von\u00eb \u201cpapritur\u201d k\u00ebt\u00eb her\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb brendshme dhe nj\u00eb kolapsi q\u00eb ka kapur financat, ai iu paraqiti shqiptar\u00ebve nj\u00eb prognoz\u00eb horror n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, duke e quajtur k\u00ebt\u00eb viti dhe at\u00eb q\u00eb vjen, edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se t\u00ebrmeti dhe pandemia! N\u00ebnteksti ishte i qart\u00eb: Shum\u00eb shpejt vendi do t\u00eb p\u00ebrfshihet nga rritje \u00e7mimesh marramend\u00ebse n\u00eb \u00e7do drejtim, duke nisur nga gj\u00ebrat m\u00eb bazike si energjia, karburantet dhe ushqimet. Pas tij doli edhe kreu i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, i cili n\u00eb vend q\u00eb tu shpjegonte shqiptar\u00ebve se ajo q\u00eb paralajm\u00ebron Rama \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e keq-menaxhimit dhe sidomos \u201cgjakderdhjes financiare\u201d, (si\u00e7 e ka quajtur Ditmir Bushati), u vet\u00eb-ofrua q\u00eb t\u00eb \u201cbashk\u00eb-qeveris\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb falimentim ekonomik dhe financiar t\u00eb nj\u00eb shteti kleptokrat e oligark, i cili \u00ebsht\u00eb zhytur n\u00eb borxhin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb Europ\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb, se sistemi i prodhimit, shp\u00ebrndarjes dhe menaxhimit t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb nga bizneset m\u00eb korruptiv dhe nj\u00eb makineri gjigante q\u00eb prodhon para n\u00eb favor t\u00eb klient\u00ebve, zyrtar\u00ebve dhe blerjes s\u00eb votave sa her\u00eb q\u00eb ka zgjedhje. Prej vitesh blihet energji mbi \u00e7mimet e tregut bot\u00ebror dhe nga klient\u00eb t\u00eb preferuar dhe t\u00eb dyshimt\u00eb, n\u00eb shuma qindra milion euro. Ndaj edhe drejtuesit shp\u00ebrblehen, duke u b\u00ebr\u00eb deputet\u00eb dhe me poste n\u00eb parti. Nga ana tjet\u00ebr, Shqip\u00ebria, edhe pa u shpikur papritur kjo kriz\u00eb apoliptike nga Edi Rama, kan\u00eb qen\u00eb kampione n\u00eb Ballkan p\u00ebr \u00e7mimet q\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr energjin\u00eb dhe karburantet, edhe pse kan\u00eb pag\u00ebn mesatare m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. K\u00ebshtu familjet shqiptare e paguajn\u00eb energjin\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se vendet e tjera t\u00eb rajonit sipas Eurostat, q\u00eb ka publikuar s\u00eb fundmi statistikat p\u00ebr \u00e7mimin e energjis\u00eb p\u00ebr familjar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas Eurostat, nj\u00eb familje shqiptare e paguan energjin\u00eb 0.0778 euro p\u00ebr kilovat or\u00eb. Kjo tarif\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shtrenjt\u00eb sesa Bosnj\u00eb Hercegovina (0.0728 euro p\u00ebr kilovat or\u00eb), Maqedonia e Veriut (0.0669 euro), Serbia (0.0551 ero), nd\u00ebrsa m\u00eb e lira n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb Kosova (0.0528 euro p\u00ebr kilovat or\u00eb). T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr malin e Zi mungojn\u00eb. Ballkani n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e ka energjin\u00eb p\u00ebr familjar\u00ebt m\u00eb lir\u00eb se shtetet e Bashkimit Europian. Kujtojm\u00eb se mesatarja e Bashkimit Europian \u00ebsht\u00eb 0.1312 euro p\u00ebr kilovat or\u00eb, por t\u00eb mos harrojm\u00eb se pagat jan\u00eb rreth 10-fish m\u00eb t\u00eb larta se n\u00eb vendin ton\u00eb. Nuk ka kriz\u00eb globale t\u00eb energjis\u00eb, madje as k\u00ebtu brenda n\u00eb Shqip\u00ebri. Thjesht makut\u00ebria dhe grabitja marramend\u00ebse edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor, m\u00eb n\u00eb fund po shp\u00ebrthen si nj\u00eb bomb\u00eb e pakontrolluar dot m\u00eb!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7far\u00eb po ndodh? Pse Edi Rama po shpik nj\u00eb kriz\u00eb globale?! Me nj\u00eb pamje t\u00eb zymt\u00eb mortore q\u00eb nuk e kishim par\u00eb q\u00eb nga fillimet e pandemis\u00eb, Kryeministri Edi Rama doli pasditen e t\u00eb diel\u00ebs n\u00eb ekran dhe u prishi dit\u00ebn e pushimit shqiptar\u00ebve, duke i paralajm\u00ebruar p\u00ebr nj\u00eb apokalips t\u00eb ri ekonomik. K\u00ebt\u00eb her\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":206562,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-206968","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206968","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=206968"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206968\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/206562"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=206968"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=206968"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=206968"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}