{"id":206977,"date":"2021-10-04T13:11:38","date_gmt":"2021-10-04T11:11:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=206977"},"modified":"2021-10-04T13:12:31","modified_gmt":"2021-10-04T11:12:31","slug":"fatos-lubonja-ambasadoret-perendimore-si-ata-sovjetike-dhe-kineze-ne-kohen-e-enverit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/fatos-lubonja-ambasadoret-perendimore-si-ata-sovjetike-dhe-kineze-ne-kohen-e-enverit\/","title":{"rendered":"Fatos Lubonja: Ambasador\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb si ata sovjetik\u00eb dhe kinez\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Enverit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb artikullin \u201cT\u00eb l*uftosh Berish\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fuqizuar berishizmin\u201d kam shkruar se q\u00ebndrimi i Lulzim Bash\u00ebs dhe i shum\u00ebve q\u00eb e mb\u00ebshtesin lidhur me p\u00ebrjashtimin e Berish\u00ebs nga Grupi Parlamentar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hipokrizi e kat\u00ebrfisht\u00eb ndaj Berish\u00ebs, amerikan\u00ebve, shqiptar\u00ebve dhe vetvetes (linku poshte). N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj loje t\u00eb tradit\u00ebs kulturore shqiptare, ku hipokrizit\u00eb dhe g\u00ebnjeshtrat jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrsjella, \u00ebsht\u00eb ngritur me koh\u00eb nj\u00eb makineri e madhe manipulimi q\u00eb punon p\u00ebr t\u00eb na b\u00ebr\u00eb t\u00eb jetojm\u00eb me hir dhe pahir ngjash\u00ebm me m\u00ebnyr\u00ebn e jet\u00ebs n\u00eb \u201cg\u00ebnjeshtr\u00ebn e madhe\u201d q\u00eb na detyroi t\u00eb jetonim propaganda komuniste. K\u00ebsaj here filmi i prodhuar nga \u201cKinostudio Shqip\u00ebria e Re Kapitaliste\u201d \u00ebsht\u00eb ai me tem\u00eb: \u201cRilindja e PD-s\u00eb dhe e Shqip\u00ebris\u00eb fillon me vdekjen e Berish\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Po jap vet\u00ebm disa argumente pse flas p\u00ebr g\u00ebnjesht\u00ebr e hipokrizi: Sepse momenti i kulmit t\u00eb mb\u00ebshtetjes amerikane ndaj qeveris\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet goditjes s\u00eb opozit\u00ebs, po k\u00ebrkohet t\u2019u shitet shqiptar\u00ebve shpres\u00ebhumbur si moment i shpres\u00ebgjetjes te nj\u00eb opozit\u00eb pa Berish\u00ebn q\u00eb do t\u00eb fituaka k\u00ebsisoj mb\u00ebshtetjen e Amerik\u00ebs n\u00eb luft\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb ndaj korrupsionit t\u00eb Ram\u00ebs. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, sepse politik\u00ebn e Ram\u00ebs \u201cp\u00ebr\u00e7a dhe sundo opozit\u00ebn me ndihm\u00eb amerikane\u201d p\u00ebr t\u00eb fuqizuar sundimin (bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb edhe krimin e korrupsionin) po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb na e shesin si politik\u00eb amerikane q\u00eb synon aleanc\u00ebn me opozit\u00ebn \u201ce pastruar\u201d n\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb Ram\u00ebs. Sepse, ndon\u00ebse edhe m\u00eb naivi e kupton se p\u00ebr\u00e7arja e ka dob\u00ebsuar dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb ta dob\u00ebsoj\u00eb opozit\u00ebn, k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb na mbushin mendjen se dob\u00ebsimi do t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrkohsh\u00ebm me argumentin se ishte e domosdoshme q\u00eb PD t\u2019i n\u00ebnshtrohej operacionit t\u00eb heqjes s\u00eb nj\u00eb tumori malinj dhe se, pasi t\u00eb b\u00ebj\u00eb kimioterapin\u00eb dhe radioterapin\u00eb Rama-Kim-SPAK, m\u00eb n\u00eb fund ajo do t\u00eb rilind\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse b\u00ebjn\u00eb sikur nuk e shikojn\u00eb se kjo \u201ckur\u00eb\u201d jo vet\u00ebm do ta lektis\u00eb, por mund ta vdes\u00eb fare PD-n\u00eb (ve\u00e7an\u00ebrisht kur sheh se disa ngulmojn\u00eb se pas metastaz\u00ebs \u201cBerisha\u201d duhet t\u00eb hiqet edhe metastaza \u201cBasha\u201d); pra, sikur ta ken\u00eb harruar at\u00eb q\u00eb deklaronin deri dje se p\u00ebrball\u00eb opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtar q\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon ta \u201ckuroj\u00eb\u201d k\u00ebsisoj jo vet\u00ebm \u00e7do opozit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por edhe \u00e7do z\u00eb kund\u00ebr dhe q\u00eb i ka tashm\u00eb n\u00eb dor\u00eb thuajse t\u00eb gjitha mjetet kirurgjikale p\u00ebr ta realizuar q\u00ebllimin e tij. Sepse predikojn\u00eb se largimi i Berish\u00ebs s\u00eb keq do t\u2019i heq\u00eb Edi Ram\u00ebs alibin\u00eb e t\u00eb qen\u00ebt e keqja m\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb e mban n\u00eb pushtet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po t\u00eb d\u00ebgjoje se \u00e7far\u00eb thoshin kur hyn\u00eb n\u00eb \u00e7ad\u00ebr apo kur lan\u00eb mandatet shkakun e q\u00ebndrimit t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb pushtet e lidhnin me t\u00eb qen\u00ebt e tij super m\u00eb e madhe n\u00eb krye t\u00eb sistemit t\u00eb grabitjes s\u00eb vot\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet oligarkis\u00eb e krimit t\u00eb organizuar \u00e7ka, gjith\u00eb sipas tyre deri dje, e provoi edhe masakra e fundit zgjedhore.<\/p>\n<p>Sepse b\u00ebjn\u00eb sikur besojn\u00eb se pa Amerik\u00ebn nuk fitohen zgjedhjet, megjith\u00ebse e din\u00eb se historia e k\u00ebtyre 30 vjet\u00ebve ka treguar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn dhe sikur nuk e shohin se reagimi i shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, jo vet\u00ebm brenda PD-s\u00eb, tregon se ata nuk jan\u00eb aq budallenj sa \u00e7\u2019k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019i b\u00ebjn\u00eb, gj\u00eb q\u00eb e kan\u00eb treguar edhe n\u00eb rastin e tentativ\u00ebs amerikane p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb arm\u00ebt kimike siriane. Sepse manipulojn\u00eb me p\u00ebrdorimin e fjal\u00ebs \u201cfitore\u201d q\u00eb do t\u00eb ardhka pas kat\u00ebr vjet\u00ebsh n\u00eb saj\u00eb t\u00eb moderacionit dhe urt\u00ebsin\u00eb parlamentare t\u00eb k\u00ebshilluar apo diktuar nga amerikan\u00ebt, duke i cil\u00ebsuar protestat, veprimet e forta q\u00eb kan\u00eb organizuar deri dje mbi fjal\u00ebn \u201cfitore\u201d, si gabime t\u00eb diktuara nga Berisha. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, kastrimin q\u00eb po u b\u00ebn Rama sot me bisturi amerikane si vazhdim\u00ebsi e atij q\u00eb u ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt me oligark\u00ebt e kapur prej tij \u2013 duke u ulur besimin e popullit t\u00eb Astirit, t\u00eb Kuk\u00ebsit etj., e p\u00ebr pasoj\u00eb mb\u00ebshtetjen e fuqishme popullore n\u00eb protesta si i vetmi mjet i v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb regjim \u2013 po duan t\u00eb na e shesin si rritje t\u00eb potenc\u00ebs dhe t\u00eb fertilitetit. Sepse b\u00ebjn\u00eb sikur nuk shohin e d\u00ebgjojn\u00eb se argumentet pro Basha mb\u00ebshteten nga t\u00eb gjith\u00eb ramist\u00ebt q\u00eb deri dje e kan\u00eb akuzuar Bash\u00ebn si njeri \u201ct\u00eb paaft\u00eb\u201d, q\u00eb \u201cfle gjum\u00eb\u201d, \u201ci korruptuar\u201d, \u201chumb\u00ebs i lindur\u201d etj., etj. Th\u00ebn\u00eb ndryshe, b\u00ebjn\u00eb sikur nuk e kuptojn\u00eb se skenari i filmit \u201cRilindja e PD-s\u00eb dhe e Shqip\u00ebris\u00eb fillon me vdekjen e Berish\u00ebs\u201d i ka zyrat te rilindja e PS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ironia e historis\u00eb \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb \u201ct\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d g\u00ebnjeshtr\u00ebn e k\u00ebtij filmi po kontribuojn\u00eb edhe ambasador\u00ebt euro-amerikan\u00eb, nj\u00eblloj si\u00e7 kontribuonin p\u00ebr \u201cg\u00ebnjeshtr\u00ebn e madhe\u201d t\u00eb regjimit komunist ambasador\u00ebt sovjeto-kinez\u00eb. Fakti \u00ebsht\u00eb q\u00eb skenari i k\u00ebtij filmi ka filluar t\u00eb ideohet e shkruhet q\u00eb kur, paradoksalisht, dyshja ambasadoriale LuVllahutin i k\u00ebrkonte prokurorit Llalla t\u00eb arrestonte Berish\u00ebn dhe Met\u00ebn, me iden\u00eb se kjo mund t\u00eb shitej si sukses i madh i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb do ta fuste at\u00eb n\u00eb Europ\u00eb \u2013 nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebta ambasador\u00eb mbyllnin syt\u00eb ndaj shifrave t\u00eb rritjes s\u00eb korrupsionin q\u00eb jepte \u201cTransparency International\u201d gjat\u00eb qeverisjes Rama, ndaj rritjes dramatike t\u00eb azilk\u00ebrkuesve n\u00eb vendet e BE-s\u00eb dhe kur fushat me kanabis q\u00eb po kaplonin Shqip\u00ebrin\u00eb u dukeshin si fusha me grur\u00eb. E di q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb do t\u00eb m\u00eb v\u00ebrsulen me pyetjen: \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo marr\u00ebzi, \u00e7far\u00eb interesi paskan vende demokratike si SHBA apo t\u00eb BE-s\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb nj\u00eb regjim duke dob\u00ebsuar opozit\u00ebn e tij?! Meqen\u00ebse i kam dh\u00ebn\u00eb shpesh disa nga argumentet e k\u00ebsaj mbrojtjeje, po u p\u00ebrgjigjem me nj\u00eb pyetje: \u00e7far\u00eb interesi kishin amerikan\u00ebt t\u00eb mbulonin p\u00ebr nj\u00ebzet vjet d\u00ebshtimin e shpenzimit t\u00eb 300 milion dollar\u00ebve n\u00eb dit\u00eb n\u00eb Afganistan? Gjithsesi, p\u00ebrtej interesave t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe BE-s\u00eb, gjykoj se interesi kryesor i shfaqjes s\u00eb k\u00ebtij filmi \u00ebsht\u00eb i brendsh\u00ebm dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb jona.<\/p>\n<p>Ai k\u00ebrkon t\u2019i zgjas\u00eb jet\u00ebn k\u00ebtij regjimi n\u00ebp\u00ebrmjet mbulimit kriminal t\u00eb faktit se \u201ctumori\u201d q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019i heqin opozit\u00ebs p\u00ebr ta \u201csh\u00ebruar\u201d \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb metastaz\u00eb sekondare n\u00eb trupin e Shqip\u00ebris\u00eb; se ky tumor e ka qendr\u00ebn e tij gjeneruese n\u00eb sistemin q\u00eb komandon partia n\u00eb pushtet, n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs ai ka kapluar shtetin, ekonomin\u00eb, krejt shoq\u00ebrin\u00eb dhe se ai nuk kurohet me operacione fasad\u00eb kirurg\u00ebsh amerikan\u00eb, por n\u00ebp\u00ebrmjet kurash t\u00eb tjera t\u00eb cilat njer\u00ebzit e PD-s\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje as t\u2019i gjejn\u00eb, as t\u2019i aplikojn\u00eb, pasi jan\u00eb brenda tumorit edhe vet\u00eb. E prandaj, disa me vet\u00ebdije e t\u00eb tjer\u00eb ndoshta pa vet\u00ebdije kan\u00eb zgjedhur t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00eb prodhimin e filmit \u201cRilindja e PD-s\u00eb dhe e Shqip\u00ebris\u00eb fillon me vdekjen e Berish\u00ebs\u201d, me regji dhe skenar t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe aktor\u00eb kryesor\u00eb Yuri Kim, Lulzim Basha, Sali Berisha etj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb artikullin \u201cT\u00eb l*uftosh Berish\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fuqizuar berishizmin\u201d kam shkruar se q\u00ebndrimi i Lulzim Bash\u00ebs dhe i shum\u00ebve q\u00eb e mb\u00ebshtesin lidhur me p\u00ebrjashtimin e Berish\u00ebs nga Grupi Parlamentar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hipokrizi e kat\u00ebrfisht\u00eb ndaj Berish\u00ebs, amerikan\u00ebve, shqiptar\u00ebve dhe vetvetes (linku poshte). N\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj loje t\u00eb tradit\u00ebs kulturore shqiptare, ku hipokrizit\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":179834,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,1454],"tags":[4538],"class_list":{"0":"post-206977","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-politike","10":"tag-lajme-zjarr-fatos-lubonja-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206977","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=206977"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/206977\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/179834"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=206977"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=206977"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=206977"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}