{"id":207383,"date":"2021-10-05T16:44:36","date_gmt":"2021-10-05T14:44:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=207383"},"modified":"2021-10-05T16:44:36","modified_gmt":"2021-10-05T14:44:36","slug":"gabriel-escobar-antipod-i-richard-grenell-it-diplomati-amerikan-me-mbiemer-provokues-qe-shkelqeu-ne-zgjidhjen-e-problemit-te-targave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/gabriel-escobar-antipod-i-richard-grenell-it-diplomati-amerikan-me-mbiemer-provokues-qe-shkelqeu-ne-zgjidhjen-e-problemit-te-targave\/","title":{"rendered":"Gabriel Escobar antipod i Richard Grenell-it\/ Diplomati amerikan me mbiem\u00ebr \u201cprovokues\u201d q\u00eb shk\u00eblqeu n\u00eb zgjidhjen e problemit t\u00eb targave"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ramazan Bekteshi<\/p>\n<p>Vendimi i Qeveris\u00eb p\u00ebr reciprocitet me Serbin\u00eb lidhur me targat e automjeteve shfaqi n\u00eb sken\u00eb edhe ndikimin dhe mb\u00ebshtetjen e fort\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ishte i d\u00ebrguari i presidentit Joe Biden p\u00ebr Ballkanin per\u00ebndimor, Gabriel Escobar q\u00eb me p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb dialogun nd\u00ebrmjet pal\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe asaj t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Bruksel i dha t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb plot\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb aplikim e reciprocitetit p\u00ebr targat.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, ndodhi Jarinja dhe B\u00ebrnjaku q\u00eb Gabriel Escobari t\u00eb shfaqet n\u00eb sken\u00ebn Ballkanike me shpejt\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb meteori.<\/p>\n<p>\u201cEskobari, Veriu, dhe dialogu. (\u201c\u00cbsht\u00eb e drejt\u00eb e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb aplikoj reciprocitetin\u201d Eskobar). Ndodhi Jarinja dhe B\u00ebrnjaku q\u00eb Gabriel Eskobari t\u00eb shfaqet n\u00eb sken\u00ebn Ballkanike me shpejt\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb meteori. Nuk ishte vet\u00ebm shpejt\u00ebsia, por edhe shk\u00eblqimi tij p\u00ebr t\u00eb vepruar dhe p\u00ebr t\u00eb bindur pal\u00ebt. Nuk dihet n\u00ebse Laj\u00e7ak do t\u00eb kishte mund\u00ebsi i vet\u00ebm n\u00eb koh\u00eb rekorde t\u00eb arrinte sukses bazuar n\u00eb pun\u00ebn e tij t\u00eb deritashme. Por kush ishte ky diplomat amerikan me k\u00ebt\u00eb mbiem\u00ebr provokues p\u00ebr ata q\u00eb s\u2019e njohin\u201d, u shpreh Bekteshi.<\/p>\n<p>Ai rikujtoi se Gabriel Escobar \u00ebsht\u00eb, Z\u00ebvend\u00ebs Ndihm\u00ebs Sekretar, Byroja p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane dhe Euroaziatike, q\u00eb pa zhurm\u00eb e kreu rolin e tij si nd\u00ebrmjet\u00ebsues n\u00ebn hije.<\/p>\n<p>Sipas tij, pa prezenc\u00ebn e z. Escobar s\u2019dihet se si do t\u00eb p\u00ebrfundonte marr\u00ebveshja p\u00ebr targat, pra ishte paraqitja e par\u00eb e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb rol.<\/p>\n<p>\u201cA \u00ebsht\u00eb Eskobari, nj\u00eb Holbruk i ri, mbetet t\u00eb shihet n\u00eb jav\u00ebt dhe muajt n\u00eb vazhdim. Ai haptas e tha n\u00eb brifingun e tij se: \u201cJu do t\u00eb m\u00eb shihni fort q\u00eb ta ndihmoj\u00eb dialogun\u201d, shprehet Bekteshi.<\/p>\n<p>Ai tha se z. Escobar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diplomat karriere q\u00eb ka fituar disa \u00e7mime t\u00eb ndara nga DASH.<\/p>\n<p>\u201cKa sh\u00ebrbyer n\u00eb Ballkan gjat\u00eb viteve 1998-2001 si Zv. Shef n\u00eb Amb. Amerikane n\u00eb Beograd, ka sh\u00ebrbyer edhe n\u00eb Bosnje, Banja Lluk\u00eb, dhe Mal te Zi, Podgoric\u00eb. Flet gjasht\u00eb gjuh\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe serbo-kroatishten. Nj\u00eb njeri i artikulluesh\u00ebm, nj\u00eb diplomat i rryer q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb antipod me Amb. Grenell\u201d, potencon ai.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu sipas analistit nga Amerika, i d\u00ebrguari i ri amerikan p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor pritet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rol mb\u00ebshtet\u00ebs, duke vepruar nga prapavija p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>\u201cEscobari \u00ebsht\u00eb m\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs se paraardh\u00ebsi i tij Palmer kur flet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e vendeve ballkanike n\u00eb BE pasi vet\u00eb rajoni thot\u00eb ai, se \u00ebsht\u00eb evropian, me kulture, histori, ekonomi dhe me diaspor\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>Ndryshimi i Eskobarit me Laj\u00e7akun dhe BE-n\u00ebp\u00ebr dialogun \u00ebsht\u00eb se BE nuk e thot\u00eb se njohja duhet t\u00eb jet\u00eb akti final derisa Escobari thot\u00eb se njohja duhet t\u00eb jet\u00eb akti p\u00ebrmbyll\u00ebs. BE dhe Laj\u00e7ak nuk nxitojn\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Ballkanit n\u00eb BE, derisa Escobar ngul k\u00ebmb\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb ndodh nj\u00eb dit\u00eb e m\u00eb par\u00eb dhe 20 milion\u00eb ballkanas, q\u00eb me kultur\u00eb e gjeografi jan\u00eb evropian dhe kjo vet\u00ebm se e forcon BE-n\u00eb\u201d, shton ai.<\/p>\n<p>Bekteshi rikujtoi edhe deklaratat e z. Escobar, kur tha se q\u00ebllimi i vizit\u00ebs s\u00eb tij ishte tregimi i mb\u00ebshtetjes p\u00ebr dialog.<\/p>\n<p>\u201cOpinioni shqiptar nuk di shum\u00eb p\u00ebr Eskobar por ai me 30 shtator, 2021 n\u00eb pres brifingun e tij special online si Zv. Ndihm\u00ebs Sekretar i Byros\u00eb p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane dhe Euroaziatike la nj\u00eb p\u00ebrshtypje se ai jo vet\u00ebm q\u00eb e njeh rajonin por ka nj\u00eb agjend\u00eb ndryshe nga Palmer, q\u00eb nuk la asnj\u00eb gjurm\u00eb gjat\u00eb misionit t\u00eb tij. Ai tha: \u201cQ\u00ebllimi i vizit\u00ebs sime kishte n\u00eb thelb p\u00ebr t\u00eb treguar mb\u00ebshtetjen time p\u00ebr at\u00eb dialog\u201d. Ai n\u00eb vazhdim tha se e p\u00ebrkrah Laj\u00e7akun dhe ekipin e tij dhe se do ti inkurajojn\u00eb pal\u00ebt p\u00ebr zgjedhje konstruktive.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim t\u00eb pyetjeve t\u00eb gazetar\u00ebve Eskobar tha se \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e qeverise s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb aplikoj\u00eb reciprocitetin, ishte ky nj\u00eb dakordim i m\u00eb hersh\u00ebm. Kjo pritej q\u00eb t\u00eb ndodhi, dhe un\u00eb jam i lumtur q\u00eb i kemi ul tensionet. Derisa p\u00ebr rolin amerikan n\u00eb rajon tha se ne gjithmon\u00eb kemi qen\u00eb prezent aty, ne mbajm\u00eb rol udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb KFOR dhe kemi shum\u00eb, shum\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira partnershipi me Kosov\u00ebn. Ne lidhje me mandatin e KFOR-it tha se nuk do t\u00eb merret me funksione q\u00eb jan\u00eb domestike, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb n\u00ebnkuptohet se me ato \u00e7\u00ebshtje duhet t\u00eb merret policia e Kosov\u00ebs\u201d, potencoi ai.<\/p>\n<p>\u201cPyetjes se: &#8220;A do t\u00eb em\u00ebroj\u00eb (SHBA) nj\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, si Richard Grenell q\u00eb ishte n\u00eb administrat\u00ebn e m\u00ebparshme?&#8221; ai p\u00ebrgjigjet: \u201cKjo mbetet p\u00ebr t&#8217;u par\u00eb. Por n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, un\u00eb jam p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Departamentit t\u00eb Shtetit n\u00eb rajon, dhe un\u00eb e marr\u00eb shum\u00eb seriozisht, dhe premtoj t\u00eb jem aq aktiv dhe po aq i hapur p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00ebzgjidhje bilaterale dhe n\u00eb koordinim me partner\u00ebt tan\u00eb evropian\u00eb\u201d, shton Bekteshi.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Bekteshi tha se BE e ka t\u00eb qart\u00eb se sa her\u00eb q\u00eb Evropa ka punuar me SHBA-n\u00eb kan\u00eb dal fituese, dhe sa her\u00eb q\u00eb ka tentuar e vetme ka dal humb\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cSot Laj\u00e7ak ateroi n\u00eb Uashington DC, duke e l\u00ebshuar cic\u00ebrim\u00ebn e tij n\u00eb T\u00ebitter: \u201cMezi i pres takimet e mia me miqt\u00eb amerikan\u00eb si k\u00ebtu dhe n\u00eb NYC\u201d. Ai pritet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00eb nga administrata Biden p\u00ebr dialogun, ai dhe BE e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb se, sa her\u00eb q\u00eb Evropa ka punuar me SHBA-n\u00eb kan\u00eb dal fituese, dhe sa her\u00eb q\u00eb ka tentuar e vetme ka dal humb\u00ebse. Derisa dit\u00eb me par\u00eb nen organizimin e AACL Senatori Menendez, Kryetar i Komitetit t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Jasht\u00eb t\u00eb Senatit amerikan tha:\u201cGj\u00ebja e fundit q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet \u00ebsht\u00eb Asociacioni i Komunave Serbe. Kjo do t\u00eb ishte recet\u00eb p\u00ebr katastrof\u00eb\u201d. Senatori po ashtu \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr k\u00ebmbimit te territorit. Sigurisht se Laj\u00e7ak do t\u00eb informohet edhe p\u00ebr pik\u00ebpamjet e Sen. Menendez\u201d, p\u00ebrfundoi Bekteshi.\/BOTASOT<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ramazan Bekteshi Vendimi i Qeveris\u00eb p\u00ebr reciprocitet me Serbin\u00eb lidhur me targat e automjeteve shfaqi n\u00eb sken\u00eb edhe ndikimin dhe mb\u00ebshtetjen e fort\u00eb q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ishte i d\u00ebrguari i presidentit Joe Biden p\u00ebr Ballkanin per\u00ebndimor, Gabriel Escobar q\u00eb me p\u00ebrfshirjen e tij n\u00eb dialogun nd\u00ebrmjet pal\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":207384,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-207383","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207383","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=207383"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207383\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/207384"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=207383"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=207383"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=207383"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}