{"id":207533,"date":"2021-10-06T12:21:00","date_gmt":"2021-10-06T10:21:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=207533"},"modified":"2021-10-06T12:21:00","modified_gmt":"2021-10-06T10:21:00","slug":"agron-gjekmarkaj-ben-denoncimin-skender-gjinushi-po-shkrin-akademine-e-studimeve-albanologjike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/agron-gjekmarkaj-ben-denoncimin-skender-gjinushi-po-shkrin-akademine-e-studimeve-albanologjike\/","title":{"rendered":"Agron Gjekmarkaj b\u00ebn denoncimin: Sk\u00ebnder Gjinushi po shkrin Akademin\u00eb e Studimeve Albanologjike"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Komisionit t\u00eb Medias, Agron Gjekmarkaj, denoncon sot, p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi, se kreu i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, Sk\u00ebnder Gjinushi, po shkrin Akademin\u00eb e Studimeve Albanologjike. N\u00eb shkrim, Gjekmarkaj shkruan se \u201cPapritur, me nj\u00eb nism\u00eb politike t\u00eb Gjinushit, qeveria inicon mbylljen e albanologjis\u00eb dhe kalimin e saj si filial tek seksionet e akademis\u00eb s\u00eb shkencave\u201d.<\/p>\n<p>Deputeti demokrat, i drejtohet qeveris\u00eb, si kryetar i Komisionit t\u00eb Medias, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb t\u00ebrhiqet nga kjo nism\u00eb dhe t\u00eb respektoj\u00eb ligjin dhe Kushtetut\u00ebn, nd\u00ebrsa shton se \u201cApeloj Presidentin si dekretues, Ministrja e Arsimit si institucion p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe vet\u00eb senati i albanologjis\u00eb, duhet t\u00eb flasin dhe t\u00eb d\u00ebgjohen p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarime p\u00ebr q\u00ebndrimet dhe vendimet e tyre n\u00eb raport me ligjin dhe Kushtetut\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p><strong>Shkrimi i plot\u00eb i Agron Gjekmarkajt:<\/strong><\/p>\n<p><em>\u201cAkademia e Shkencave e Shqip\u00ebris\u00eb, e cila drejtohet nga nj\u00eb prej politikan\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs, Skender Gjinushi, ish ministri i fundit i arsimit i sistemit komunist dhe person pa asnj\u00eb studim, botim apo artikull shkencor n\u00eb 30 vitet e fundit, \u2013 ka vendosur q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb koalicionit me PS t\u00eb zgjerohet, duke shkrir\u00eb Akademin\u00eb e Studimeve Albanologjike. Albanologjia \u00ebsht\u00eb shkenca e vetme q\u00eb lidhet me historin\u00eb, gjuh\u00ebsin\u00eb, identitetin dhe arkeologjin\u00eb shqiptare, \u00ebsht\u00eb drejtim me interes publik, shtet\u00ebror e komb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb institucioni kryesor q\u00eb koordinon studimet shqiptare n\u00eb Tiran\u00eb, Prishtin\u00eb e Shkup. Ajo p\u00ebrb\u00ebhet nga 4 institute dhe mbi 100 k\u00ebrkues shkencor\u00eb, akademik\u00eb e profesor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me nj\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb t\u00eb lapsit duan ti kalojn\u00eb vart\u00ebs n\u00ebn urdh\u00ebrat e kabinetit t\u00eb Ramiz Alis\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave. <\/em><em>Vendimi politik p\u00ebr ta shkir\u00eb Akademin\u00eb Albanologjike dhe p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar n\u00eb filial t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Gjinushit, \u00ebsht\u00eb de facto akt kund\u00ebr shkenc\u00ebs, kund\u00ebr albanologjis\u00eb, kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve. Akademia albanologjike drejtohet nga nj\u00eb rektor dhe senat t\u00eb zgjedhur me vot\u00eb n\u00eb korrik 2021, t\u00eb dekretuar nga Presidenti dhe t\u00eb njohur me ligj nga Ministria e Arsimit. Papritur, me nj\u00eb nism\u00eb politike t\u00eb Gjinushit, qeveria inicon mbylljen e albanologjis\u00eb dhe kalimin e saj si filial tek seksionet e akademis\u00eb s\u00eb shkencave.<\/em><\/p>\n<p><em>Krijimi i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave si struktur\u00eb drejtuese me var\u00ebsi institute t\u00eb ndryshme k\u00ebrkimore ka qen\u00eb praktik\u00eb e vendeve ish komuniste. N\u00eb Shqip\u00ebri ajo \u00ebsht\u00eb krijuar me vendim t\u00eb Byros\u00eb Politike dhe t\u00eb Plenumit t\u00eb KQ t\u00eb PPSH n\u00eb qershor 1972. Asnj\u00eb vend tjet\u00ebr europian nuk e ka m\u00eb at\u00eb struktur\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr ideologjike, duke profilizuar shkencat n\u00eb institute k\u00ebrkimore dhe duke u l\u00ebn\u00eb role honorifike akademive. Qeveria shqiptare ka vendosur ndryshe. Pari Rama 1 i mori godin\u00ebn studiuesve t\u00eb albanologjis\u00eb, Rama 2 u shkurtoi struktur\u00ebn dhe fondet, kurse Rama 3 vendos t\u00eb jap\u00eb d\u00ebnimin e fundit, shkrirjen e tyre dhe kalimin si seksione t\u00eb Gjinushit. <\/em><em>Nisma p\u00ebrve\u00e7se akt i r\u00ebnd\u00eb kund\u00ebr shkenc\u00ebs dhe albanologjis\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe akt administrativ n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe Kushtetut\u00ebn. Nj\u00eb rektor t\u00eb zgjedhur me vot\u00eb dhe t\u00eb dekretuar nga Presidenti nuk mund ta shkarkoj\u00eb dhe shkrij\u00eb nj\u00eb ministri apo qeveri. Nj\u00eb institucion tjet\u00ebr si akademia e Gjinushit nuk mund t\u00eb vendos\u00eb shkrirjen e akademis\u00eb albanologjike. Nj\u00eb nism\u00eb n\u00eb konflikt interesi nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb akt zyrtar t\u00eb qeveris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr ata q\u00eb flasin p\u00ebr shkenc\u00eb dhe e nj\u00ebsojn\u00eb Gjinushin me shkenc\u00ebn, shembulli m\u00eb i mir\u00eb sesi akademia e Gjinushit e b\u00ebn shkenc\u00ebn \u00ebsht\u00eb konferenca pompoze e nanoteknologjis\u00eb q\u00eb po mbahet n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 5 tetor. Aq shkencore dhe aq nanoteknologji \u00ebsht\u00eb sa fol\u00ebs kryesor \u00ebsht\u00eb Arben Ahmetaj . <\/em><em>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb Komisionit t\u00eb Edukimit dhe t\u00eb Mjeteve t\u00eb Informimit i k\u00ebrkoj qeveris\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb nism\u00ebn dhe t\u00eb respektoj\u00eb ligjin e Kushtetut\u00ebn. Apeloj Presidentin si dekretues, ministria e arsimit si institucion p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe vet\u00eb senati i albanologjis\u00eb duhet t\u00eb flasin dhe t\u00eb d\u00ebgjohen p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarime p\u00ebr q\u00ebndrimet dhe vendimet e tyre n\u00eb raport me ligjin dhe Kushtetut\u00ebn. Komisioni do ta ndjek\u00eb k\u00ebt\u00eb problem n\u00eb t\u00eb gjitha fazat e tij duke mos lejuar q\u00eb shkenca t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00ebt nga t\u00eb em\u00ebruarit e fundit t\u00eb Byros\u00eb Politike n\u00eb Shqip\u00ebri.\u201d<\/em>-shprehet Gjekmarkaj.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Komisionit t\u00eb Medias, Agron Gjekmarkaj, denoncon sot, p\u00ebrmes nj\u00eb shkrimi, se kreu i Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, Sk\u00ebnder Gjinushi, po shkrin Akademin\u00eb e Studimeve Albanologjike. N\u00eb shkrim, Gjekmarkaj shkruan se \u201cPapritur, me nj\u00eb nism\u00eb politike t\u00eb Gjinushit, qeveria inicon mbylljen e albanologjis\u00eb dhe kalimin e saj si filial tek seksionet e akademis\u00eb s\u00eb shkencave\u201d. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":207534,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[5368],"class_list":{"0":"post-207533","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"tag-lajme-zjarr-gjekmarkaj-ben-denoncimin-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207533","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=207533"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/207533\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/207534"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=207533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=207533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=207533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}