{"id":208676,"date":"2021-10-10T15:07:37","date_gmt":"2021-10-10T13:07:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=208676"},"modified":"2021-10-10T15:07:37","modified_gmt":"2021-10-10T13:07:37","slug":"kriza-energjitike-kesh-per-voa-kemi-ruajtuar-rezervat-ne-kaskaden-e-fierzes-ekspertet-cmimet-filluan-te-rriten-ne-tregun-nderkombetar-para-pandemise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kriza-energjitike-kesh-per-voa-kemi-ruajtuar-rezervat-ne-kaskaden-e-fierzes-ekspertet-cmimet-filluan-te-rriten-ne-tregun-nderkombetar-para-pandemise\/","title":{"rendered":"Kriza energjitike, KESH p\u00ebr VOA: Kemi ruajtuar rezervat n\u00eb kaskad\u00ebn e Fierz\u00ebs. Ekspert\u00ebt: \u00c7mimet filluan t\u00eb rriten n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar para pandemis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri po debatohet gjer\u00ebsisht k\u00ebto dit\u00eb mbi kriz\u00ebn energjitike t\u00eb paralajm\u00ebruar nga Kryeministri Edi Rama. Ekspert\u00eb t\u00eb sektorit energjitik thon\u00eb se rritja e \u00e7mimit t\u00eb gazit n\u00eb tregjet nd\u00ebrkombetare, i nevojsh\u00ebm p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb, prek edhe tregun shqiptar. P\u00ebr t\u00eb zbutur efektet e kriz\u00ebs, ata sugjerojn\u00eb uljen e importit dhe rritjen e prodhimit vendas, p\u00ebrmes hidrocentraleve. Ky prodhim aktualisht mbulon mbi 70% t\u00eb nevojave t\u00eb konsumit. Studiues t\u00eb sektorit energjtik, n\u00ebnvizojn\u00eb se ka mjaft r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pro\u00e7es dhe nj\u00eb menaxhim m\u00eb i mir\u00eb i sektorit energjitik.<\/p>\n<p>Kriza energjitike e paralajm\u00ebruar nga Kryeministri Edi Rama, si pasoj\u00eb e rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb gazit n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ka nxitur nj\u00eb val\u00eb t\u00eb gjer\u00eb debati n\u00eb qarqet e ekspert\u00ebve t\u00eb fush\u00ebs dhe ato politike. N\u00eb Shqip\u00ebri 70-75 t\u00eb nevojave p\u00ebr energji elektrike prodhohen n\u00eb vend nga burime hidrike, dhe 25-30% importohen, nga tregjet rajonale dhe europiane.Korporata elektroenergjitike shqiptare i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs se rezervat energjitike t\u00eb kaskad\u00ebs n\u00eb Hidrocentralin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb vendit, n\u00eb at\u00eb t\u00eb Fierz\u00ebs, jan\u00eb ruajtur. Ato jan\u00eb sa mesatarja shum\u00ebvje\u00e7are p\u00ebr k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb vitit dhe se nuk rrezikohen nga prurjet e ul\u00ebta, sipas KESH, q\u00eb jan\u00eb 60% m\u00eb pak se mesatarja shum\u00ebvje\u00e7are. Bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebsaj korporate, niveli i hidrocentralit t\u00eb Fierz\u00ebs \u00ebsht\u00eb 270.43 metra mbi nivelin e detit nga 296 q\u00eb \u00ebsht\u00eb maksimalja, ai i Komanit 170.50 metra nga 176, dhe i Vaut t\u00eb Dej\u00ebs 73.30 nga 76 metra, t\u00eb cilat konsiderohen nga ekspert\u00ebt kuota normale p\u00ebr sezonin.<\/p>\n<p>Por v\u00ebmendja sot q\u00ebndron tek importi i energjis\u00eb elektrike me \u00e7mim disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, se mesatarja e \u00e7mimeve gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. Ekspert\u00ebt argumentojn\u00eb se n\u00eb tregjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, \u00e7mimet e energjis\u00eb jan\u00eb rritur si pasoj\u00eb e rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb gazit, q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr prodhimin e saj.<\/p>\n<p>Ata thon\u00eb se k\u00ebto tendenca ishin shfaqur para fillimit t\u00eb Pandemis\u00eb s\u00eb Covid 19.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb qen\u00eb realist, n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb vitit ne kemi qen\u00eb gjithnj\u00eb importues t\u00eb energjis\u00eb elektrike.Dallimi k\u00ebt\u00eb vit nuk \u00ebsht\u00eb se kishte that\u00ebsir\u00eb. V\u00ebrtet erdhi pak m\u00eb e fort\u00eb se vitet e tjera, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se tregu i jasht\u00ebm ka p\u00ebsuar nj\u00eb \u00e7\u2019balancim t\u00eb till\u00eb saq\u00eb jo vet\u00ebm burimet jan\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u gjetur, por dh\u00eb aty ku gj\u00ebndet \u00e7mimi i energjis\u00eb \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb. Marr si sh\u00ebmbull gazin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Ka nj\u00eb rritje t\u00eb jashtzakonshme t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb treg. Kina po e dyfishon k\u00ebrkes\u00ebn. Kina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konsumator shum\u00eb i madh. Edhe India ka k\u00ebrkes\u00eb shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Brenda Europ\u00ebs t\u00eb gjitha vendet po z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb l\u00ebnd\u00ebt energjitike ma baz\u00eb karbonin, fosilet. Gjithashtu po z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb centralet b\u00ebrthamore dhe po kalojn\u00eb n\u00eb termocentrale me gaz. Jan\u00eb politikat ambjentale, jan\u00eb protokollet e Kiotos, e k\u00ebshtu me rradh\u00eb q\u00eb e diktojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. BE ka vendosur afate n\u00eb k\u00ebt\u00eb pro\u00e7es, 2022 dhe 2035. T\u00eb gjitha vendet do t\u00eb reduktojn\u00eb CO2, karbonin. Pra \u00ebsht\u00eb rritur k\u00ebrkesa p\u00ebr energji tjet\u00ebr, konkretisht p\u00ebr gazin\u201d\u2013 i tha Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs Pajtim Bello, ekspert n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjergj Bojaxhi, ish drejtues n\u00eb sektorin energjitik, thot\u00eb se importi i energjis\u00eb me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb lidhet, jo vet\u00ebm me rritjen e \u00e7mimit t\u00eb gazit n\u00eb rajon dhe Europ\u00eb, por dhe me mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb marrjen e masave nga strukturat shtet\u00ebrore n\u00eb vend, p\u00ebr menaxhimin e krizave t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>\u201cSistemi yn\u00eb energjitik \u00ebsht\u00eb i lidhur me at\u00eb ballkanik dhe europian. T\u00eb thuash q\u00eb nuk prekemi nga kriza nuk \u00ebsh\u00eb e sakt\u00eb. Por p\u00ebrderisa kjo kriz\u00eb energjitike p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkohshme, mund t\u00eb jet\u00eb dhe vet\u00ebm disa muaj, at\u00ebher\u00eb ka hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr ta mabjtur at\u00eb n\u00ebn kontroll, duke p\u00ebrmir\u00ebsuar menaxhimin e sektorit energjitik, duke ulur humbjet t\u00eb cilat jan\u00eb 22.22%. Humbjet q\u00eb i njihen nga ERE, OSHE-s\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm 16.5%. Vet\u00ebm n\u00ebse marrim k\u00ebt\u00eb difenrenc\u00eb mes humbjeve faktike t\u00eb OSHE-s\u00eb, q\u00eb vjen si shkak i keqmenaxhimit t\u00eb tyre, dhe humbjeve q\u00eb njihen nga ERE, ky 6.5% i humbjeve n\u00ebse konvertohet n\u00eb vler\u00eb me \u00e7mimet e burs\u00ebs, q\u00eb duhet t\u00eb importohet kjo sasi p\u00ebr kompensim, vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit deri n\u00eb fund t\u00eb tij do shkonte af\u00ebrsisht 80 milion euro. K\u00ebshtu q\u00eb, ja ku i kemi fondet n\u00ebse b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb mirmenaxhim t\u00eb kompanis\u00eb p\u00ebr t\u00eb amortizuar rritjet e \u00e7mimit t\u00eb tregut, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb 100% e konsumit n\u00eb vend. Jan\u00eb maksimumi vet\u00ebm 30% i tij\u201d \u2013 u shpreh p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Gjergj Bojaxhi, ish-drejtor i KESH.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, jan\u00eb privatizuar 4 hidrocentrale, ai i Shkopetit i Ulz\u00ebs dhe Bistrica 1 e 2, si dhe jan\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebrmes kontratave kon\u00e7ensionare nga investitor\u00ebt vendas dhe t\u00eb huaj mbi 200 hidrocentrale t\u00eb vegj\u00ebl, t\u00eb cilat prodhojn\u00eb rreth 25% t\u00eb prodhimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb vend. Prej tyre, nj\u00eb num\u00ebr jo i konsideruesh\u00ebm kan\u00eb fuqi t\u00eb madhe prodhimi.<\/p>\n<p>Zv. President i Konfindustria Albania, (shoqata e industrialist\u00ebve italian\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri) Giordano Gorini, nj\u00eb prej investitor\u00ebve n\u00eb hidrocentrale t\u00eb vegj\u00ebl, thot\u00eb se, k\u00ebrkesat e vazhdueshme t\u00eb prodhuesve t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme, drejtuar qeveris\u00eb, p\u00ebr hartimin e politikave afatgjata n\u00eb sektorin e energjis\u00eb, nuk jan\u00eb mar\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb energjin\u00eb e prodhon nga burime 100% t\u00eb rinovueshme, si\u00e7 jan\u00eb hidrocentralet. Por politika e qeveris\u00eb shqiptare, k\u00ebto vite ka qen\u00eb nj\u00eb politik\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht komerciale. Ta shpjegoj m\u00eb mir\u00eb: qeveria ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb blej\u00eb diferenc\u00ebn e energjis\u00eb q\u00eb konsumohet n\u00eb vend, nga energjia q\u00eb prodhohet. Deri tani kjo politik\u00eb ka pasur avantazhe sepse i ka lejuar OSHE-s\u00eb t\u00eb blej\u00eb energjin\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nga ai q\u00eb shisnin energjin\u00eb. Por tani q\u00eb \u00e7mimi i importit \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb, kuptohet q\u00eb kjo politik\u00eb komerciale e emergjenc\u00ebs, \u00ebsht\u00eb afatshkurt\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja e kriz\u00ebs. Shqip\u00ebria ka nj\u00eb potencial hidro-elektrik dhe mund ta shtoj\u00eb kapacitetin e prodhimit t\u00eb brendsh\u00ebm me 33%. Me k\u00ebt\u00eb shtes\u00eb t\u00eb prodhimit t\u00eb hidrocentraleve, do t\u00eb mund t\u00eb plot\u00ebsonte k\u00ebrkesat e brendshme p\u00ebr energji. Prej 5-6 vitesh Shoqata e Prodhuesve t\u00eb Energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme ka k\u00ebrkuar nga qeveria nj\u00eb tryez\u00eb teknike s\u00eb bashku me sip\u00ebrmarr\u00ebsit t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb investojn\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha, sepse sektori hidro -elektrik k\u00ebrkon investime me kapitale t\u00eb fuqishme. Efektet e kriz\u00ebs nuk evitohen sot dhe nes\u00ebr. Ajo q\u00eb ne i sugjerojm\u00eb me forc\u00eb, qeveris\u00eb shqiptare \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb negociatash mes sip\u00ebrmarr\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar s\u00eb bashku k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb\u201d\u00a0\u2013 tha p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, Giordano Gorini, Zv. President p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb energjjis\u00eb, Konfindustria Albania, shoqat\u00eb e industrialist\u00ebve italian\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Eksperti i sektorit t\u00eb energjis\u00eb Pajtim Bello, thot\u00eb se Shqip\u00ebria nuk ka siguri energjitike.<\/p>\n<p>\u201cSiguria energjtike \u00ebsht\u00eb si siguri komb\u00ebtare. Por n\u00ebse nj\u00eb qeveri nuk e ka n\u00eb koncept k\u00ebt\u00eb, mos prit t\u00eb marr\u00eb masa t\u00eb tjera, kur ajo merr nga thesi i siguris\u00eb dhe nxjerr jasht\u00eb, si\u00e7 ndodhi me dy hidrocentrale n\u00eb lumin Mat, dhe dy hidrocentrale n\u00eb Bistric\u00eb, q\u00eb ishin perla t\u00eb sistemit energjitik, nd\u00ebr t\u00eb parat q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Kaskada e Drinit duhet t\u00eb mbetet publike. Edhe ajo q\u00eb do investohet dhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb, sepse do t\u00eb rris\u00eb sigurin\u00eb. Duke par\u00eb q\u00eb jemi vend i varf\u00ebr duhet t\u00eb ket\u00eb mbrojtje sociale p\u00ebr popullat\u00ebn, t\u00eb mendosh q\u00eb \u00e7mimet e energjis\u00eb dhe mund t\u00eb rriten. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh masa sociale e kompenson me k\u00ebt\u00eb prodhim publik\u201d- tha Pajtim Bello, ekspert p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Mjaft ekspert\u00eb mendojn\u00eb se nuk ka vend p\u00ebr t\u00eb rritur \u00e7mmet e energjis\u00eb eletrike p\u00ebr konsumator\u00ebt shqiptar\u00eb, n\u00ebse \u00e7mimet e energjis\u00eb n\u00eb tregun nd\u00ebrkomb\u00ebtar do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kalimtare duke marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb, sias tyre se ka mjaft hap\u00ebsira p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe menaxhimin e k\u00ebtij sektori.\/VOA<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri po debatohet gjer\u00ebsisht k\u00ebto dit\u00eb mbi kriz\u00ebn energjitike t\u00eb paralajm\u00ebruar nga Kryeministri Edi Rama. Ekspert\u00eb t\u00eb sektorit energjitik thon\u00eb se rritja e \u00e7mimit t\u00eb gazit n\u00eb tregjet nd\u00ebrkombetare, i nevojsh\u00ebm p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb, prek edhe tregun shqiptar. P\u00ebr t\u00eb zbutur efektet e kriz\u00ebs, ata sugjerojn\u00eb uljen e importit dhe rritjen e prodhimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":208677,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241],"tags":[],"class_list":{"0":"post-208676","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/208676","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=208676"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/208676\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/208677"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=208676"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=208676"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=208676"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}