{"id":209247,"date":"2021-10-12T13:46:02","date_gmt":"2021-10-12T11:46:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=209247"},"modified":"2021-10-12T13:47:55","modified_gmt":"2021-10-12T11:47:55","slug":"91-kush-jane-deputetet-e-pd-se-qe-kane-dale-pro-berishes-qendrimi-qe-ka-mbajtur-secili-prej-tyre-a-do-te-kene-fatin-e-ish-kryeministrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/91-kush-jane-deputetet-e-pd-se-qe-kane-dale-pro-berishes-qendrimi-qe-ka-mbajtur-secili-prej-tyre-a-do-te-kene-fatin-e-ish-kryeministrit\/","title":{"rendered":"9+1\/ Kush jan\u00eb deputet\u00ebt e PD-s\u00eb q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb pro Berish\u00ebs, q\u00ebndrimi q\u00eb ka mbajtur secili prej tyre. A do t\u00eb ken\u00eb fatin e ish-kryeministrit"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb pakt\u00ebn 9 deputet\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, jan\u00eb pozicionuar n\u00eb krah t\u00eb ish-kryeministrit Sali Berisha, n\u00eb p\u00ebrplasjen brenda partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb opozit\u00ebs.Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Bujar Leskaj, Luan Ba\u00e7i, dhe Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, Edmond Spaho jan\u00eb emrat me pesh\u00eb n\u00eb PD q\u00eb i jan\u00eb bashkuar foltores s\u00eb ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili po b\u00ebn p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb mbledhur firmat q\u00eb t\u00eb mbledh\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar, ku t\u00eb votohet n\u00eb lidhje me p\u00ebrjashtimin e tij nga grupi parlamentar.Secili prej 9 deputet\u00ebve, 10 bashk\u00eb me Berish\u00ebn, \u00ebsht\u00eb shprehur publikisht n\u00eb lidhje me qendrimin e gabuar t\u00eb Bash\u00ebs sipas tyre, q\u00eb vret demokracin\u00eb e brendshme. I pari q\u00eb e p\u00ebsoi nga q\u00ebndrimet e mbajtura \u00ebsht\u00eb Flamur Noka, i cili u\u00a0shkarku dje nga Basha, nga pozicioni i n\u00ebnkryetarit t\u00eb Komisionit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, dhe u paralajm\u00ebrua p\u00ebr p\u00ebrjashtim nga grupi.Vet\u00eb Noka\u00a0nuk u shpreh I \u00a0nga vendimi i marr\u00eb, nd\u00ebrsa shkarkimi i tij solli dhe reagimin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb publik kund\u00ebr Bash\u00ebs t\u00eb deputetes Albana Vokshi. Kjo e fundit n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale tha se partia mund t\u00eb vritet nga vendimet personale t\u00eb kryetarit.Por le ti marrim me radh\u00eb q\u00ebndrimet e secilit prej deputet\u00ebve q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb kund\u00ebr Bash\u00ebs dhe pro Berish\u00ebs, nd\u00ebrsa pjesa m\u00eb e madhe e tyre i jan\u00eb bashkuar dhe takimeve t\u00eb foltores.<\/p>\n<p><strong>Flamur Noka-<\/strong> Ishte i pari q\u00eb reagoi kund\u00ebr p\u00ebrjashtimit t\u00eb Berish\u00ebs. Ai ka pasur p\u00ebrplasje t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme me Bash\u00ebn n\u00eb mbledhjet e grupit t\u00eb PD, dhe e ka shoq\u00ebruar Berish\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet ku foltorja \u00ebsht\u00eb ndalur p\u00ebr takimet me baz\u00ebn e demokrat\u00ebve. Noka \u00ebsht\u00eb shprehur se ai \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb PD, dhe nuk mund t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb vendime individuale t\u00eb kryetarit t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb partin\u00eb.\u00a0<strong>Edi Paloka-<\/strong>\u00a0E gjeti veten jasht\u00eb postit t\u00eb n\u00ebnkryetarit t\u00eb Partis\u00eb, dhe z\u00ebvend\u00ebsoi Nishanin n\u00eb krye t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb PD. Atij iu besua drejtimi i nj\u00eb qarku t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si ai i Durr\u00ebsit, por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, nuk hezitoi q\u00eb t\u00eb dilte kund\u00ebr Bash\u00ebs n\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjashtuar Berish\u00ebn. Ai ishte pjes\u00eb e foltores s\u00eb Durr\u00ebsit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte nd\u00ebr shoq\u00ebruesit e Berish\u00ebs, teksa ky i fundit shkonte n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb t\u00eb Kuvendit.<strong>Tritan Shehu-<\/strong>\u00a0Nj\u00ebsoj si Noka dhe Paloka, nd\u00ebr mb\u00ebshtet\u00ebsit e par\u00eb publik t\u00eb Sali Berish\u00ebs, pjes\u00eb dhe organizator i takimit t\u00eb ish-kryeministrit n\u00eb Gjirokast\u00ebr, qark t\u00eb cilin e drejtoi n\u00eb zgjedhjet e 25 Prillit. Shehu ka deklaruar vazhdimisht se vendimet individuale t\u00eb kryetarit duhet t\u00eb marrin fund.<\/p>\n<p><strong>Oerd Bylykbashi-<\/strong>\u00a0Me disa statuse t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme n\u00eb rrjetet sociale, ku fliste p\u00ebr dh\u00ebnien fund t\u00eb vendimeve t\u00eb kryetarit, deputeti i Durr\u00ebsit e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se ai ishte kund\u00ebr p\u00ebrjashtimit t\u00eb Berish\u00ebs. S\u00eb fundi ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje direkte me Bash\u00ebn, t\u00eb cilin edhe e ka akuzuar p\u00ebr nj\u00eb pazar t\u00eb fsheht\u00eb me Ram\u00ebn, q\u00eb lidhet me zgjatjen e afateve t\u00eb Vetingut dhe Reform\u00ebn Territoriale.\u00a0Basha \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur me Bylykbashin n\u00eb mbledhjen e grupit, dhe i ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb publike provat n\u00ebse ka v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb paza PD-PS. Nga ana tjet\u00ebr Basha e p\u00ebrjashtoi Bylykbashin\u00a0 nga nj\u00eb takim me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e OSBE-ODHIR, edhe pse deputeti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb ka PD n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e zgjedhjeve.<\/p>\n<p><strong>Albana Vokshi-<\/strong>\u00a0Emri i saj u lakua q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para q\u00eb ishte kund\u00ebr vendimit t\u00eb Bash\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Berish\u00ebs, por publikisht doli vet\u00ebm mbr\u00ebmjen e djeshme, pas shkarkimit t\u00eb Nok\u00ebs nga posti i n\u00ebnkryetarit t\u00eb komisionit t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare.<em>\u00a0\u201dLiria dhe demokracia e brendshme jan\u00eb oksigjeni q\u00eb mund t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb jet\u00eb PD-n\u00eb. Memeceria, bindja e verb\u00ebr dhe futja n\u00eb rrjesht jan\u00eb asfiksim q\u00eb e con PD-n\u00eb n\u00eb nj\u00eb vdekje pa zhurm\u00eb por t\u00eb sigurt\u201d,<\/em>\u00a0shkruante dje Vokshi.\u00a0<strong> Bujar Leskaj-<\/strong> I rikthyer rishtaz n\u00eb politik\u00ebn aktive, ish-kreu i KLSH-s\u00eb Bujar Leskaj q\u00eb n\u00eb fillim e ka kund\u00ebrshtuar p\u00ebrjashtimin e Berish\u00ebs nga grupi parlamentar. Drejtuesi politik i qarkut t\u00eb Vlors edhe m\u00eb her\u00ebt kishte pasur p\u00ebrplasje me Lulzim Bash\u00ebn, p\u00ebr list\u00ebn e deputet\u00ebve, dhe p\u00ebrjashtimi i Berish\u00ebs duket se qe preteksti p\u00ebr ti hedhur m\u00eb tej benzin\u00eb zjarrit. Leskaj u b\u00eb pjes\u00eb e takimit t\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb Vlor\u00eb, dhe thumboi Bash\u00ebn p\u00ebrpara gazetar\u00ebve, duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr t\u00eb folur deputet\u00ebve u duhet q\u00eb t\u00eb marrin leje nga lart.\u00a0<strong>Luan Ba\u00e7i-<\/strong> I njohur p\u00ebr lidhjen e tij t\u00eb fort\u00eb me baz\u00ebn n\u00eb Fier, Luan Ba\u00e7i tha se iu bashkua foltores s\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb Fier, pik\u00ebrisht prej k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tyre. Ai duket se ka pasur pak\u00ebnaq\u00ebsi me Bash\u00ebn, edhe p\u00ebr shkak se drejtimi politik i Fierit iu besua Enkelejd Alibeajt, i cili sot \u00ebsht\u00eb zgjedhur n\u00ebnkryetar i PD dhe Kuvendit, dhe nj\u00eb nga njer\u00ebzit m\u00eb pran\u00eb Bash\u00ebs.\u00a0<strong>Lu\u00e7iano Bo\u00e7i-<\/strong>\u00a0Nj\u00eb prej deputet\u00ebve q\u00eb ka marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb vota personale n\u00eb radh\u00ebt e demokrat\u00ebve, Bo\u00e7i p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb qark t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si ai i Elbasanit, ku Berish\u00ebs iu rezervua nj\u00eb pritje e zjarrt\u00eb nga mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij. Bo\u00e7i ishte n\u00eb rreshtin e par\u00eb t\u00eb sall\u00ebs, s\u00eb bashku dhe me drejtues e ish-drejtues lokal t\u00eb partis\u00eb. Em\u00ebrimi i Gazment Bardhi n\u00eb krye t\u00eb qarkut, duket se i ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur t\u00eb vjetrit, q\u00eb nuk i fshehin pretendimet e tyre.<\/p>\n<p><strong>Edmond Spaho<\/strong>\u2013 Ish-n\u00ebnkryetari i Partis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb deklarata t\u00eb forta kund\u00ebr Bash\u00ebs, dhe t\u00eb besuarit t\u00eb tij Ervin Salianji n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Edhe sot, Spaho ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim, t\u00eb fort\u00eb ku e akuzon Bash\u00ebn, se po sillet me deputet\u00ebt nj\u00ebsoj si Enver Hoxha n\u00eb vitin \u201945. \u2018Lul mjaft me debime, fillo internimet tani. Bjeru deputeteve si ne 45. Po ndonje pushkatim nuk do bejme? Nuk e ben dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjere. Po te mblidhet litari, Lul, po te mblidhet\u2019, shkruan Spaho n\u00eb postimin e tij n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>S\u00eb bashku me Berish\u00ebn, jan\u00eb 10 deputet\u00eb t\u00eb PD q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb pozicionuar kund\u00ebr Bash\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky i fundit ka mbledhur rreth vetes disa personazhe, q\u00eb nuk kan\u00eb pasur poste t\u00eb larta n\u00eb koh\u00ebn e qeverisjes s\u00eb Sali Berish\u00ebs.Grida Duma, Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj, apo Ervin Salianji e Agron Gjekmarkaj, jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb avokat\u00ebt e Bash\u00ebs edhe n\u00eb daljet e tyre televizive, duke e justifikuar vendimin e kreut t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Berish\u00ebs si nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb nuk mund ti thuhej jo amerikan\u00ebve.Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse Berisha do t\u00eb mbledh\u00eb firmat q\u00eb i duhen p\u00ebr t\u00eb th\u00ebrritur mbledhjen e Kuvendit Komb\u00ebtar, dhe n\u00ebse m\u00eb tej do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mocion p\u00ebr shkarkimin e Bash\u00ebs. Edhe pse num\u00ebrat n\u00eb grupin parlamentar p\u00ebr momentin flasin n\u00eb favorin e Bash\u00ebs, baza e demokrat\u00ebve duket se do t\u00eb ndryshoj\u00eb shum\u00eb an\u00ebn e pershores.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb pakt\u00ebn 9 deputet\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb, jan\u00eb pozicionuar n\u00eb krah t\u00eb ish-kryeministrit Sali Berisha, n\u00eb p\u00ebrplasjen brenda partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb opozit\u00ebs.Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Bujar Leskaj, Luan Ba\u00e7i, dhe Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, Edmond Spaho jan\u00eb emrat me pesh\u00eb n\u00eb PD q\u00eb i jan\u00eb bashkuar foltores s\u00eb ish-kryeministrit Sali [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":201711,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1454],"tags":[451],"class_list":{"0":"post-209247","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-politike","10":"tag-lajme-zjarr"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209247","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=209247"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209247\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/201711"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=209247"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=209247"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=209247"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}