{"id":209353,"date":"2021-10-12T15:44:41","date_gmt":"2021-10-12T13:44:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=209353"},"modified":"2021-10-12T15:44:41","modified_gmt":"2021-10-12T13:44:41","slug":"frank-shkreli-komiteti-nobel-2021-liria-e-fjales-parakusht-per-demokracine-dhe-paqen-e-qendrueshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/frank-shkreli-komiteti-nobel-2021-liria-e-fjales-parakusht-per-demokracine-dhe-paqen-e-qendrueshme\/","title":{"rendered":"Frank Shkreli: Komiteti Nobel 2021: Liria e Fjal\u00ebs parakusht p\u00ebr demokracin\u00eb dhe paqen e q\u00ebndrueshme"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA-s p\u00ebr Euro-Azin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komiteti Nobel 2021: Liria e Fjal\u00ebs parakusht p\u00ebr demokracin\u00eb dhe paqen e q\u00ebndrueshme. Komiteti Norvegjez \u00ebsht\u00eb i bindur se Liria e shprehjes dhe informacionit mbron shoq\u00ebrin\u00eb nga lufta dhe konflikti. Po gazetar\u00ebt dhe lexuesit shqiptar\u00eb a do e mbrojn\u00eb Lirin\u00eb e informimit si parakusht p\u00ebr nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe paqe t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Komiteti norvegjez Nobel njoftoi jav\u00ebn e kaluar se Maria Ressa nga Filipinet dhe Dmitry Muratov nga Rusia, jan\u00eb gazetar\u00ebt q\u00eb fituan \u00e7mimin Nobel p\u00ebr Paq\u00eb p\u00ebr vitin 2021. Duke njoftuar fituesit e k\u00ebtij \u00e7mimi prestigjioz p\u00ebr paqe, Komiteti Nobel tha se \u00e7mimi i k\u00ebtij viti p\u00ebr paqe, tregon se e drejta e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim, n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Komiteti Nobel i Norvegjis\u00eb vendosi t\u2019u japw \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paqe k\u00ebtyre dy gazetar\u00ebve t\u00eb guximsh\u00ebm, Maria Messa dhe Dmitry Muratov me motivacionin: \u201cP\u00ebr p\u00ebrpjekjet e tyre n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb t\u00eb shprehurit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parakusht p\u00ebr demokracin\u00eb dhe paq\u00ebn\u201d. N\u00eb njoftimin p\u00ebr media q\u00eb l\u00ebshoi Komiteti Nobel me k\u00ebt\u00eb rast thuhej se Zonjush\u00ebs Ressa dhe Zotit Muratov po u jepet \u00c7mimi Nobel p\u00ebr Paq\u00eb p\u00ebr luft\u00ebn e tyre t\u00eb guximshme n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb Filipine dhe n\u00eb Rusi. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, theksohet n\u00eb at\u00eb njoftim, \u201ct\u00eb dy k\u00ebta p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt mbrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb ideal n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn demokracia dhe liria e fjal\u00ebs dhe liria e shtypit po p\u00ebrballen, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, me kushte t\u00eb v\u00ebshtira veprimtarie\u201d. \u00a0Zonjusha Messa ka ushtruar me guxim lirin\u00eb e fjal\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zbuluar dhe p\u00ebr t\u00eb demaskuar publikisht abuzimet e qeveritar\u00ebve, dhun\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdoret dhe autoritarizmin n\u00eb rritje e sip\u00ebr n\u00eb atdheun e saj, Filipinet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr meritat e gazetarit rus, Dmitry Andreyevich Muratov, Komiteti Nobel thekson se p\u00ebr dekada tani, ai ka mbrojtur vendosm\u00ebrisht lirin\u00eb e fjal\u00ebs n\u00eb Rusi, \u201cMe nj\u00eb q\u00ebndrim thell\u00ebsisht kritik ndaj pushtetit n\u00eb Rusi, gjithmon\u00eb p\u00ebrball\u00eb kushteve gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira veprimi\u201d, thuhet n\u00eb njoftim. \u00a0N\u00eb vitin 1993, Muratov ishte nj\u00ebri prej themeluesve t\u00eb gazet\u00ebs Novaya Gazeta dhe nga vitit 1995 ai ka vazhduar t\u00eb jet\u00eb Kryeredaktor p\u00ebr 24 vjet i k\u00ebsaj gazete, q\u00eb sot p\u00ebr sot, \u00ebsht\u00eb gazeta m\u00eb e pavarur n\u00eb Rusi. \u201cGazetaria e bazuar n\u00eb fakte dhe n\u00eb integritetin profesional t\u00eb k\u00ebtij organi mediatik e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb burim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm informacioni\u2026q\u00eb mbulon subjekte p\u00ebr t\u00eb cilat askush tjet\u00ebr nuk flet as nuk shkruan, duke filluar nga korrupsioni, dhuna policore, arrestimet e paligjshme, mashtrimet n\u00eb zgjedhje e deri tek p\u00ebrdorimi i forcave ushtarake ruse brenda dhe jasht\u00eb Rusis\u00eb\u201d, vler\u00ebson Komiteti Nobel, pun\u00ebn e gazet\u00ebs ruse Novaja Gazeta dhe kryeredaktorin e saj Muratov.Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, thuhet n\u00eb njoftimin e Komitetit Nobel, kund\u00ebrshtar\u00ebt e Novaja Gazeta jan\u00eb p\u00ebrgjigjur ndaj profesionalazmit t\u00eb gazet\u00ebs me ngacmime, k\u00ebrc\u00ebnime, dhun\u00eb dhe vrasje. Q\u00eb nga fillimi i gazet\u00ebs, gjasht\u00eb gazetar\u00eb t\u00eb saj jan\u00eb vrar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Anna Politkovskaja q\u00eb shkroi artikuj zbulues mbi luft\u00ebn n\u00eb \u00c7e\u00e7eni, thuhet n\u00eb njoftimin e Nobelit.\u00a0 \u201cPavar\u00ebsisht vrasjeve dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve, kryeredaktori Muratov ka refuzuar t\u00eb braktis\u00eb politik\u00ebn e pavarur t\u00eb gazet\u00ebs. Ai ka mbrojtur vazhdimisht t\u00eb drejt\u00ebn e gazetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shkruar \u00e7far\u00ebdo q\u00eb duan p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo q\u00eb duan, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb ato p\u00ebrputhen me standardet profesionale dhe etike t\u00eb gazetaris\u00eb\u201d, thuhet t\u00eb njoftimin e Komitetit Nobel.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e dh\u00ebnjes s\u00eb \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Paqe gazetares filipinase Maria Messa dhe gazetarit rus, Dmitry Muratov, theksohet r\u00ebnd\u00ebsia q\u00eb Komiteti Nobel i kushton t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe liris\u00eb s\u00eb gazetarit p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e vet, bazuar n\u00eb etik\u00ebn dhe standardet gazetareske, duke thwn\u00eb se, \u201cGazetaria e lir\u00eb, e pavarur dhe e bazuar n\u00eb fakte, sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb mbrojtur shoq\u00ebrin\u00eb kund\u00ebr abuzimit nga pushteti, si dhe ndaj g\u00ebnjeshtrave dhe propagand\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs. Komiteti Norvegjez i Nobelit \u00ebsht\u00eb i bindur se liria e shprehjes dhe liria e informacionit ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb publik t\u00eb informuar mir\u00eb. K\u00ebto t\u00eb drejta jan\u00eb parakushtet thelb\u00ebsore p\u00ebr demokracin\u00eb dhe mbrojn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb nga lufta dhe konflikti. Dh\u00ebnia e \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Paqe k\u00ebt\u00eb vit \u2014 gazetar\u00ebve Maria Ressa dhe Dmitry Muratov \u2014 ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb n\u00ebnvizoj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb i duhet kushtuar mbrojtjes s\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb drejtave themelore. \u201cPa lirin\u00eb e shprehjes dhe pa lirin\u00eb e shtypit, do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb promovohet, me sukses, v\u00ebllaz\u00ebrimi midis kombeve, \u00e7armatimi dhe promovimi i nj\u00eb rendi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb suksesh\u00ebm bot\u00ebror n\u00eb epok\u00ebn ton\u00eb\u201d, p\u00ebrfundon mesazhin e vet Komiteti Nobel. Nd\u00ebr reagimet e para ndaj dh\u00ebnjes s\u00eb \u00c7mimit Nobel gazetar\u00ebve Maria Messa nga Filipinet dhe Dmitry Muratov nga Rusia, erdhi nga K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs. Enti i lart\u00eb evropian, theksoi r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, si nj\u00eb nga vlerat m\u00eb t\u00eb \u00e7muara t\u00eb Evrop\u00ebs.\u00a0 \u201cLiria e fjal\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vlerat m\u00eb themelore dhe m\u00eb t\u00eb dashura t\u00eb kontinentit ton\u00eb, si\u00e7 pasqyrohet n\u00eb Konvent\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe n\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Strasburgut. Mbrojtja e gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs\u201d, thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb deklarat\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb 49 shteteve an\u00ebtare. \u201c15 vjet pas vdekjes s\u00eb Anna Politkovskaya, ne jemi ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb k\u00ebnaqur q\u00eb Komiteti Nobel ka njohur pun\u00ebn guximtare t\u00eb Dmitry Muratov dhe gazet\u00ebs s\u00eb tij, Novaya Gazeta, n\u00eb nxjerrjen n\u00eb drit\u00eb t\u00eb shkeljeve serioze t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb kontinentin evropian\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, nep\u00ebmjet z\u00ebdh\u00ebnses s\u00eb k\u00ebtij enti. Nj\u00eb z\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb mir\u00ebpriti dh\u00ebnjen e \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Paqe \u00a0gazetar\u00ebve Messa dhe Muratov ishte edhe Sekretari i Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara,(OKB) Z. Antonio Guterres, i cili tha se \u00c7mimi Nobel i Paq\u00ebs p\u00ebr dy gazetar\u00ebt mbrojt\u00ebs dhe promovues t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njohje se liria e shtypit \u00ebsht\u00eb, \u201cjetike p\u00ebr paq\u00ebn, drejt\u00ebsin\u00eb, zhvillimin ekonomik dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut \u2013 por edhe si gur themel p\u00ebr krijimin e institucioneve t\u00eb drejta dhe t\u00eb paanshme\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur, me k\u00ebt\u00ebr ast, Sekretari i P\u00ebrgjiths\u00ebm i OKB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi i organizat\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe bot\u00ebrore, duke i uruar fituesit e \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Paqe ka th\u00ebn\u00eb se, \u201cAsnj\u00eb shoq\u00ebri nuk mund t\u00eb jet\u00eb e lir\u00eb dhe e drejt\u00eb n\u00ebqoftwse nuk ka gazetar\u00eb q\u00eb duhet dhe mund t\u00eb hetojn\u00eb gabimet dhe abuzimet e zyrtar\u00ebve qeveritar\u00eb dhe shtet\u00ebror\u00eb dhe pa gazetar\u00eb q\u00eb t\u2019u sjellin qytetar\u00ebve informcionin e nevojsh\u00ebm dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, t\u2019i mbajn\u00eb ata p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr veprimet e tyre\u201d, ka theksuar Antonio Guterres i OKB-\u00ebs. \u00a0Edhe organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, mbrojt\u00ebse t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb drejtave t\u00eb gazetar\u00ebve, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, si\u00e7 jan\u00eb, \u201cKomiteti p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve me qend\u00ebr n\u00eb Nju Jork dhe \u201cReporter\u00ebt pa Kufij\u201d, me qend\u00ebr n\u00eb Franc\u00eb \u2013 kan\u00eb pritur mir\u00eb \u00c7mimin Nobel p\u00ebr paq\u00eb tw dy gazetar\u00ebve n\u00eb fjal\u00eb. Drejtori i \u201cKomitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, Xhoel Simon, u shpreh se, \u201cDimtry Muratov dhe Maria Messa personifikojn\u00eb vlerat e liris\u00eb s\u00eb shtypit si dhe arsyet se pse k\u00ebto vlera jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. K\u00ebta jan\u00eb gazetar\u00eb t\u00eb k\u00ebrcwnuar personalisht dhe megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb ata vazhdimisht kund\u00ebrshtojn\u00eb me guxim censur\u00ebn dhe shtypjet ndaj p\u00ebrhapjes s\u00eb lir\u00eb t\u00eb lajmeve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me pu\u00ebn e tyre kan\u00eb sh\u00ebrbyer si shembuj p\u00ebr t\u2019u ndjekur nga gazetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai. Dh\u00ebnja e \u00c7mimit Nobel p\u00eb Paqe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njohje dhe miratim i fuqish\u00ebm i pun\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb palodhur si dhe t\u00eb gazetar\u00ebve an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Lufta e tyre, \u00ebsht\u00eb lufta jon\u00eb\u201d, ka thwn\u00eb Drejtori i Komitetit p\u00ebr Mbrojtjen e Gazetar\u00ebve, Xhoel Simon nga Nju Jorku.<\/p>\n<p><strong><em>PO JU, GAZETAR\u00cb DHE LEXUES T\u00cb DASHUR SHQIPTAR\u00cb, KUR DO T\u00cb P\u00cbRCAKTOHENI, M\u00cb N\u00cb FUND, P\u00cbR NJ\u00cb ZGJEDHJE MORALE, (\u201cA MORAL CHOICE\u201d) \u2014 KUND\u00cbR ATYRE Q\u00cb, HAPUR, LUFTOJN\u00cb KUND\u00cbR LIRIS\u00cb S\u00cb FJAL\u00cbS N\u00cb TROJET SHQIPTARE, DHE KUR DO T\u00cb MBRONI, ME \u00c7DO KUSHT, (JO LIRIN\u00cb E PJESSHME), POR LIRIN\u00cb E PLOT\u00cb T\u00cb FJAL\u00cbS, JO VET\u00cbM SI E DREJT\u00cb E JOTJA \u2014 S\u00cb BASHKU ME T\u00cb DREJTA T\u00cb TJERA T\u00cb NJERIUT Q\u00cb T\u2019I KA FAL\u00cb PER\u00cbNDIA, POR EDHE SI, \u201cPARAKUSHT P\u00cbR NJ\u00cb DEMOKRACI T\u00cb V\u00cbRTET\u00cb DHE PAQE T\u00cb Q\u00cbNDRUESHME N\u00cb VEND\u201d!?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Agjencia Amerikane p\u00ebr Median Globale (USAGM) q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb agjenci federale e pavarur dhe q\u00eb drejton disa rrjete mediatike, p\u00ebrfshir \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d, uroi gazetar\u00ebt Maria Ressa dhe Dmitry Muratov duke then\u00eb se ata, \u201cjan\u00eb shembuj t\u00eb guximit, integritetit dhe profesionalizmit q\u00eb nevojitet p\u00ebr t\u00eb raportuar faktet, n\u00eb disa prej rajoneve t\u00eb bot\u00ebs ku liria e fjal\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shtypur se kudo tjet\u00ebr.\u201d K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa prej urimeve dhe reagimeve bot\u00ebrore q\u00eb po i paraqes k\u00ebtu sa p\u00ebr ilustrim, drejtuar dy gazetar\u00ebve guximtar\u00eb, q\u00eb fituan \u00c7mimin Nobel p\u00ebr Paqe. Me urimet dhe komentet e tyre, udh\u00ebheq\u00ebsit dhe entet e ndryshme bot\u00ebrore, me k\u00ebt\u00eb rast, theksuan gjithashtu edhe nevoj\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb si, nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe paq\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri, shtet dhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Ndryshe nga bota shqiptare prej ku nuk hetova ndonj\u00eb urim p\u00ebr dy gazetar\u00ebt as reagim pozitiv \u2014 reagimet dhe urimet qen\u00eb t\u00eb shpejta nga udh\u00ebheq\u00ebs bot\u00ebror\u00eb si dhe nga organizata komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ia duan t\u00eb mir\u00ebn liris\u00eb s\u00eb shtypit, e t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebr vite e dekada luftojn\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe t\u00eb gazetaris\u00eb s\u00eb lir\u00eb, an\u00eb e mban\u00eb bot\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb e mir\u00ebprit\u00ebn vendimin e Komitetit norvegjez q\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00c7mim t\u00eb dy gazetar\u00ebve \u2013 po njohin m\u00eb n\u00eb fund r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka ushtrimi i fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri si nj\u00eb \u201cparakusht p\u00ebr nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe paqe\u201d. Fatkeqwsisht, ndryshe nga bota per\u00ebndimore, mungesa e ndonj\u00eb urimi nga Shqip\u00ebria dhe Kosova kuptohet deri diku, pasi t\u00eb dy k\u00ebto shtete klasifikohen n\u00eb raportet e organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut si \u201cgjys\u00ebm t\u00eb lira\u201d. \u00a0Pjes\u00ebrisht, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb klasifikim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs m\u00ebnyra se si trajtohet\/keqtrajtohet liria e shtypit n\u00eb t\u00eb dy shtetet shqiptare. Sot e 30-vjet t\u00eb ashtuquajtur \u201ctranzicion\u201d, \u00a0nuk kemi par\u00eb ende nj\u00eb ligj a projekt ligj mbi lirin\u00eb e medias q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me vlerat dhe standardet per\u00ebndimore. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, Kryeministri dhe parlamenti i kontrolluar prej tij, vet\u00ebm propozojn\u00eb dhe p\u00ebrpilojn\u00eb projekt ligje dhe miratojn\u00eb ligje krejt\u00ebsisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me t\u00eb drejt\u00ebn e shenjt\u00eb t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit \u2013 duke k\u00ebrc\u00ebnuar demokracin\u00eb dhe paq\u00ebn n\u00eb vend dhe n\u00eb rajon dhe duke larguar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00ebt nga vlerat perendimore. \u00a0Mesazhi i Nobelit k\u00ebt\u00eb vit \u00ebsht\u00eb se nuk b\u00ebhet demokracia as nuk vendoset paqeja n\u00eb nj\u00eb shtet as n\u00eb bot\u00eb duke kufizuar \u2014 ose duke luftuar haptazi lirin\u00eb e fjal\u00ebs dhe pavar\u00ebsin\u00eb e gazetaris\u00eb. Pa liri t\u00eb fjal\u00ebs, nuk vendoset demokracia e v\u00ebrtet\u00eb, as me \u201cfiat\u201d nga nj\u00eb kryeminist\u00ebr as me ligje duke p\u00ebrqendruar n\u00eb dor\u00eb t\u00eb burokrat\u00ebve partiak\u00eb kompetenca q\u00eb nuk u takojn atyre, as duke shtet\u00ebzuar m\u00ebnyrat dhe mjetet e p\u00ebrhapjes s\u00eb informacionit nwp\u00ebrmjet krijimit t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs Agjenci p\u00ebr Media dhe Informim, si dhe i kufizimeve t\u00eb tjera gjat\u00eb viteve p\u00ebr kufizimin e liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs si\u00e7 ishte e famshmja p\u00ebr t\u00eb keq, \u201cpaketa anti-shpifje\u201d, si dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe lloj-lloj etiketimesh ndaj gazetar\u00ebve dhe gazetaris\u00eb s\u00eb pavarur n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Komiteti Nobel shp\u00ebrbleu gazetaren filipinase Maria Messa-n dhe gazetarin rus Dmitry Muratov me \u00c7mimin Nobel p\u00ebr paq\u00eb p\u00ebr vitin 2021 p\u00ebr guximin e tyre p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs n\u00eb Filipine dhe n\u00eb Rusi, pa marr\u00eb parasysh pasojat e vendosm\u00ebris\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb raportuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. T\u00eb dy k\u00ebta kishin marr\u00eb vendimin se: n\u00eb mbrojtje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs nuk do t\u00eb frik\u00ebsohen nga sulmet kund\u00ebr tyre dhe liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs dhe kishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb zgjedhje morale p\u00ebr veten dhe p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojn\u00eb, se do t\u00eb mbrojn\u00eb me \u00e7do kusht t\u00eb drejt\u00ebn e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb, si nj\u00eb parakusht p\u00ebr nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe p\u00ebr paq\u00ebn n\u00eb vendet e tyre dhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA-s p\u00ebr Euro-Azin\u00eb Komiteti Nobel 2021: Liria e Fjal\u00ebs parakusht p\u00ebr demokracin\u00eb dhe paqen e q\u00ebndrueshme. Komiteti Norvegjez \u00ebsht\u00eb i bindur se Liria e shprehjes dhe informacionit mbron shoq\u00ebrin\u00eb nga lufta dhe konflikti. Po gazetar\u00ebt dhe lexuesit shqiptar\u00eb a do e mbrojn\u00eb Lirin\u00eb e informimit si parakusht p\u00ebr nj\u00eb demokraci [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":209354,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365],"tags":[],"class_list":{"0":"post-209353","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209353","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=209353"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209353\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/209354"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=209353"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=209353"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=209353"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}