{"id":209361,"date":"2021-10-12T15:52:45","date_gmt":"2021-10-12T13:52:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=209361"},"modified":"2021-10-12T15:52:45","modified_gmt":"2021-10-12T13:52:45","slug":"tenderat-korruptiv-e-kane-zhytur-ne-krize-klodian-tomorri-zbulon-investimet-e-cuditshme-te-kesh-it-per-te-abuzuar-me-fondet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/tenderat-korruptiv-e-kane-zhytur-ne-krize-klodian-tomorri-zbulon-investimet-e-cuditshme-te-kesh-it-per-te-abuzuar-me-fondet\/","title":{"rendered":"\u201cTenderat korruptiv e kan\u00eb zhytur n\u00eb kriz\u00eb\u201d, Klodian Tomorri zbulon investimet e \u00e7uditshme t\u00eb KESH-it p\u00ebr t\u00eb abuzuar me fondet"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari i ekonomis\u00eb, Klodian Tomorri ka hedhur akuza n\u00eb drejtim t\u00eb qeveris\u00eb madje ka zbuluar se kriza energjitike n\u00eb tregun global nuk ka lidhje me kriz\u00ebn e krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri e cila sipas tij \u00ebsht\u00eb krijuar nga tenderat korruptiv.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb reagimi n\u00eb rrjetet sociale, Tomorri na tregon se KESH gjat\u00eb 4 viteve ka shitur rreth 4 Terra Vat energji elektrike n\u00eb tregun e parregulluar duke ark\u00ebtuar plot 200 milion\u00eb euro, dyfishin e shum\u00ebs q\u00eb p\u00ebrfitonte nga OSHEE. Tomorri thot\u00eb se pavar\u00ebsisht se KESH ka marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ardhura, s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb zhytur n\u00eb kriz\u00eb financiare kjo sipas tij vjen si pasoj\u00eb tenderave t\u00eb ndrysh\u00ebm korruptiv\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari gjat\u00eb shkrimit na tregon sesi KESH ka b\u00ebr\u00eb investime t\u00eb panevojshme p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb tendera n\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm p\u00ebr si shtrim rrug\u00ebsh, parkime, p\u00ebr mole jahtesh dhe tragetesh, p\u00ebr zbukurim rrug\u00ebsh me drita etj.<\/p>\n<p><strong>Shkrimi i plot\u00eb nga Klodian Tomorri:<\/strong><br \/>\n<em>Si u rr\u00ebnua sektori energjetik nga tenderat korruptiv<\/em><br \/>\n<em>Ndon\u00ebse qeveria po p\u00ebrpiqet ta justifikoj\u00eb rr\u00ebnimin financiar t\u00eb sektorit energjetik me kriz\u00ebn q\u00eb po ndodh n\u00eb tregun bot\u00ebror, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se qytetar\u00ebve po u ngarkohet fatura e nj\u00eb krize korrupsioni. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb demagogji, por matematik\u00eb. Konsideroni 4 vitet e fundit.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb periudh\u00ebn 2018-2021, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shitur rreth 4 Terra Vat energji elektrike n\u00eb tregun e parregulluar duke ark\u00ebtuar plot 200 milion\u00eb euro. K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb ardhura shtes\u00eb, ve\u00e7 t\u00eb ardhurave t\u00eb garantuara p\u00ebr mbulimin e kostove t\u00eb operimit, mir\u00ebmbajtjes dhe investimeve n\u00eb Kaskad\u00eb. Pse?<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7do vit KESH shet 3.9 terra vat energji tek OSHEE p\u00ebr t\u00eb furnizuar familjet dhe biznesin. Mbi k\u00ebt\u00eb sasi, Ministria e Energjis\u00eb i p\u00ebrcakton KESH nj\u00eb \u00e7mim shitje t\u00eb till\u00eb, i cili garanton t\u00eb ardhurat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb mbuluar plot\u00ebsisht kostot e operimit t\u00eb Kaskad\u00ebs, por edhe investimet n\u00eb HEC-e. Aktualisht ky \u00e7mim \u00ebsht\u00eb 1.5 lek\u00eb p\u00ebr kilovat dhe i siguron KESH-it 6 miliard\u00eb lek\u00eb ose rreth 50 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura n\u00eb vit.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra p\u00ebr ta th\u00ebn\u00eb shkurt, KESH ka nevoj\u00eb p\u00ebr 50 milion\u00eb euro n\u00eb vit q\u00eb t\u00eb operoj\u00eb Kaskad\u00ebn e Drinit si dhe t\u00eb financoj\u00eb investimet p\u00ebr t\u00eb cilat ajo ka nevoj\u00eb. Por ark\u00ebton mesatarisht dyfishin e k\u00ebsaj shume ose 100 milion\u00eb euro n\u00eb vit. Pyetja tani shtrohet, ku kan\u00eb shkuar 200 milion\u00eb eurot shtes\u00eb q\u00eb KESH ark\u00ebtoi n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit?<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb; n\u00eb tendera. Shpesh n\u00eb tendera t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje as me sigurin\u00eb e furnizimit t\u00eb vendit me energji, as me rritjen e eficenc\u00ebs n\u00eb prodhimin e energjis\u00eb. Vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb vit ka dy shembuj ul\u00ebrit\u00ebs, t\u00eb cilat tregojn\u00eb qart\u00eb se sa bab\u00ebzisht menaxhohet Korporata Elektroenergjetike.<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti, KESH hapi nj\u00eb tender 20 milion\u00eb euro p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb rruge nga hidrocentrali i Vaut t\u00eb Dej\u00ebs n\u00eb at\u00eb t\u00eb Komanit. N\u00eb fakt ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb ekzsituese nacionale, q\u00eb i p\u00ebrket Autoritetit Rrugor Shqiptar. Por bab\u00ebzia p\u00ebr tendera kishte arritur deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb, sa q\u00eb KESH po b\u00ebnte dhe tendera rrug\u00ebsh. Tenderi u anulua p\u00ebr shkak se kompanit\u00eb u ankuan p\u00ebr korrupsion dhe m\u00eb von\u00eb filloi kriza energjetike. Por ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i vet\u00ebm. KESH ka b\u00ebr\u00eb tendera p\u00ebr parkime, p\u00ebr mole jahtesh dhe tragetesh, p\u00ebr zbukurim rrug\u00ebsh me drita etj. K\u00ebtu fluturuan 200 milion\u00eb eurot.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse 200 milion\u00eb eurot do t\u00eb ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb krijuar fondin e garancis\u00eb, nj\u00eb instrument i cili mbledh parat\u00eb n\u00eb vitet e mira energjetike p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrdorur n\u00eb kohe te veshtira, sot Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb kishte asnj\u00eb kriz\u00eb energjetike. \u00c7mimi i energjis\u00eb p\u00ebr biznesin e mes\u00ebm dhe t\u00eb madh nuk do t\u00eb kishte nevoj\u00eb t\u00eb rritej dhe borxhi publik i vendit nuk do t\u00eb shtohej me 200 milion\u00eb euro p\u00ebr shkak t\u00eb garancis\u00eb sovrane.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb fakt, fondi i garancis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt abstrakt. Krijimi i k\u00ebtij instrumenti ka qen\u00eb n\u00eb plan q\u00eb n\u00eb vitin 2010. Por bab\u00ebzia p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb tendera ka qen\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se sa nevoja p\u00ebr t\u00eb siguruar furnizimin e vendit me energji ndaj fondi ka mbetur thjesht n\u00eb let\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>Shifrat tregojn\u00eb qart\u00eb se sektori energjetik shqiptar \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb garantoj\u00eb plot\u00ebsisht furnizimin e vendit me energji edhe n\u00eb koh\u00eb krizash globale si kjo, pa patur nevoj\u00eb t\u00eb zhytet n\u00eb borxhe, t\u00eb marr\u00eb subvencione nga buxheti i shtetit apo t\u00eb rris\u00eb \u00e7mimet p\u00ebr qytetar\u00ebt. Ndaj tani ka ardhur koha, q\u00eb kompanit\u00eb publike t\u00eb energjis\u00eb t\u00eb vihen t\u00eb gjitha n\u00ebn hetim. \u00c7do tender, \u00e7do qindark\u00eb e shpenzuar dhe \u00e7do transaksion p\u00ebr shitje apo shk\u00ebmbim energjie. Sepse \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb korrupsioni, e cila ka p\u00ebrgjegj\u00ebs me emra.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari i ekonomis\u00eb, Klodian Tomorri ka hedhur akuza n\u00eb drejtim t\u00eb qeveris\u00eb madje ka zbuluar se kriza energjitike n\u00eb tregun global nuk ka lidhje me kriz\u00ebn e krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri e cila sipas tij \u00ebsht\u00eb krijuar nga tenderat korruptiv. Gjat\u00eb nj\u00eb reagimi n\u00eb rrjetet sociale, Tomorri na tregon se KESH gjat\u00eb 4 viteve ka shitur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":184785,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365],"tags":[],"class_list":{"0":"post-209361","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209361","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=209361"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209361\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/184785"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=209361"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=209361"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=209361"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}