{"id":209365,"date":"2021-10-12T16:04:55","date_gmt":"2021-10-12T14:04:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=209365"},"modified":"2021-10-12T16:04:55","modified_gmt":"2021-10-12T14:04:55","slug":"bardhyl-hazizaj-qeveritaret-shqiptar-po-pasurohen-duke-shitur-atdheun-dhe-interesat-e-popullit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bardhyl-hazizaj-qeveritaret-shqiptar-po-pasurohen-duke-shitur-atdheun-dhe-interesat-e-popullit\/","title":{"rendered":"Bardhyl Hazizaj: Qeveritar\u00ebt shqiptar po pasurohen duke shitur atdheun dhe interesat e popullit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Analiz\u00eb nga Bardhyl Hazizaj<\/strong><\/p>\n<p>Demokracia na solli vila, hashash dhe luks p\u00ebr politikan\u00ebt por mjerim dhe gjakmarrje p\u00ebr popullin. Rritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb, ujit, hidrokarbureve, minierave, buk\u00ebs edhe pse jan\u00eb dhurat\u00eb e natyr\u00ebs tregojn\u00eb bab\u00ebzin\u00eb e politik\u00ebs. K\u00ebto jan\u00eb pasuri komb\u00ebtare dhe jo t\u00eb jepen me koncesion t\u00eb huajve pasi i takojn\u00eb popullit. Heroizmi i LAN\u00c7, papun\u00ebsia, p\u00ebrmbytjet, drith\u00ebrat e buk\u00ebs, industria, kinematografia, pyjet dhe deti duhet ti rikthehen shqiptar\u00ebve. Pas 30 vjet\u00ebsh n\u00eb vend t\u00eb futjes n\u00eb BE, po na rikthehen vizat<\/p>\n<ul>\n<li>Rritet \u00e7mimi energjis\u00eb dhe ujit dhe pse jan\u00eb dhurat\u00eb e natyr\u00ebs<\/li>\n<li>-Rritet \u00e7mimi i buk\u00ebs dhe shteti hesht, pensionist\u00ebt n\u00eb pik\u00eb t\u00eb hallit<\/li>\n<li>-Demokracia na solli vila, hashash\u00a0 dhe \u201cFerrari\u201d p\u00ebr politikan\u00ebt, mjerim dhe gjakmarrje p\u00ebr popullin<\/li>\n<li>-Pse po harrohet LAN\u00c7L?!<\/li>\n<li>\u2013 Populli shqiptar prej 1 milion banor\u00ebsh gozhdoi 15 divizione italiane e gjermane, dhe i shkaktoi armikut 70 mij\u00eb t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb plagosur e rob\u00ebr<\/li>\n<li>\u2013 M\u00eb 1944 Shqip\u00ebria me 1.080.000 banor\u00eb, 75% ishin analfabet\u00eb dhe me dhjet\u00ebra s\u00ebmundje serioze<\/li>\n<li>\u2013 N\u00eb vitin 1981 Shqip\u00ebria kishte armat\u00ebn e madhe me\u00a0rreth 100\u00a0mij\u00eb kuadro e specialist\u00eb me arsim t\u00eb lart\u00eb<\/li>\n<li>\u2013 N\u00eb vitin 1982, Shqip\u00ebria kishte 713.500 nx\u00ebn\u00ebs dhe student me arsim falas<\/li>\n<li>\u2013 Kinostudio\u00a0\u201cShqip\u00ebria e Re\u201d prodhonte 15 filma n\u00eb vit e dhjet\u00ebra filma dokumentar\u00eb e\u00a0shkencor\u00eb<\/li>\n<li>\u2013 U p\u00ebrfituan mbi 52.500 ha tok\u00eb, dhe u p\u00ebrmir\u00ebsuan\u00a0200.500 ha tok\u00eb,<\/li>\n<\/ul>\n<p>Kujtes\u00eb kolektive dhe individuale p\u00ebr t\u00eb transmetuar nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb jetuar jo nj\u00eb legjend\u00eb!<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve kaotike t\u00eb Demokracis\u00eb a i keni kuptuar ndonj\u00ebher\u00eb pushtetar\u00ebt tan\u00eb ? Ata premtojn\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb fakt po na e sterrosin jet\u00ebn \u00e7do dit\u00eb. Ata premtuan l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb ku tani thon\u00eb nuk p\u00ebrmbushen kushtet, ata premtojn\u00eb siguri\u00a0ku vrasjet jan\u00eb kthyer n\u00eb statistik\u00eb. Ajo q\u00eb\u00a0t\u00ebrheq v\u00ebmendjen, \u00ebsht\u00eb se askush nuk ka paguar ende \u00e7mimin p\u00ebr marr\u00ebzin\u00eb e \u201cdemokracis\u00eb\u201d, sepse ata nuk pranojn\u00eb as \u201csamarin\u201d, as \u201ckandarin\u201d(drejt\u00ebsin\u00eb)! Qeveria miratoi rritjen e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb, t\u00eb ujit q\u00eb na e ka falur natyra!\u00a0N\u00ebse burimet natyrore, uji, energjia elektrike, hidrokarburet, qymyri u jepet t\u00eb huajve me kon\u00e7ensione at\u00ebhere pavar\u00ebsia e shtetit ka humbur, do t\u00eb b\u00ebhet e varur nga importi nga jasht\u00eb i energjis\u00eb elektrike m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, dhe qytetar\u00ebt do t\u00eb paguajn\u00eb fatura m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb energjis\u00eb elektrike (t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb shtrenjta p\u00ebr shkak t\u00eb nivelit t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb jetes\u00ebs). Erdhi koha e \u201cTanzimatit\u201d do t\u00eb paguajm\u00eb taks\u00ebn p\u00ebr ajrin dhe drit\u00ebn :\u201dVergji\u201d dhe \u201cXhelep\u201d si n\u00eb koh\u00ebn e Abdyl Hamitit!\u00a0Kjo \u00ebsht\u00eb demokracia? Politikan\u00ebt s\u2019mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr asgj\u00eb!<\/p>\n<p>Po harrohet LAN\u00c7L.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb Luft\u00ebs Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb truallin shqiptar prej 28 mij\u00eb km2 shkeli k\u00ebmba e 700.000 ushtar\u00ebve fashist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i shkaktuan popullit dhe atdheut d\u00ebme t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Kjo luft\u00eb zgjati 7 prill 1939 deri 29 N\u00ebntor 1944, plot 5 vjet e gjys\u00ebm ku populli shqiptar prej 1 milion banor\u00ebsh gozhdoi 15 divizione italiane e gjermane, dhe i shkaktoi armikut 70 mij\u00eb t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb plagosur e rob\u00ebr.<em>U dogj\u00ebn dhe u shkat\u00ebrruan<\/em>\u00a0 62.475 sht\u00ebpi; u bastis\u00ebn 21.131 sht\u00ebpi; u shkat\u00ebrruan t\u00eb gjitha urat mbi lumenjt\u00eb; u shkat\u00ebrruan e doll\u00ebn jasht\u00eb p\u00ebrdorimit portet detare t\u00eb Sh\u00ebngjinit, Durr\u00ebsit, Vlor\u00ebs dhe Sarand\u00ebs.U d\u00ebmtuan mbi 1 milion kok\u00eb bag\u00ebti gjedh dhe t\u00eb imta. U grabit\u00ebn nga ushtria gjermane\u00a0 8 miliard\u00eb 62 milion\u00eb 827 mij\u00eb franga ari. D\u00ebmet nga lufta llogariten n\u00eb 500 milion franga ari.<\/p>\n<p>Pas \u00e7lirimit t\u00eb vendit populli shqiptar ju p\u00ebrveshpun\u00ebs p\u00ebr zhdukjen e analfabetizmit, gjakmarrjes, hakmarrjen, s\u00ebmundjet shekullore, sifilizin,mortaj\u00ebn, plasjen,koler\u00ebn,lebroz\u00ebn, t\u00ebrbimin, fruthin,bruceloz\u00ebn,militenc\u00ebn, ethet hemoragjike,malarjen, dhe ngrit\u00ebn shkolla,uzina e kombinate e kthyen vendin n\u00eb kop\u00ebsht t\u00eb lul\u00ebzuar!<\/p>\n<p>M\u00eb 1944 Shqip\u00ebria me 1.080.000 banor\u00eb, 75% ishin analfabet\u00eb, me nj\u00eb bujq\u00ebsi primitive pa industri!<\/p>\n<p>Filloi p\u00ebrgatitja e nj\u00eb armate kuadrosh. N\u00eb vitin 1981 Shqip\u00ebria kishte armat\u00ebn e madhe me\u00a0rreth 100\u00a0mij\u00eb kuadro e specialist\u00eb me arsim t\u00eb lart\u00eb, t\u00eb profilizuar n\u00eb 35 deg\u00eb t\u00eb ndryshme: Kishte Universitetin Shtet\u00ebror t\u00eb Tiran\u00ebs, Akademin\u00eb e Shkencave\u00a0me\u00a012 Institute e Qendra k\u00ebrkimore: biblioteka e s\u00eb cil\u00ebs kishte lidhje e\u00a0shk\u00ebmbime me 400 biblioteka e institucione shkencore t\u00eb bot\u00ebs. Numri i nx\u00ebn\u00ebsve dhe student\u00ebve p\u00ebr 1000 banor\u00eb ishte 251. Gjithsej kishte 713.500 nx\u00ebn\u00ebs dhe student\u00eb.(Libri Zhvillimi i arsimit\u00a0 t\u00eb\u00a0lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri autor Bardhyl Golemi ,Vladimir Misja Tiran\u00eb 1987) Vjetari Statistikor i KM vitit 1984). Kinostudio\u00a0\u201cShqip\u00ebria e Re\u201d prodhonte 15 filma n\u00eb vit e dhjet\u00ebra filma dokumentar\u00eb e\u00a0shkencor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin krenaria e kinematografis\u00eb, kultur\u00ebs dhe\u00a0kombit\u00a0shqiptar. Shqip\u00ebria kishte rreth 100 kinema dhe afro 5000 institucione\u00a0 kulturore e artistike edhe n\u00eb fshatrat e thella e malore.P\u00ebrve\u00e7 muzeve t\u00eb qyteteve ekzistonin edhe\u00a0rreth\u00a02 mij\u00eb muze e sht\u00ebpi muze. Botoheshin 110 gazeta e revista dhe fondi i\u00a0librave ishte 4 milion\u00eb e 210 mij\u00eb.(Sot PSSH\u00a0 dhe PD s\u2019kan\u00eb gazet\u00eb)<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs 1953- 1983 : koh\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb 1991-2021- Shqip\u00ebria n\u00ebn udh\u00ebheqjen e PKSH (PPSH), kishte :\u00ad nj\u00eb popullsi prej 2.841.300 banor\u00eb. N\u00eb qytet banonin 51.6 % ose 1.466.000 ishin meshkuj, 48.4% ose 1.375. 300 femra . N\u00eb qytet banonin 961.500 banor\u00eb dhe n\u00eb fshat 1.879.800 banor\u00eb. U martuan 9.511 \u00e7ifte, u divorcuan 1.564 \u00e7ifte, u lind\u00ebn 20.938 f\u00ebmij\u00eb. Vdiq\u00ebn 5.420 persona. Shtesa e popullsise n\u00eb vit 15.518 persona.(Sot popullsia \u00ebsht\u00eb grumbulluar n\u00eb Tiran\u00eb ku banojn\u00eb 1milion 173.mij\u00eb qytetar)<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria kishte 774 spitale e sht\u00ebpi lindje, 470 ambulanca e\u00a0poliklinika t\u00eb\u00a0shtrira n\u00eb \u00e7do fshat, 37 institucione t\u00eb higjen\u00ebs e t\u00eb\u00a0 epidemiologjis\u00eb. Shqip\u00ebria kishte p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb vdekjeve dhe p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb\u00a0lart\u00eb t\u00eb lindjeve n\u00eb Evrop\u00eb. Jet\u00ebgjat\u00ebsia ishte m\u00eb e larta n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb\u00a0Shqip\u00ebri ushtroheshin dhjet\u00ebra lloje sportesh, dhe merrte pjes\u00eb dhe\u00a0n\u00eb\u00a0veprimtarit\u00eb ballkanike, evropiane e bot\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>PUN\u00cbSIMI<\/strong><\/p>\n<p>-Forca t\u00eb afta pune mosha 15-59 vje\u00e7 femrat dhe 15-54 vje\u00e7 meshkujt zinin 56.4% . Forca n\u00ebn mosh\u00ebn e pun\u00ebs 34.5% (34.7% meshkuj 34.3% femra). Mbi mosh\u00ebn e pun\u00ebs 9.1%. N\u00eb sektorin shtet\u00ebror punonin 697.774 veta, n\u00eb sektorin koperativist 517.178 persona. T\u00eb papun\u00eb asnj\u00eb.\u00a0V\u00ebllavrasje asnj\u00eb. Numri i personave me libreza kursimi 1 milion e 084.804 veta! Sot kaq jan\u00eb borxh\u00ebllinj!<\/p>\n<p><strong>P\u00cbR BONIFIKIMET<\/strong><\/p>\n<p>U p\u00ebrfituan mbi 52.500 ha tok\u00eb, dhe u p\u00ebrmir\u00ebsuan\u00a0200.500 ha tok\u00eb, u zgjeruan liqenet artificiale dhe rezervuar\u00ebt e ujit.K\u00ebshtu u arrit ujitja n\u00eb tok\u00eb malore me rreth 70% t\u00eb\u00a0sip\u00ebrfaqes. Shqip\u00ebria p\u00ebr ujitjen dhe pleh\u00ebrimin e tok\u00ebs zinte vendin e par\u00eb n\u00eb\u00a0Evrop\u00eb. Duke i llogaritur k\u00ebto rezerva p\u00ebr frym\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb dhe p\u00ebr km2 t\u00eb\u00a0sip\u00ebrfaqes, Shqip\u00ebria z\u00eb vendin e dyt\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, pas Norvegjis\u00eb. Tok\u00eb e punuar 710.000 ha.Tok\u00eb ar\u00eb 589.000 ha.Pemishte 58.000 ha.Ullishte 44.000 ha. Vreshta 19.000 hektar.<em>U mboll\u00ebn 5 milion\u00eb e 844 mij\u00eb rr\u00ebnj\u00eb ulliri dhe nj\u00eb milion e 182 mij\u00eb rr\u00ebnj\u00eb \u00a0agrume. 60\u00a0milion\u00eb e 630 mij\u00eb pjergulla rrushi, u hap\u00ebn 20 mij\u00eb ha vreshta me rrush.Vet\u00ebm gruri i mbjell\u00eb me 209 mij\u00eb ha siguronte 234 kg buk\u00eb p\u00ebr nj\u00eb banor\u00eb.\u00a0Shqip\u00ebria kishte 699.000 gjedh\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq Sali Berisha do t\u2019i shkat\u00ebrronte pasurit\u00eb e mbidheshme\u00a0dhe t\u00eb\u00a0 n\u00ebndheshme deri tek armatimi e municioni kolosal, q\u00eb e kishte mbyllur\u00a0E.\u00a0Hoxha n\u00eb tunele\u201d.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb\u00a0librin\u00a0Gjeografia Ekonomike t\u00eb Mark Krasniqit fq. 346. Prishtin\u00eb 1985, shkruan:\u00a0\u201c<em>N\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr 1 ha tok\u00eb t\u00eb punuar mesatarisht p\u00ebrdoren rreth 150 kg. pleh kimik (m\u00eb shum\u00eb se disa vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs).U pyll\u00ebzuan rreth 200.000 hektar\u00eb,u p\u00ebrmir\u00ebsuan rreth 400.000 hektar\u00eb pyje.U arrit nd\u00ebrtimi i 385.769 sht\u00ebpive e apartamenteve t\u00eb banimit, u ngrit\u00ebn 67 qytete t\u00eb reja.<\/em><\/p>\n<p><strong>DRITH\u00cbRA BUKE<\/strong><\/p>\n<p>Prodhoheshin 954.500 ton. Patate 134.900 to; oriz 12.300 ton;pambuk 15.700 ton; duhan 15.700 ton; panxhar sheqeri 321.100 ton; luledielli 53.700 ton; perime, bostan 371.000 ton; fasule 19,400 ton; tagjira 15.700 ton; elb distik 3.300 ton; fruta105.000 ton; ullinj 50.300 ton; agrume13.800 ton; rrush 80.700 ton; rrush vreshti 55.600 ton; qum\u00ebsht 367.400 ton; mish 64.100 ton; vez\u00eb 215.500 kokrra; Mjalt\u00eb 700 ton.<\/p>\n<p>BLEGTORI kishte 86.000 krer\u00eb qe ; 212.000 krer\u00eb lop\u00eb; dh\u00ebn 1.210.000 krer\u00eb nga k\u00ebto p\u00ebr qum\u00ebsht 854.000 krer\u00eb; dhi 791.000 krer\u00eb nga k\u00ebto p\u00ebr qum\u00ebsht 528.000 krer\u00eb. Derra 170.000 krer\u00eb;dosa 16.000 krer\u00eb. Nj\u00ebthundrak\u00eb 138.000 krer\u00eb; shpend\u00a0 3.831.000 krer\u00eb.Blet\u00eb 105.000 koshere moderne!<\/p>\n<p>FONDI I PYJEVE gjithsej 32.979 metra kub,nga t\u00eb cilat;15.219 m3 pyje t\u00eb larta;4.400 m3 halore; 10.819 m3 fletore, 12.080 m3 pyje t\u00eb ul\u00ebt dhe 568 m3 shkurre. Nga pyjet dhe kullotat grumbulloheshin 315 ton valanidh; 3021 ton shqeme;4.038 ton sherebel.173 ton gjethe dafine;1.219 ton d\u00ebllenj\u00eb e kuqe; 198 ton d\u00ebll\u00ebnj\u00eb e zez\u00eb; 171 ton rozmarin\u00eb;124 ton kamomil; 52 ton \u00e7aj mali ;830 ton shqop\u00eb dhe 49.9 ton bim\u00eb t\u00eb tjera mjek\u00ebsore.( Sot k\u00ebto bim\u00eb k\u00ebtu jan\u00eb, por nuk u kushtohet r\u00ebnd\u00ebsi)<\/p>\n<p><strong>INDUSTRIA SHQIPTARE<\/strong><\/p>\n<p>Prodhonte mbi 130 lloje\u00a0makinerish, 60\u00a0prej t\u00eb cilave p\u00ebr bujq\u00ebsin\u00eb. Vet\u00ebm traktor\u00eb me 15 kuaj fuqi kishte\u00a022.300\u00a0cop\u00eb. Shqip\u00ebria kishte 2000 kombajna, Shqip\u00ebria prodhonte edhe traktor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, me 54 kuaj\u00a0fuqi,\u00a0motorrin e skod\u00ebs, autobus\u00eb, rimorkio 40-ton\u00ebsh, lokomotiva, vagon\u00eb\u00a0 treni\u00a0minierash etj. Shqip\u00ebria kishte 50 miniera (dhe i ka, por ja u ka falur t\u00eb huajve) prodhonte 1 milion e 700 mij\u00eb ton krom\u00a0n\u00eb\u00a0vit. Nga sasia e mineralit t\u00eb\u00a0kromit q\u00eb nxirrej, Shqip\u00ebria zinte vendin e dyt\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Shqip\u00ebria prodhonte 1\u00a0milion e 179 mij\u00eb ton hekur. Shqip\u00ebria prodhonte naft\u00eb 1.5 milion\u00eb ton. N\u00eb kat\u00ebr fabrikat e\u00a0duhanit \u2013\u00a0cigareve prodhoheshin 20 lloje cigaresh, duke konkuruar n\u00eb tregun e\u00a0jasht\u00ebm, ashtu si dhe me dhjet\u00eb llojet cil\u00ebsore t\u00eb \u00e7imentos shqiptare. Eksporti ishte 69%, i mallrave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebria kishte marr\u00ebdh\u00ebnie\u00a0tregtare, diplomatike me rreth 150 shtete t\u00eb bot\u00ebs . Shqip\u00ebria mbas viteve 1990-2021 pas p\u00ebrmbysjes se Socializmit \u201cArkitekt\u00ebt e shkat\u00ebrrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d \u201cLumpen qytetar\u00ebt\u201d,shum\u00eb prej k\u00ebtyre objekteve i prish\u00ebn, i shkat\u00ebrruan, i rr\u00ebnuan p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se grek\u00ebt p\u00ebr t\u00eb pushtuar Troj\u00ebn nd\u00ebrtuan me d\u00ebrrasa \u201cKalin e Troj\u00ebs \u201c\u00e7udit\u00ebrisht jo grek\u00ebt por vet\u00eb shqiptar\u00ebt e shkat\u00ebrruan Shqip\u00ebrin\u00eb me parrull\u00ebn ta fillojm\u00eb nga \u201cZero\u201d dhe \u201c\u00e7ekun e bardh\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Radio Tirana programet e rregullta\u00a0 n\u00eb\u00a0Shqip\u00ebrin\u00eb e Lir\u00eb\u00a0 i nisi m\u00eb 27.11.1944. Jepte 18 or\u00eb program n\u00eb\u00a0dit\u00eb n\u00eb\u00a0gjuh\u00ebn shqipe dhe 82 or\u00eb n\u00eb 20 gjuh\u00eb t\u00eb bot\u00ebs.N\u00eb Has, n\u00eb fshatin\u00a0Letaj, u\u00a0ngrit antena p\u00ebr Kosov\u00ebn e viset shqiptare n\u00ebn Jugosllavi. Radiostacionet n\u00eb\u00a0Shkod\u00ebr e Kuk\u00ebs, n\u00eb Kor\u00e7\u00eb e Gjirokast\u00ebr. N\u00eb\u00a0Durr\u00ebs prodhoheshin radiot dhe televizor\u00ebt: Adriatiku, Shk\u00ebndija, Rozafa dhe\u00a0Butrinti. N\u00eb Shqip\u00ebri kishte 324 905 familje me televizor\u00eb, 498 346\u00a0familje\u00a0me radio.<\/p>\n<p>U\u00a0nd\u00ebrtuan\u00a0hidrocentralet madh\u00ebshtore ku n\u00eb \u00e7do 5 deri 6 vjet nd\u00ebrtohej nga nj\u00eb hidrocentral i madh: si Lanabregasi,Ulz\u00eb, Shkopet,Bistric\u00eb Nr.1 dhe Nr.2,Vau i Dej\u00ebs, Fierz\u00eb\u00a0e Koman, t\u00eb cil\u00ebt u projektuan nga specialist\u00ebt vendas ,dhe u nd\u00ebrtuan nga pun\u00ebtor\u00ebt shqiptar\u00eb: jan\u00eb objekte dhe veprat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb t\u00eb gjitha koh\u00ebrave t\u00eb nd\u00ebrtuara ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb. Sot mbas shum\u00eb vitesh (36 vjet shfryt\u00ebzim hidrocentrali i Fierz\u00ebs, 31 vjet shfryt\u00ebzim hidrocentrali i Komanit, 41 vjet shfryt\u00ebzim Uzina e \u00e7elikut, pet\u00ebzimit n\u00eb Kombinatin Metalurgjik), k\u00ebto vepra punojn\u00eb p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike, prodhimin e \u00e7elikut, hekurit, profileve, tubave, llamarinave etj, duke i sh\u00ebrbyer zhvillimit t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb vendit ton\u00eb. Ato flasin \u00e7do sekond\u00eb t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb kujtuar \u201cShpejt, mir\u00eb, lir\u00eb dhe me forcat tona\u201d.<\/p>\n<p>U studiuan e u projektuan hidrocentralet e perspektiv\u00ebs p\u00ebr kaskadat e lumenjve Drin, Vjos\u00eb, Devoll, Osum, Erzen si dhe 1213 hidrocentrale t\u00eb vegj\u00ebl. Vet\u00ebm gjiganti Metalurgjik i Elbasanit p\u00ebrb\u00ebhej nga 15 uzina.Vet\u00ebm\u00a0diga e\u00a0hidrocentralit \u201cDrita e Partis\u00eb\u201d n\u00eb Fierz\u00eb me lart\u00ebsi 267 metra ishte\u00a0diga\u00a0m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb bot\u00eb, e cila ka prodhuar 1 miliard\u00eb e 800 milion\u00eb\u00a0kilovat\u00eb. U\u00a0nd\u00ebrtuan m\u00eb se 83 diga t\u00eb tjera, me lart\u00ebsi mbi 25 metra. Kishte edhe 5 termocentrale:TEC Fier me fuqi 80.000 k\u00eb\/or\u00eb ,TEC Kombinatit Stalin me fuqi 5.000 k\u00eb\/or\u00eb, TEC Kor\u00e7\u00eb me fuqi 5.000 k\u00eb\/or\u00eb , TECI Maliqit me fuqi 5.000 k\u00eb\/or\u00eb,TEC Metalurgjikut Elbasan me fuqi 10.000 k\u00eb\/or\u00eb. U nd\u00ebrtuan 400 mikrohidro- centrale me fuqi 300.000 k\u00eb\/or\u00eb . Energjia\u00a0elektrike\u00a0 ishte 5 miliard\u00eb e 112 milion\u00eb kilovat. Eksporti i energjis\u00eb elektrike\u00a0ishte 2 miliard\u00eb e 93 milion\u00eb kilovat. Sot nevojiten 14.000.000 k\u00eb\/or\u00eb . Nd\u00ebrsa sot hidrocentrali i Kaliva\u00e7it ka mbi 24 vjet q\u00eb ka filluar dhe nuk dihet se kur do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb. Nd\u00ebrsa Skavica nuk dihet kur do t\u00eb filloj\u00eb!<\/p>\n<p>Linjat hekurudhore n\u00ebp\u00ebrmjet Hanit t\u00eb Hotit n\u00eb veri u lidh\u00ebn me linjat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, nd\u00ebrsa n\u00eb jug vet\u00ebm p\u00ebr 2173 met\u00ebr linear Ml) (Kufi me Strug\u00ebn) kompletohej i vetmi korridor hekurudhor veri-jug. Sot transporti hekurudhor po shkon drejt rr\u00ebnimit t\u00eb plot\u00eb si shum\u00eb objekte e vepra t\u00eb k\u00ebsaj natyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i veprave madhore si Kombinati Metalurgjik n\u00eb Elbasan, Superfosfati i La\u00e7it,Ferrokromi i Burrelit, Uzina e Plasmasit n\u00eb Lushnje, Uzina e Llampave n\u00eb Vlor\u00eb, Uzina e P\u00ebrpunimit t\u00eb Thell\u00eb t\u00eb Naft\u00ebs n\u00eb Ballsh, Uzina e Telave n\u00eb Shkod\u00ebr, sot k\u00ebto objekte jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb rr\u00ebnuara. Nga 4 fabrika letre, sot s\u2019ka asnj\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Qeveria shpalli moratoriumin p\u00ebr vitin 2022!<\/strong><\/p>\n<p>Sot pas 30 vjet t\u00eb ndryshimit t\u00eb sistemit , ku ne prit\u00ebm t\u00eb futeshim n\u00eb Bashkimin Evropian ,qeveritar\u00ebt na fut\u00ebn n\u00eb burgun e BE me rritjen e \u00e7mimit t\u00eb ujitbuk\u00ebsushqimetnaft\u00ebsgazit,dhe tani i erdhi radha energjis\u00eb elektrike! Pas k\u00ebsaj shqiptar\u00ebve do t\u2019u vendoset taksa e drit\u00ebs dhe e ajrit! Xhelep e Vergji, si n\u00eb koh\u00ebn e Abdyl Hamitit e Tanzimatit! N\u00ebse Hodrocentralet,termocentralet,burimet ujore u jepen me kon\u00e7esion t\u00eb huajve dhe n\u00ebse nuk nd\u00ebrtohen hidrocentrale, termocentrale, pavar\u00ebsia\u00a0 energjetike do t\u00eb shkelet, pra do t\u00eb b\u00ebhet e varur nga importi nga jasht\u00eb i energjis\u00eb elektrike m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, dhe qytetar\u00ebt do t\u00eb paguajn\u00eb fatura m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb energjis\u00eb elektrike (t\u00eb cilat tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb shtrenjta p\u00ebr shkak t\u00eb nivelit t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb jetes\u00ebs). Qymyri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim nga i cili plot\u00ebsohen nevojat p\u00ebr energji elektrike, por nuk funksionojn\u00eb termocntralet me qymyr!. Shumica e kapaciteteve termike jan\u00eb t\u00eb vjet\u00ebruara dhe asnj\u00eb pun\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00eb v\u00ebnien n\u00eb pun\u00eb t\u00eb tyre dhe ato sot duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen me t\u00eb reja. Burimet e rinovueshme n\u00eb vend nuk kan\u00eb kapacitet t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb prodhimin e energjis\u00eb elektrike nga, mazuti, nafta, qymyri, dhe potencialet e m\u00ebdha hidro varen ekskluzivisht nga natyra, dmth, n\u00ebse bie shi ka uj\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm, ka energji! Ska shi ,s\u2019ka energji.<\/p>\n<p>N\u00eb projektimin e nd\u00ebrtimin e porteve e pontileve t\u00eb Vlor\u00ebs, Himar\u00ebs, Sarand\u00ebs, Durr\u00ebsit, Sh\u00ebngjinit etj, vepra, t\u00eb cilat edhe sot i q\u00ebndrojn\u00eb koh\u00ebs e jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ekonomis\u00eb vendit. N\u00eb projektimin e nd\u00ebrtimin e veprave vadit\u00ebse e kulluese,u nd\u00ebrtuan 654 diga t\u00eb rezervuar\u00ebve t\u00eb ujit s\u00eb bashku me n\u00ebnobjektet. Mbas vitit 1990 e n\u00eb vijueshm\u00ebri k\u00ebto vepra nuk mir\u00ebmbahen, nuk tregohet kujdes p\u00ebr to, jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb harres\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr komunitetin. Nga kjo pakujdesi u p\u00ebrmbyt disa her\u00eb Shkodra, Durr\u00ebsi, Lezha etj..<\/p>\n<p>P\u00ebr mbrojtjen e vendit shteti socialist bazohej n\u00eb teorin\u00eb leniniste se as n\u00eb koh\u00eb paqeje, as n\u00eb koh\u00eb lufte nuk duhet t\u00eb harrohet: st\u00ebrvitja e rekrut\u00ebve, shkenca e qitjes, p\u00ebrhapja e njohuive ushtarake elementare n\u00eb gjer\u00ebsi dhe n\u00eb thell\u00ebsi nd\u00ebr masat. Sot kemi ushtar\u00eb me pages\u00eb,mercenar\u00eb!<\/p>\n<p>Deri n\u00eb vitet 90-t\u00eb ushtria shqiptare shtrihej n\u00eb 1.500 garnizone ushtarake n\u00eb gjith\u00eb teritorin e vendit, ku ushtarak\u00ebt kryenin 15-20 dit\u00eb sh\u00ebrbimi n\u00eb muaj dhe harxhonte deri 1 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit,nd\u00ebrsa deri n\u00eb vitin 1998 ushtria \u00a0harxhonte 2.368.000.000 lek\u00eb n\u00eb vit e sot ,pyesni n\u00eb M.M se sa harxhohen edhe pse nuk ka efektiv,teknik\u00eb e armatim! Para 1990 organika kishte 22 divizione k\u00ebmb\u00ebsorie,1 divizion xhenio, Komanda MKA, Komanda e A.L, Komanda e F.U.D, Komanda e Akademis\u00ebe, Komanda e Shkoll\u00ebs s\u00eb Bashkuar. P\u00ebr t\u00eb gjitha nj\u00ebsit\u00eb taktike, operativo-strategjike fillonte q\u00eb nga skuadra, toga, kompania, n\u00ebngrupi, grupi batalioni p\u00ebr strukturat e ulta, q\u00eb ishin baza p\u00ebr strukturat e larta, regjimente, brigata korpuse, grupime, Sh.P ,M. M. Efektiv, gjithsej 585.000 vet\u00eb t\u00eb organizuar n\u00eb 185 brigada t\u00eb ndryshme pa rinin\u00eb shkollore t\u00eb armatosur dhe pa forcat vullnetare t\u00eb organizuara n\u00eb gjith\u00eb territorin. FA t\u00eb RPSH kishin 16.500 oficer\u00eb; 9.000 n\u00ebnoficer\u00eb; 60.000 ushtar\u00eb aktiv\u00eb; 8.000 civil\u00eb; 450.000 rezervist\u00eb; 230.000 vullnetar\u00eb t\u00eb vet\u00ebmbrojtjes popullore. Brenda 24 or\u00ebve Ushtria ishte n\u00eb gjendje t\u00eb armatoste e t\u2019i kishte t\u00eb gatshme p\u00ebr luft\u00eb mbi 700 mij\u00eb forca.<\/p>\n<p>P\u00ebr forcat vullnetare organika ishte p\u00ebrcaktuar : Grupe vullnetare 110 , batalione 608. Kontigjenti i forcave vullnetare ishte 265.512 veta prej t\u00eb cil\u00ebve 39.672 burra dhe 169.669 gra e vajza dhe 29.171 paraushtarak\u00eb. K\u00ebtu p\u00ebrfshihen edhe 5.270 oficer\u00eb rezervist. Kjo ushtri ishte p\u00ebrgatitur p\u00ebr mbrojtjen e vendit jo p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar fqinj\u00ebt! Ushtria jon\u00eb kishte 1200 tanke, 630 diaga\u00e7, 638 transportues t\u00eb blinduar. Ushtria jon\u00eb kishte 21.500 gryka zjarri . Gjeneral\u00ebt shqiptar\u00eb kishin llogaritur p\u00ebr \u00e7do m2 rreth 2 500 fishek\u00eb, dhe dy predha topi p\u00ebr \u00e7do 50 m2 sip\u00ebrfaqe, ku ushtrit\u00eb fqinje e kishin 1050 plumba p\u00ebr met\u00ebr .<\/p>\n<p>Kufiri shtet\u00ebror sigurohej nga 21 Postat e Vrojtimit t\u00eb Qend\u00ebrzuar si dhe 76 Posta Kufiri<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria sipas strateg\u00ebve t\u00eb saj ishte p\u00ebrgatitur edhe p\u00ebr mbrojtje kund\u00ebratomike edhe p\u00ebr nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb gjat\u00eb mbi dhjet\u00eb vjet. Do t\u00eb ishte \u00e7menduri q\u00eb ndokush ta mohonte k\u00ebt\u00eb fuqi mbrojt\u00ebse.Ky fakt i t\u00ebrbonte armiqte e kombit shqiptar, prandaj p\u00ebrdor\u00ebn te gjitha m\u00ebnyrat dhe mjetet p\u00ebr ta izoluar politikisht, ekonomikisht e p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analiz\u00eb nga Bardhyl Hazizaj Demokracia na solli vila, hashash dhe luks p\u00ebr politikan\u00ebt por mjerim dhe gjakmarrje p\u00ebr popullin. Rritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb, ujit, hidrokarbureve, minierave, buk\u00ebs edhe pse jan\u00eb dhurat\u00eb e natyr\u00ebs tregojn\u00eb bab\u00ebzin\u00eb e politik\u00ebs. K\u00ebto jan\u00eb pasuri komb\u00ebtare dhe jo t\u00eb jepen me koncesion t\u00eb huajve pasi i takojn\u00eb popullit. Heroizmi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":209367,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365],"tags":[],"class_list":{"0":"post-209365","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209365","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=209365"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/209365\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/209367"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=209365"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=209365"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=209365"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}