{"id":20985,"date":"2016-05-04T14:11:36","date_gmt":"2016-05-04T12:11:36","guid":{"rendered":"http:\/\/zjarr.tv\/?p=20985"},"modified":"2016-05-06T08:41:18","modified_gmt":"2016-05-06T06:41:18","slug":"magjia-leicester-city-ja-vleresimet-per-lojtaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/magjia-leicester-city-ja-vleresimet-per-lojtaret\/","title":{"rendered":"Magjia Leicester City, ja vler\u00ebsimet p\u00ebr lojtar\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Lei\u00e7ester Siti vulosi titullin e Premier Lig\u00ebs pa shkelmuar topin. Titulli monumental u sigurua nga ata q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb sezonit ishin favorit\u00eb p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb Championship. <a href=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/sport\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/leicester.jpg\"><br \/><\/a>Nga golat spektakolar\u00eb t\u00eb Vardis\u00eb, te mjesht\u00ebria e menaxhimit t\u00eb Ranierit. Nga gjenialiteti i Mahrezit, te mbrojtja stoike e kapitenit Morgan, \u201cdhelprat\u201d ishin historia e sezonit.<\/p>\n<div id=\"attachment_296011\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/sport\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/xhemi-vardi-me-sozine.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-per-postim-brenda wp-image-296011\" src=\"http:\/\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/xhemi-vardi-me-sozine-470x282.jpg\" alt=\"Xhemi Vardi me sozin&#xEB; e tij n&#xEB; autobus, nj&#xEB; nga t&#xEB; ftuarit special&#xEB; t&#xEB; skuadr&#xEB;s.\" width=\"470\" height=\"282\" \/><\/a><\/p>\n<p class=\"wp-caption-text\">Xhemi Vardi me sozin\u00eb e tij n\u00eb<br \/>\nautobus, nj\u00eb nga t\u00eb ftuarit<br \/>\nspecial\u00eb t\u00eb skuadr\u00ebs.<\/p>\n<\/div>\n<p>\u201cSportsMail\u201d u ka vendosur not\u00ebn 10 t\u00eb gjith\u00eb heronjve pas nj\u00eb sezoni q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>KASPER SHMAJK\u00cbLL \u2013 10<\/strong><\/p>\n<p>Ka luajtur \u00e7do minut\u00eb dhe ka qen\u00eb shp\u00ebtimtar me pritjet e tij ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb ndeshjet ndaj Totenhemit, Sitit dhe barazimin n\u00eb \u201cOld Trafford\u201d. Ka dal\u00eb gjithnj\u00eb i sigurt nga porta dhe ka qen\u00eb vendimtar n\u00eb nisjet e ekipit n\u00eb kund\u00ebrsulm.<\/p>\n<p>Ndeshje: 36 (0 si z\u00ebvend\u00ebsues)<br \/>\nGola: 0<br \/>\nStatistika: Ka ruajtur 15 her\u00eb t\u00eb paprekur port\u00ebn, asnj\u00eb portier nuk ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>DENI SIMPSON \u2013 10<\/strong><\/p>\n<p>Pasi e nisi sezonin nga stoli, ai hyri n\u00eb skuad\u00ebr pas humbjes 5-2 t\u00eb Lei\u00e7esterit ndaj Arsenalit dhe ka qen\u00eb i shk\u00eblqyer prej at\u00ebher\u00eb. Kur shtyn p\u00ebrpara nga krahu i djath\u00eb mendon edhe t\u00eb mbyll\u00eb hap\u00ebsirat e l\u00ebna n\u00eb qend\u00ebr. Shk\u00eblqeu n\u00eb fitoren 1- 0 ndaj Sauthemptonit.<br \/>\nNdeshje: 28 Gola: 0<br \/>\nStatistika: Ka humbur vet\u00ebm dy ndeshje me Lei\u00e7esterin k\u00ebt\u00eb sezon dhe kurr\u00eb me nj\u00eb disavantazh m\u00eb t\u00eb thell\u00eb se nj\u00eb gol.<\/p>\n<p><strong>UES MORGAN \u2013 10<\/strong><\/p>\n<p>E arriti maksimumin e potencialit t\u00eb tij n\u00eb mosh\u00ebn 32-vje\u00e7are, duke u kthyer n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebrmbrojt\u00ebs t\u00eb pakaluesh\u00ebm p\u00ebrball\u00eb sulmuesve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Premier Lig\u00ebs. I lexon situatat m\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb tjer\u00ebt, i p\u00ebrqendruar n\u00eb maksimum dhe \u00ebsht\u00eb sakrifikuar duke vendosur trupin e tij papara topit. Nj\u00eb lider i v\u00ebrtet\u00eb, i cili nuk i ka munguar asnj\u00eb sekond\u00eb mbrojtjes k\u00ebt\u00eb sezon dhe ka sh\u00ebnuar edhe gola vendimtar\u00eb ndaj Sauthemptonit dhe Man\u00e7ester Junajtid.<br \/>\nNdeshje: 36<br \/>\nGola: 2<br \/>\nStatistika: Mban numrin e tret\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb bllokimeve t\u00eb nj\u00eb mbrojt\u00ebsi k\u00ebt\u00eb sezon (37).<\/p>\n<p><strong>ROBERT HUTH \u2013 10<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb mjesht\u00ebr i arteve t\u00eb vjetra t\u00eb mbrojtjes, i cili ndonj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb telasheve t\u00eb skuadr\u00ebs s\u00eb tij, por ka impulsin q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kampion\u00ebt. Transferimi i tij n\u00eb Lei\u00e7ester sezonin e shkuar e transformoi k\u00ebt\u00eb skuad\u00ebr. Dha p\u00ebrvoj\u00ebn e tij (i vetmi lojtar i \u201cdhelprave\u201d q\u00eb e kishte fituar titullin m\u00eb par\u00eb) dhe u qas pa kompromis p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skuad\u00ebr, duke formuar nj\u00eb bunker ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb faz\u00ebn m\u00eb vendimtare t\u00eb sezonit. Sh\u00ebnoi edhe gola vendimtar\u00eb si ata ndaj Man\u00e7ester Sitit dhe Totenhemit.<br \/>\nNdeshje: 35<br \/>\nGola: 3 Statistika: Lojtari i kat\u00ebrt i Premier Lig\u00ebs me m\u00eb shum\u00eb spastrime zone k\u00ebt\u00eb sezon (258).<\/p>\n<p><strong>KRISTIAN FUKS \u2013 10<\/strong><\/p>\n<p>Kapiteni i Austris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbrojt\u00ebs i majt\u00eb klasi, i zgjuar, atletik dhe nj\u00eb ekspert i goditjeve standarde. Goditja e tij e k\u00ebndit solli golin me kok\u00eb t\u00eb Huthit n\u00eb ndeshjen direkte ndaj Totenhemit, e cila rezultoi aq vendimtare. Por ai ka aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer edhe nga loja e hapur: Ju kujtohet asisti gjenial q\u00eb solli golin e mrekulluesh\u00ebm fluturimthi t\u00eb Vardis\u00eb ndaj Man\u00e7ester Junajtid?<br \/>\nNdeshje: 28 (2 si z\u00ebvend\u00ebsues)<br \/>\nGola: 0<br \/>\nStatistika: Kat\u00ebr asistet e tij k\u00ebt\u00eb sezon i kan\u00eb shtuar 5 pik\u00eb skuadr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>RIJAD MAHREZ \u2013 10<\/strong><\/p>\n<p>Thjesht talent i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Preku majat k\u00ebt\u00eb sezon. Me 17 golat e tij n\u00eb Premier Lig\u00eb dhe 11 asistet, por edhe me kualitetin e tij n\u00eb fush\u00eb, ai shk\u00eblqeu. P\u00ebr t\u2019u ve\u00e7uar \u00ebsht\u00eb ai driblimi q\u00eb gjunj\u00ebzoi tre lojtar\u00eb t\u00eb Aston Vil\u00ebs, por edhe golat ndaj Uotfordit dhe \u00c7elsit.<br \/>\nNdeshje: 34 (1 si z\u00ebvend\u00ebsues)<br \/>\nGola: 17<br \/>\nStatistika: Golat dhe asistet e tij kontribuuan direkt n\u00eb 30 pik\u00ebt p\u00ebr Lei\u00e7ester Sitin.<\/p>\n<p><strong>N\u2019GOLO KANTE \u2013 10<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb fitosh vot\u00ebn e S\u00ebr Aleks Fergusonit si lojtari m\u00eb i mir\u00eb i sezonit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim monumental i aft\u00ebsive t\u00eb mesfush\u00ebs defensive t\u00eb Lei\u00e7esterit. Energjia, inteligjenca dhe sakrifica e tij kan\u00eb sjell\u00eb krahasime me superheroizma. \u201cN\u00ebse planeti Tok\u00eb do t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohej nga nj\u00eb asteroid nj\u00eb dit\u00eb, un\u00eb jam shum\u00eb i sigurt se atij do t\u2019ia zinte rrug\u00ebn Kante\u201d, e vler\u00ebsoi legjenda e Anglis\u00eb dhe klubit t\u00eb Lei\u00e7esterit, Geri Lineker.<\/p>\n<p>Ndeshje: 31 (4 si z\u00ebvend\u00ebsues)<br \/>\nGola: 1<br \/>\nStatistika: Ka kryer m\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrhyrje (158) dhe nd\u00ebrprerje aksionesh (148) se \u00e7do futbollist tjet\u00ebr k\u00ebt\u00eb sezon.<\/p>\n<p><strong>DENI DRINKUOT\u00cbR \u2013 10<\/strong><\/p>\n<p>Me merit\u00eb fitoi nj\u00eb ftes\u00eb n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e Anglis\u00eb pas paraqitjeve t\u00eb tij. \u00cbsht\u00eb boshti i skuadr\u00ebs. Nd\u00ebrhyrjet e tij kan\u00eb trash\u00ebguar grint\u00ebn e nj\u00eb lojtari t\u00eb Championship-it, nd\u00ebrsa pasimet e tij kan\u00eb klasin e Man\u00e7ester Junajtid (ka qen\u00eb pjes\u00eb e moshave t\u00eb \u201cdjajve\u201d). Topi i tij i gjat\u00eb p\u00ebr Vardin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arm\u00eb shum\u00eb e besueshme, ashtu si\u00e7 e tregoi edhe ndeshja me Sand\u00ebrlendin.<\/p>\n<p>Ndeshje: 34<br \/>\nGola: 1<br \/>\nStatistika: Shtat\u00eb asiste mbajn\u00eb emrin e tij, pes\u00eb prej t\u00eb cilave p\u00ebr golash\u00ebnuesin Vardi.<\/p>\n<p><strong>MARK OLLBRAJTON \u2013 10<\/strong><\/p>\n<p>Lloji i lojtarit dhe personaliteti q\u00eb ndihmon skuadr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb fituar tituj: shum\u00eb i sakt\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebn n\u00eb fush\u00eb dhe me nj\u00eb prezenc\u00eb pozitive n\u00eb dhomat e zhveshjes. Topat e tij t\u00eb zgjuar n\u00eb hap\u00ebsirat q\u00eb \u00e7markojn\u00eb Vardin\u00eb kan\u00eb qen\u00eb karakteristik\u00eb e k\u00ebtij sezoni, nd\u00ebrsa krosimet e tij t\u00eb vazhdueshme nga krahu i majt\u00eb zakonisht e gjejn\u00eb sh\u00ebnjestr\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Ndeshje: 33 (3 si z\u00ebvend\u00ebsues)<br \/>\nGola: 2<br \/>\nStatistika: Ka humbur vet\u00ebm 4 ndeshje q\u00eb kur \u00ebsht\u00eb rikthyer titullar n\u00eb formacion sezonin e shkuar, plot 45 ndeshje m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>SHINJI OKAZAKI \u2013 10<\/strong><\/p>\n<p>Puna dhe loja e tij me pasime t\u00eb shkurtra i ka shp\u00ebtuar shpesh radarit t\u00eb vler\u00ebsimeve k\u00ebt\u00eb sezon. Por sulmuesi japonez largohet gjithnj\u00eb nga fusha me kilometra me dopioshifra dhe me baterit\u00eb e shkarkuara deri n\u00eb fund. Ndonj\u00ebher\u00eb ka qen\u00eb pak defektoz n\u00eb finalizim, por ka dh\u00ebn\u00eb kontributin e tij t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe p\u00ebrpara port\u00ebs, si\u00e7 ishte roveshata q\u00eb mjaftoi p\u00ebr t\u00eb gjunj\u00ebzuar Njukas\u00ebllin.<\/p>\n<p>Ndeshje: 27 (7 si z\u00ebvend\u00ebsues).<br \/>\nGola: 5<br \/>\nStatistika: Vet\u00ebm 3 ndeshje i ka mbyllur t\u00eb plota n\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p><strong>XHEMI VARDI \u2013 10<\/strong><\/p>\n<p>Fantastik q\u00eb nga sekonda e par\u00eb e k\u00ebtij sezoni, duke vendosur tonin e skuadr\u00ebs s\u00eb tij me presingun agresiv dhe dinamizmin e palodhsh\u00ebm. Ngjitja e tij meritoi skenarin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb film hollivudian. Vendosi rekordin duke sh\u00ebnuar n\u00eb 11 ndeshje radhazi, por edhe sh\u00ebnoi nj\u00eb gol me themb\u00ebr me Anglin\u00eb ndaj kampion\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs, Gjermanis\u00eb. Sukseseve t\u00eb tij p\u00ebrpara porte i shtohen edhe 6 asiste.<br \/>\nNdeshje: 34<br \/>\nGola: 22<br \/>\nStatistika: Lojtari i par\u00eb i Lei\u00e7ester Sitit q\u00eb prej Geri Linekerit n\u00eb sezonin 1984- 1985 q\u00eb sh\u00ebnon mbi 20 gola n\u00eb elit\u00ebn e futbollit anglez.<\/p>\n<p><strong>LEONARDO UJOA \u2013 10<\/strong><\/p>\n<p>Kontribuoi sa her\u00eb ekipi kishte nevoj\u00eb nga stoli. Shnd\u00ebrroi n\u00eb gol penalltin\u00eb e shtes\u00ebs ndaj Uest Hemit dhe z\u00ebvend\u00ebsoi denj\u00ebsisht Vardin\u00eb n\u00eb ndeshjen me kaq presion ndaj Suonsit (dopiet\u00eb).<\/p>\n<p>Ndeshje: 7 (21 si z\u00ebvend\u00ebsues)<br \/>\nGola: 6<br \/>\nStatistika: Blerja rekord e klubit (10 mln paund) pritet q\u00eb t\u00eb mos mbetet m\u00eb e till\u00eb k\u00ebt\u00eb ver\u00eb pas pasurimit t\u00eb klubit.<\/p>\n<p><strong>XHEFRI SHLUP \u2013 10<\/strong><\/p>\n<p>E nisi sezonin si mbrojt\u00ebs i majt\u00eb dhe avancoi p\u00ebrpara kur Ranieri kuptoi se i duhej m\u00eb shum\u00eb siguri n\u00eb mbrojtje. Sh\u00ebnoi nj\u00eb gol vendimtar n\u00eb fitoren ndaj Norui\u00e7it. Mungoi p\u00ebr 3 muaj n\u00eb mes t\u00eb sezonit pas d\u00ebmtimit, por u rikthye me shpejt\u00ebsin\u00eb dhe forc\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Ndeshje: 14 (8 si z\u00ebvend\u00ebsues)<br \/>\nGola: 1<br \/>\nStatistika: Pjes\u00eb e klubit q\u00eb prej mosh\u00ebs 12-vje\u00e7are.<\/p>\n<p><strong>ENDI KING \u2013 10<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor besnik i klubit. Nuk u ankua kurr\u00eb q\u00eb u ul n\u00eb stol nga Kante.<\/p>\n<p>Ndeshje: 7 (16 si z\u00ebvend\u00ebsues)<br \/>\nGola: 1<br \/>\nStatistika: I pari lojtar n\u00eb histori q\u00eb fiton titullin e Lig\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Championship-it dhe Premier Lig\u00ebs me t\u00eb nj\u00ebjtin ekip.<\/p>\n<p><strong>TRAJNERI RANIERI \u2013 10<\/strong><\/p>\n<p>Erdhi me shum\u00eb kritika, por u dha t\u00eb gjith\u00ebve nj\u00eb shuplak\u00eb. Pronar\u00ebt donin vet\u00ebm t\u00eb mbanin klubin n\u00eb elit\u00eb. Por me qet\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrkushtimin n\u00eb pun\u00eb ai u dha di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr. Kush e quajti t\u00eb mbaruar, t\u2019i kthej\u00eb fjal\u00ebt mbrapsht p\u00ebr \u201cKing\u201d Ranierin.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong>13 ndeshje me t\u00eb nj\u00ebjtin ekip<\/strong><\/p>\n<p>Ollbrajton, Drinkuot\u00ebr, Fuks, Huth, Kante, Mahrez, Morgan, Okazaki, Shmajk\u00ebll, Simpson, Vardi jan\u00eb formacioni i Lei\u00e7esterit q\u00eb ka startuar 13 her\u00eb k\u00ebt\u00eb sezon n\u00eb Premier Lig\u00eb. Asnj\u00eb kampione e Anglis\u00eb nuk ka pasur nj\u00eb skuad\u00ebr m\u00eb t\u00eb pandryshuar q\u00eb prej vitit 1993, kur S\u00ebr Aleks Ferguson rreshtonte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn skuad\u00ebr, t\u00eb Man\u00e7ester Junajtid, n\u00eb 17 ndeshje gjat\u00eb nj\u00eb sezoni.\/PanoramaSport\/a.m.<\/p>\n<p>Burimi : \/ <a rel=\"nofollow\" href=\"http:\/\/www.javanews.al\">Javanews.al<\/a><\/p>\n<p>&#013;<br \/>\n<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/i0.wp.com\/zjarr.tv\/wp-content\/uploads\/2016\/05\/xhemi-vardi-me-sozine-470x282-1.jpg?fit=470%2C282\" width=\"470\" height=\"282\"><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lei\u00e7ester Siti vulosi titullin e Premier Lig\u00ebs pa shkelmuar topin. Titulli monumental u sigurua nga ata q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb sezonit ishin favorit\u00eb p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb Championship. Nga golat spektakolar\u00eb t\u00eb Vardis\u00eb, te mjesht\u00ebria e menaxhimit t\u00eb Ranierit. Nga gjenialiteti i Mahrezit, te mbrojtja stoike e kapitenit Morgan, \u201cdhelprat\u201d ishin historia e sezonit. Xhemi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2044,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[192],"tags":[34],"class_list":{"0":"post-20985","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-sport","7":"tag-34"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20985","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2044"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=20985"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/20985\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=20985"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=20985"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=20985"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}