{"id":210526,"date":"2021-10-15T19:37:06","date_gmt":"2021-10-15T17:37:06","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=210526"},"modified":"2021-10-15T19:37:06","modified_gmt":"2021-10-15T17:37:06","slug":"cfare-halli-apo-lobimi-e-vuri-venecian-kunder-vetes-vasili-reagon-ne-lidhje-me-opinionin-per-zgjedhjet-e-30-qershorit-bjene-ne-kontradite-mes-tyre","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/cfare-halli-apo-lobimi-e-vuri-venecian-kunder-vetes-vasili-reagon-ne-lidhje-me-opinionin-per-zgjedhjet-e-30-qershorit-bjene-ne-kontradite-mes-tyre\/","title":{"rendered":"\u201c\u00c7far\u00eb halli apo lobimi e vuri Venecian kund\u00ebr vetes\u201d, Vasili reagon n\u00eb lidhje me opinionin p\u00ebr zgjedhjet e 30 Qershorit, bjen\u00eb n\u00eb kontradit\u00eb mes tyre"},"content":{"rendered":"<p>Numri dy i LSI-s\u00eb Petrit Vasili ka reaguar n\u00eb lidhje me draftopinionin paraprak t\u00eb Venecias, q\u00eb legjitimon zgjedhjet e 30 Qershorit t\u00eb 2019-t\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt u mbajt\u00ebn pa pranin\u00eb e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Vasili duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje gjetje dhe rekomandime t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb par\u00eb nga ODIHR n\u00eb lidhje me zgjedhjet, ngre pik\u00ebpyetje n\u00eb lidhje me Venecian dhe me persona q\u00eb kan\u00eb lobuar pran\u00eb saj p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb vendimi t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Vasilit, ODIHR e thot\u00eb qart\u00eb se \u201dVet\u00ebm Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb e autorizuar t\u00eb gjykoj\u00eb mbi kushtetueshm\u00ebrin\u00eb e dekreteve t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><em>\u201dA i mban mend Venecia Opinionin e saj nr.959\/2019 dhe Raportin final te eksperteve te pranuar nderkombetarisht te ODIHR?\u201d<\/em>, shkruan mes t\u00eb tjerave Vasili n\u00eb postimin e tij.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb i Vasilit:<\/strong><\/p>\n<p><em>\u00c7fare \u201d halli\u201d apo lobimi e vuri Venecian kunder ODIHR dhe kunder vetes!?<\/em><\/p>\n<p><em>Venecia ka bere opinionin e saj ndaj kerkeses se Shoqates se Kryetateve te Bashkive per zgjedhjet lokale moniste te 30 qershorit.<\/em><\/p>\n<p><em>Eshte dukshem nje opinion i mberthyer nga nje \u201chall\u201d i madh sepse opinioni i kundervihet hapur dhe ne menyre vetvrasese raportit final te ODIHR per zgjedhjet e 30 qershorit 2019 i cili thote qarte:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cPasiguria u rrit m\u00eb tej nga mosmarr\u00ebveshja midis pal\u00ebve t\u00eb interesuara zgjedhore n\u00eb lidhje me ndarjen e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb midis Gjykat\u00ebs Kushtetuese, si organi i vet\u00ebm i mandatuar p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e dekreteve presidenciale, dhe Kolegjit Zgjedhor q\u00eb ka mandat t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e procesit zgjedhor.<\/em><\/p>\n<p><em>Vet\u00ebm Gjykata Kushtetuese \u00ebsht\u00eb e autorizuar t\u00eb gjykoj\u00eb mbi kushtetueshm\u00ebrin\u00eb e dekreteve t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Por Venecia serish nen nger\u00e7in e \u201d hallit\u201d del edhe kunder vetes sepse ne Opinionin Final nr. 959\/2019 thote:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cDekreti i Presidentit nr. 11199, dat\u00eb 10.6.2019 dhe Dekreti Nr. 12211, dat\u00eb 27.6.2021 2019, nuk u kund\u00ebrshtua si\u00e7 duhet p\u00ebrpara ndonj\u00eb gjykate sipas procedurave kryesore (as p\u00ebrpara Kolegjit Zgjedhor dhe as Gjykat\u00ebs Kushtetuese). Presidenti nuk kishte asnj\u00eb q\u00ebndrim dhe nuk u d\u00ebgjua n\u00eb procedurat para KQZ-s\u00eb dhe Kolegjit Zgjedhor. K\u00ebto organe e konsideruan Dekretin e tij t\u00eb pavlefsh\u00ebm, p\u00ebr t`u dukur i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndersa ne opinionin e dy diteve me pare te 13 tetorit 2021 Venecia ne nje kontradikte vetvrasese thote:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cVendimi i kolegjit zgjedhor q\u00eb konstaton pavlefshm\u00ebrin\u00eb dekretit t\u00eb PR p\u00ebr shtyrje zgjedhjesh dhe pse s\u2019\u00ebsht\u00eb objekt shqyrtimi n\u00eb GJK nuk mund t\u00eb n\u00ebnvler\u00ebsohet e t\u00eb mos konsiderohet\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>Ndersa ODIHR ne opinionin final per zgjedhjet e 30 qershorit 2019 thote:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cDuke iu referuar rastit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Uniteti Komb\u00ebtar p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr nga zgjedhjet, dhe vendimeve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Kolegjit Zgjedhor dhe KQZ, u v\u00ebrejt\u00ebn me shqet\u00ebsim:<\/em><\/p>\n<p><em>mungesa e paanshm\u00ebris\u00eb s\u00eb KQZ dhe votimi i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj mbi linja partiake;<\/em><\/p>\n<p><em>fakti q\u00eb gjykat\u00ebsit e Kolegjit Zgjedhor jan\u00eb subjekt i procesit t\u00eb vetingut, q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb sigurin\u00eb e mandatit t\u00eb tyre dhe potencialisht pavar\u00ebsin\u00eb e tyre n\u00eb vendimmarrje\u201d.<\/em><\/p>\n<p><em>A i mban mend Venecia Opinionin e saj nr.959\/2019 dhe Raportin final te eksperteve te pranuar nderkombetarisht te ODIHR?<\/em><\/p>\n<p><em>Pergjigja eshte sigurisht: PO!<\/em><\/p>\n<p><em>Atehere Pyetja e madhe, qe shtron kushdo eshte:<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7fare halli apo \u00e7\u2019lobim e vuri Venecian ne kete pozicion vertete qesharak sa qe e detyron ti kundervihet ODIHR dhe vetes??<\/em><\/p>\n<p><em>Zgjedhjet moniste te 30 qershorit u zhvilluan pa dekret te Presidentit, me bojkotimin e 85 % te popullit, me nje vote te hapur dhe jo te fshehte pra ishin zgjedhje partiake te rilindjes dhe jo zgjedhje te pergjithshme lokale.<\/em><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Numri dy i LSI-s\u00eb Petrit Vasili ka reaguar n\u00eb lidhje me draftopinionin paraprak t\u00eb Venecias, q\u00eb legjitimon zgjedhjet e 30 Qershorit t\u00eb 2019-t\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt u mbajt\u00ebn pa pranin\u00eb e opozit\u00ebs. Vasili duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje gjetje dhe rekomandime t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb par\u00eb nga ODIHR n\u00eb lidhje me zgjedhjet, ngre pik\u00ebpyetje n\u00eb lidhje me Venecian [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":157470,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-210526","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210526","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=210526"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210526\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/157470"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=210526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=210526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=210526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}