{"id":210689,"date":"2021-10-16T12:50:03","date_gmt":"2021-10-16T10:50:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=210689"},"modified":"2021-10-16T13:24:43","modified_gmt":"2021-10-16T11:24:43","slug":"lsi-paralajmeron-bashen-cdo-pazar-per-drejtesine-ortakeri-me-qeverine-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/lsi-paralajmeron-bashen-cdo-pazar-per-drejtesine-ortakeri-me-qeverine-e-rames\/","title":{"rendered":"LSI paralajm\u00ebron Bash\u00ebn: \u00c7do pazar p\u00ebr Drejt\u00ebsin\u00eb, ortak\u00ebri me qeverin\u00eb e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, Petrit Vasili, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sh\u00ebnimi t\u00eb gjat\u00eb ka shpalosur q\u00ebndrimin e partis\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb lidhje me zhvillimet e fundit n\u00eb politik\u00eb dhe n\u00eb parlament dhe ve\u00e7an\u00ebrisht, at\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen n\u00eb Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi. Ndryshimet kushtetuese t\u00eb paralajm\u00ebruara p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb afatin e organeve t\u00eb vettingut k\u00ebrkojn\u00eb detyrimisht edhe vot\u00ebn e opozit\u00ebs, por deri m\u00eb sot kreu aktual i PD-s\u00eb, Lulzim Basha, nuk \u00ebsht\u00eb prononcuar qart\u00eb. Ka qen\u00eb Oerd Bylykbashi i cili ka paralajm\u00ebruar nj\u00eb pazar, Rama-Basha, n\u00eb lidhje me ndryshimet p\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Vasili n\u00eb sh\u00ebnimit e tij, pozicionohet hapur kund\u00ebr k\u00ebtij pazari duke e paralajm\u00ebruar edhe Lulzim Bash\u00ebn, se n\u00ebse ndodh kjo, do t\u00eb ishte nj\u00eb ortak\u00ebri e hapur me qeverisjen e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb i Petrit Vasilit:<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKapja e shtetit dhe degradimi i drejt\u00ebsis\u00eb, ortak\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb korrupsionit dhe narkoshtetit! Kapja e shtetit dhe degradimi i drejt\u00ebsis\u00eb, ortak\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb korrupsionit dhe narkoshtetit!. Nj\u00eb pushtet i paaft\u00eb dhe i paskrupullt n\u00eb shitjen e \u00e7do interesi publik, p\u00ebrfshir\u00eb dhe kufijte e vendit, ka sjell\u00eb nj\u00eb rr\u00ebnim ekonomik, social dhe politik, q\u00eb \u00e7on drejt nj\u00eb k*orrupsioni t\u00eb pandalsh\u00ebm q\u00eb shton varferin\u00eb dhe mjerimin, q\u00eb largon mijra shqiptar\u00eb nga vendi. \u201cWorld Justice Project\u201d tregon qart\u00eb se Shqip\u00ebria ka nj\u00eb renditje shum\u00eb negative n\u00eb treguesin e k*orrupsionit, ku \u00ebsht\u00eb n\u00eb vendin e 105 duke u p\u00ebrkeq\u00ebsuar n\u00eb raport me vitet e m\u00ebparshme, kur ishte n\u00eb vend t\u00eb 93 dhe m\u00eb pas 103, Shqip\u00ebria perceptohet q\u00eb ka korrupsionin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Europ\u00eb dhe rajon. Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb duksh\u00ebm edhe n\u00eb treguesin e kufizimit n\u00eb fuqin\u00eb e qeveris\u00eb, ku renditet n\u00eb vendin e 109, nga pozicioni i 79 n\u00eb raportin e 2018-2019, duke u pozicionuar krah shteteve si Afganistani, Mozambiku, Uganda, Kazakistani etj. Sipas Bank\u00ebs Bot\u00ebrore dhe BERZH, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e dyta n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr nivelin e k*orrupsionit, pas Zambias. \u00c7montimi i kapjes s\u00eb shtetit \u00ebsht\u00eb krye\u00e7\u00ebshtje, \u00e7do proritet i sajuar artificial vet\u00ebm legjitimon kapjen!<\/p>\n<p>Kapja e shtetit ku \u00ebsht\u00eb rr\u00ebmbyer nga rilindja drejtesia e barazia para ligjit, ku jan\u00eb rr\u00ebmbyer zgjedhjet e lira dhe ku \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb kthetra nga rilindja edhe ekonomia, jane tre k\u00ebmb\u00ebt rilindas t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Perballja me Kapjen e Shtetit eshte guri i proves dhe vija e ndarjes p\u00ebr nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb p\u00ebrballet deri n\u00eb fund dhe nuk t\u00ebrhiqet n\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr \u00e7montimin e kapjes rilindase, q\u00eb ka shitur interesat komb\u00ebtare dhe ato individuale t\u00eb \u00e7do qytetari. Asnj\u00eb pseudoprioritet nuk e p\u00ebrligj dot anashkalimin e k\u00ebsaj beteje, fitorja e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb thot\u00eb mbrojtje e sovranitetit t\u00eb Shqip\u00ebrise t\u00eb rrezikuar si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb 100 vjet\u00ebt e fundit. Kapja e Drejtesis\u00eb nga rilindja dhe kolapsi total i sistemit t\u00eb drejtesise, q\u00eb kan\u00eb siguruar pand\u00ebshkueshm\u00ebrin\u00eb totale t\u00eb rilindjes jan\u00eb Fakte. Kapja e drejt\u00ebsis\u00eb nga rilindja dhe pand\u00ebshkueshm\u00ebria e saj jan\u00eb Fakt real dhe i padiskutuesh\u00ebm, e ku \u00e7\u00ebshtjet e Teatrit, Incenerator\u00ebt, Afera e Portit t\u00eb Durr\u00ebsit dhe \u00e7\u00ebshtja Be\u00e7heti, ku drejt\u00ebsia e kapur nuk vepron, jan\u00eb prova trondit\u00ebse t\u00eb rrembimit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb nga rilindja.<\/p>\n<p>Reform\u00ebn e kapur n\u00eb Drejt\u00ebsi nuk e shp\u00ebtojne pazaret, por hetimi deri n\u00eb fund dhe nxjerrja e nd\u00ebshkimi i p\u00ebrgjegj\u00ebsve t\u00eb kapjes s\u00eb saj. \u00c7do pazar me Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi vet\u00ebm legjitimon kapjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb saj dhe asgj\u00ebsimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. \u00c7do pazar me reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb ortak\u00ebri, shteteror t\u00eb Ram\u00ebs dhe rilindjes. Kapja e shtetit nga Rama dhe rilindja, do t\u00eb thot\u00eb shkat\u00ebrrimi i demokracis\u00eb, q\u00eb siguron balanc\u00ebn dhe kontrollin dhe i \u00e7do vlere tjet\u00ebr q\u00eb do ti b\u00ebnte shqiptar\u00ebt t\u00eb ndiheshin mir\u00eb n\u00eb atdheun e tyre. \u00c7do luft\u00eb opozitare fillon nga k\u00ebtu! Pa luftuar me \u00e7do kusht dhe sakrific\u00eb kapjen, \u00e7do hap i m\u00ebtejsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb varrosje e \u00e7do mund\u00ebsie p\u00ebr nj\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe funksionimit t\u00eb parlamentarizmit, p\u00ebr barazi p\u00ebrpara drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr treg t\u00eb lir\u00eb dhe konkurence t\u00eb ndershme n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, Petrit Vasili, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb sh\u00ebnimi t\u00eb gjat\u00eb ka shpalosur q\u00ebndrimin e partis\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb lidhje me zhvillimet e fundit n\u00eb politik\u00eb dhe n\u00eb parlament dhe ve\u00e7an\u00ebrisht, at\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen n\u00eb Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi. Ndryshimet kushtetuese t\u00eb paralajm\u00ebruara p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb afatin e organeve t\u00eb vettingut k\u00ebrkojn\u00eb detyrimisht edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":210694,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-210689","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210689","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=210689"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210689\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/210694"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=210689"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=210689"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=210689"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}