{"id":210876,"date":"2021-10-16T18:58:34","date_gmt":"2021-10-16T16:58:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=210876"},"modified":"2021-10-16T18:58:34","modified_gmt":"2021-10-16T16:58:34","slug":"eduard-halimi-vetingu-2022-zgjatje-mandati-kpk-apo-klgj-klp-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/eduard-halimi-vetingu-2022-zgjatje-mandati-kpk-apo-klgj-klp-kpa\/","title":{"rendered":"Eduard Halimi: VETINGU 2022, ZGJATJE MANDATI KPK APO KLGJ\/KLP\/KPA?"},"content":{"rendered":"<p><strong>5 Pyetje t\u00eb shkurtra\/5 P\u00ebrgjigjie t\u00eb thjeshta<\/strong><\/p>\n<p>Mandati i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KPK (vettingu i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb) t\u00eb zgjedhur n\u00eb mes t\u00eb fushat\u00ebs elektorale t\u00eb 2017, mbaron n\u00eb korrik t\u00eb v.2022, nd\u00ebrsa i antar\u00ebve t\u00eb KPA (Apelit) n\u00eb 2026 (neni 179\/b pika 8 e Kushtetut\u00ebs). Megjithat\u00eb debati ka nisur nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, pasi k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb ndryshohet Kushtetuta p\u00ebr t\u00eb zgjatur k\u00ebt\u00eb afat (5 vje\u00e7ar) vet\u00ebm p\u00ebr KPK. Si avokat i sektorit privat prej 4 vjetesh, po ndaj nj\u00eb opinion t\u00eb shkurt\u00ebr me pyetje e p\u00ebrgjigjie te thjeshta, i cili shpreh mendimin tim personal pavarsisht afilacionit me familjen time politike dhe larg retorik\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>PYETJET T\u00cb SHKURTRA\/P\u00cbRGJIGJIE T\u00cb THJESHTA<\/strong><\/p>\n<ol>\n<li><strong> A \u00ebsht\u00eb situata e 2022 e papritur p\u00ebr pal\u00ebt politike ?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Jo. Kjo situat\u00eb dihej shum\u00eb mir\u00eb dhe ka q\u00ebn\u00eb e parashikuar prej 2016 n\u00eb Kushtetut\u00ebn e miratuar me 140 vota (neni 179\/b). Ka me dhjetra faqe pro\u00e7esverbalesh q\u00eb mund t\u2019i lexojn\u00eb ata q\u00eb nuk kan\u00eb q\u00ebn\u00eb n\u00eb tryez\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ajo q\u00eb nuk dihej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte se kush do ishte mazhoranca q\u00eb do dilte ps 2017 dhe pas 2021 ndaj dhe u parashikua votim ndryshe para 1 shtatorit 2017 dhe ndryshe pas 1 shtatorit 2017, pra pavarsisht kush do ishte n\u00eb opoziten e kush n\u00eb mazhoranc\u00eb.(Kushtetuta 2016, neni 179 pika 13 p\u00ebr ilustrim ). Por gjithshka ka q\u00ebn\u00eb e parashikuar deri n\u00eb vitin 2026.<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong> Nevojitet vota e opozit\u00ebs (PD) p\u00ebr t\u00eb vijuar ose jo vetingun n\u00eb 2022?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Jo. Vetingu n\u00eb 2022 dhe deri n\u00eb 2026 do t\u00eb vijoj\u00eb pavarsisht kush \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb 2022 apo 2025. Sipas Kushtetut\u00ebs kur i mbaron mandati KPK (korrik 2022) pro\u00e7esi vijues p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb ngelur i kalon KLGJ\/KLP respektivisht vetingun p\u00ebr gjyqtar\u00ebt e prokuror\u00ebt e mbetur p\u00ebr shkall\u00ebn e pare, nd\u00ebrsa Apelin do vijoj\u00eb s\u00ebrish kjo KPA deri ne 2026. Nese duhet t\u2019a ndryshojn\u00eb Kushtetut\u00ebn, nenin 179\/b pik\u00ebn 8 p\u00ebr t\u2019a zgjatur afatin p\u00ebr KPK duhen votat e opozit\u00ebs pasi qeveria nuk ka 93 mandate (177\/3 e Kushetut\u00ebs). N\u00ebse opozita nuk voton ndryshimet Kushtetuese qe pretendohen, vetingun e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb mbetur e b\u00ebn KLGJ\/KLP\/KPA dhe ky pro\u00e7es do vijoj\u00eb pafund\u00ebsisht pasi gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb t\u00eb rinj dalin \u00e7do vit nga Shkolla e Magjistratur\u00ebs. Vettingu nuk nd\u00ebrpritet.<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong> A ka ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr opozit\u00ebn n\u00ebse vetingun q\u00eb do mbetet pas korrikut 2022 do e b\u00ebj\u00eb KPK\/KPA apo KLGJ\/KLGJ\/KPA?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Jo. E para, problemi q\u00eb opozita ka me trup\u00ebn e Vettingut (sipas q\u00ebndrimeve t\u00eb PD) \u00ebsht\u00eb se trupa e KPK \u00ebsht\u00eb e kapur nga PS, pasi jan\u00eb leht\u00ebsisht t\u00eb shantazhuesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve personale me pasurin\u00eb, lidhjet me krimin dhe nivelit t\u00eb mediokritetit me ndonj\u00eb p\u00ebrjashtim t\u00eb rrall\u00eb. E dyta, problemi q\u00eb PD ka me KLGJ dhe KLP aktuale (gjithmon\u00eb sipas q\u00ebndrimeve t\u00eb saj publike) \u00ebsht\u00eb se t\u00eb dyja jo vet\u00ebm q\u00eb jan\u00eb po aq t\u00eb kapura politikisht sa KPK, por jan\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb kapura pasi ato p\u00ebrb\u00ebhen nga antare te familjes politike. As kjo KLGJ\/KLP dhe as ajo q\u00eb do jet\u00eb n\u00eb korrik (nuk kam par\u00eb as ndonj\u00eb interes t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb) nuk pritet q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pak e lidhur me qeverin\u00eb. E treta, Vendimin final s\u00ebrish do e jape deri ne 2026 po kjo KPA q\u00eb opozita e quan t\u00eb kapur.<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><strong> A \u0113sht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm debati mbi Drejt\u00ebsin\u00eb e Re?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Po. Problemi me Drejt\u00ebsin\u00eb e Re \u00ebsht\u00eb se qeveria nuk ka \u201cfrik\u00eb\u201d nga ajo. Qeveria mburet me drejtesin\u00eb e re. E fton t\u00eb pijn\u00eb bashk\u00eb shampanj\u00eb e t\u00eb shohin fima action, por nuk ka e frik\u00eb se mos e nd\u00ebrshkon. Qeveria nuk ka frik\u00eb t\u00eb vjedh\u00eb, t\u00eb abuzoj\u00eb, t\u00eb nxjerr\u00eb vendime t\u00eb kundraligjshme, t\u00eb b\u00ebj\u00eb tendera me 2 fishin e \u00e7mimit n\u00eb burs\u00eb p\u00ebr energjin\u00eb dhe t\u00eb shkel\u00eb t\u00eb drejtat e prodhuesve n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb, t\u00eb shpall\u00eb fitues ata q\u00eb ofrojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe denigroje ata qe ofruan me pak, te p\u00ebrdor\u00eb patronazhist\u00eb, t\u00eb blej\u00eb zgjedhjet, votat etj etj, pasi nuk e gjen asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria dhe pushteti i b\u00ebn t\u00eb gjitha se nuk ka \u201cfrik\u00eb\u201d nga drejt\u00ebsia, nga ligji, nga shkelja e tij. Gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, nga 240 kallzime t\u00eb rregjistruara p\u00ebr korrupsion vet\u00ebm 39 shkuan p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>5 vjet m\u00eb par\u00eb prokurori i p\u00ebrgjithshem kroat Dinko Cvitan m\u00eb tha gjat\u00eb nj\u00eb takimi: \u201cKryeministri ka frik\u00eb t\u00eb m\u00eb shoh\u00eb edhe n\u00eb rrug\u00eb edhe n\u00eb aktivite publike komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Un\u00eb jam ujk vetmuar\u201d Kjo \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e asaj q\u00eb pam\u00eb nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb show t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr \u201cBanana Republic\u201d, dhe k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb kuptuar si prokuror\u00ebt dhe gjyqtar\u00ebt e ndersh\u00ebm dhe ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhur me pushtetin, si ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb vetingut, dhe ata n\u00eb bankat e Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs. Dita kur qeveria, pushtetar\u00ebt e sot\u00ebm apo ata q\u00eb do vijn\u00eb nes\u00ebr do ken\u00eb frik\u00eb nga drejt\u00ebsia do t\u00eb jet\u00eb dhe dita kur drejt\u00ebsia do t\u00eb ket\u00eb shpres\u00eb, do reduktohet korrupsioni dhe do sundoj\u00eb \u201cRule of law\u201d<\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li><strong> A ka \u00e7fare t\u00eb b\u00ebj\u00eb opozita n\u00eb k\u00ebt\u00eb situate ku ndodhet sundimi i ligjit?<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Po. Problemi n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb se qeveria nuk ka frik\u00eb. Nuk ka frik\u00eb nga drejt\u00ebsia, p\u00ebrkundrazi pijn\u00eb bashk\u00eb shampanje e shohin filma bashk\u00eb. Opozita nuk e rregullon dot drejt\u00ebsin\u00eb. Opozita nuk b\u00ebn dot as prokurorin e as gjykat\u00ebsin, nuk i zevendeson dot Institucionet e pavarura q\u00eb jan\u00eb t\u00eb kapura. Mund t\u00eb p\u00ebrpiqet p\u00ebr t\u00eb ndaluar kapjen por nuk e rregullon dot drejt\u00ebsin\u00eb as me KPK, KLGJ, KLP, ILD, GJL, GJK e tj. . Nuk e b\u00ebn dot k\u00ebt\u00eb! Por PD mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb t\u00eb qart\u00eb qytetareve se p\u00ebrse qeveria nuk e ka frik\u00eb drejtesin\u00eb ndaj dhe ka korrupsion, mund ta nxjerr\u00eb n\u00eb pah k\u00ebt\u00eb \u00e7do dit\u00eb!<\/p>\n<p>Opozita nuk e rregullon dot as qeverin\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb ky misioni opozit\u00ebs aq m\u00eb pak n\u00eb nj\u00eb vend si ky i yni. Por PD duhet t\u2019a b\u00ebj\u00eb qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb \u201cfrik\u00eb\u201d nga opozita. Jo \u201cfrik\u00eb\u201d n\u00eb kuptimin desktruktiv, as n\u00eb kuptimin e dhun\u00ebs apo mjeteve te tjera t\u00eb ngjashme me t\u00eb, por \u201cFrik\u00eb\u201d se e denoncon, se i nxjerr n\u00eb publik at\u00eb q\u00eb drejt\u00ebsia nuk po ia b\u00ebn. Sepse opozita \u00ebsht\u00eb frym\u00eb. Dhe fryma krijohet duke denoncuar nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb \u00e7do abuzim, \u00e7do veprim korruptiv, nga bashkia m\u00eb vog\u00ebl deri tek ajo m\u00eb e madhe, nga institucioni m\u00eb i vog\u00ebl deri tek kryeministria. (N\u00ebse qeveria jon\u00eb do ishte si ajo gjermane apo daneze (te cil\u00ebt kan\u00eb frik\u00eb nga ligji dhe sundon rule of law ndoshta qasja konstruktive dhe perpjekjet per ta bere me te mir\u00eb drejtesin\u00eb e qeverin\u00eb mund te dukeshin m\u00eb romantike se sugjerimi m\u00eb sip\u00ebr).<\/p>\n<p>Por n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e 2021, dita kur qeveria do filloj\u00eb realisht t\u00eb ket\u00eb \u201cfrik\u00eb\u201d opozit\u00ebn, t\u00eb ket\u00eb \u201cfrik\u00eb\u201d mos ia vjedh\u00eb zgjedhjet, mos ia marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat personale qytetar\u00ebve, mos mb\u00ebshtes\u00eb monopolet, mos abuzoj\u00eb me parat\u00eb publike, do jet\u00eb dit\u00eb e mire p\u00ebr Rule of Law. Dita kur qeveria t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb ket\u00eb firk\u00eb nga denoncimi q\u00eb i b\u00ebhet prej saj me emra, fakte dhe grupfakte, dita kur qeveria do t\u00eb ket\u00eb frike t\u00eb hap\u00eb TV se mos del aty nj\u00eb deputet i opozit\u00ebs q\u00eb denoncon n\u00eb publik sesi nj\u00eb minist\u00ebr, drejtor, kryetar Bashkie n\u00eb zon\u00ebn e tij, po b\u00ebn korrupsion, ajo dit\u00eb do t\u00eb jet\u00eb dit\u00eb e keqe p\u00ebr qeverin\u00eb dhe dit\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn e 202.<\/p>\n<p>Ajo dit\u00eb do t\u00eb jet\u00eb dit\u00eb e keqe p\u00ebr prokuror\u00ebt e gjyqtar\u00ebt e kapur e t\u00eb korruptuar dhe dit\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr gjyqtar\u00ebt e prokuror\u00ebt e ndersh\u00ebm. Dita kur qeveria do ket\u00eb \u201cfrik\u00eb\u201d nga abuzimi, shkelja e ligjit, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb dit\u00eb e shk\u00eblqyer p\u00ebr \u201cRule of Law\u201d, sundimin e ligjit. E p\u00ebrderisa qeveria nuk ka \u201cfrik\u00eb\u201d nga drejt\u00ebsia, si n\u00eb Gjermani e Danimark\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb ket\u00eb \u201cfrik\u00eb\u201d nga opozita.Dhe opozita k\u00ebt\u00eb e ka n\u00eb dor\u00eb vet\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>5 Pyetje t\u00eb shkurtra\/5 P\u00ebrgjigjie t\u00eb thjeshta Mandati i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KPK (vettingu i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb) t\u00eb zgjedhur n\u00eb mes t\u00eb fushat\u00ebs elektorale t\u00eb 2017, mbaron n\u00eb korrik t\u00eb v.2022, nd\u00ebrsa i antar\u00ebve t\u00eb KPA (Apelit) n\u00eb 2026 (neni 179\/b pika 8 e Kushtetut\u00ebs). Megjithat\u00eb debati ka nisur nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, pasi k\u00ebrkohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":210877,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380],"tags":[],"class_list":{"0":"post-210876","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210876","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=210876"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/210876\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/210877"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=210876"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=210876"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=210876"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}