{"id":211010,"date":"2021-10-17T16:18:10","date_gmt":"2021-10-17T14:18:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=211010"},"modified":"2021-10-17T16:18:10","modified_gmt":"2021-10-17T14:18:10","slug":"une-e-dija-se-nenat-nuk-hanin-por","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/une-e-dija-se-nenat-nuk-hanin-por\/","title":{"rendered":"Un\u00eb e dija se n\u00ebnat nuk hanin, por&#8230;."},"content":{"rendered":"<p>Kur isha e vog\u00ebl e dija se n\u00ebnat nuk hanin. E dija se t\u00eb gjitha n\u00ebnat jepnin gjak \u00e7do muaj dhe pinin \u00e7aj pa sheqer si shp\u00ebrblim. Mbr\u00ebmjeve, teksa n\u00ebna m\u00eb jepte p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb dy copa buk\u00eb dhe \u00e7aj me sheqer e pyesja shpesh- Po ti pse nuk ha?! Ajo m\u00eb p\u00ebrgjigjej- N\u00ebnat nuk han\u00eb. Pin\u00eb vet\u00ebm \u00e7aj pa sheqer. N\u00eb ver\u00eb shkoja tek gjyshja. Daja im ishte jasht. Gjyshja ishte besimtare. Falej \u00e7do nat\u00eb dhe m\u00eb tregonte se njer\u00ebzit q\u00eb sillen mir\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb xhenet. Teksa m\u00eb jepte buk\u00ebn e ftoht\u00eb dhe pothuajse t\u00eb pangr\u00ebnshme m\u00eb thoshte- Haje, bija ime se do shkosh n\u00eb xhenet. Mua nuk m\u00eb p\u00eblqente ta haja at\u00eb buk\u00eb dhe e pyesja gjyshen- Sa \u00e7apa duhet t\u00eb ha q\u00eb t\u00eb shkoj n\u00eb xhenet?<\/p>\n<p>Xheneti, n\u00eb mendjen time ishte nj\u00eb vend i qet\u00eb, tek i cili shkonin njer\u00ebzit q\u00eb silleshin mir\u00eb, pasi plakeshin dhe nd\u00ebrronin jet. Nj\u00eb mbr\u00ebmje, pasi isha kthyer nga loja me f\u00ebmij\u00ebt e pallatit, i k\u00ebrkoj n\u00ebn\u00ebs buk\u00eb. Ajo u rrotullua dhe gjeti dy copa buk\u00eb q\u00eb kishin mbetur. I theku dhe ma dha \u00e7ajin pa sheqer. Kisha dy dit\u00eb q\u00eb e pija \u00e7ajin pa sheqer. Pyeta n\u00ebn\u00ebn- Pse nuk ka sheqer n\u00eb \u00e7aj?! N\u00ebna mori hua stilin e gjyshes dhe m\u00eb tha- N\u00ebse do t\u00eb shkosh n\u00eb xhenet, duhet ta pish ndonj\u00ebher\u00eb edhe \u00e7ajin pa sheqer. E hodha filxhanin e \u00e7ajit n\u00eb tok\u00eb dhe thash\u00eb- Jo! Nuk e pi. Kur t\u00eb plakem dhe t\u00eb vdes do ta takoj Zotin dhe do ta pyes- Zot, pse na lije pa sheqer?!<\/p>\n<p>Fjeta pa ngr\u00ebn\u00eb at\u00eb nat\u00eb dhe q\u00eb prej asaj nate un\u00eb nuk pi m\u00eb \u00e7aj. Me kalimin e viteve kuptova q\u00eb n\u00ebnat hanin, por kishte disa n\u00ebna q\u00eb nuk mund t\u00eb hanin, pasi jetonin n\u00eb familje q\u00eb dikush duhej medoemos t\u00eb mbeste pa ngr\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb pinte \u00e7aj pa sheqer. N\u00ebn\u00ebs sime i kish q\u00eblluar t\u00eb ishte nj\u00eb nga ato n\u00ebna q\u00eb nuk mund t\u00eb hanin dhe duhej t\u00eb pinin \u00e7ajin pa sheqer. Sot jam grua dhe n\u00ebn\u00eb vet\u00eb. Nuk e pi \u00e7ajin, por ende besoj se njer\u00ebzit e mir\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb xhenet. Shpesh kujtoj gjyshen q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb xhenet dhe lutjet e saj p\u00ebr daj\u00ebn n\u00eb burg. Kuptoj se besimi n\u00eb Zot ishte e vetmja streh\u00eb n\u00eb at\u00eb bot\u00eb t\u00eb shkretuar nga dashuria dhe t\u00eb mbushur nga urrejtja.<\/p>\n<p>Nuk jetoj n\u00eb Shqip\u00ebri. Jetoj jasht\u00eb bashk\u00eb me familjen time. Jam rikthyer p\u00ebr pak dit\u00eb t\u00eb shoh n\u00ebn\u00ebn time q\u00eb ende e pi \u00e7ajin pa sheqer. Ia p\u00ebrk\u00ebdhel kok\u00ebn e thinjur. I marr er\u00eb l\u00ebkur\u00ebs s\u00eb saj. Bisedoj me t\u00eb deri n\u00eb t\u00eb gdhir\u00eb. I p\u00ebrgatis \u00e7ajin dhe p\u00ebr vete pi kafe. E shoh dhe nuk kam t\u00eb ngopur. Fle n\u00eb prehrin e saj.<\/p>\n<p><strong>Post Scriptum<\/strong>&#8211; Zgjohem. Shoh se n\u00ebna \u00ebsht\u00eb zgjuar prej koh\u00ebsh.\u00cbsht\u00eb data 8 dhjetor. Ndez televizorin. Gramoz Ru\u00e7i thot\u00eb- M\u00eb 8 dhjetor student\u00ebt u ngrit\u00ebn n\u00eb protesta paq\u00ebsore dhe rr\u00ebzuan regjimin komunist. Hedh shikimin vjedhurazi nga n\u00ebna ime dhe shquaj syt\u00eb e saj t\u00eb njomur nga Elona Caslli<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur isha e vog\u00ebl e dija se n\u00ebnat nuk hanin. E dija se t\u00eb gjitha n\u00ebnat jepnin gjak \u00e7do muaj dhe pinin \u00e7aj pa sheqer si shp\u00ebrblim. Mbr\u00ebmjeve, teksa n\u00ebna m\u00eb jepte p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb dy copa buk\u00eb dhe \u00e7aj me sheqer e pyesja shpesh- Po ti pse nuk ha?! Ajo m\u00eb p\u00ebrgjigjej- N\u00ebnat nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":211011,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5431],"tags":[451],"class_list":{"0":"post-211010","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-shkrim","9":"tag-lajme-zjarr"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=211010"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211010\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/211011"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=211010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=211010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=211010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}