{"id":211014,"date":"2021-10-17T16:53:03","date_gmt":"2021-10-17T14:53:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=211014"},"modified":"2021-10-17T16:56:11","modified_gmt":"2021-10-17T14:56:11","slug":"une-hyra-ne-politike-kur-fillova-te-kem-probleme-me-nanon-nuk-me-jepte-para-rrefimi-i-rames-ne-revisten-franceze-ishte-si-nje-loje-fati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/une-hyra-ne-politike-kur-fillova-te-kem-probleme-me-nanon-nuk-me-jepte-para-rrefimi-i-rames-ne-revisten-franceze-ishte-si-nje-loje-fati\/","title":{"rendered":"\u201cUn\u00eb hyra n\u00eb politik\u00eb kur fillova t\u00eb kem probleme me Nan\u00ebn, nuk m\u00eb jepte para\u2026\u201d, rr\u00ebfimi i Ram\u00ebs n\u00eb revist\u00ebn franceze: Ishte si nj\u00eb loj\u00eb fati"},"content":{"rendered":"<p>\u201cShqip\u00ebria vendi im si askush tjet\u00ebr\u201d, k\u00ebshtu shprehet Kryeministri Edi Rama n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr revist\u00ebn e njohur franceze \u201cBeaux-Arts Magazine\u201d.Rama tregon si tmerrin e jet\u00ebs artistike n\u00ebn zgjedh\u00ebn e liderit Enver Hoxha, t\u00eb cilin e ka njohur kur ishte djal\u00eb i ri dhe politik\u00ebn kulturore q\u00eb ai vet\u00eb ka nxitur. N\u00eb intervist\u00ebn prej 8 faqesh me titull \u201cShqip\u00ebria vendi im si askush tjet\u00ebr\u201d, revista franceze shkruan \u201cEdi Rama, 57 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan i pazakont\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb, por edhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt i vetmi artist nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryeminist\u00ebr veprat e t\u00eb cilit jan\u00eb ekspozuar n\u00eb galerit\u00eb dhe muzeumet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb planetit\u201d. Intervist\u00eb eksluzive p\u00ebr revist\u00ebn e njohur franceze \u201cBeaux-Arts Magazine\u201d <strong>Bised\u00eb me Edi Ram\u00ebn, artist dhe kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb <\/strong>Artist i arteve plastike me fam\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebhej kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, m\u00eb tej kryeminist\u00ebr, Edi Rama \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazh ndryshe sa n\u00eb peizazhin politik dhe n\u00eb at\u00eb artistik. Takim me rr\u00ebfimtarin e pashoq, i cili zbulon histori q\u00eb t\u00eb l\u00ebn\u00eb pa mend p\u00ebr artin dhe artist\u00ebt n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste\u2026q\u00eb mori fund vet\u00ebm n\u00eb vitin 1991. Nj\u00eb kolos i \u00ebmb\u00ebl, nj\u00eb krijes\u00eb poetike, nj\u00eb politikan artist! Edi Rama mish\u00ebron t\u00eb gjitha antagonizmat. Ndihem shum\u00eb i vog\u00ebl p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij gjiganti prej 2 metrash q\u00eb m\u00eb pret k\u00ebt\u00eb t\u00eb mart\u00eb, 7 shtator 2021 n\u00eb zyr\u00ebn e tij n\u00eb kryeqytetin Tiran\u00eb ku ai ka qen\u00eb kryebashkiak. Nj\u00eb kosh basketbolli i pavend n\u00eb k\u00ebt\u00eb zyr\u00eb kryeministri t\u00eb kujton gjithashtu se ky artist i arteve plastike n\u00eb krye t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 ka qen\u00eb edhe basketbollist profesionist. Veshjet e tij t\u00eb gjera n\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb i japin atij pamjen e nj\u00eb lideri t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb re. Edi Rama, 57 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan i pazakont\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb, por edhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt i vetmi artist nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryeminist\u00ebr veprat e t\u00eb cilit jan\u00eb ekspozuar n\u00eb galerit\u00eb dhe muzeumet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb planetit. Ky vend i Ballkanit q\u00eb kufizohet me Malin e Zi n\u00eb veri dhe Greqin\u00eb n\u00eb jug, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb republik\u00eb multifetare prej pothuaj 3 milion\u00eb banor\u00ebsh. Deri n\u00eb vitin 1991 n\u00ebn nj\u00eb diktatur\u00eb komuniste e ngjashme me at\u00eb t\u00eb Kores\u00eb s\u00eb Veriut, Shqip\u00ebria t\u00ebrheq sot m\u00eb tep\u00ebr se 3 milion\u00eb turist\u00eb aq shum\u00eb ngjan me Korsik\u00ebn p\u00ebr nga shum\u00ebllojshm\u00ebria e peizazheve dhe e plazheve t\u00eb saj t\u00eb mrekullueshme. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre mrekullive natyrore, vendi ka edhe thesare t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb (t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb Unesko), por edhe rr\u00ebnoja mjaft t\u00ebrheq\u00ebse dhe t\u00eb frikshme t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tij komuniste, si bunkeri m\u00eb i madh atomik n\u00eb bot\u00eb, nj\u00eb qytet i v\u00ebrtet\u00eb i n\u00ebndhesh\u00ebm, me pes\u00eb kate.<\/p>\n<p>P\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebhej kryeminist\u00ebr, Edi Rama ishte student i Shkoll\u00ebs s\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb Arteve t\u00eb bukura t\u00eb Parisit u b\u00eb, fal\u00eb rrethanave t\u00eb pabesueshme q\u00eb ai tregon n\u00eb intervist\u00ebn q\u00eb m\u00eb dha, kryetar i bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, nj\u00eb nga kryeqytetet m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2000. Nj\u00eb kryetar bashkie pa para, i cili p\u00ebr t\u00eb ndryshuar jet\u00ebn e banor\u00ebve t\u00eb tij rileu me ngjyra t\u00eb ndezura fasadat e godinave dhe mbolli m\u00eb tep\u00ebr se 500 000 pem\u00eb. Pamjet e k\u00ebtij qyteti q\u00eb rimori ngjyr\u00eb u publikuan n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Madje miku dhe bashk\u00ebpatrioti i tij Anri Sala, i cili ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar Franc\u00ebn n\u00eb bienalen e Venecias n\u00eb vitin 2013, i b\u00ebri ato objekt t\u00eb nj\u00eb videoje t\u00eb famshme q\u00eb u mor nga muzeumet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb bot\u00ebs. N\u00ebse Edi Rama nuk e fsheh krenarin\u00eb q\u00eb nj\u00eb nga veprat e tij ndodhet n\u00eb zyr\u00ebn e Emmanuel Macron, e tija ngjan m\u00eb tep\u00ebr me nj\u00eb studio artisti. N\u00eb fakt, t\u00eb gjitha muret jan\u00eb t\u00eb veshura me let\u00ebr muri ku jan\u00eb riprodhuar veprat e tij dhe flet\u00eb t\u00eb pikturuara prej tij ndodhen grumbull n\u00eb zyr\u00ebn e tij. Sepse ky kryeminist\u00ebr artist nuk ka reshtur kurr\u00eb s\u00eb ushtruari artin e tij, pikturat e tij jan\u00eb ekspozuar n\u00eb galerit\u00eb Marian Goodman (Paris-Nju Jork) dhe Carlier Gebauer (Berlin), si n\u00eb sh\u00ebnimet e k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb tij dhe n\u00eb faqet e axhend\u00ebs s\u00eb tij. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive dhe me t\u00eb lir\u00eb, Edi Rama tregon si tmerrin e jet\u00ebs artistike n\u00ebn zgjedh\u00ebn e liderit Enver Hoxha, t\u00eb cilin e ka njohur kur ishte djal\u00eb i ri dhe politik\u00ebn kulturore q\u00eb ai vet\u00eb ka nxitur. Nj\u00eb bised\u00eb e jasht\u00ebzakonshme. <strong>Si arriti nj\u00eb artist shqiptar t\u00eb b\u00ebhej kryetar i bashkis\u00eb Tiran\u00eb, pastaj kryeminist\u00ebr? <\/strong>Esht\u00eb nj\u00eb histori e ve\u00e7ant\u00eb dhe mjaft e guximshme. Isha pedagog n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve t\u00eb Bukura n\u00eb Tiran\u00eb dhe l\u00ebvizja kund\u00ebr regjimit filloi pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkoll\u00eb. Kur ra muri i Berlinit (m\u00eb n\u00ebntor 1989), Shqip\u00ebria ishte akoma krejt\u00ebsisht e izoluar. Vet\u00ebm nj\u00eb regjim mund t\u00eb krahasohej me t\u00eb p\u00ebr nga ashp\u00ebrsia, ai i Nikolae \u00c7ausheskut n\u00eb Rumani. Vet\u00ebm kur ky regjim ra, ne ndjem\u00eb nj\u00eb efekt domino. Por gj\u00ebrat shkuan shum\u00eb p\u00ebrpara. Ramiz Alia, pasuesi i Enver Hoxh\u00ebs \u2013i cili kishte drejtuar vendin me grusht t\u00eb hekurt nga viti 1945 deri sa vdiq, n\u00eb vitin 1985, mbajti fillimisht nj\u00eb fjalim radikal: \u201dNe kishim paralajm\u00ebruar se tradhtar\u00ebt e Stalinit ndiqnin rrug\u00ebn e degjenerimit dhe se komunizmi ishte nj\u00eb kalb\u00ebsir\u00eb! Ata ran\u00eb n\u00eb krah\u00ebt e Per\u00ebndimit sepse nuk mund t\u00eb rezistonin m\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb zellit ideologjik\u201d. Megjithat\u00eb ai d\u00ebshironte t\u00eb reflektohej p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si t\u00eb afroheshin njer\u00ebzit me kultur\u00ebn e Partis\u00eb (Komuniste), e cila deri at\u00ebher\u00eb dukej si nj\u00eb sekt. <strong>Si ndodhi kjo konkretisht? <\/strong>Mbledhjet e partis\u00eb, deri at\u00ebher\u00eb t\u00eb fshehta, u hap\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. N\u00eb Akademin\u00eb e Arteve t\u00eb Bukura ne t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshironim t\u00eb merrnim pjes\u00eb. Ishte viti 1989. T\u00eb 12 an\u00ebtar\u00ebt e partis\u00eb n\u00eb Akademi u mblodh\u00ebn n\u00eb sken\u00eb dhe ne ishim rreth 600, n\u00eb sall\u00eb, q\u00eb ndiqnim debatet. Nj\u00eb student deklaroi se donte t\u00eb dilte nga Shqip\u00ebria. Kryetari i parties u p\u00ebrgjigj se kush t\u00eb donte mund ta b\u00ebnte. Studenti tha se nuk kishte viz\u00eb. Dhe kjo ishte sikur t\u00eb kishte shp\u00ebrthyer nj\u00eb bomb\u00eb: e gjith\u00eb mbledhja vazhdoi rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje. Ne t\u00eb gjith\u00eb donim t\u00eb dilnim nga Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb par\u00eb vepra arti! Ne nuk donim t\u00eb binim n\u00eb kurthin e degjenerimit, por vet\u00ebm t\u00eb vizitonim Luvrin: \u00ab M\u00eb fusni n\u00eb nj\u00eb ark\u00eb dhe hapeni kur t\u00eb ndodheni brenda Luvrit, n\u00ebse doni!\u00bb tha nj\u00eb student. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj, u krijua nj\u00eb l\u00ebvizje p\u00ebr qarkullimin e lir\u00eb t\u00eb librave t\u00eb ndaluar. At\u00ebher\u00eb un\u00eb arrita t\u00eb shfaqja konferenc\u00ebn e par\u00eb rreth ekspresionizmit, me diapozitiva q\u00eb nuk ishin b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb publike deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Kjo l\u00ebvizje u b\u00eb politike.<\/p>\n<p><strong>Pse nuk kishte libra arti n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>Ata ishin t\u00eb ndaluar n\u00eb koh\u00ebn e diktatur\u00ebs. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kishin libra t\u00eb till\u00eb duhej t\u2019i dor\u00ebzonin dhe letra riciklohej p\u00ebr t\u00eb botuar nj\u00eb num\u00ebr gazete t\u00eb parties komuniste. Piktor\u00eb, regjisor\u00eb, k\u00ebng\u00ebtar\u00eb u burgos\u00ebn, u gjykuan me dyer t\u00eb mbyllura dhe u mbajt\u00ebn n\u00eb burg p\u00ebr shum\u00eb vjet, shpesh n\u00eb kushte t\u00eb tmerrshme. Pas rr\u00ebzimit t\u00eb murit t\u00eb Berlinit, partia pranoi q\u00eb nj\u00eb delegacion me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb muzeumeve franceze t\u00eb shkonin n\u00eb Shqip\u00ebri. Gui Cogeval, i cili at\u00ebher\u00eb ishte n\u00eb muzeun e Luvrit erdhi n\u00eb Tiran\u00eb. Salla ishte plot. Ai foli p\u00ebr impressionist\u00ebt dhe p\u00ebr post-impresionist\u00ebt dhe tregoi diapozitiva t\u00eb piktures Impression, soleil levant t\u00eb Claude Monet dhe t\u00eb artist\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Shp\u00ebrthyen brohorima: thjesht sepse kjo foto ishte e ndaluar m\u00eb par\u00eb. Guy Cogeval nuk e kuptoi menj\u00ebher\u00eb impaktin e konferenc\u00ebs s\u00eb tij. Dukej sikur po mbahej nj\u00eb fjalim politik i nj\u00eb kandidati p\u00ebr zgjedhje, aq shum\u00eb duartrokiste publiku pas fjal\u00ebve t\u00eb tij. Ai duhet ta ket\u00eb konsideruar si shum\u00eb t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm k\u00ebt\u00eb moment, pastaj ai filloi ta kuptonte dhe u prek duke iu mbushur syt\u00eb me lot\u00eb. Fola pak me t\u00eb, por ishte e ndaluar t\u2019i afroheshe. Ai m\u00eb pyeti n\u00ebse b\u00ebnim instalacione. Por un\u00eb nuk e njihja k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb \u00abinstalacion\u00bb. Dhe mendova se kishte t\u00eb b\u00ebnte me energjin\u00eb elektrike. Iu p\u00ebrgjigja, se po, ne kishim drita n\u00eb shkoll\u00eb. Sepse, normalisht, punonim dit\u00ebn, por se mund t\u00eb punonim edhe nat\u00ebn. Ai u detyrua t\u00eb m\u00eb shpjegonte se nj\u00eb instalacion ishte nj\u00eb form\u00eb arti. <strong>A kishte ekspozita? <\/strong>Vet\u00ebm nj\u00eb n\u00eb vit: ekspozita e madhe e muajit n\u00ebntor. T\u00eb gjith\u00eb artist\u00ebt sillnin veprat e tyre dhe komiteti i p\u00ebrzgjidhte. Dy kategori p\u00ebrjashtoheshin: \u201cmediokr\u00ebt\u201d dhe \u201cproblematik\u00ebt\u201d. N\u00eb vitet 1970 ekzistonte edhe nj\u00eb \u201cinfermieri p\u00ebr artin\u201d. B\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb grup prej tre ose kat\u00ebr piktor\u00ebsh, t\u00eb pajisur me pinca dhe ngjyra. N\u00ebse nj\u00eb vep\u00ebr ishte \u201ce pranueshme\u201d, por nj\u00ebri nga personazhet paraqiste p\u00ebr shembull nj\u00eb fytyr\u00eb pak enigmatike, duhej t\u00eb korrigjohej shprehja e saj dhe t\u00eb b\u00ebhej e buz\u00ebqeshur. Dhe piktori gjente n\u00eb ekspozit\u00eb tablon\u00eb e tij me personazhin \u00abe korrigjuar \u00bb. Ngjyra e zez\u00eb ishte gjithashtu e ndaluar, sepse p\u00ebrfaq\u00ebsonte pesimizmin. M\u00eb tej, dikush i tha partis\u00eb se kjo ishte pik\u00ebrisht teoria e impresionist\u00ebve\u2026 at\u00ebher\u00eb e zeza u lejua p\u00ebrs\u00ebri. <strong>A ishin artist\u00ebt t\u00eb gjith\u00eb me rrog\u00eb? T\u00eb qenit artist a ishte nj\u00eb profesion? <\/strong>Ata b\u00ebnin di\u00e7ka tjet\u00ebr. P\u00ebr shembull, m\u00ebsues. Ekzistonte vet\u00ebm nj\u00eb grup shum\u00eb i kufizuar artist\u00ebsh q\u00eb ushtronin nj\u00eb profesion t\u00eb lir\u00eb dhe nuk e kishin t\u00eb detyruar t\u00eb punonin diku tjet\u00ebr. K\u00ebta ishin mjeshtrat e m\u00ebdhenj. Babai im ishte nj\u00eb prej tyre, ai ishte skulptor. Ai ishte martuar me nj\u00eb ruse dhe kur Shqip\u00ebria i prishi marr\u00ebdh\u00ebniet me Bashkimin Sovjetik (n\u00eb 1961), ajo si t\u00eb gjitha grat\u00eb e tjera ruse, \u00e7eke apo nga Evropa Lindore duhej t\u00eb vendoste brenda gjasht\u00ebdhjet\u00eb dit\u00ebve n\u00ebse donte t\u00eb kthehej n\u00eb vendlindje apo do t\u00eb q\u00ebndronte dhe do t\u00eb hiqte dor\u00eb nga \u00e7do kontakt me familjen e saj. Bashk\u00ebshortja e babait tim u largua. Rreth dhjet\u00eb gra ruse zgjodh\u00ebn t\u00eb q\u00ebndronin. Kur filloi deliri kund\u00ebr kultur\u00ebs, filloi edhe gjuetia e shtrigave dhe k\u00ebto gra u akuzuan se ishin agjente t\u00eb KGB-s\u00eb. K\u00ebshtu ndodhi me n\u00ebn\u00ebn e nj\u00ebrit prej miqve t\u00eb mi, m\u00ebsuese e matematik\u00ebs. Sht\u00ebpia e saj u bastis dhe n\u00eb dhom\u00ebn e djalit t\u00eb saj u gjet nj\u00eb ark\u00eb ku ishte vendosur mb\u00ebshtjell\u00ebsja e nj\u00eb disku t\u00eb Joe Cocker, me foton e tij. Ai u arrestua, u akuzua p\u00ebr konspiracion kund\u00ebr partis\u00eb, si kolaboracionist me nj\u00eb agjent t\u00eb huaj, t\u00eb cilin mendohej se e kishte takuar n\u00eb plazh ku ndodhej nj\u00eb hotel i rezervuar p\u00ebr t\u00eb huajt. Ishte nj\u00eb situat\u00eb tamam staliniane. Ai u mbajt n\u00eb izolim p\u00ebr tri jav\u00eb. Ai ishte 18 vje\u00e7. I than\u00eb se dy prej shok\u00ebve t\u00eb tij, q\u00eb b\u00ebnin pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup terrorist,e kishin pranuar tashm\u00eb akuz\u00ebn. Gj\u00eb q\u00eb nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb. Ai e kuptoi shpejt si ishte situata e tij dhe deklaroi: \u201cJu doni t\u00eb m\u00eb burgosni sepse jam i biri i nj\u00eb ruseje. Por un\u00eb nuk do t\u00eb shkoj n\u00eb burg p\u00ebr Joe Cocker. M\u00eb jepni let\u00ebr dhe do t\u2019ju jap arsye p\u00ebr t\u00eb m\u00eb burgosur\u201d. Gjesti i tij ishte heroik: Ai shkroi 17 faqe me akuza kund\u00ebr partis\u00eb t\u00eb cilat ua dor\u00ebzoi zyrtar\u00ebve duke th\u00ebn\u00eb: \u201cTani keni firm\u00ebn e nj\u00eb armiku t\u00eb popullit!\u201d Ai q\u00ebndroi n\u00eb burg p\u00ebr kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb vjet, nga 1975 n\u00eb 1989.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb u b\u00eb me t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Pasi doli nga burgu ai nuk ishte aspak n\u00eb gjendje normale. Ai fliste vet\u00ebm italisht. Thoshte se ishte italian dhe se donte t\u00eb kthehej n\u00eb Itali. Ai mundi t\u00eb ikte nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, pas rr\u00ebzimit t\u00eb murit t\u00eb Berlinit. Tre apo kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb, ai m\u00eb shkroi nj\u00eb let\u00ebr ku thoshte : \u00ab Kur je i mbaruar, je i mbaruar, nuk ke \u00e7\u2019ti b\u00ebsh. Ti e di se sa kam vuajtur p\u00ebr Joe Cocker dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr. N\u00eb Itali desha t\u00eb takoja Joe Cocker, i cili po b\u00ebnte nj\u00eb turne n\u00eb vend. Pagova q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb merrja nj\u00eb autograf pas koncertit dhe u gjenda p\u00ebrpara tij. I thash se kisha b\u00ebr\u00eb burg p\u00ebr shkak t\u00eb tij n\u00eb Shqip\u00ebri. Ai m\u00eb pa dhe m\u00eb tha: \u201cE di. Edhe un\u00eb kam kaluar nga i nj\u00ebti tunel p\u00ebr t\u00eb cilin ti flet. E di se ajo q\u00eb ti ke kaluar \u00ebsht\u00eb e paimagjinueshme, por e di gjithashtu se ndodhi p\u00ebr shkak t\u00eb drog\u00ebs. Por mund ta mundim drog\u00ebn. Duhet q\u00eb t\u00eb detoksikohesh\u00bb. Dhe ai i k\u00ebrkoi truprojave t\u00eb tij t\u2019i telefononin policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb spital. Iu n\u00ebnshtrova testit q\u00eb tregoi se nuk isha i droguar. Pra, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e p\u00ebsova p\u00ebr shkak t\u00eb Joe Cocker, her\u00ebn e dyt\u00eb nga vet\u00eb Joe Cocker. Jeta ime ishte e pashpres\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim dhe ashtu do t\u00eb jet\u00eb deri n\u00eb fund \u00bb. <strong>Kush ishte prapa k\u00ebsaj politike shtyp\u00ebse? <\/strong>Ishte nj\u00eb makin\u00eb ferri, ajo e ideologjis\u00eb s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Gjat\u00eb k\u00ebsaj krize kulturore, partia kishte injektuar nj\u00eb koncept t\u00eb kinez\u00ebve, \u201ckontrollin e pun\u00ebtor\u00ebve mbi intelektual\u00ebt\u201d. Zgjidheshin tre pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe d\u00ebrgoheshin n\u00ebp\u00ebr institucione kulturore p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gjyqin. Ai i Operas qe i bujsh\u00ebm. I k\u00ebrkuan drejtorit dhe orkestr\u00ebs s\u00eb Operas: \u201cP\u00ebrse ju vini kaq shpesh n\u00eb program Verdin dhe asnj\u00ebher\u00eb operat shqiptare?\u201d. Ata u p\u00ebrgjigj\u00ebn: \u201cPor ka vet\u00ebm nj\u00eb opera shqiptare!\u201d Iu kthyen: \u201cMos mendoni se t\u00eb rinjt\u00eb nuk do t\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb opera n\u00ebse gjykohen sipas Verdit? Dhe \u00e7\u2019b\u00ebn ky kor anglez n\u00eb orkestr\u00ebn simfonike? Nuk e dini se ne nuk kemi asnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Gjermanin\u00eb, Rusin\u00eb dhe Izraelin?\u00bb Nj\u00ebri nga muzikant\u00ebt iu p\u00ebrgjigj: \u201cPo, kjo nuk ka asnj\u00eb lidhje me Anglin\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument muzikor frymor\u201d. T\u00eb dy muzikant\u00ebt u detyruan t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb bujq\u00ebsi p\u00ebr tre vjet dhe kjo veg\u00ebl muzikore u ndalua t\u00eb p\u00ebrdorej n\u00eb orkest\u00ebr. Ashtu si saksofoni, sepse ishte instrument q\u00eb imperialist\u00ebt e p\u00ebrdornin p\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen nga problemet q\u00eb hasnin me Njer\u00ebzit me ngjyr\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jepnin p\u00ebrshtypjen se k\u00ebta t\u00eb fundit jetonin mir\u00eb dhe me g\u00ebzim, n\u00eb Shtetet e Bashkuara. Shqip\u00ebria ishte Koreja e Veriut e Evrop\u00ebs. Ishte fari ndri\u00e7ues i komunizmit bot\u00ebror. N\u00eb Akademin\u00eb e Arteve t\u00eb Bukura nuk mund t\u00eb vizatoheshin nudo, grat\u00eb duhet ta mbanin rroba banjoje.<\/p>\n<p><strong>A ishte censura e gjith\u00ebpranishme? <\/strong>Gjith\u00e7ka ishte e ndaluar, edhe flok\u00ebt e gjata, mjekra, mustaqet \u2013lejoheshin vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vjet\u00ebrit. Pantallonat nuk duhet t\u00eb ishin shum\u00eb t\u00eb gjera dhe fundet as mbi e as n\u00ebn gju: n\u00eb mes. Gjat\u00eb nj\u00eb festivali muzikor n\u00eb vitin 1973, t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit u arrestuan. K\u00ebng\u00ebtar\u00ebt, p\u00ebr shembull, nuk kishin t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb l\u00ebviznin n\u00eb sken\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 duarve. At\u00ebher\u00eb po, censura ekzistonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ajo nuk quhej censur\u00eb, por m\u00eb tep\u00ebr \u201cp\u00ebrzgjedhje\u201d, e kryer nga nj\u00eb komitet. <strong>A guxonit t\u00eb flisnit mes student\u00ebve? <\/strong>Po, kishte nj\u00eb jet\u00eb klandestine dhe paralele. Flisnim n\u00eb familje, mes miqsh, por duhej t\u00eb ishe i kujdessh\u00ebm. Munda t\u00eb shoh nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr Cezanne n\u00eb tualetet e liceut. Dikush e kishte sjell\u00eb fshehurazi, pasi ia kishte \u00abmarr\u00eb \u00bb n\u00eb bibliotek\u00ebn komb\u00ebtare, sipas nj\u00eb marr\u00ebveshjeje q\u00eb ne kishim: duhet t\u00eb shkonim t\u00eb pastronim n\u00eb bibliotek\u00eb dhe, sapo mbeteshim vet\u00ebm shfryt\u00ebzonim rastin p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb dhe p\u00ebr par\u00eb p\u00ebr disa minuta foto t\u00eb ndaluara. Nj\u00ebri prej shok\u00ebve t\u00eb mi e kishte marr\u00eb pra k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr rreth piktorit Cezanne, vet\u00ebm p\u00ebr disa or\u00eb. Ashtu si n\u00eb filmin le Parrain, libri ishte atje, n\u00eb tualete, dhe ne shkonim atje nj\u00ebri pas tjetrit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shok\u00ebt b\u00ebnin roje n\u00eb korridor. Kur arrinim t\u00eb merrnim libra, kapaciteti yn\u00eb thith\u00ebs ishte i mahnitsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Kur kjo u b\u00eb m\u00eb n\u00eb fund e mundur? Me r\u00ebnien e komunizmit?<\/strong><\/p>\n<p>Kur ne u \u00e7liruam nga diktatura, e kuptuam se liria ishte akoma edhe m\u00eb e komplikuar. Dhe m\u00eb n\u00eb fund, sapo mund\u00ebm t\u00eb shpreheshim t\u00ebr\u00ebsisht u b\u00ebm\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb lir\u00eb, ne t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebm\u00eb gjith\u00e7ka. Por, megjithat\u00eb, kemi patur artist\u00eb interesant\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit. M\u00eb vjen nd\u00ebrmend Edison Gjergo (1939-1989) i cili b\u00ebri tet\u00eb vite burg p\u00ebr nj\u00eb tablo me disa partisan\u00eb q\u00eb k\u00ebndonin gjat\u00eb nat\u00ebs. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb nj\u00eb tablo realiste e p\u00ebrzier me pak kubiz\u00ebm. Nga ana tjet\u00ebr Edison Gjergo i p\u00ebrkiste minoritetit katolik q\u00eb konsiderohej si armik i Shtetit, po ashtu si dhe ortodoks\u00ebt dhe mysliman\u00ebt. Disa prift\u00ebrinj, kur vdisnin n\u00eb burg, varroseshin aty q\u00eb t\u00eb vuanin d\u00ebnimin deri n\u00eb fund. Ndonj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos e nxjerr\u00eb trupin nga burgu, i b\u00ebhej edhe nj\u00eb gjyq tjet\u00ebr pas vdekjes, me prova t\u00eb reja, q\u00eb mund ta zgjasnin, p\u00ebr shembull me nj\u00ebzet\u00eb e pes\u00eb vjet, q\u00ebndrimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb varr burgu. Edison Gjergo u intimidua. Ai u tmerrua dhe shpresonte vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb: t\u00eb konsiderohej si nj\u00eb artist \u201cmediok\u00ebr\u201d. Sekretari i partis\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cTi, ti duhet t\u00eb m\u00eb fal\u00ebnderosh, sepse t\u00eb kam klasifikuar te mediokr\u00ebt. Megjithat\u00eb, tabloja jote nuk \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e pafajshme\u201d. \u201cPo pse?\u201d iu p\u00ebrgjigj Edison Gjergo, \u201cKlasa pun\u00ebtore dhe fshatar\u00ebt punojn\u00eb pa pushim. Nd\u00ebrsa ti, ti rri n\u00eb hije dhe pikturon nj\u00eb pjat\u00eb me rrush. Ti tallesh me prodhimin, me kooperativat, me pun\u00ebn, po ku je ti? N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb socialiste apo n\u00eb Shtetet e Bashkuara kapitaliste? Asgj\u00eb nuk thot\u00eb se kjo piktur\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00ebn drejtimin e partis\u00eb\u201c Dhe cfar\u00eb b\u00ebri ai p\u00ebr ta ekspozuar vitin tjet\u00ebr? Ai e z\u00ebvend\u00ebsoi hap\u00ebsir\u00ebn e telajos pas pjat\u00ebs me rrush me nj\u00eb kod\u00ebr ku punonin disa fshatar\u00eb dhe n\u00eb maj\u00eb t\u00eb kodr\u00ebs nj\u00eb flamur shqiptar. Dhe i than\u00eb: \u201cJe \u00e7mendur, kjo q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq!\u201d \u201cPo kam pikturuar kontekstin!\u201d, u mbrojt ai. \u201cCilin kontekst? Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb k\u00ebta fshatar\u00eb punonin atje, n\u00eb ara, ti rrije n\u00eb dhom\u00ebn t\u00ebnde dhe haje rrush dhe nuk shkon as t\u00eb punosh me ta\u201d. N\u00eb ekspozit\u00ebn e tret\u00eb, ai pikturoi vet\u00ebm kodr\u00ebn, fshatar\u00ebt q\u00eb punonin dhe nj\u00eb piktor me nj\u00eb kasket\u00eb n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb tablos\u00eb, i cili pikturon edhe ai n\u00eb kod\u00ebr. Dhe u pranua, por ai nuk pikturoi m\u00eb. Ai nuk mundej m\u00eb. Ai m\u00eb tha: \u201cKur shikoj ngjyrat dhe penelat, kam pagjum\u00ebsi. Ai nuk pikturoi m\u00eb nga frika. Megjithat\u00eb, Shqip\u00ebria ka p\u00ebrshkuar nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb prej viteve 1990. Gjith\u00e7ka ka ndryshuar! \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet se ne kemi krijuar muzeun e par\u00eb t\u00eb diktatur\u00ebs (muzeu i mbik\u00ebqyrjes s\u00eb fsheht\u00eb, qe njihet edhe me emrin Sht\u00ebpia me gjethe). Ai ndodhet n\u00eb nj\u00eb pallat q\u00eb \u00ebsht\u00eb g\u00ebrmuar n\u00eb mal. Ai ka vet\u00ebm nj\u00eb der\u00eb dhe ka pes\u00eb kate. Dikur ishte nj\u00eb strehim anti-atomik i destinuar t\u00eb sh\u00ebrbente si vend i fsheht\u00eb p\u00ebr nomenklatur\u00ebn, n\u00ebse amerikan\u00ebt do t\u00eb mendonin t\u00eb hidhnin nj\u00eb bomb\u00eb atomike mbi Shqip\u00ebri. Aty ndodhej nj\u00eb hotel, zyra, nj\u00eb sall\u00eb koncertesh, nj\u00eb restorant, etj. E inauguruam k\u00ebt\u00eb pallat p\u00ebrpara pak koh\u00ebsh dhe kur djali im e vizitoi m\u00eb tha: \u201cTani t\u00eb besoj! Besoj gjith\u00e7ka kam d\u00ebgjuar t\u00eb thuhet p\u00ebr komunizmin, sepse e pash dhe e ndjeva, fizikisht, se \u00e7far\u00eb ka ndodhur. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb \u00e7menduri q\u00eb ky regjim ka ekzistuar\u201d. Dhe e kuptova se p\u00ebr brezin e ri, historia e komunizmit apo e nazizmit duhet t\u00eb ndihet fizikisht. Le t\u2019i kthehemi asaj l\u00ebvizjeje n\u00eb Akademin\u00eb e Arteve t\u00eb Bukura. Me an\u00eb t\u00eb saj ju u p\u00ebrfshit\u00eb n\u00eb politik\u00eb Un\u00eb e kam drejtuar k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb Akademi. Por ne nuk flisnim p\u00ebr politik\u00ebn n\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb, m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr artin e ndaluar. Pastaj l\u00ebvizja u rrit deri sa ne organizuam nj\u00eb koncert p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkujtuar vdekjen e John Lennon, nj\u00eb muzik\u00eb e ndaluar deri at\u00ebher\u00eb. Pik\u00ebrisht at\u00eb mbr\u00ebmje shp\u00ebrtheu l\u00ebvizja. Regjimi arriti ta pranoj\u00eb pluralizmin, nj\u00eb parti demokratike e opozit\u00ebs u krijua. Por, un\u00eb nuk doja t\u00eb b\u00ebja politik\u00eb. Sapo vendi u hap, u nisa t\u00eb udh\u00ebtoj n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb. Pikturoja dhe shisja vepra, gj\u00eb q\u00eb m\u00eb ndihmonte t\u00eb vizitoja shum\u00eb qytet evropiane. N\u00eb vitin 1995, fitova nj\u00eb burs\u00eb n\u00eb Paris. N\u00eb vitin 1997, n\u00eb fillim t\u00eb kriz\u00ebs financiare, isha akoma n\u00eb Franc\u00eb, por u ktheva n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr Vitin e Ri. Nj\u00eb peticion qarkulloi tek artist\u00ebt dhe intelektual\u00ebt p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar shkarkimin e kryeministrit. Rash\u00eb n\u00eb nj\u00eb pusi ku u godita r\u00ebnd\u00eb dhe u rraha me shufra hekuri. U nisa p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr n\u00eb Franc\u00eb pasi vendosa t\u00eb mos kthehem m\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Por qeveria ra dhe Kryeministri i ri, i cili sapo kishte dal\u00eb nga burgu, m\u00eb telefonoi p\u00ebr t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebhesha drejtor i televizionit shqiptar. <strong>Si iu p\u00ebrgjigj\u00ebt ju ?<\/strong><\/p>\n<p>Refuzova duke i th\u00ebn\u00eb se nuk doja t\u00eb zija nj\u00eb pun\u00eb zyre, por t\u00eb isha artist. N\u00eb prill 1998, m\u00eb vdiq babai. Ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. U riktheva p\u00ebr ceremonin\u00eb mortore dhe rast\u00ebsisht b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr dit\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb bisedimeve p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb. At\u00ebher\u00eb provova nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb fort\u00eb faji. Me k\u00ebt\u00eb gjendje shpirt\u00ebrore u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi. Ra telefoni dhe d\u00ebgjova z\u00ebrin e Kryeministrit t\u00eb m\u00eb thoshte: \u201cZoti minist\u00ebr i Kultur\u00ebs, doni t\u00eb q\u00ebndroni n\u00eb Shqip\u00ebri apo do t\u00eb shkoni p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Franc\u00eb?\u201d Nuk kisha menduar asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha minist\u00ebr dhe u p\u00ebrgjigja: \u201cDo t\u00eb q\u00ebndroj! N\u00ebse mendohem tep\u00ebr do t\u00eb iki!\u201d <strong>Cilat ishin hapat tuaj t\u00eb par\u00eb? <\/strong>Nuk kisha buxhet, nuk kisha asgj\u00eb. At\u00ebher\u00eb luftova p\u00ebr t\u00eb hapur salla kinemaje, sepse nuk kishte asnj\u00eb. Organizova koncerte, me pak fjal\u00eb, t\u00eb gjitha llojet e gj\u00ebrave p\u00ebr t\u00eb gjall\u00ebruar kultur\u00ebn!<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse kandiduat p\u00ebr zgjedhjet lokale n\u00eb Tiran\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Qyteti ishte shum\u00eb djathtas. Kryeministri m\u00eb tha: \u00abJa, ti je i pavarur, partia ime t\u00eb dha votat e saj, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme, por po p\u00ebrpiqet q\u00eb ti t\u00eb zgjidhesh\u00bb. Tirana ishte at\u00ebher\u00eb komplet ndryshe. Q\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb liris\u00eb, meqe nuk kishte asgj\u00eb, populli kishte filluar t\u00eb zinte hap\u00ebsir\u00ebn publike, t\u00eb hapte kafene\u2026 Kudo mbinin gjithashtu kantiere nd\u00ebrtimi. Nj\u00eb mik italian t\u00eb cilit i shpreha dyshimet e mia, m\u00eb dr\u00ebgoi nj\u00eb pasazh t\u00eb shkruar nga Machiavel, i cili tregonte t\u00eb gjita fatkeq\u00ebsit\u00eb e Italis\u00eb\u2026 \u00ab Por \u00e7far\u00eb dhurate m\u00eb t\u00eb mir\u00eb mund t\u2019ju b\u00ebnte Zoti se sa t\u00eb keni mund\u00ebsi t\u2019i ndryshoni gj\u00ebrat, dhe q\u00eb \u00e7do gj\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb ndryshon b\u00ebn nj\u00eb diferenc\u00eb t\u00eb madhe ? Dhe pata nj\u00eb ide! E pranova sfid\u00ebn dhe u zgjodha kryetar i bashkis\u00eb me 55% t\u00eb votave. <strong>Si kaloi ardhja juaj n\u00eb bashki ? <\/strong>Ne kishim 6 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb buxhetin p\u00ebr investime n\u00eb vit. Ishin vet\u00ebm 78 lampadar\u00eb n\u00eb gjendje pune n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetin, dhe nd\u00ebrprerje energjie t\u00eb vazhdueshme. Njer\u00ebzit p\u00ebrdornin akoma qirinj. Rast\u00ebsisht, Bashkimi evropian kishte dh\u00ebn\u00eb 1 milion euro p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb riparimin e rrug\u00ebve dhe fasadave t\u00eb qytetit. Duhet t\u00eb kemi parasysh se \u00e7far\u00eb ndodhte n\u00eb ato vite \u2013 vitet 1990. T\u00eb gjith\u00eb nd\u00ebrtonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb anarkike. Madje mund t\u00eb shpoje tavanin e nj\u00eb apartamenti p\u00ebr t\u2019u zgjeruar. Ishte nj\u00eb shkat\u00ebrrim total, n\u00eb duart e dhjet\u00ebra mij\u00ebra arkitekt\u00ebve anonim\u00eb. E pyeta sip\u00ebrmarr\u00ebsin se cili ishte projekti i tij p\u00ebr fasadat dhe ai m\u00eb tregoi ngjyrat e zbehta. Nd\u00ebrsa un\u00eb vendosa p\u00ebr ngjyrat e forta, me argumentin se me k\u00ebto forma t\u00eb ndryshme, qyteti kishte filluar at\u00ebher\u00eb t\u00eb merrte nj\u00eb pamje kubiste, q\u00eb do t\u00eb vepronte si nj\u00eb shtys\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit. Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, asistenti m\u00eb informoi se nj\u00eb turm\u00eb njer\u00ebzish ishte mbledhur p\u00ebrpara nj\u00eb fasade te lyer ne portokalli aq sa bllokonin qarkullimin. Ishte edhe nj\u00eb supervizor francez i Bashkimit evropian, i cili turfullonte qe po shp\u00ebrdoroheshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb parat\u00eb e kontribuesve evropian\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrse ?<\/strong><\/p>\n<p>Sepse k\u00ebto ngjyra nuk hynin n\u00eb normat e BE-s\u00eb, e cila d\u00ebshironte vet\u00ebm gri ose bezh\u00eb . At\u00ebher\u00eb shkova atje p\u00ebr t\u00eb folur me t\u00eb. Ai donte ta nd\u00ebrpriste menj\u00ebher\u00eb projektin. I thash\u00eb se do e nd\u00ebrprisja dhe se ai m\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb iden\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur p\u00ebr konferenc\u00ebn time t\u00eb par\u00eb t\u00eb shtypit: kur mendon se censura ishte zhdukur me komunizmin, por ne po p\u00ebsojm\u00eb akoma censur\u00ebn evropiane. Ai u p\u00ebrpoq p\u00ebr nj\u00eb kompromis por nuk kishte. K\u00ebshtu ai iku dhe ne vazhduam. Rruga q\u00eb ishte rilyer kishte nj\u00eb an\u00eb surrealiste: t\u00eb dukej vetja si n\u00eb nj\u00eb ekspozit\u00eb t\u00eb Mondrian. M\u00eb tej un\u00eb organizova nj\u00eb sondazh t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse duhej ta vazhdonim k\u00ebt\u00eb operacion apo jo: 63 % e votuesve u shpreh\u00ebn se e p\u00eblqenin projektin dhe 85% d\u00ebshironin t\u00eb vazhdonim. Dhe nuk mendoja p\u00ebr efekte an\u00ebsore t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj. N\u00eb fillim, bashkia kishte vendosur nj\u00eb taks\u00eb prej 4%, por askush nuk paguante. Me t\u2019u lyer me ngjyra rrug\u00ebt, t\u00eb gjith\u00eb paguan. Qytetar\u00ebt po fillonin t\u00eb ndiheshin t\u00eb respektuar dhe t\u00eb rip\u00ebrshtateshin me hap\u00ebsir\u00ebn publike. Un\u00eb u rizgjodha me 70% t\u00eb votave. <strong>A ju ndihmoi kjo t\u00eb b\u00ebheni Kryeminist\u00ebr ? <\/strong>N\u00eb fakt, un\u00eb hyra n\u00eb politik\u00eb vet\u00ebm kur fillova t\u00eb kem probleme me Kryeministrin. Ai ishte i pak\u00ebnaqur me popullaritetin tim. Ai p\u00ebrpiqej t\u00eb pengonte veprimin tim, nuk m\u00eb jepte m\u00eb para. Thash\u00eb me vete se duhej t\u00eb veproja. Nj\u00eb dit\u00eb pas zgjedhjeve u zhvillua kongresi p\u00ebr lidershipin e partis\u00eb socialiste: un\u00eb kandidova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post, por mora vet\u00ebm 6% t\u00eb votave. Dy vjet m\u00eb von\u00eb, ata humb\u00ebn zgjedhjet. Gjith\u00e7ka shkoi si n\u00eb nj\u00eb loj\u00eb fati, ose ishte \u2026fati. Ju u b\u00ebt\u00eb k\u00ebshtu Kryeminist\u00ebr, sigurisht i pari q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe artist i arteve plastike. A ndjeni p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj asaj q\u00eb arti mund t\u00eb sjell\u00eb m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb artin e qeverisjes? Le t\u00eb citojm\u00eb k\u00ebt\u00eb fjali t\u00eb kritikut t\u00eb artit Hans Ulrich Obrist n\u00eb lidhje me ju: \u201cArti i Edi Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb politika dhe politika e tij \u00ebsht\u00eb art!\u00bb Fakti q\u00eb zgjodha lyerjen me ngjyra t\u00eb qytetit nuk ishte nj\u00eb zgjedhje estetike. Ishte nj\u00eb zgjedhje politike e paracaktuar t\u00eb jepte sinjalin e ndryshimit, duke e ditur se ne nuk kishim para. Pastaj, nuk duhet t\u2019i ekzagjerojm\u00eb gj\u00ebrat. Un\u00eb nuk mendoj se politika ime \u00ebsht\u00eb art, kjo do t\u00eb ishte shum\u00eb e shtir\u00eb. Un\u00eb them m\u00eb tep\u00ebr \u00abq\u00eb politika \u00ebsht\u00eb lutja ime dhe arti im \u00ebsht\u00eb lufta ime \u00bb. \u00cbsht\u00eb sidoqoft\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se vizatimi m\u00eb ndihmon shum\u00eb n\u00eb pun\u00ebn time t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb pasuruar praktika juaj e p\u00ebrditshme qe nga koha kur ju u zgjodh\u00ebt Kryeminist\u00ebr ?Pa dyshim! Puna ime sot \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e pasur, m\u00eb spontane, m\u00eb e prekshme. Liria ime gjithashtu \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe, sepse nuk kisha menduar asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb ekspozoja pun\u00ebn time artistike. Sot ajo pasqyron at\u00eb q\u00eb jam me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Emmanuel Macron ka varur nj\u00eb nga veprat tuaja n\u00eb zyr\u00ebn n\u00eb Elize. Fakti q\u00eb ju jeni artist a i ndryshon marr\u00ebdh\u00ebniet tuaja me kryetar\u00ebt e shteteve? Mendoj se po. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i vog\u00ebl dhe r\u00ebnd\u00ebsia e saj n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb shum\u00eb relative. Historia ime me presidentin francez \u00ebsht\u00eb interesante. Hera e par\u00eb q\u00eb e pash ishte gjithashtu hera e par\u00eb q\u00eb kisha veshur k\u00ebpuc\u00eb sportive gjat\u00eb nj\u00eb ngjarjeje zyrtare, k\u00ebpuc\u00ebt e mia \u201cklasike\u201d m\u00eb vrisnin shum\u00eb. Ishte viti 2017, n\u00eb Trieste, n\u00eb samitin p\u00ebr Ballkanin. Emmanuel Macron sapo ishte zgjedhur. Ai i pa k\u00ebpuc\u00ebt e mia dhe m\u00eb komplimentoi. M\u00eb von\u00eb un\u00eb i dhurova t\u00eb nj\u00ebjtat pal\u00eb dhe librin tim t\u00eb par\u00eb. Ai m\u00eb fal\u00ebnderoi me nj\u00eb hart\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur, dhe kjo na lidhi. Kur shkova n\u00eb Elize, ai m\u00eb tregoi vepra arti moderne, librin tim mbi tavolin\u00eb dhe nj\u00eb nga tablot\u00eb e mia. Edhe politikan\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb disa nga veprat e mia: Francois Hollande, Manuel Valls dhe nj\u00eb ministre daneze, e cila m\u00eb k\u00ebrkon vizatimet q\u00eb b\u00ebj gjat\u00eb takimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Cili \u00ebsht\u00eb sot aksi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i politik\u00ebs kulturore shqiptare? P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb shum\u00eb i ndersh\u00ebm, mendoj se nuk kemi b\u00ebr\u00eb sa duhet. Kemi nd\u00ebrtuar dy muzeume shum\u00eb t\u00eb bukur : nj\u00eb muze t\u00eb fotografis\u00eb dhe nj\u00eb muze i artit bizantin. Jemi duke restauruar Galerin\u00eb komb\u00ebtare. Kemi tashm\u00eb dy teatro t\u00eb rinj komb\u00ebtar\u00eb dhe nj\u00eb teat\u00ebr p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb Por, do t\u00eb doja qe v\u00ebllimi i aktiviteteve artistike dhe jo vet\u00ebm, ai i strukturave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb rriteshin. Do t\u00eb doja q\u00eb pes\u00eb ose gjasht\u00eb artist\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb k\u00ebtu dhe t\u00eb organizojn\u00eb diskutime me student\u00ebt, konferenca, pjes\u00eb teatrale, kjo do t\u00eb ishte e mrekullueshme. Kjo mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb produktive. P\u00ebrse t\u00eb mos rifillojm\u00eb bienalen e Tiran\u00ebs? Kjo ngjarje do t\u00eb mund t\u00eb t\u00ebrhiqte nj\u00eb publik nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb njour transformimin e qytetit dhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm\u2026<\/p>\n<p>Jemi duke imagjinuar se \u00e7far\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb zhvillonim p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00ebrheq\u00ebs p\u00ebr artist\u00ebt, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019u japim mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb k\u00ebtu, pa detyrime fiskale. Do t\u00eb donim t\u00eb fillonim gjithashtu nj\u00eb program p\u00ebr rezidenca, q\u00eb do t\u00eb vepronte si nj\u00eb magnet. Kam menduar edhe p\u00ebr arkitekt\u00ebt: ne mund tu propozonim atyre t\u00eb hapnim nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb zyrave t\u00eb tyre n\u00eb Tiran\u00eb pa paguar qira, vet\u00ebm taksat. Ofrimi i liris\u00eb s\u00eb plot\u00eb fiskale mund t\u00eb krijonte nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb mrekullueshme. P\u00ebr ne m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb q\u00eb ata t\u00eb han\u00eb n\u00eb restorantet tona dhe t\u00eb konsumojn\u00eb n\u00eb vend. Kjo do t\u00eb na jepte nj\u00eb hov t\u00eb ri, nj\u00eb imazh t\u00eb ri. <strong>Cilat jan\u00eb asetet, cil\u00ebsit\u00eb, forcat kulturore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nivel nd\u00ebrkomb\u00ebtar?<\/strong>M\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebria, gjith\u00e7ka q\u00eb ishte nd\u00ebrtuar q\u00eb prej qindra vitsh. Peizazhet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pasur dhe t\u00eb shum\u00ebllojsh\u00ebm. Kemi gjithashtu artist\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb talentuar, edhe pse ata nuk jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrt. Por ata duhet t\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb njohur jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cShqip\u00ebria vendi im si askush tjet\u00ebr\u201d, k\u00ebshtu shprehet Kryeministri Edi Rama n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb ekskluzive p\u00ebr revist\u00ebn e njohur franceze \u201cBeaux-Arts Magazine\u201d.Rama tregon si tmerrin e jet\u00ebs artistike n\u00ebn zgjedh\u00ebn e liderit Enver Hoxha, t\u00eb cilin e ka njohur kur ishte djal\u00eb i ri dhe politik\u00ebn kulturore q\u00eb ai vet\u00eb ka nxitur. N\u00eb intervist\u00ebn prej [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":211015,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380],"tags":[451],"class_list":{"0":"post-211014","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"tag-lajme-zjarr"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211014","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=211014"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211014\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/211015"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=211014"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=211014"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=211014"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}