{"id":211464,"date":"2021-10-18T17:55:43","date_gmt":"2021-10-18T15:55:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=211464"},"modified":"2021-10-18T17:55:43","modified_gmt":"2021-10-18T15:55:43","slug":"baton-haxhiu-pse-humbi-albin-kurti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/baton-haxhiu-pse-humbi-albin-kurti\/","title":{"rendered":"Baton Haxhiu: Pse Humbi Albin Kurti?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Baton Haxhiu<\/strong><\/p>\n<p>Tregimi nd\u00ebr shqiptar\u00eb se \u00e7do \u00e7udi zgjat jo m\u00eb shum\u00eb se tri dit\u00eb dhe pastaj kalohet n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje \u00e7udit\u00ebse, p\u00ebr ta harruar at\u00eb t\u00eb para tri dit\u00ebve, duke dashur k\u00ebshtu t\u00eb shpjegohet mbamendja koh\u00ebshkurt\u00ebr, mund t\u00eb mos jet\u00eb aq i v\u00ebrtet\u00eb sa e ka edhe fam\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, qytetar\u00ebt kan\u00eb treguar se mbajn\u00eb mend pak m\u00eb shum\u00eb e pak m\u00eb gjat\u00eb se ve\u00e7 tri dit\u00eb. Zgjedhjet e fundit tregojn\u00eb se memoria e tyre punoi fort kur u afruan pran\u00eb kutive t\u00eb votimit.<\/p>\n<p>Historia, tashm\u00eb mbi 20-vje\u00e7are e demokracis\u00eb kosovare, nuk kujton nj\u00eb tjet\u00ebr rast kur nj\u00eb parti p\u00ebrgjysmohet n\u00eb vet\u00ebm gjasht\u00eb muaj dhe dor\u00ebzon elektoratin p\u00ebr mbi 50 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, nga 50.28% m\u00eb 14 shkurt, ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb 25.7% m\u00eb 17 tetor. Nga 438 mij\u00eb e 335 vota m\u00eb 14 shkurt, ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb 205 mij\u00eb e 804 vota.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb humbas\u00ebsh afro 250 mij\u00eb vota brenda gjasht\u00eb muajsh?<\/p>\n<p>Arsyet jan\u00eb t\u00eb shumta, por adresa shpjeguese \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u2013 Albin Kurti.<\/p>\n<p>Studimet tregojn\u00eb se partit\u00eb populiste, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, kur vijn\u00eb n\u00eb pushtet ndryshojn\u00eb shum\u00eb. Ato i largohen radikalitetit t\u00eb opozit\u00ebs dhe moderohen brenda struktur\u00ebs shtet\u00ebrore. Por, ndryshimi i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje n\u00eb kaq pak koh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb moderim, \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebrsim.<\/p>\n<p>Disa video t\u00eb publikuara t\u00eb Albin Kurtit n\u00eb vitin 2011 e 2016, kur fliste p\u00ebr aksionet e policis\u00eb n\u00eb Veri si opozitar, dhe ato \u00e7far\u00eb thoshte tani, mund t\u00eb ken\u00eb \u00e7uditur edhe besimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Derisa n\u00eb vitin 2011 tregonte n\u00eb Parlamentin e Kosov\u00ebs se si dor\u00ebzimi i kufirit n\u00ebn p\u00ebrkujdesjen e KFOR-it ishte heqje dor\u00eb nga pavar\u00ebsia, n\u00eb vitin 2021 ai k\u00ebrkoi negocim n\u00eb Bruksel q\u00eb kufiri t\u2019i dor\u00ebzohet KFOR-it.<\/p>\n<p>Derisa n\u00eb vitin 2011 vet\u00ebnegocimin p\u00ebr Veriun e konsideronte dor\u00ebzim, n\u00eb vitin 2021 ai doli n\u00eb konferenc\u00eb duke treguar se si ata donin negociata n\u00eb Bruksel, por po refuzonte Serbia.<\/p>\n<p>Situata e fundit n\u00eb Veri, e shkaktuar nga vet\u00eb Kurti, p\u00ebr hesapet e veta, e tregoi at\u00eb ashtu si\u00e7 nuk e kishin menduar, sidomos mb\u00ebshtet\u00ebsit. Ai mbase befasoi edhe veten me situat\u00ebn e sikletshme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn u gjend.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrshkrim i figur\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb dy konferenca t\u00eb rralla p\u00ebr Veriun, shpalosin at\u00eb q\u00eb disa njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb tij, privatisht, e thoshin. Kurti u frik\u00ebsua dhe frika e tij reflektoi. At\u00eb e tradhtoi q\u00ebndrimi dhe mimika, derisa vet\u00eb tradhtoi q\u00ebndrimet e dikurshme. \u201cShko n\u00eb Bruksel dhe prano \u00e7\u2019t\u00eb japin\u201d, i kishte th\u00ebn\u00eb Kurti Besnik Bislimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studimi m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim m\u00eb konkret do t\u2019i nevojitet koh\u00eb m\u00eb shum\u00eb, por rezultati i mbr\u00ebmsh\u00ebm ofron hap\u00ebsir\u00eb edhe vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb prapa, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb disa nga arsyet e rr\u00ebzimit t\u00eb Vet\u00ebvendosjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb 17 tetor:<\/p>\n<p>Populli i Kosov\u00ebs, m\u00eb 14 shkurt n\u00eb zgjedhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme, b\u00ebri nj\u00eb prerje radikale me tri partit\u00eb q\u00eb udh\u00ebhiqnin Kosov\u00ebn p\u00ebr 20 vjet. Albini pati mund\u00ebsin\u00eb e rrall\u00eb t\u00eb shpaloste nj\u00eb plan konkret p\u00ebr sfidat, t\u00eb cilat e prisnin Kosov\u00ebn n\u00eb muajt e vitet n\u00eb vijim. Nj\u00eb qeveri, e udh\u00ebhequr nga VV dhe Albin Kurti, nuk diti dot t\u2019i adresonte ato, dhe nuk b\u00ebri asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb plan konkret p\u00ebr dialogun, asnj\u00eb plan konkret p\u00ebr Veriun e Kosov\u00ebs, asnj\u00eb plan konkret p\u00ebr bashkimin komb\u00ebtar, ideal ky mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilit u themelua dhe u rrit VV. Asnj\u00eb plan konkret p\u00ebr \u00e7kapjen e shtetit, i cili ka qen\u00eb slogani kryesor i VV gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs sa ka qen\u00eb n\u00eb opozit\u00eb dhe, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb cil\u00ebs, ka udh\u00ebhequr protesta t\u00eb dhunshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme dhe ka orkestruar nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb lincimit publik.<\/p>\n<p>Albin Kurti, i cili nuk ka pranuar asnj\u00eb simbol t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment brenda institucioneve, l\u00eb p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnkuptuar se t\u00eb nj\u00ebjtat do t\u2019i pranoj\u00eb vet\u00ebm pas marrjes s\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb tij si kryeminist\u00ebr i vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e kaluara, faktor i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ishte edhe Vjosa Osmani. Ajo formoi nj\u00eb list\u00eb zgjedhore pak para zgjedhjeve, mori votat q\u00eb deshi dhe, m\u00eb pas, u zhduk n\u00eb rolin e par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb presidentes. Disa video t\u00eb fundit tregonin sesi strukturat e sapoformuara t\u00eb List\u00ebs Guxo, menj\u00ebher\u00eb pas zgjedhjeve kishin thirrur Osmanin e deputet\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebr t\u2019i uruar, por askush nuk ua kishte hapur telefonin.<\/p>\n<p>N\u00eb politik\u00ebn e jashtme, krejt \u00e7ka \u00ebsht\u00eb arritur, jan\u00eb gabimet e ministres Donika G\u00ebrvalla n\u00eb statuset e saj t\u00eb \u00e7oroditur. P\u00ebr 20 vjet, kritika se si Kosova nuk di t\u00eb b\u00ebj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme dhe, m\u00eb pas, u lihet n\u00eb dor\u00eb i gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi i Kosov\u00ebs dy njer\u00ebzve: Bisnik Bislimit dhe Donika G\u00ebrvall\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Albin Kurti pranon simbolet, rrezikon sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve me intervenime n\u00eb koh\u00eb fushate. Kthen frik\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ku plag\u00ebt jan\u00eb t\u00eb fresk\u00ebta. Ktheu fuqin\u00eb e Serbis\u00eb n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rrezikoi shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, me kushtin q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb kryeministri i saj.<\/p>\n<p>Mobilizimi i forcave ushtarake serbe, rritja e gjendjes s\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb n\u00eb nivel luftarak, l\u00ebvizja drejt kufirit me Kosov\u00ebn dhe pozicionimi i trupave ushtarake serbe n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb kufirit, futja n\u00eb p\u00ebrdorim e aviacionit luftarak serb si paralajm\u00ebrim, jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb pakkush do t\u2019i imagjinonte, l\u00ebre m\u00eb t\u2019i besonte! Dhe, sikur t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb mos mjaftonin, Ambasadori Botsan Hartchenko, njeriu i af\u00ebrt i Putinit n\u00eb Beograd, p\u00ebrkrah ministrit serb t\u00eb Mbrojtjes, vizitoi trupat luftarake serbe t\u00eb pozicionuara af\u00ebr kufirit me Kosov\u00ebn. Mesazhi i vizit\u00ebs s\u00eb tij nuk kishte nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkthyes! Situat\u00eb kjo e krijuar nga Kurti, me t\u00eb drejt\u00eb sepse respektonte nj\u00eb afat, por m\u00eb pas zmbrapsje totale dhe urgjenc\u00eb p\u00ebr rikthim n\u00eb dialog. N\u00eb dialogun q\u00eb aq shum\u00eb e kritikonte.<\/p>\n<p>Instaloi frik\u00ebn n\u00eb Mitrovic\u00eb e Kosov\u00eb dhe ktheu imazhet e luft\u00ebs, duke ofruar trupa serbe n\u00eb kufi. Vendosi kriteret e intervenimit t\u00eb panevojsh\u00ebm, duke i dh\u00ebn\u00eb arsye Serbis\u00eb ta pushtoj\u00eb Veriun me leht\u00ebsin\u00eb e padurueshme.<\/p>\n<p>Posht\u00ebroi nj\u00ebsitet speciale t\u00eb Kosov\u00ebs duke i t\u00ebrhequr nga Veriu, duke i shnd\u00ebrruar ato n\u00eb polici t\u00eb zakonshme dhe duke ua humbur fuqin\u00eb. Kjo ishte, dhe u pa hapur, fuqia e pafuqishme e Albin Kurtit! Dhe, njolloi si politikan\u00ebt e s\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb para luft\u00ebs, nj\u00ebri n\u00eb ve\u00e7anti, \u00e7\u00ebshtjen e Veriut dhe serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e shnd\u00ebrroi nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike, n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr krimit n\u00eb Veri.<\/p>\n<p>Krejt \u00e7ka kishte premtuar p\u00ebr 12 vjet se: a) nuk do t\u00eb bisedonte me Serbin\u00eb dhe Vu\u00e7i\u00e7in; b) nuk do t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb dialog; c) do ta merrte Veriun pa kushte; \u00e7) nuk do t\u00eb bisedonte p\u00ebr asociacionin dhe korrigjimin; d) do ta ofronte Kosov\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb; e) do t\u00eb ruante marr\u00ebdh\u00ebniet me Amerik\u00ebn dhe \u00eb) nuk do t\u00eb hynte n\u00eb konflikt me Serbin\u00eb dhe nuk do t\u2019i jepte shkas p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb me forc\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ai b\u00ebri t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Albini ka rrezikuar me dashje, dhe vet\u00ebm p\u00ebr zgjedhje lokale dhe p\u00ebr vot\u00ebn e tij, sigurin\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb Mitrovic\u00ebs dhe Kosov\u00ebs me dy intervenime me nj\u00ebsin\u00eb speciale. Ai ktheu frik\u00ebn e luft\u00ebs dhe krejt \u00e7ka Kosova kishte arritur n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr 20 vite i humbi p\u00ebr m\u00eb pak se gjasht\u00eb muaj.<\/p>\n<p>N\u00ebse politikan\u00ebt e pushtetit n\u00eb Kosov\u00eb gabuan p\u00ebr 20 vjet, ardhja n\u00eb pushtet e Kurtit tregoi se ai nga opozita mashtroi p\u00ebr 20 vjet. Dha nj\u00eb opsion politik, i cili nuk ekzistonte. Me narracione abstrakte krijoi nj\u00eb iluzion te populli se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb, situata nuk \u00ebsht\u00eb e komplikuar dhe ata po humbasin parajs\u00ebn se nuk po e zgjedhin at\u00eb p\u00ebr t\u2019i qeverisur.<\/p>\n<p>Kurti nuk doli p\u00ebr t\u2019i komentuar rezultatet zgjedhore si lider partie, por p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr nuk ka dal\u00eb as ta komentoj\u00eb procesin zgjedhor, meq\u00eb i takon si kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Por, ky duhet t\u00eb jet\u00eb politikani Kurti. Pushteti e ka veshur me fuqi, por e ka zhveshur nga miti q\u00eb kishte krijuar p\u00ebr veten. Me t\u00eb p\u00ebrfundon edhe epoka e politikan\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb duan pushtet p\u00ebr t\u00eb ardhmen, duke u thirrur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>Nga 17 tetori, jo m\u00eb. E kaluara nuk sh\u00ebrben. Madje, e kund\u00ebrta. Duke ia nxjerr\u00eb kontradiktat, e kaluara e tij e ka nd\u00ebshkuar Kurtin, duke ia rr\u00ebnuar rr\u00ebfimin p\u00ebr profetin politik.<\/p>\n<h1><\/h1>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu Tregimi nd\u00ebr shqiptar\u00eb se \u00e7do \u00e7udi zgjat jo m\u00eb shum\u00eb se tri dit\u00eb dhe pastaj kalohet n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr ngjarje \u00e7udit\u00ebse, p\u00ebr ta harruar at\u00eb t\u00eb para tri dit\u00ebve, duke dashur k\u00ebshtu t\u00eb shpjegohet mbamendja koh\u00ebshkurt\u00ebr, mund t\u00eb mos jet\u00eb aq i v\u00ebrtet\u00eb sa e ka edhe fam\u00ebn. N\u00eb Kosov\u00eb, qytetar\u00ebt kan\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":161081,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-211464","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211464","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=211464"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211464\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/161081"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=211464"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=211464"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=211464"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}