{"id":211515,"date":"2021-10-18T19:10:41","date_gmt":"2021-10-18T17:10:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=211515"},"modified":"2021-10-18T19:10:41","modified_gmt":"2021-10-18T17:10:41","slug":"sa-jane-dhe-sa-do-te-jene-shba-te-ne-ngjarjet-qe-po-perjeton-partia-demokratike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/sa-jane-dhe-sa-do-te-jene-shba-te-ne-ngjarjet-qe-po-perjeton-partia-demokratike\/","title":{"rendered":"Sa jan\u00eb dhe sa do t\u00eb jen\u00eb SHBA-t\u00eb n\u00eb ngjarjet q\u00eb po p\u00ebrjeton Partia Demokratike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga PRE\u00c7 ZOGAJ<\/strong><\/p>\n<p>Pyetjes s\u00eb par\u00eb, \u201csa jan\u00eb\u201d, ia din\u00eb p\u00ebrgjigjen gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Edhe ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur nuk e din\u00eb. Jan\u00eb shum\u00eb. Jan\u00eb me vendimin e tyre p\u00ebr shpalljen non gratta t\u00eb ishPresidentit dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha. Jan\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn e tyre t\u00eb panegociueshme drejtuar kryetarit demokrat, Lulzim Basha, p\u00ebr largimin e Berish\u00ebs nga Grupi Parlamentar i PD-s\u00eb, shoq\u00ebruar me paralajm\u00ebrimin publik se SHBA do t\u00eb nd\u00ebrpresin \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie me PD-n\u00eb dhe do ta izolojn\u00eb at\u00eb n\u00ebse kjo nuk ndodh.<\/p>\n<p>Vendimi dhe k\u00ebrkesa amerikane plus plot\u00ebsimi i saj mes shum\u00eb hezitimesh nga Basha, jan\u00eb n\u00eb origjin\u00eb t\u00eb gjith\u00e7kaje q\u00eb po ndodh n\u00eb PD tani, jan\u00eb ngjarja m\u00ebm\u00eb q\u00eb i ka lindur gjith\u00eb t\u00eb tjerat: l\u00ebvizjen shpaguese t\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e Bash\u00ebs dhe marrjen e drejtimit t\u00eb PD-s\u00eb nga ai vet\u00eb apo nj\u00eb delfin i ri i tij, ndarjen e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb n\u00eb bashist\u00eb, berishist\u00eb dhe grupime t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb vogla, ragbin\u00eb verbale mes tyre, tollovin\u00eb, amullin\u00eb, debatet aty ku ka debate.<\/p>\n<p>Asgj\u00eb e re nuk do t\u00eb ndodhte n\u00eb PD n\u00ebse Departamenti i Shtetit nuk do t\u00eb shpallte Berish\u00ebn non gratta dhe n\u00ebse Basha do t\u00eb kishte zgjedhur t\u00eb sfidonte SHBA duke e futur partin\u00eb n\u00eb kapsul\u00eb p\u00ebr t\u2019i d\u00ebshmuar besnik\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb fansi t\u00eb verb\u00ebr mentorit t\u00eb tij. Temat e demokracis\u00eb s\u00eb brendshme n\u00eb parti apo t\u00eb pesh\u00ebs s\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb rezultatin e zgjedhjeve t\u00eb 25 prillit do t\u00eb mbaheshin gjall\u00eb nga kritik\u00ebt e njohur t\u00eb Bash\u00ebs, por jo nga Berisha me t\u00eb tijt\u00eb. S\u2019b\u00ebhet fjal\u00eb q\u00eb Berisha do t\u00eb zbriste n\u00eb baz\u00eb p\u00ebr t\u00eb tentuar p\u00ebrs\u00ebritjen e nj\u00eb gare t\u00eb sapop\u00ebrfunduar p\u00ebr zgjedhjen e kryetarit t\u00eb partis\u00eb; s\u2019b\u00ebhet fjal\u00eb t\u00eb hapte thesin e akuzave kund\u00ebr t\u00eb p\u00ebrzgjedhurit t\u00eb tij q\u00eb para shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh. \u201cPartia ka institucione statusore p\u00ebr trajtimin e ankesave\u201d. Ky do t\u00eb ishte refreni i q\u00ebndrimeve ndaj pretendimeve dhe ankesave t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb Bash\u00ebs n\u00eb parti. Komode n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, besnik\u00ebria prej sh\u00ebrb\u00ebtori e Bash\u00ebs do t\u00eb ishte boshe n\u00eb prodhimin e efekteve pozitive. Sepse n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, Berishen nga non grata mund ta \u00e7liroj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb amnisti politike nga Uashingtoni. Kjo lloj besnik\u00ebrie do t\u00eb ishte sakaq me pasoja negative tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnda, pasi do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb penalizimin amerikan t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb PD-s\u00eb, rrjedhimisht n\u00eb shuarjen e \u00e7do shpres\u00eb p\u00ebr forcimin,\u00a0modernizimin dhe rikthimin e saj n\u00eb pushtet. N\u00eb fakt, me vendimin q\u00eb mori, Basha ka d\u00ebshmuar besnik\u00ebrin\u00eb e tij ndaj synimit t\u00eb PDs\u00eb p\u00ebr t\u2019u rikthyer fituese, n\u00eb pushtet. Nj\u00ebher\u00ebsh ndaj p\u00ebrcaktimit se PD \u00ebsht\u00eb per\u00ebndimore-euroatlantiste.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb mir\u00ebkuptohet shmangia e p\u00ebrmendjes me tepri t\u00eb vendimit amerikan p\u00ebr Berish\u00ebn, por sjellja sikur kjo ngjarje e ngjarjeve nuk ka ndodhur, p\u00ebrjashtimi i saj nga diskutimet, a thua nuk ekziston fare, e \u00e7on analiz\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb pa krye. Kjo, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. N\u00eb rastin me pak t\u00eb mir\u00eb, prodhon nj\u00eb spekulim t\u00eb madh ku g\u00eblojn\u00eb g\u00ebnjeshtrat, sajimet, konspiracioni.<\/p>\n<p>SHBA nuk jan\u00eb mjaftuar t\u00eb marrin nj\u00eb vendim, t\u00eb parashtrojn\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb nj\u00eb paralajm\u00ebrim n\u00ebse do t\u00eb refuzoheshin. Ata kan\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur zyrtarisht\u00a0vendimin e Bash\u00ebs p\u00ebr largimin e Berish\u00ebs nga Grupi Parlamentar, kan\u00eb deklaruar zyrtarisht hapjen pas nj\u00eb detante shum\u00ebvje\u00e7are t\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb re t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb me Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Dit\u00ebt e fundit, nj\u00eb delegacion i senatit amerikan i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga republikan\u00eb dhe demokrat\u00eb b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb selin\u00eb blu. T\u00eb tjera sinjale t\u00eb rikthimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve SHBA-PD n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira ka pasur e vijon t\u00eb ket\u00eb.<\/p>\n<p>Ka njer\u00ebz q\u00eb mendojn\u00eb dhe predikojn\u00eb se SHBA kaq kishin, nuk u intereson \u00e7far\u00eb ndodh e do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb tej n\u00eb PD. Ka konspiracionist\u00eb tipik\u00eb q\u00eb shkojn\u00eb m\u00eb larg, duke e trajtuar k\u00ebrkes\u00ebn amerikane p\u00ebr Bash\u00ebn si nj\u00eb skem\u00eb, si nj\u00eb intrig\u00eb p\u00ebr t\u2019ia nxjerr\u00eb n\u00eb prit\u00eb Berish\u00ebs q\u00eb ky ta heq\u00eb!! Ca t\u00eb tjer\u00eb po qarkullojn\u00eb teorin\u00eb, sipas s\u00eb cil\u00ebs SHBA b\u00ebhen n\u00eb fund m\u00eb t\u00eb fortin! N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e\u00a0padisin dhe e justifikojn\u00eb si antiamerikane l\u00ebvizjen e Berish\u00ebs dhe synojn\u00eb t\u2019u japin gajret mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb saj. K\u00ebta nuk duhet t\u00eb ken\u00eb frik\u00eb. Me t\u00eb fituar Berisha, SHBA do t\u00eb detyrohen t\u00eb ulen me t\u00eb, t\u2019i harrojn\u00eb t\u00eb gjitha, ta trajtojn\u00eb si partnerin e tyre e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Sepse SHBA b\u00ebhen me t\u00eb fortin. Fabrikuesit e k\u00ebsaj klisheje mejhanesh vazhdojn\u00eb ta trajtojn\u00eb fuqin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe e m\u00eb demokratike t\u00eb bot\u00ebs si nj\u00eb katund, si nj\u00eb xhung\u00ebl intrigash, pazaresh e kompromisesh t\u00eb paskrupullta brigand\u00ebsh.<\/p>\n<p>SHBA nuk nd\u00ebrhyjn\u00eb drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb zhvillimet e brendshme t\u00eb nj\u00eb partie. Do t\u00eb ishte shum\u00eb p\u00ebr madh\u00ebshtin\u00eb e tyre. Ata nuk i mbajn\u00eb dor\u00ebn kujt, nuk ndalojn\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb ken\u00eb mendimet e tyre, p\u00ebrkundrazi jan\u00eb flamurtar\u00ebt dhe mbrojt\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb liris\u00eb s\u00eb mendimit dhe shprehjes. Po ashtu, SHBA nuk ndalojn\u00eb ask\u00ebnd t\u00eb \u00e7mendet n\u00eb kuptimin politik t\u00eb fjal\u00ebs. Ata mbajn\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb qarta p\u00ebrmes s\u00eb cilave \u00e7do demokrat, \u00e7do socialist, \u00e7do shqiptar ka mund\u00ebsi t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb ide t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn dhe pozicionin e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrher\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb aspiratave t\u00eb popullit shqiptar. Ata nuk b\u00ebjn\u00eb kompromis me interesat e tyre t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, q\u00eb jan\u00eb interesat tona si Shqip\u00ebri dhe si komb gjithashtu, duke qen\u00eb se kan\u00eb sh\u00ebnjestruar si armiq t\u00eb k\u00ebsaj sigurie korrupsionin dhe krimin n\u00eb sferat e larta, minimin e shtetit ligjor dhe demokracis\u00eb. N\u00eb reagim t\u00eb thagmave q\u00eb qarkullon makineria e spekulimeve, lajmeve t\u00eb rreme apo marris\u00eb konspiracioniste n\u00eb Shqip\u00ebri, SHBA reaguan t\u00eb premten p\u00ebrmes ambasadores Juri Kim, e cila citoi Urdhrin Ekzekutiv t\u00eb Presidentit Biden, ku theksohet se p\u00ebrcaktimi \u201cnon grata\u201d nuk i n\u00ebnshtrohet negocimit. M\u00eb qart\u00eb se kaq!<\/p>\n<p>Shum\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb tjera n\u00eb dinamik\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se SHBA, p\u00ebrve\u00e7se do t\u00eb vazhdojn\u00eb bashk\u00ebpunimin e ngusht\u00eb me PD-n\u00eb dhe kryetarin e saj Lulzim Basha, do t\u00eb jen\u00eb m\u00eb aktiv\u00eb se kurr\u00eb, p\u00ebrkrah qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, p\u00ebr shkallmimin e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb sferat e larta q\u00eb ka marr\u00eb peng demokracin\u00eb dhe zhvillimin n\u00eb vendin e vog\u00ebl aleat.\/Burimi\/Panorama.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga PRE\u00c7 ZOGAJ Pyetjes s\u00eb par\u00eb, \u201csa jan\u00eb\u201d, ia din\u00eb p\u00ebrgjigjen gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Edhe ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb sikur nuk e din\u00eb. Jan\u00eb shum\u00eb. Jan\u00eb me vendimin e tyre p\u00ebr shpalljen non gratta t\u00eb ishPresidentit dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha. Jan\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn e tyre t\u00eb panegociueshme drejtuar kryetarit demokrat, Lulzim Basha, p\u00ebr largimin e Berish\u00ebs nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":211516,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-211515","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211515","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=211515"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211515\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/211516"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=211515"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=211515"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=211515"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}