{"id":211542,"date":"2021-10-19T07:36:05","date_gmt":"2021-10-19T05:36:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=211542"},"modified":"2021-10-19T07:36:05","modified_gmt":"2021-10-19T05:36:05","slug":"lulzim-basha-sa-te-jem-une-kryetar-berisha-nuk-mbledh-kuvend-sepse-do-te-conte-ne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/lulzim-basha-sa-te-jem-une-kryetar-berisha-nuk-mbledh-kuvend-sepse-do-te-conte-ne\/","title":{"rendered":"Lulzim Basha: Sa t\u00eb jem un\u00eb kryetar, Berisha nuk mbledh Kuvend, sepse do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb\u2026"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ish-kryeministri Sali Berisha, ka nisur mbledhjen e firmave p\u00ebr mbledhjen e Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, kreu i PD, Lulzim Basha, \u00ebsht\u00eb shprehur i prer\u00eb se, p\u00ebr sa koh\u00eb t\u00eb jeta ai kryetar, shpallja \u201cnon-grata\u201d e Berish\u00ebs nuk do t\u00eb hidhet me vot\u00eb n\u00eb asnj\u00eb forum t\u00eb selis\u00eb blu. Basha ka deklaruar n\u00eb mbledhjen e grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike se, nuk do t\u00eb lejoj\u00eb asnj\u00eb akt q\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb izolimin e partis\u00eb nga SHBA, pasi sipas tij, kjo do t\u00eb p\u00ebrkthehej n\u00eb vdekje t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Kryedemokrati ka vler\u00ebsuar kontributin e Sali Berish\u00ebs po thekson se, tashm\u00eb ai po p\u00ebrpiqet t\u00eb lidh\u00eb vendimin e qeveris\u00eb amerikane me shpalljen e tij \u201cnon grata\u201d, me fatin e Partis\u00eb Demokraktike. Sipas Bash\u00ebs, plani i Berish\u00ebs synon ta kthej\u00eb Partin\u00eb Demokratike n\u00eb nj\u00eb bunker anti-amerikan p\u00ebr interesin e tij. Ndryshe jan\u00eb shprehur deputet\u00ebt Albana Vokshi dhe Edmond Spaho t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb k\u00ebrkuar mbledhjen e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb hedhur n\u00eb vot\u00eb p\u00ebrjashtimin e Berish\u00ebs nga Partia Demokratike.<\/p>\n<p><strong>Debati i plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Luan Baci:<\/em><\/strong><em>\u00a0Ne deputetet qe kemi marre pjese ne foltoret e Berish\u00ebs, po shihemi ndryshe nga PD, e po ashtu s\u2019po marrim pjes\u00eb n\u00eb komisionet hetimore parlamentare.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Grida Duma- Ba\u00e7it:<\/em><\/strong><em>\u00a0Edhe pse t\u00eb kam mik, dhe do t\u00eb t\u00eb kem, un\u00eb nuk mendoj se duke share njeri-tjetrin ne do te bashkohemi.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Flutura Acka:<\/em><\/strong><em>\u00a0Une shkoj ne takime ne Elbasan, dhe me pyesin: Je me Berish\u00ebn apo me Bash\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb e pafalshme. Duhet ti b\u00ebjm\u00eb nje pyetje vetes te gjith\u00eb: A duhet berishizimi t\u00eb rikthehet ne PD? Un\u00eb mendoj se PD duhet ti kthehet ndryshimit.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Vokshi:\u00a0<\/em><\/strong><em>Nuk jam dakord q\u00eb k\u00ebtu t\u00eb diskutohet p\u00ebr berishizmin, n\u00ebse duhet t\u00eb kthehet apo jo, sepse k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e vendos an\u00ebtar\u00ebsia.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Spaho:\u00a0<\/em><\/strong><em>Amendamentet p\u00ebr ndryshimet kushtetuese s\u2019mund t\u00eb vine vet\u00ebm p\u00ebr firme, pa u diskutuar. K\u00ebtu duhet te vendose Grupi Parlamnentar dhe K\u00ebshilli Komb\u00ebtar.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Bardhi:<\/em><\/strong><em>\u00a0K\u00ebtu ka nje grup juristesh qe kane p\u00ebrgatitur materialin. Jan\u00eb p\u00ebrgatitur nga juristet e PD-se, dhe do te diskutohen edhe ne komisionin e ligjeve (me an\u00ebtaret e PD-se). Grupi parlamentar vendos politikisht, nd\u00ebrsa juristet vendosin teknikisht dhe profesionalisht. K\u00ebshtu na i ke sjelle edhe ti k\u00ebto materiale, vet\u00ebm p\u00ebr firm\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Spaho:<\/em><\/strong><em>\u00a0Kam b\u00ebr\u00eb shum\u00eb gabim qe i kam sjelle k\u00ebshtu.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Basha:<\/em><\/strong><em>\u00a0Nuk e kam par\u00eb t\u00eb arsyeshme t\u00eb reagoj kund\u00ebr spekulimeve, \u00a0g\u00ebnjeshtrave e shpifjeve t\u00eb ul\u00ebta \u00a0ndaj meje me t\u00eb cilat po bombardohet prej disa jav\u00ebsh an\u00ebtar\u00ebsia e partis\u00eb demokratike \u00a0dhe opinioni publik. E kam p\u00ebrjashtuar dhe vazhdoj ta \u00a0p\u00ebrjashtoj nga axhenda ime investimin e koh\u00ebs dhe energjive \u00a0n\u00eb \u00a0 shfaqje publike me \u201cme the, i thash\u00eb, e me tha\u201d brenda llojit, q\u00eb nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se ndryshojn\u00eb natyr\u00ebn e p\u00ebrballjes politike n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme t\u00eb nj\u00ebmij\u00eb e nj\u00eb problemeve dhe halleve q\u00eb kan\u00eb qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb: nga p\u00ebrballje t\u00eb \u00a0opozit\u00ebs me qeverin\u00eb e shnd\u00ebrrojn\u00eb n\u00eb hidh e prit t\u00eb ish kryetarit historik Sali Berisha me kryetarin e rizgjedhur vet\u00ebm para kat\u00ebr muaj me parimin nj\u00eb an\u00ebtar nj\u00eb vot\u00eb, q\u00eb jam un\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ket\u00eb \u00a0k\u00ebnaq\u00ebsi apo dhurat\u00eb, \u00a0Edi Rama me bandat e tij nuk do ta ket\u00eb kurr\u00eb nga un\u00eb. Un\u00eb e refuzoj aren\u00ebn ku m\u00eb ftojn\u00eb spekulimet dhe shpifjet e ricikluara t\u00eb list\u00ebs 8-vje\u00e7are apo 16-vje\u00e7are t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb mi politik\u00eb n\u00eb partin\u00eb socialiste, q\u00eb sot \u00a0i recitojn\u00eb t\u00eb zem\u00ebruarit \u00a0dhe t\u00eb keqkuptuarit me vendimin \u00a0tim p\u00ebr largimin e Sali Berish\u00ebs nga grupi parlamentar i PD-s\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn \u00a0e SHBA p\u00ebr shkak t\u00eb shpalljes s\u00eb tij non grata prej tyre. E kam \u00a0shpjeguar \u00a0kontekstin dhe barr\u00ebn e k\u00ebtij akti dit\u00ebn q\u00eb e \u00a0shpalla.<\/em><\/p>\n<p><em>Dua t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris sot se sa t\u00eb jem un\u00eb kryetar i PD-s\u00eb nuk do t\u00eb pranoj t\u00eb hedh n\u00eb votim n\u00eb asnj\u00eb forum t\u00eb partis\u00eb demokratike vendime t\u00eb qeveris\u00eb dhe institucioneve amerikane kund\u00ebr deputet\u00ebve a t\u00eb zgjedhurve t\u00eb k\u00ebsaj partie. Edhe sikur \u00a0t\u00eb jem un\u00eb i godituri i k\u00ebtyre vendimeve.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk do t\u00eb pranoj e lejoj akte q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb izolimin e Partis\u00eb Demokratike nga aleati yn\u00eb strategjik dhe mir\u00ebb\u00ebr\u00ebsi m\u00eb i madh n\u00eb histori i \u00a0Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs dhe kombit shqiptar, q\u00eb jan\u00eb SHBA. Izolimi nga SHBA \u00ebsht\u00eb vdekja e Partis\u00eb Demokratike. Rrjedhimisht \u00ebsht\u00eb vdekja p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb jo t\u00eb shkurt\u00ebr e shpres\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr rrotacionin e pushtetit dhe normalizmin e demokracis\u00eb n\u00eb vend.\u00a0 Orientimi per\u00ebndimor, pro-amerikan, euroatlantik e pro-europian jan\u00eb p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike me shum\u00eb se p\u00ebrcaktime ne statutin dhe dokumentet e saj. Jan\u00eb identiteti i saj, kan\u00eb lindur n\u00eb nj\u00eb or\u00eb me t\u00eb, jan\u00eb e do t\u00eb jen\u00eb ADN-ja e saj. \u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>Vota e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb \u00a0s\u00eb Partis\u00eb Demokratike me obligon mua, forumet, t\u00eb zgjedhurit dhe gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e PD-s\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb orientim, ta mbrojm\u00eb at\u00eb. Po l\u00ebshuam k\u00ebt\u00eb busull nuk jemi m\u00eb Partia Demokratike. Kam shprehur disa her\u00eb dhe shpreh p\u00ebrs\u00ebri keqardhjen time p\u00ebr shpalljen non-grata t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Kam mb\u00ebshtetur e mb\u00ebshtes p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr transparenc\u00eb e drejt\u00ebsi. P\u00ebr fat te keq ai po k\u00ebrkon ta lidh\u00eb shpalljen e tij non-grata me fatin e Partis\u00eb Demokratike.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb nj\u00eb an\u00eb ai po \u00a0thot\u00eb nuk do t\u00eb votojm\u00eb vendimin e qeverise amerikane p\u00ebr shpalljen e tij non gratta. Nga ana tjet\u00ebr po \u00a0k\u00ebrkon t\u00eb votoj\u00eb vendimin e Lulzim Bash\u00ebs \u00a0q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb respekt t\u00eb vendimit t\u00eb SHBA.\u00a0 A nuk nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb n\u00eb aspektin e pasojave politike p\u00ebr PD? P\u00ebrtej tymnajave, plani i tij, n\u00ebse do t\u00eb flitej p\u00ebr nj\u00eb plan, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrrimi i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb nj\u00eb bunker antiamerikan p\u00ebr interesin e tij.\u00a0 Kjo \u00ebsht\u00eb pa asnj\u00eb perspektiv\u00eb qoft\u00eb p\u00ebr PD, qoft\u00eb p\u00ebr vet\u00eb Berish\u00ebn. Dhe askush me nj\u00eb fije p\u00ebrgjegj\u00ebsie ndaj sakrific\u00ebs s\u00eb demokrat\u00ebve, duke nisur nga un\u00eb i pari nuk mund dhe nuk do ta pranojm\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><strong><em>Agron Gjekmarkaj:<\/em><\/strong><em>\u00a0Un\u00eb nuk ja dal asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb jem asnjan\u00ebs n\u00eb ngjarjet e k\u00ebtij vendi as n\u00eb ngjarjet e PD. Jo se nuk dua t\u00eb jem, por nuk ia dal t\u00eb jem, logjika nuk m\u00eb l\u00eb, sepse e kam nj\u00eb gjykim. Po flasim p\u00ebr bashkim! Ku \u00ebsht\u00eb bashkimi? Si arrihet ai? Me lutje? Me p\u00ebshtym\u00eb sikur ngjisim dy copa letra. Un\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn e kam takuar tre her\u00eb Sali Berish\u00ebn, por kam 30 vjet respekt p\u00ebr t\u00eb. Po po respekt! Por jam dakord me Flutura A\u00e7k\u00ebn kur foli p\u00ebr Berishizmin! Kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb fenomen politik, historik e kulturor. Nuk do t\u00eb thot\u00eb ky p\u00ebrkufizim se paskemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb fenomen negativ, jo jo, Berishizmi si \u00e7do fenomen ka an\u00ebt e veta pozitive e negative. Por sot ai \u00ebsht\u00eb e kaluara! P\u00ebr mua optimale do kishte qen\u00eb q\u00eb Doktor Berisha t\u00eb largohej n\u00eb vitin 2013, 2017, 2021 por se ka b\u00ebr\u00eb! Tani ai po p\u00ebrdor nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb tejkaluar, t\u00eb nxjerr\u00eb nga sirtar\u00ebt e s\u00eb shkuar\u00ebs, agresive, dhe asgj\u00ebsuese.<\/em><\/p>\n<p><em>Ju lutem koleg\u00eb n\u00ebse mendoni q\u00eb Lulzim Basha \u00ebsht\u00eb peng\u00a0thuajani n\u00eb sy, n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb, po kaq n\u00ebse e konsideroni bes\u00ebprere apo di\u00e7ka tjet\u00ebr. Berisha e ka spostuar problemin nga origjina nga ku ai lindi! Shpallja non grata nga SHBA anashkalohet sikur nuk ishte problemi dhe ka nj\u00eb p\u00ebrqendrim tek problemet PD n\u00eb k\u00ebto vite. E v\u00ebrtet\u00eb ka probleme n\u00eb PD, n\u00eb cil\u00ebsi mendimi, m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb funksionuarit, n\u00eb gjykimin tim pa pretenduar se jam m\u00eb i mir\u00eb se ju, dhe skam hezituar ti them publikisht k\u00ebto e do ti them gjithmon\u00eb. Por nuk \u00ebsht\u00eb ky thelbi! N\u00ebse Basha nuk e merrte k\u00ebt\u00eb vendim ku do shkonim? N\u00ebse ikte Basha dhe vinte dikush tjet\u00ebr si do ta zgjidhte? N\u00ebse Foltorja zgjedh nj\u00eb kryetar, me Amerik\u00ebn si do ta zgjidh\u00eb!? PD kishte nj\u00eb ultimatum q\u00eb po rrezikonte t\u00eb zinte n\u00ebn vete! Nuk jam kund\u00ebr Sali Berish\u00ebs por perspektiv\u00ebs q\u00eb ajo ofron si l\u00ebvizje! Un\u00eb si them k\u00ebto p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb qejfin Bash\u00ebs, aspak di t\u00eb mbaj\u00eb q\u00ebndrime kritike dhe ndaj tij dhe do ti mbaj, por kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta ime si\u00e7 e perceptoj dhe ndaj dua ta them. Kaq kisha\u201d.<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ish-kryeministri Sali Berisha, ka nisur mbledhjen e firmave p\u00ebr mbledhjen e Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, kreu i PD, Lulzim Basha, \u00ebsht\u00eb shprehur i prer\u00eb se, p\u00ebr sa koh\u00eb t\u00eb jeta ai kryetar, shpallja \u201cnon-grata\u201d e Berish\u00ebs nuk do t\u00eb hidhet me vot\u00eb n\u00eb asnj\u00eb forum t\u00eb selis\u00eb blu. Basha ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":211543,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,1454],"tags":[4255],"class_list":{"0":"post-211542","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-politike","10":"tag-lajme-zjarr-lulzim-basha-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211542","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=211542"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211542\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/211543"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=211542"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=211542"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=211542"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}