{"id":211692,"date":"2021-10-19T14:08:04","date_gmt":"2021-10-19T12:08:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=211692"},"modified":"2021-10-19T14:38:23","modified_gmt":"2021-10-19T12:38:23","slug":"paralajmerimi-i-luan-bocit-do-ti-bashkohem-foltores-se-berishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/paralajmerimi-i-luan-bocit-do-ti-bashkohem-foltores-se-berishes\/","title":{"rendered":"Paralajm\u00ebrimi i Luan Bo\u00e7it: Do t\u2019i bashkohem &#8220;foltor\u00ebs&#8221; s\u00eb Berish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e djeshme u zhvillua nj\u00eb mbledhje e grupit parlamentar t\u00eb PD, ku pati shum\u00eb debate lidhur me pjes\u00ebmarrjen e disa prej deputet\u00ebve n\u00eb \u201cfoltoret\u201d e organizuara nga ish kryeministri Sali Berisha n\u00ebp\u00ebr rrethe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb debatit, deputeti Luan Ba\u00e7i ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos distancohen dhe mos t\u00eb shpallen armiq vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb po marrin pjes\u00eb n\u00eb foltoret e organizuara nga Berisha. Sipas tij kjo ishte nj\u00eb zgjedhje personale. Nd\u00ebrsa nd\u00ebr t\u00eb tjera ai shtoi se nuk ishte futur as n\u00eb list\u00ebn e fol\u00ebsve. \u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb nuk ka ndenjur pa reaguar as deputeti i PD, n\u00eb qarkun e Lushnj\u00ebs, Saimir Korreshi i cili tha se as ai nuk kishte qen\u00eb n\u00eb list\u00ebn e fol\u00ebsve por e kishte zgjidhur duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kapu\u00e7ino deputetes Jorida Tabaku.<\/p>\n<p><strong>Luan Ba\u00e7i:<\/strong> Nuk mendoj se deputet\u00ebt q\u00eb i bashkohen \u201cfoltores\u201d, Berish\u00ebs, po i fryjn\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes. Bashkimi vjen edhe nga ajo foltore. Un\u00eb me bindje i jam bashkuar foltores. Nuk kam ndonj\u00eb detyrim ndaj Berish\u00ebs. Po ta marr\u00ebsh nga ky aspekt, mua m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Lulzim Basha dy her\u00eb deputet dhe dy her\u00eb kryetar t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb Fier, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb me doktorin mund t\u00eb jem takuar dy tri her\u00eb e jo m\u00eb shum\u00eb. Ju q\u00eb flisni si ushtar\u00eb nuk ju shkon. Un\u00eb jam ndar\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin \u201890 me ata t\u00eb rreshtuarit si ushtar\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ne q\u00eb i bashkohemi \u201cfoltores\u201d nuk duhet t\u00eb na shikoni si t\u00eb huaj e t\u00eb na m\u00ebnjanoni. E caktove Jorida Tabakun kryetare p\u00ebr komisionin hetimor dhe s\u2019e kuptova si u zgjodh\u00ebn deputet\u00ebt q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb an\u00ebtar\u00eb. I k\u00ebrkova Jorid\u00ebs t\u00eb isha dhe s\u2019m\u00eb futi. Ka koleg\u00eb t\u00eb mit\u00eb q\u00eb kan\u00eb folur m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr incenerator\u00ebt dhe ju s\u2019i keni p\u00ebrfshir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sajmir Korreshi:<\/strong> T\u00eb gjith\u00eb duam t\u00eb flasim, por nuk \u00ebsht\u00eb e mundur. Nuk duhet q\u00eb t\u00eb m\u00ebrzitemi. Un\u00eb, p\u00ebr shembull, her\u00ebn e fundit nuk e kisha emrin n\u00eb list\u00ebn e fol\u00ebsve, por i dhash\u00eb nj\u00eb kapu\u00e7ino Jorid\u00ebs dhe ia bleva radh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb folur. Ato vendet jan\u00eb ndar\u00eb. Ne duhet t\u00eb shikojm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sa \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia. Nd\u00ebrkoh\u00eb, un\u00eb jam i parimit \u201cai q\u00eb t\u00eb em\u00ebron, edhe t\u00eb shkarkon\u201d. Ai q\u00eb t\u00eb v\u00eb, edhe t\u00eb heq. T\u00eb rrim\u00eb e t\u00eb flasim p\u00ebr problemet e rendit t\u00eb dit\u00ebs.\u00a0<strong>Luan Ba\u00e7i:<\/strong> Ti fol p\u00ebr veten t\u00ebnde. Fation Vizaj: Un\u00eb jam dakord me Tritan Shehun q\u00eb duhen t\u00eb na vihen n\u00eb dispozicion draftet dhe ta shohim edhe ne. Nd\u00ebrkoh\u00eb jam dakord parimisht p\u00ebr t\u00eb tria nismat q\u00eb na u prezantuan. Por ajo q\u00eb k\u00ebrkoj \u00ebsht\u00eb t\u00eb njihemi edhe ne me draftet, sepse un\u00eb dua t\u00eb jem aktiv.<\/p>\n<p><strong>Lulzim Basha:<\/strong> Po do t\u2019i keni me email deri t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn. N\u00ebse do t\u00eb keni nevoj\u00eb p\u00ebr koh\u00eb m\u00eb tep\u00ebr, m\u00eb thoni.\u00a0<strong>Grida Duma:<\/strong>\u00a0Miq e koleg\u00eb, n\u00ebse keni vendosur t\u00eb flisni politikisht dhe hapur, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb sot k\u00ebtu thot\u00eb \u201ce kemi b\u00ebr\u00eb dhe ne k\u00ebt\u00eb gabim, por po m\u00ebsojm\u00eb nga gabimet e s\u00eb shkuar\u00ebs\u201d, u them \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb t\u00eb m\u00ebsosh nga gabimet e vetes. Por nga gabimet m\u00ebsohet me v\u00ebrtet\u00ebsi, jo me hipokrizi. T\u00eb gjith\u00eb ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb, p\u00ebrtej fjal\u00ebs s\u00eb th\u00ebn\u00eb, ia njohim q\u00ebllimshm\u00ebrin\u00eb kujtdo kur ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime nd\u00ebrtimi apo jo. Dhe po i drejtohem n\u00eb k\u00ebt\u00eb qasje, edhe asaj \u00e7\u2019ka tha Luani, t\u00eb cilin e respektoj plot\u00ebsisht miq\u00ebsisht. Kam bindjen q\u00eb Luani m\u00eb mir\u00ebkupton plot\u00ebsisht kur i them q\u00eb n\u00ebse flasim p\u00ebr probleme t\u00eb brendshme dhe p\u00ebr bashkim, bashkimi i demokrat\u00ebve nuk vjen kurr\u00eb nga sharja. Kudo t\u00eb ndodhin takimet e demokrat\u00ebve n\u00eb sheshe apo n\u00eb salla, n\u00ebp\u00ebrmjet sharjes nuk ndodh dot bashkimi.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb kaq do ta mbyll p\u00ebr etik\u00eb k\u00ebt\u00eb diskutim. Nga ana tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb flitet p\u00ebr demokraci e jam pro asaj q\u00eb solli Luani p\u00ebrcaktimi dhe vendosja e deputet\u00ebve n\u00eb komisione e m\u00eb gjer\u00eb duhet t\u00eb rishihet me kolegjialitet. Por t\u00eb mos shkojm\u00eb deri n\u00eb at\u00eb absurd sa ta mendojm\u00eb demokracin\u00eb pa hierarki. Po, ka nj\u00eb kryetar partia q\u00eb propozon, ka nj\u00eb trup\u00eb q\u00eb drafton dhe mbi at\u00eb draft diskutohet, ndaj diskutimi rifuxhio, ku t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb marrin pjes\u00eb q\u00eb n\u00eb qeliz\u00eb dhe pa fusha ekspertize te t\u00eb gjitha, nuk \u00ebsht\u00eb as funksional, as demokratik. S\u00eb fundi, duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb ky vendim i sot\u00ebm p\u00ebr reformat territoriale dhe elektorale dhe zhb\u00ebrjen e nj\u00ebanshme t\u00eb ndryshimeve kushtetuese q\u00eb b\u00ebri Rama, e b\u00ebn opozit\u00ebn udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb politik\u00ebs e mund t\u00eb theksohet vendimmarrja e mir\u00eb e jona.<\/p>\n<p><strong>Flutura A\u00e7ka:<\/strong>\u00a0D\u00ebgjova koleg\u00ebt e mi q\u00eb fol\u00ebn edhe p\u00ebr \u201cfoltoren\u201d, madje se shkonim me zell. \u00cbsht\u00eb e drejt\u00eb e tyre, ne prandaj jemi Parti Demokratike. Do t\u00eb kisha shkuar edhe un\u00eb po t\u00eb m\u00eb kishin ftuar, do t\u00eb kisha dashur t\u2019i b\u00ebja disa pyetje publike z. Berisha. Un\u00eb nuk kam qen\u00eb pjes\u00eb e strukturave, k\u00ebshtu q\u00eb simpatia ime p\u00ebr t\u00eb nuk ka lidhje me detyrime, qoka, lidhje apo nostalgji, si e disa t\u00eb tjer\u00ebve k\u00ebtu. Kam \u00e7muar dhe \u00e7moj kontributin e tij n\u00eb demokraci, si\u00e7 kam edhe v\u00ebrejtje p\u00ebr gabimet e tij. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se heshtja olimpike k\u00ebtu mbi \u201cfoltoren\u201d, n\u00eb baz\u00eb p\u00ebrkthehet ndryshe.<\/p>\n<p>M\u00eb pyesin demokrat\u00ebt n\u00eb Elbasan: me k\u00eb je, me Bash\u00ebn apo Berish\u00ebn? Kur m\u00eb pyesin k\u00ebshtu, vihem shum\u00eb ngusht\u00eb dhe u them se nuk jam as me nj\u00ebrin e as me tjetrin, ose m\u00eb mir\u00eb, jam me t\u00eb dy. Jam me PD-n\u00eb. Po t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb step out, shoh se kjo po ndikon shum\u00eb n\u00eb baz\u00eb. P\u00ebr koleg\u00ebt q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu e q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, kam vet\u00ebm nj\u00eb pyetje: a \u00ebsht\u00eb berishizmi e ardhmja e PD-s\u00eb. Ta thon\u00eb hapur q\u00ebndrimin e tyre k\u00ebtu, q\u00eb edhe ne t\u00eb dim\u00eb si t\u00eb sillemi. A duhet t\u00eb kthehet PD-ja te berishizmi? Luan Ba\u00e7i: Un\u00eb PD-n\u00eb nuk e shoh p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb. Un\u00eb e shikoj kush na sjell m\u00eb shum\u00eb elektorat. Elektorati m\u00eb shikoi me PD-n\u00eb.<\/p>\n<p>Albana Vokshi: Duket sikur ka nj\u00eblloj ndarjeje mes deputet\u00ebve \u201ct\u00eb vjet\u00ebr\u201d apo \u201ct\u00eb rinj\u201d. Nuk bie dakord me k\u00ebt\u00eb. Nuk duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb kjo frym\u00eb. Jemi t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb, jemi nj\u00eb ekip. Kjo tentativ\u00eb ndarjeje q\u00eb po b\u00ebhet k\u00ebtu, nuk na p\u00ebrket. B\u00ebjm\u00eb retorik\u00eb k\u00ebtu, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, q\u00eb t\u00eb jemi bashk\u00eb. B\u00ebjm\u00eb sikur nuk e dim\u00eb sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb situata n\u00eb terren. Ka ardhur nga lart, por reflektohet posht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se lart. Grupi Parlamentar, kryesia e Grupit Parlamentar, nuk duhet t\u00eb kthehen n\u00eb gjyqe politike. Gjithsecili duhet t\u00eb ket\u00eb lirin\u00eb e fjal\u00ebs. Ne jemi parti demokratike, me shprehje mendimi t\u00eb lir\u00eb. Nuk duhet t\u00eb kemi frik\u00eb. Dhe ky \u00ebsht\u00eb forumi q\u00eb ne duhet t\u00eb flasim.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb mir\u00eb t\u00eb flasim k\u00ebtu brenda, t\u2019i themi gj\u00ebrat n\u00eb sy, se sa t\u00eb dalim e t\u00eb flasim prapa krah\u00ebve apo n\u00ebp\u00ebr tavolina, n\u00ebn tavolina e t\u00eb b\u00ebjm\u00eb intriga. Sot po themi disa t\u00eb v\u00ebrteta n\u00eb sy, flasim hapur dhe flasim k\u00ebtu. Pa frik\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrjashtohemi p\u00ebr nj\u00eb fjal\u00eb goje apo mund t\u00eb bllokohemi apo shantazhohemi. JO! Un\u00eb jam kund\u00ebr! Un\u00eb nuk bie dakord me motivacionin e shkarkimit (t\u00eb Nok\u00ebs), sepse un\u00eb gjykoj q\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shprehur mendimin ton\u00eb. Pjesa e \u201cfoltores\u201d mendoj q\u00eb gjithsecili prej nesh \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb foltore ose jo. Z. Berisha \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht nga Grupi Parlamentar, por ai \u00ebsht\u00eb lideri historik, \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, pra \u00e7far\u00eb t\u00eb keqeje ka q\u00eb t\u00eb ndjekim foltoret? Pse duhet t\u00eb gjykohemi apo t\u00eb b\u00ebhemi armiq pse dikush shkon e dikush nuk shkon? \u00cbsht\u00eb zgjedhje! Jemi parti demokratike!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dit\u00ebn e djeshme u zhvillua nj\u00eb mbledhje e grupit parlamentar t\u00eb PD, ku pati shum\u00eb debate lidhur me pjes\u00ebmarrjen e disa prej deputet\u00ebve n\u00eb \u201cfoltoret\u201d e organizuara nga ish kryeministri Sali Berisha n\u00ebp\u00ebr rrethe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb debatit, deputeti Luan Ba\u00e7i ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb mos distancohen dhe mos t\u00eb shpallen armiq vet\u00ebm p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":180993,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[451],"class_list":{"0":"post-211692","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"tag-lajme-zjarr"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211692","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=211692"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/211692\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/180993"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=211692"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=211692"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=211692"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}