{"id":212002,"date":"2021-10-20T13:21:57","date_gmt":"2021-10-20T11:21:57","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=212002"},"modified":"2021-10-20T13:21:57","modified_gmt":"2021-10-20T11:21:57","slug":"bujar-nishani-pas-25-prillit-ra-perfundimisht-maska-e-lulzim-bashes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bujar-nishani-pas-25-prillit-ra-perfundimisht-maska-e-lulzim-bashes\/","title":{"rendered":"Bujar Nishani: Pas 25 Prillit ra p\u00ebrfundimisht maska e Lulzim Bash\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb s\u00eb fundi Partia Demokratike, ja ka arritur t\u00eb gjej\u00eb fillin e shprishjes s\u00eb asaj katrahure, rr\u00ebmuje e kolapsi ku e zhyt\u00ebn n\u00eb tet\u00eb vitet e fundit, k\u00ebt\u00eb parti me histori t\u00eb madhe politike dhe potenciale p\u00ebrfaq\u00ebsimi pothuajse t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb vendit. Partia Demokratike, si themeluese e pluralizmit shqiptar post diktatorial, qeveris\u00ebse e vendit nd\u00ebr etapa me impakte historike p\u00ebr vendin, doli n\u00eb opozit\u00eb n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr pasoj\u00eb t\u00eb logjik\u00ebs normale politike t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb lir\u00eb. Konsumi politik prej qeverisjes, n\u00eb pro\u00e7ese elektorale t\u00eb drejta dhe barabarta, e penalizon maxhoranc\u00ebn dhe k\u00ebrkon rotacionin e pushtetit. Kjo ndodhi me Partin\u00eb Demokratike edhe pse me qeverisjen e saj ajo kishte l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb r\u00ebnda kontributesh n\u00eb ekonomin\u00eb e shqiptar\u00ebve, lirin\u00eb e l\u00ebvizjes s\u00eb tyre, garancin\u00eb p\u00ebrfundimtare t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrlidhjen e p\u00ebrhershme mes trojeve amtare. Pik\u00ebrisht pas k\u00ebtij momenti duhet t\u00eb niste pro\u00e7esi i rigjenerimit politik dhe puna p\u00ebr nj\u00eb fizionomi t\u00eb re p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar projektin e ri t\u00eb nj\u00eb alternative qeveris\u00ebse t\u00eb s\u00eb ardhmes<\/p>\n<p>. Ky pro\u00e7es nuk dukej i leht\u00eb edhe p\u00ebr faktin se kund\u00ebrshtari politik i Partis\u00eb Demokratike, tashm\u00eb n\u00eb pushtet kishte si raport politik me opozit\u00ebn asgjesimin e saj. Modeli politik i maxhoranc\u00ebs q\u00eb kishte p\u00ebrball\u00eb Partia Demokratike si opozit\u00eb, ishte i mb\u00ebshtetur tek filozofia e \u201ckapjes\u201d, \u201cko*rruptimit\u201d, \u201cdegradimit\u201d, \u201cparalizimit\u201d t\u00eb \u00e7do faktori, aktori, fushe sociale dhe entiteti shoq\u00ebror. Padyshim q\u00eb p\u00ebrtej pushteteve, institucioneve, aktor\u00ebve shoq\u00ebror\u00eb, ajo q\u00eb ishte objektivi kryesor i k\u00ebsaj kapje prej pushtetit ishte kund\u00ebrshtari politik, ajo q\u00eb e rrezikonte politikisht ta z\u00ebvend\u00ebsonte si alternativ\u00eb, opozita. Pra, vet\u00eb Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nga dita n\u00eb dit\u00eb, nga muaji n\u00eb muaj e nga viti n\u00eb vit, pushteti nisi t\u00eb kapte, korr*uptonte dhe asgjesonte \u00e7do fush\u00eb, faktor, mekaniz\u00ebm e dimension t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb e po rritej me formatin e nj\u00eb oktapodi gjigand. P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij oktapodi, opozita u shp\u00ebrfaq pa kurrfar\u00eb antidoti t\u00eb fuqish\u00ebm, pa asnj\u00eb projekt konkret t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb etapa t\u00eb nevojshme.<\/p>\n<p>Aq sa e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ekzistenca, forca dhe pesha e nj\u00eb partie t\u00eb madhe q\u00ebndron tek an\u00ebtar\u00ebsia dhe elektorati i saj, po aq e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb rastin e nj\u00eb drejtuesi me kufizime t\u00eb theksuara n\u00eb kultur\u00ebn demokratike, ajo parti udh\u00ebhiqet, vendos e vepron dhe \u00ebsht\u00eb tregues totalisht i imazhit dhe p\u00ebrmbajtjes s\u00eb atij drejtuesi. Ky q\u00eblloi t\u00eb ishte dhe rasti i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb epok\u00ebn e opozitarizmit t\u00eb tret\u00eb t\u00eb saj. L. Basha i ardhur pa merita n\u00eb krye t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, rezultoi t\u00eb ishte vunerab\u00ebl i madh ndaj platform\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij oktapodi t\u00eb madh pushteti q\u00eb u rrit me shpejtesi n\u00eb sken\u00ebn politike dhe shoq\u00ebrore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb pas 2013. Ky vunerabilitet i skajsh\u00ebm sa p\u00ebr arsye t\u00eb paft\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij epike e sa p\u00ebr shkak t\u00eb defekteve serioze t\u00eb integritetit, u p\u00ebrkthye n\u00eb humbjen dit\u00eb pas dite t\u00eb forc\u00ebs politike t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb saj tek elektorati, t\u00eb seriozitetit p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb alternativ\u00eb ndryshe e qeverisjes. Strukturat e partis\u00eb u z\u00ebvend\u00ebsuan me struktura paralele pa legjitimitet por okulte dhe an\u00ebtari u trajtua si sh\u00ebrb\u00ebtor p\u00ebr pushtetin personal t\u00eb kryetarit e jo si shpirti dhe motorri i fuqis\u00eb s\u00eb aksionit politik. Nga 2013 deri n\u00eb 2021 elektorati tradicional i Partis\u00eb Demokratike, u p\u00ebrfshi n\u00eb nj\u00eb kaos perceptimi dhe emocionesh tek p\u00ebrplaseshin mes tyre; besimi me zhg\u00ebnjimin, shpresa me d\u00ebshtimin, humbja me egon p\u00ebr t\u2019ja dal\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kaos, p\u00ebrve\u00e7 Edi Ram\u00ebs q\u00eb dilte gjithnj\u00eb i fituar, i k\u00ebnaqur mbetej dhe Lulzim Basha i cili vijonte t\u00eb g\u00ebzonte pushtetin e infektuar r\u00ebnd\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs. Humb\u00ebsit e m\u00ebdhenj ishin an\u00ebtar\u00ebt dhe votuesit e Partis\u00eb Demokratike q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb peng i dhun\u00ebs, p\u00ebrd*hosjes dhe keqt*rajtimit social e shoq\u00ebror prej pushtetit. Pas \u00e7do p\u00ebrballje elektorale n\u00eb tet\u00eb vite, pushteti vijonte dominimin e kapjes dhe korruptimit t\u00eb gjithshkaje, selia opozit\u00ebs thellonte mpirjen dhe degradimin e konkurenc\u00ebs ndaj pushtetit. Tek analizon sot faktet mbetesh i shokuar nga kurajo e lidershipit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar tek pushteti \u00e7do kontroll politik mbi shtetin dhe sistemin q\u00eb pushteti nuk kishte mund\u00ebsi ta merrte vet\u00eb. Kur Edi Rama nuk kishte mund\u00ebsin\u00eb formale t\u00eb b\u00ebnte ndryshimet kushtetuese n\u00eb interes t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij, k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi ja dhuronte Lulzim Basha. Kur pushteti llogariste se nuk e mund\u00ebte dot koalicionin opozitar, me \u00e7do lloj manipulimi i deformimi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdorte, at\u00ebhere \u201cKali i Troj\u00ebs\u201d shfaqej Lulzim Basha duke ja dhuruar pushtetit cop\u00ebzimin opozitar. Pas 25 prillit ra p\u00ebrfundimisht maska q\u00eb Lulzim Basha kishte arritur ta mbante pa ja grisur dot askush, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb jo vet\u00ebm opinioni i ftoht\u00eb ndaj politik\u00ebs por dhe militant\u00ebt m\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb, t\u00eb kuptonin tradh\u00ebtin\u00eb e madhe politike q\u00eb ju ishte b\u00ebr\u00eb tek pushteti prej vul\u00ebmbajt\u00ebsit t\u00eb partis\u00eb. Vendimi i pamoralsh\u00ebm dhe t\u00ebr\u00ebsisht ilegjitim i Lulzim Bash\u00ebs ndaj Sali Berish\u00ebs ishte ve\u00e7se kulmimi i nj\u00eb sjelljeje vijuese e n\u00ebnshtrimit ndaj interesave t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe epilogu i nj\u00eb skenari pengmarrje ndaj kryetarit n\u00eb ikje t\u00eb Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb filli \u00ebsht\u00eb kapur dhe \u201crrodhja\u201d ka filluar t\u00eb zhb\u00ebhet. Dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7uditur paksa nga distancimi kaq i madh e i menj\u00ebhersh\u00ebm i an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb dhe elektoratit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike nga L. Basha dhe bashk\u00ebngjitja e tyre foltoreve t\u00eb S. Berish\u00ebs, duhet thjesht t\u00eb kuptoj\u00eb mentalitetin, parimet dhe thelbin e moralit t\u00eb k\u00ebsaj an\u00ebtar\u00ebsie dhe atij elektorati. Ndryshe nga mb\u00ebshtetja dhe struktura mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb ngritur pushteti i E. Ram\u00ebs (model t\u00eb cilin tentoi pa sukses ta imitoi dhe L. Basha), elektorati dhe struktura politike e Partis\u00eb Demokratike, \u00ebsht\u00eb pjesa e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb ndershme, antikonformiste, e liris\u00eb dhe jo e rrjeshtit. Si grupim njer\u00ebzish \u00ebsht\u00eb pretendues i standardeve reale t\u00eb jet\u00ebs, dinjitetit dhe t\u00eb qenit vetvetja. Ky \u00ebsht\u00eb dhe shpjegimi midis asaj q\u00eb pse elektorati i s\u00eb majt\u00ebs q\u00ebndron aq solid pavar\u00ebsisht se interesat dhe parimet q\u00eb ata kan\u00eb shkelen e tradh\u00ebtohen pafund nga lidershipi i tyre, ata q\u00ebndrojn\u00eb \u201cstoik\u201d n\u00eb mb\u00ebshtetjen e tyre symbyllur, nd\u00ebrsa elektorati i s\u00eb djatht\u00ebs \u00ebsht\u00eb aq reagues e \u201cbuz\u00ebholl\u00eb\u201d n\u00eb raportin me t\u00eb mandatuarit prej tyre. Kjo ishte dhe arsyeja themelore e fenomenit q\u00eb u pa n\u00eb Partin\u00eb Demokratike me nisjen dhe gjat\u00eb foltores. L. Basha pati krijuar nj\u00eb hendek t\u00eb madh me an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb dhe elektoratin e PD. Ajo mardh\u00ebnie apo afinitet q\u00eb ekzistonte (aq sa ishte) vinte kryesisht p\u00ebr \u201cfoc\u00eb zakoni\u201d, pasi si an\u00ebtar\u00ebsia ashtu dhe elektorati thjesht e konsideronte L. Bash\u00ebn si kryetarin zyrtar t\u00eb entitetit t\u00eb tyre politik. Por po aq evident ishte fakti se L. Basha as u perceptua e as u trajtua kurr\u00eb si nj\u00eb lider apo model inspirues, madje edhe pse pati at\u00eb investim e mb\u00ebshtetje pakushte t\u00eb S. Berish\u00ebs. M\u00eb n\u00eb fund t\u00eb gjith\u00eb u bind\u00ebn me themel, q\u00eb L. Basha vet\u00ebm i kishte g\u00ebnjyer, pand\u00ebrprer\u00eb e pafund\u00ebsisht n\u00eb besimin e tyre. Ndaj filli i kapur ka garancin\u00eb e zgjidhjes deri n\u00eb fund t\u00eb kurthit t\u00eb ngritur. Garancia \u00ebsht\u00eb morali, parimet, dinjiteti, integriteti i modelit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson an\u00ebtar\u00ebsia e Partis\u00eb Demokratike. Ata do vijojn\u00eb t\u00eb mbeten p\u00ebrher\u00eb arsyeja e ekzistenc\u00ebs s\u00eb asaj Sht\u00ebpie t\u00eb Liris\u00eb, ekzistenc\u00eb ve\u00e7 mbi parimet mbi t\u00eb cilat ajo lindi dhe ka sh\u00ebrbyer gjithmon\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb s\u00eb fundi Partia Demokratike, ja ka arritur t\u00eb gjej\u00eb fillin e shprishjes s\u00eb asaj katrahure, rr\u00ebmuje e kolapsi ku e zhyt\u00ebn n\u00eb tet\u00eb vitet e fundit, k\u00ebt\u00eb parti me histori t\u00eb madhe politike dhe potenciale p\u00ebrfaq\u00ebsimi pothuajse t\u00eb gjysm\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb vendit. Partia Demokratike, si themeluese e pluralizmit shqiptar post diktatorial, qeveris\u00ebse e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":186541,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[451],"class_list":{"0":"post-212002","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi","11":"tag-lajme-zjarr"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/212002","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=212002"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/212002\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/186541"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=212002"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=212002"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=212002"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}