{"id":212732,"date":"2021-10-22T16:51:23","date_gmt":"2021-10-22T14:51:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=212732"},"modified":"2021-10-22T16:51:23","modified_gmt":"2021-10-22T14:51:23","slug":"klani-gjiknuri-nj%d1%91-v%d1%91zhgim-mbi-kontrollin-kriminal-t%d1%91-albpetrolit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/klani-gjiknuri-nj%d1%91-v%d1%91zhgim-mbi-kontrollin-kriminal-t%d1%91-albpetrolit\/","title":{"rendered":"Klani Gjiknuri\/ Nj\u0451 v\u0451zhgim mbi kontrollin kriminal t\u0451 Albpetrolit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Habjon Hasani<\/strong><\/p>\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ish-ministri i Energjitik\u00ebs Damian Gjiknuri, b\u00ebri nj\u00eb reagim publik ndaj hulumtimit t\u00eb Hashtag.al, fill pasi ne zbardh\u00ebm lidhjen e ish-ministrit me biznesmenin Mirel M\u00ebrtiri dhe nj\u00eb pjese t\u00eb rrjetit t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb besuar t\u00eb aksit M\u00ebrtiri-Gjiknuri, klan me tentakula t\u00eb fuqishme n\u00eb Qeveri-Biznes-Prokurori.<\/p>\n<p>Duke mos dashur t\u00eb lodh lexuesit me detaje teknike, do p\u00ebrpiqem t\u00eb shpjegoj disa nga t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb un\u00eb di dhe\/ose q\u00eb jam n\u00eb gjendje t\u2019i dokumentoj plot\u00ebsisht, n\u00eb saj\u00eb t\u00eb nj\u00eb pakete voluminoze dokumentesh administrative t\u00eb Albpetrolit, akte gjyq\u00ebsore dhe raporte operative t\u00eb institucioneve ligjzbatuese shqiptare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Zoti Gjiknuri u mbrojt me nj\u00eb shkres\u00eb, e cila n\u00ebse analizohet dhe krahasohet me dokumentet e tenderit t\u00eb gazit t\u00eb fituar nga M\u00ebrtiri (sidomos datat, shum\u00ebn e garancis\u00eb, protokollin), do ja b\u00ebnte shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb pun\u00ebn nj\u00eb hetimi ligjor p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar implikimin kriminal t\u00eb atij tenderi. Praktikisht shkresa e Gjiknurit fundos ish-drejtorin e Albpetrolit Endri Puka dhe Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm Koli Bele.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo s\u2019do ndalem n\u00eb k\u00ebto detaje, do tregoj nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb historis\u00eb q\u00eb un\u00eb di, me fjal\u00eb t\u00eb thjeshta, t\u00eb kuptueshme nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>Thelbi i deklarat\u00ebs s\u00eb Gjiknurit ishte n\u00eb pasazhet ku ai shprehej se:<\/p>\n<p>Nuk ka ndodhur shitja, pasi firma CGC e M\u00ebrtirit nuk erdhi ta lidhte kontrat\u00ebn. Nuk kishte interes p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij lloj gazi.<\/p>\n<p>Zoti Gjiknuri ka 100% t\u00eb drejt\u00eb. Seriozisht.<\/p>\n<p>Biznesmeni Mirel M\u00ebrtiri nuk ka asnj\u00eb lidhje me at\u00eb lloj gazi shoq\u00ebrues industrial, i cili mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet ve\u00e7 p\u00ebr q\u00ebllime industriale. M\u00ebrtiri nuk posedonte asnj\u00eb industri hidrokarbure apo t\u00eb ndonj\u00eb lloji tjet\u00ebr q\u00eb mund ta shfryt\u00ebzonte at\u00eb sasi gazi.<\/p>\n<p>Madje M\u00ebrtiri nuk posedonte asnj\u00eb instrument t\u00eb tregut ku mund ta shiste at\u00eb sasi gazi. Ndaj ai nuk e lidhi kontrat\u00ebn.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb M\u00ebrtiri b\u00ebri nj\u00eb ofert\u00eb n\u00eb Albpetrol p\u00ebr ta shfryt\u00ebzuar 5 vite k\u00ebt\u00eb sasi gazi dhe m\u00eb pas u t\u00ebrhoq? U b\u00eb pishman? E kuptoi me vones\u00eb? Apo \u00e7far\u00eb?<\/p>\n<p>Asnj\u00ebra nga k\u00ebto.<\/p>\n<p>Plani ishte shum\u00eb m\u00eb i holl\u00eb. N\u00eb loj\u00eb kishte hyr\u00eb q\u00eb prej muajit Prill 2017, nj\u00eb biznesmen i fuqish\u00ebm austriak, lidhjet shkonin deri te Vladimir Putin dora vet.<\/p>\n<p>Dy jan\u00eb biznesmen\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si proxy\/zgjatime t\u00eb Gazprom-it, ata jan\u00eb Mathias Warnig dhe Robert Nowikovsky. T\u00eb dy me lidhje personale me Vladimir Putin.<\/p>\n<p>Nowikovsky kishte nisur kontaktet me Endri Puk\u00ebn e Albpetrolit p\u00ebr marrjen me koncension t\u00eb vendburimeve Gorisht-Kocul dhe Cakran-Mollaj, q\u00eb prej Dhjetorit 2016.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik 2017, sh\u00ebrbimet inteligjente t\u00eb vendeve t\u00eb NATO-s erdh\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb monitoruar situat\u00ebn, m\u00eb 20 Gusht 2017 n\u00eb Hashtag.al publikova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb prezenc\u00ebn e Nowikovskyt n\u00eb negociata dhe korrespondenc\u00ebn. (Lexo k\u00ebtu)<\/p>\n<p>Pas nd\u00ebrhyrjes energjike t\u00eb disa vendeve partnere t\u00eb NATO-s k\u00ebtij plani ju vu kryq zyrtarisht nga kryeministri diku nga fundi i Tetorit 2017.<\/p>\n<p>Mirel M\u00ebrtiri dhe firma e tij CGC, n\u00ebp\u00ebrmjet kontrat\u00ebs s\u00eb gazit, po siguronin nj\u00eb prezenc\u00eb 5 vje\u00e7are n\u00eb territorin e Cakran-Mollaj, q\u00eb pritej ta merrte Nowikovsky me koncension.<\/p>\n<p>Interesi i M\u00ebrtirit nuk ka qen\u00eb aspak shitja e gazit n\u00eb vetvete, por kusht\u00ebzimi i Nowikovskyt n\u00eb rast se ai do t\u00eb merrte koncensionin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hetim profesional ligjor do e v\u00ebrtetonte shum\u00eb kollaj k\u00ebt\u00eb skem\u00eb, pasi ish-drejtori i Albpetrolit Endri Puka \u00ebsht\u00eb i kapur gafil n\u00eb rol t\u00eb dyfisht\u00eb: Nga nj\u00ebra an\u00eb ai ftonte Nowikovskyn t\u00eb merrte vendburimin me koncension, nga ana tjet\u00ebr, ai futi n\u00eb loj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb afat 5 vje\u00e7ar p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e gazit, mikun e tij Mirel M\u00ebrtiri n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vendburim.<\/p>\n<p>Biznesmeni austriak zgjatim i Gazpromit e kishte valixhen plot me dollar\u00eb, ndaj dhe kur t\u00eb merrte koncensionin strategjik do i thoshte M\u00ebrtirit:<br \/>\nSa milion\u00eb do ti q\u00eb t\u00eb m\u00eb hiqesh qafe nga vendburimi i Cakran-Mollaj?<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb M\u00ebrtiri do kishte mund\u00ebsi ta shiste disa fish m\u00eb shtrenjt\u00eb kontrat\u00ebn e gazit q\u00eb p\u00ebrfitoi me \u00e7mim n\u00ebn kosto.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrja energjike e disa sh\u00ebrbimeve inteligjente, bllokoi Nowikovskyn, e p\u00ebr pasoj\u00eb doli dhe jasht\u00eb loje kontrata e M\u00ebrtirit. Me t\u00ebrheqjen e Nowikovskyt nga koncensioni, M\u00ebrtiri nuk kishte k\u00eb t\u00eb kusht\u00ebzonte, ndaj hoqi dor\u00eb fare nga ajo kontrat\u00eb gazi.<\/p>\n<p>Ndryshe nga \u00e7\u2019pretendon zoti Gjiknuri se \u201cnuk ka pasur fare kamban\u00eb (kontrat\u00eb)\u201d marr\u00ebdh\u00ebnia paralele me Nowikovskyn tregon se jo vet\u00ebm q\u00eb ka pasur kamban\u00eb, por ajo ka qen\u00eb madje nj\u00eb kamban\u00eb q\u00eb i d\u00ebgjohej tingulli deri n\u00eb Mosk\u00eb.<\/p>\n<p>Ky kontekst e implikon edhe m\u00eb r\u00ebnd\u00eb dyshen Gjiknuri-Puka, pasi tregon se ata jo vet\u00ebm i kan\u00eb shitur gaz me kontrat\u00eb favorizuese Mirel M\u00ebrtirit, por e kan\u00eb konsideruar M\u00ebrtirin si njeriun e tyre m\u00eb t\u00eb besuar, ndaj dhe e kan\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr loj\u00ebn me rus\u00ebt.<br \/>\nLoj\u00eb q\u00eb u anulua.<\/p>\n<p>Tentakulat e rrjetit\u2026<\/p>\n<p>Pasi u largua Robert Nowikovsky nga Shqip\u00ebria, ndodhi nj\u00eb tjet\u00ebr shizm\u00eb, k\u00ebsaj here me vendburimin Ballsh-Hekal. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga historit\u00eb m\u00eb t\u00eb pabesueshme, pasi sh\u00ebnohet precedenti i vet\u00ebm n\u00eb bot\u00eb, kur nj\u00eb vendburim hidrokarbur jepet me p\u00ebrmbarim.<\/p>\n<p>N\u00eb Tetor 2017, Endri Puka i hapi rrug\u00ebn nj\u00eb vendimi t\u00eb p\u00ebrmbaruesit Altin Vako p\u00ebr sekuestron e vendburimit Ballsh-Hekal me procedur\u00eb p\u00ebrmbarimi.<\/p>\n<p>Kan\u00eb qen\u00eb Endri Puka dhe Koli Bele tutor\u00ebt e k\u00ebsaj kontrate koncensionare me p\u00ebrmbarim, Gjiknuri ju dor\u00ebzua k\u00ebtij lobingu t\u00eb fuqish\u00ebm nga brenda klanit, ndoshta i bezdisur dhe i lodhur nga k\u00ebmb\u00ebngulja e tyre.<\/p>\n<p>Ankandin e p\u00ebrmbarimit e fitoi kompania ANIO Oil, e cila nisi menj\u00ebher\u00eb pun\u00ebn n\u00eb vendburim, Hashtag.al posedon t\u00eb plot\u00eb dokumentacionin e k\u00ebsaj dosje, nd\u00ebrsa ofron sot n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhur gjith\u00eb procedur\u00ebn se si u arrit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e koncensioneve, t\u00eb jepej me ankand p\u00ebrmbarimi nj\u00eb vendburim hidrokarbur. (Shkarkoje t\u00eb plot\u00eb k\u00ebtu indeksin e dosjes).<\/p>\n<p>Historia e k\u00ebtij skandali u thellua m\u00eb tej, pasi Gjiknuri shkarkoi Endri Puk\u00ebn si kreun e Albpetrolit dhe n\u00eb vend t\u00eb tij em\u00ebroi Kastriot Bejtajn.<\/p>\n<p>Zgjedhja e Bejtajt nga Gjiknuri ishte nj\u00eb veprim inteligjent, pasi drejtori i ri i p\u00ebrkiste nj\u00eb shkolle t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb inxhinier\u00ebve t\u00eb naft\u00ebs, Bejtaj i dinte rregullat, e njihte pun\u00ebn.<\/p>\n<p>Bejtaj hartoi menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb strategji p\u00ebr mbrojtjen n\u00eb gjykatat e arbitrazhit nga disa kompani dhe pa humbur koh\u00eb i k\u00ebrkoi kompanis\u00eb ANIO Oil q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzonte rreth 5 milion\u00eb USD produkt nafte, q\u00eb ja kishte detyrim Albpetrolit sipas kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kaq mjaftoi q\u00eb klani Puka-Bele, t\u00eb nxisnin nj\u00eb fushat\u00eb agresive goditjesh n\u00eb media ndaj Kastriot Bejtajt, duke e akuzuar at\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konflikt inekzistent interesi me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, nd\u00ebrsa presioni synonte t\u00ebrheqjen e Albpetrolit nga sasit\u00eb e produktit q\u00eb i takonin me ligj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb konflikt, Gjiknuri mbajti nj\u00eb lloj distance, ndon\u00ebse interesat i kishte t\u00eb lidhura fort me klanin Puka-Bele-M\u00ebrtiri.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2019, Bejtaj u shkarkua si drejtori i Albpetrolit, nd\u00ebrsa z\u00ebvend\u00ebsuesi i tij, Dritan Spahiu, pasi mori detyr\u00ebn n\u00ebnshkroi nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb me ANIO Oil, ku k\u00ebsaj t\u00eb fundit i falej sasia e produktit n\u00eb vler\u00ebn e 5 milion\u00eb USD. Marr\u00ebveshja sekrete u lidh m\u00eb dat\u00ebn 9 Gusht 2019 dhe mban numrin protokollar 75\/6. Dy faqe format A4 \u00ebsht\u00eb kjo marr\u00ebveshje, por mjaftoi p\u00ebr t\u00eb avulluar 5 milion\u00eb USD.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, brenda nj\u00eb harku kohor dy vje\u00e7ar, tre bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt m\u00eb t\u00eb besuar t\u00eb Gjiknurit, Endri Puka, Koli Bele dhe Mirel M\u00ebrtiri, arrit\u00ebn t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb nga spiralet m\u00eb spektakolare me vendburimet e naft\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim tentuan t\u2019ja jepnin vendburimin Cakran-Mollaj nj\u00eb investitori t\u00eb Gazpromit dhe fut\u00ebn si pyk\u00eb shantazhi ndaj investitorit rus kontrat\u00ebn e gazit t\u00eb Mirel M\u00ebrtirit.<\/p>\n<p>Pastaj vendos\u00ebn q\u00eb vendburimin Ballsh-Hekal ta jepnin me procedur\u00eb ankandi t\u00eb p\u00ebrmbarimit te firma ANIO Oil, duke sh\u00ebnuar rastin e vet\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e koncensioneve hidrokarbure.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ata shantazhuan me media drejtorin e ri t\u00eb Albpetrolit Kastriot Bejtaj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ky i fundit t\u00eb t\u00ebrhiqej nga k\u00ebrkesa ligjore e Albpetrol p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb 5 milion\u00eb USD produkt nga ANIO Oil.<\/p>\n<p>Kur iku Bejtaj si drejtor, ky grup arriti t\u00eb kontrollonte drejtorin e ri Dritan Spahiu dhe n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kontrate sekrete, Albpetrol u t\u00ebrhoq nga k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb 5 milion\u00eb USD produkt q\u00eb i takonte shtetit.<\/p>\n<p>Askush nuk ka guxuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me Albpetrolin at\u00eb q\u00eb mundi t\u00eb b\u00ebj\u00eb ky klan kaq i fuqish\u00ebm dhe agresiv, me ndikim thelb\u00ebsor n\u00eb prokurori dhe n\u00eb media.<\/p>\n<p>Damian Gjiknuri ka mundur me mjesht\u00ebri t\u00eb maskoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me biznesmenin e incenerator\u00ebve Mirel M\u00ebrtiri, nd\u00ebrsa prej disa vitesh media e lidhte k\u00ebt\u00eb biznesmen vet\u00ebm me ministrin Arben Ahmetajn.<br \/>\nKontrata e gazit dh\u00ebn\u00eb M\u00ebrtirit zbuloi nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb medaljes s\u00eb lidhjes s\u00eb Gjiknurit me biznesmen\u00ebt e incenerator\u00ebve, por gjurm\u00ebt e tij jan\u00eb m\u00eb thell\u00eb se kaq.<\/p>\n<p>Gjiknuri ka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie v\u00ebllaz\u00ebrore me Klodian Zoton, investitorin e incenerator\u00ebve. N\u00eb vitin 2015, disa interceptime t\u00eb kryera n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb hetimi financiar ndaj Klodian Zotos, regjistruan fashikuj me biseda nd\u00ebrmjet t\u00eb dyve.<\/p>\n<p>Bisedat mes Gjiknurit dhe Zotos u administruan nga ish-shefi i sektorit n\u00eb polici me inicialet L.Mi, nd\u00ebrsa pak jav\u00eb m\u00eb von\u00eb bashk\u00ebshortja e policit, shtetasja M.Mi mori post n\u00eb ministrin\u00eb e Energjitik\u00ebs.<\/p>\n<p>Paketa gjurm\u00ebve t\u00eb l\u00ebna e implikon shum\u00eb m\u00eb tej zotin Gjiknuri dhe k\u00ebt\u00eb klan, ndoshta jo rast\u00ebsisht e-mailet informues t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb tij (n\u00eb AKBN dhe Albpetrol) p\u00ebr vendburimet naft\u00ebs dhe gazit, i shkonin p\u00ebr dijeni D.Tollku\u00e7it dhe Klodian Zotos, ortakut t\u00eb Mirel M\u00ebrtirit te incenerator\u00ebt.<\/p>\n<p>Nuk do t\u00eb mjaftonin as 20 shkrime p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb publike gjith\u00eb veprimet dhe implikimet e k\u00ebtij klani kaq t\u00eb fuqish\u00ebm dhe agresiv n\u00eb radh\u00ebt e rilindjes, por me siguri q\u00eb do t\u00eb mjaftonte nj\u00eb prokuror i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbardhur masakr\u00ebn q\u00eb ka ndodhur, nd\u00ebrsa klani i drejtuar nga Gjiknuri dhe me an\u00ebtar\u00eb Mirel M\u00ebrtirin, Klodian Zoton, Endri Puk\u00ebn, Gerian Kuk\u00ebn, Koli Belen, Ervin M\u00ebrtirin, Mariola M\u00ebrtirin etj, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb ndoshta prokuror\u00ebt amerikan\u00eb do ta quanin \u201cConspiracy against the state\u201d, nd\u00ebrsa koleg\u00ebt e tyre italian\u00eb e quajn\u00eb \u201cassociazione mafiosa\u201d. \/Hashtag.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Habjon Hasani Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ish-ministri i Energjitik\u00ebs Damian Gjiknuri, b\u00ebri nj\u00eb reagim publik ndaj hulumtimit t\u00eb Hashtag.al, fill pasi ne zbardh\u00ebm lidhjen e ish-ministrit me biznesmenin Mirel M\u00ebrtiri dhe nj\u00eb pjese t\u00eb rrjetit t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb besuar t\u00eb aksit M\u00ebrtiri-Gjiknuri, klan me tentakula t\u00eb fuqishme n\u00eb Qeveri-Biznes-Prokurori. Duke mos dashur t\u00eb lodh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":212733,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-212732","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/212732","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=212732"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/212732\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/212733"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=212732"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=212732"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=212732"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}