{"id":213619,"date":"2021-10-25T18:07:10","date_gmt":"2021-10-25T16:07:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=213619"},"modified":"2021-10-25T18:07:10","modified_gmt":"2021-10-25T16:07:10","slug":"shba-po-meson-nga-foltorja-se-me-bashen-ka-nje-kale-te-ngordhur-qe-nuk-i-vlejne-as-patkojte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shba-po-meson-nga-foltorja-se-me-bashen-ka-nje-kale-te-ngordhur-qe-nuk-i-vlejne-as-patkojte\/","title":{"rendered":"SHBA po m\u00ebson nga Foltorja se me Bash\u00ebn ka nj\u00eb kal\u00eb t\u00eb ngordhur q\u00eb nuk i vlejn\u00eb as patkojt\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Kulla <\/p>\n<p>Kuvendi i PD duhet t\u00eb mblidhet pa tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e demokracis\u00eb s\u00eb brendshme t\u00eb partis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur n\u00eb ekstremet e saj. An\u00ebtar\u00ebsia e partis\u00eb s\u00eb PD po ballafaqohet sot me t\u00eb nj\u00ebjta probleme me kriz\u00ebn e lidershipit t\u00eb PD pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb, si 4 vjet m\u00eb par\u00eb mbas humbjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb Qershorit, si dhe humbjeve t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb m\u00ebvonshme, t\u00eb cilat u mbuluan me zvarritje, dhe nuk u analizuan kurr\u00eb me reflektim rr\u00ebnj\u00ebsor si\u00e7 ndodh n\u00eb t\u00eb gjitha demokracit\u00eb per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Kjo an\u00ebtar\u00ebsi sot ka t\u00eb nj\u00ebjtat pyetje dhe t\u00eb nj\u00ebjtat shqet\u00ebsime t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb shprehur s\u00eb bashku me opinionin publik dhe intelektual si 4 vjet me par\u00eb\u2026 \u00c7far\u00eb i duhet m\u00eb partia Lul\u00ebzim Bash\u00ebs kur \u00ebsht\u00eb konfirmuar mbi 4 her\u00eb me zgjedhje si humb\u00ebs? Kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor i bojkotimit t\u00eb Parlamentit 3 vjet me par\u00eb? A nuk \u00ebsht\u00eb Lul\u00ebzim Basha? Kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegjesi kryesor i pa nd\u00ebshkuar ende i bojkotimit t\u00eb zgjedhjeve lokale t\u00eb 30 Qershorit, mos vall\u00eb Edi Rama?<\/p>\n<p>Besoj se e mor\u00ebt vesh edhe opinionin e Komisionit t\u00eb Venecias q\u00eb fajtor cil\u00ebsohen ata q\u00eb e bojkotuan, pra pik\u00ebrisht lideri i PD nga ku Basha \u00ebsht\u00eb autori kryesor. A nuk na del Lul\u00ebzim Basha nj\u00eb drejtues q\u00eb shpreh interesa t\u00eb fshehta personale me biznesin dhe oligark\u00ebt ndon\u00ebse n\u00eb publik e shpreh veten ndryshe t\u00eb mbuluar me nj\u00eb mantel dhe sjellje tjet\u00ebr? A nuk \u00ebsht\u00eb Lul\u00ebzim Basha autori kryesor i d\u00ebmtimit t\u00eb partneritetit t\u00eb dikursh\u00ebm q\u00eb kishte PD me faktorin strategjik amerikan p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve q\u00eb ka ende edhe sot me drejtesin\u00eb amerikane si dhe p\u00ebr shkak t\u00eb sjelljes s\u00eb tij konfuze n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb sjellja e tij autoritariste n\u00eb funksionimin organizativ t\u00eb partis\u00eb, klienteliste dhe tarafore n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet\u00eb dhe drejtuesve t\u00eb partis\u00eb? Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb Parti Demokratike konkurruese dhe jo nj\u00eb Parti Demokritike e stilit autoritarist, q\u00eb nes\u00ebr n\u00eb pushtetin e mundsh\u00ebm trasformohet me kollajll\u00ebk n\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb qeveris\u00ebse, nga e cila sot po vuajm\u00eb deri n\u00eb thell\u00ebsi t\u00eb q\u00ebnies son\u00eb. Prandaj Lul\u00ebzim Basha duhet t\u00eb \u00e7lirohet sot nga ngurt\u00ebsia, nga frika dhe tmerri psikologjik i humbjes s\u00eb pushtetit n\u00eb parti. Kuvendin e PD ai nuk e ndalon dot megjith\u00eb tymin \u00e7orientus q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb duke u orvarur t\u00eb krijoj\u00eb imazhin e rrem\u00eb, \u201cse mua m\u00eb mb\u00ebshtet Amerika\u201d q\u00eb n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb aspak e v\u00ebrtet, por plot\u00ebsisht e g\u00ebnjesht\u00ebrt.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb Kuvend t\u00eb Jasht\u00ebzakonsh\u00ebm nuk e k\u00ebrkon kryetari n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb vot\u00ebbesuar veten, por e k\u00ebrkon an\u00ebtar\u00ebsia p\u00ebr ta trasformuar partin\u00eb, sipas normave statutore, t\u00eb riorganizoj\u00eb veten dhe t\u00eb rigjej rrug\u00ebn e humbur t\u00eb fitores. Kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk del nga hi\u00e7i por nga problematikat e m\u00ebdha t\u00eb humbjeve t\u00eb cilat do ta humbisnin kuptimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb metejshme t\u00eb k\u00ebsaj partie pa nj\u00eb shkundje, pa nj\u00eb ringritje dhe nj\u00eb frym\u00ebzim demokratik t\u00eb arsyetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb:<\/p>\n<p>1) PD e Dhjetorit \u201990 paska qen\u00eb 8 vjet viktim\u00eb e nj\u00eb skenari afatgjat\u00eb asgj\u00ebsimi apo falimentimi me nj\u00eb kryetar n\u00eb rolin e likuidatorit t\u00eb falimentit. Basha duket se ka hyr\u00eb q\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb n\u00eb PD me at\u00eb mision. A kan\u00eb qen\u00eb Basha me familjen e tij t\u00eb d\u00ebrguarit dhe pjes\u00eb e skenarit q\u00eb u luajt pas 1996 p\u00ebr largimin e Berish\u00ebs dhe shkat\u00ebrrimin e PD?! Ajo \u00e7far\u00eb Berisha nuk na thot\u00eb ne: K\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson Basha n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb?!<\/p>\n<p>2) Foltorja na b\u00ebri nj\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb jasht\u00ebzakonshm\u00ebn ne shqiptar\u00ebve, por dhe partner\u00ebve tan\u00eb, sepse po tregon:<\/p>\n<p>a)Basha nuk ka asnj\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb popull, aq sa n\u00eb nj\u00eb votim t\u00eb past\u00ebr ai nuk grumbullon vota as p\u00ebr veten e tij p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Kuvend. Jo m\u00eb kot n\u00eb 25 prill Bash\u00ebn e votuan vet\u00ebm 10% e qytetar\u00ebve q\u00eb votuan PD (mori 16 mij\u00eb vota nga rreth 165 mij\u00eb q\u00eb mori kualicioni i PD n\u00eb Qarkun Tiran\u00eb). Pra de facto, p\u00ebr qytetar\u00ebt votues Basha nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb jo vet\u00ebm kryetar i PD, por ai s\u2019ka asnj\u00eb t\u00eb ardhme m\u00eb n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>b) Qytetar\u00ebt shohin nj\u00eb kriz\u00eb dhe varf\u00ebri lidershipi n\u00eb PD dhe n\u00eb spektrin e Djatht\u00eb. Prandaj po th\u00ebrrasin s\u00ebrish n\u00eb sken\u00eb Berish\u00ebn, por me shum\u00eb kushte dhe vet\u00ebm p\u00ebrkoh\u00ebsusht. Ata k\u00ebrkojn\u00eb lidership t\u00eb s\u00eb ardhmes!<\/p>\n<p>c) SHBA m\u00ebsoi nga Foltorja se me Bash\u00ebn ka nj\u00eb kal\u00eb t\u00eb ngordhur q\u00eb nuk i vlejn\u00eb as patkojt. Ai tani as p\u00ebr p\u00ebrkthyes nuk u vlen se t\u00eb g\u00ebnjen dhe \u00ebsht\u00eb i pabesuesh\u00ebm, p\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb \u00ebsht\u00eb injorant dhe di jo m\u00eb shum\u00eb se 100 fjal\u00eb. Pra, atyre u duhet tani t\u00eb vendosin nj\u00eb partneritet t\u00eb ri me PD dhe T\u00eb Djatht\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb e Djathta t\u00eb mbetet faktor alternativ\u00eb qeveris\u00ebse dhe pluralizimi dhe demokracia n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb mos kthehet n\u00eb nj\u00eb Gjys\u00ebm Diktatur\u00eb t\u00eb Majt\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>3) E gjith\u00eb baza demokrate po shkon me mllef n\u00eb takimet e Berish\u00ebs me q\u00ebllimin kryesor ti tregojn\u00eb shqiptar\u00ebve hallin e tyre kryesor: shuarjen e PD dhe opozit\u00ebs nga Basha si nj\u00eb humb\u00ebs i pashpres\u00eb. Askush nuk beson tek ai, askush nuk e do, madje edhe n\u00ebnkryetar\u00ebt dhe ata q\u00eb ai quan bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb formal t\u00eb tij. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb ky t\u00eb jet\u00eb kaq diktator dhe t\u00eb mos dor\u00ebhiqet?! \u00c7far\u00eb frike ka? Cili \u00ebsht\u00eb plani i tij? A synon ai t\u00eb provokoj p\u00ebrplasje n\u00eb oborrin e PD p\u00ebr t\u00eb delegjitimuar k\u00ebrkes\u00ebn legjitime t\u00eb baz\u00ebs demokrate p\u00ebr dor\u00ebheqjen e tij?! Apo Ai dhe ndonj\u00eb deputet q\u00eb do mbetet me t\u00eb, do imitojn\u00eb gjoja-opozit\u00ebn Gjuzi &#038; Co?!<\/p>\n<p>4) Partit\u00eb politike mbledhin kuvendet si organi m\u00eb i lart\u00eb vendimmarr\u00ebs kur u duhet t\u00eb marrin vendime t\u00eb m\u00ebdha mbi partine, programin dhe aksionin e saj politik. Ky \u00ebsht\u00eb standart elementar demokratik. E gjith\u00eb Baza e PD \u00ebsht\u00eb ngritur kund\u00ebr oligarkis\u00eb Basha p\u00ebr largimin e tij. Insistimi i Bash\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbajtur me dhun\u00eb vul\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb zaptuar selin\u00eb e PD edhe pse po mbetet i vet\u00ebm, ngre pik\u00ebpyetje shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jo vet\u00ebm p\u00ebr formimin e tij, por edhe karakteriin e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb! Vet\u00ebm bandat zaptojn\u00eb territore.<\/p>\n<p>5) Basha synon dhe shpreson ndarjen e PD dhe defaktorizimin e plot\u00eb t\u00eb saj si forc\u00eb politike alternativ\u00eb qeveris\u00ebse! K\u00ebshtu defaktorizohet e gjith\u00eb E Djathta dhe Qeveria \u2018Rama\u2019 vazhdon p\u00ebr dekada. Ky p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb alarm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e pluralizmit dhe demokracis\u00eb son\u00eb dhe duhet shmangur me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p>Kjo ndarje do jet\u00eb deri n\u00eb zgjedhjet e ardhshme, sepse n\u00eb zgjedhje Basha nuk merr dot vota as p\u00ebr veten e tij dhe del nga politika edhe de jure. Prap\u00eb se prap\u00eb 3 vjet jan\u00eb shum\u00eb dhe do ken\u00eb efekte d\u00ebrmuese p\u00ebr opzit\u00ebn. Ky skenar i Bash\u00ebs duhet shmangur me cdo mjet demokratik.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Kulla Kuvendi i PD duhet t\u00eb mblidhet pa tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e demokracis\u00eb s\u00eb brendshme t\u00eb partis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur n\u00eb ekstremet e saj. An\u00ebtar\u00ebsia e partis\u00eb s\u00eb PD po ballafaqohet sot me t\u00eb nj\u00ebjta probleme me kriz\u00ebn e lidershipit t\u00eb PD pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb, si 4 vjet m\u00eb par\u00eb mbas humbjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":213621,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[231,1454,235],"tags":[596,312,5525,329],"class_list":{"0":"post-213619","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme","8":"category-politike","9":"category-vendi","10":"tag-basha","11":"tag-lajme","12":"tag-ndricim-kulla","13":"tag-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213619","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=213619"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213619\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/213621"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=213619"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=213619"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=213619"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}