{"id":213785,"date":"2021-10-26T13:20:54","date_gmt":"2021-10-26T11:20:54","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=213785"},"modified":"2021-10-26T13:32:43","modified_gmt":"2021-10-26T11:32:43","slug":"pd-ben-levizjen-e-pare-kunder-qeverise-rama-gjekmarkaj-iu-dergon-letren-e-rendesishme-22-ambasadave-te-huaja-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pd-ben-levizjen-e-pare-kunder-qeverise-rama-gjekmarkaj-iu-dergon-letren-e-rendesishme-22-ambasadave-te-huaja-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"PD b\u00ebn l\u00ebvizjen e par\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb Rama, Gjekmarkaj u d\u00ebrgon letr\u00ebn e r\u00ebnd\u00ebsishme 22 ambasadave t\u00eb huaja n\u00eb Shqip\u00ebri"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb, Agron Gjekmarkaj, nj\u00ebherazi edhe kryetar i Komisionit t\u00eb Medias, ka b\u00ebr\u00eb hapin e par\u00eb kund\u00ebr krijimit t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Mediat, e propozuar kjo nga qeveria Rama. Gjekmarkaj i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr 22 ambasadave n\u00eb vendin ton\u00eb, ku b\u00ebn nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb situat\u00ebs me mediat n\u00eb vend, duke akuzuar qeverin\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka qart\u00ebsuar se \u00e7far\u00eb ka nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebt\u00eb projektligj q\u00eb e mban dhe nxjerr nga sirtari prej 3 vitesh n\u00eb funksion t\u00eb krizave politike t\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Gjekmarkajt, pavar\u00ebsisht ritheksimit t\u00eb Komisionit Europian n\u00eb raportin vjetor t\u00eb vitit 2021 se qeveria e dal\u00eb nga zgjedhjet n\u00ebse do t\u2019i rikthehet k\u00ebtij ligji duhet t\u00eb konsideroj\u00eb konsultimin publik dhe rekomandimet e komisionit Venecias \u2013 k\u00ebto rekomandime jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh, por n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb asgj\u00ebsimin e liris\u00eb. N\u00eb letr\u00ebn e firmosur nga kreu i komisionit t\u00eb medias Agron Gjekmarkaj theksohet se komuniteti i gazetar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri ka shprehur shqet\u00ebsime dhe ka ngritur z\u00ebrin publikisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim sepse e sheh si nj\u00eb mas\u00eb shtes\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr bllokuar transparenc\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb penguar gazetar\u00ebt n\u00eb marrjen e informacionit publik.<\/p>\n<p><strong>Letra e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>\u201cGjendja e liris\u00eb s\u00eb medias n\u00eb Shqip\u00ebri vijon t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet si rezultat i veprimeve t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll entin rregullator t\u00eb medias, transmetuesin publik, presioni q\u00eb ushtrohet p\u00ebr ligjin q\u00eb pretendon t\u00eb rregulloj\u00eb median online dhe s\u00eb fundmi me krijimin e agjencis\u00eb s\u00eb medias dhe informimit si mjet shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb bllokuar hap\u00ebsir\u00ebn e liris\u00eb p\u00ebr median kritike n\u00eb vend. Pavar\u00ebsisht kritikave t\u00eb forta t\u00eb organizatave lokale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb medias p\u00ebr projektligjin q\u00eb synonte rregullimin e medias online. Pavar\u00ebsisht mendimit negativ t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecias t\u00eb shprehur qart\u00eb n\u00eb konkluzionet e raporti t\u00eb 19 qershorit 2020, se n\u00eb interes t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes, liris\u00eb s\u00eb medias dhe pluralizmit n\u00eb Shqip\u00ebri se projektligji nuk \u00ebsht\u00eb gati p\u00ebr amendim n\u00eb form\u00ebn aktuale.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht ritheksimit t\u00eb Komisionit Europian n\u00eb raportin vjetor t\u00eb vitit 2021 se qeveria e dal\u00eb nga zgjedhjet n\u00ebse do t\u2019i rikthehet k\u00ebtij ligji duhet t\u00eb konsideroj\u00eb konsultimin publik dhe rekomandimet e komisionit Venecias \u2013 p\u00ebr fat t\u00eb keq konstatojm\u00eb se k\u00ebto rekomandime jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb marr\u00eb parasysh, por n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre jan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb asgj\u00ebsimin e liris\u00eb. Qeveria asnj\u00ebher\u00eb nuk e ka qart\u00ebsuar se \u00e7far\u00eb ka nd\u00ebrmend t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebt\u00eb projektligj q\u00eb e mban dhe nxjerr nga sirtari prej 3 vitesh n\u00eb funksion t\u00eb krizave politike t\u00eb dit\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr me pretekstin e k\u00ebtyre rekomandimeve n\u00eb shtator t\u00eb 2020, me nisjen e sesionit t\u00eb ri parlamentar, kryeministri n\u00eb Parlament dhe kryetari i grupit parlamentar t\u00eb shumic\u00ebs n\u00eb media theksuan se n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre rekomandimeve do t\u00eb nisin procesin e rib\u00ebrjes s\u00eb bordit t\u00eb RTSH-s\u00eb (n\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb dhe germ\u00eb t\u00eb rekomandimeve t\u00eb komisionit t\u00eb Venecias nuk p\u00ebrmendet Transmetuesi Publik). Por k\u00ebto deklarime kuptohen m\u00eb mir\u00eb sot, nj\u00eb vit m\u00eb pas duke par\u00eb gjendjen n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet Transmetuesi Publik. N\u00eb harkun e nj\u00eb viti shumica parlamentare nisi plot\u00ebsimin e t\u00eb gjith\u00eb vendeve t\u00eb k\u00ebshillit drejtues t\u00eb RTSH-s\u00eb dhe zgjodhi n\u00eb korrik t\u00eb 2020 kryetaren e re t\u00eb AMA-s. Pavar\u00ebsisht kritikave t\u00eb medias lokale dhe opozit\u00ebs q\u00eb ngriti z\u00ebrin se n\u00eb krye t\u00eb Entit Rregullator po em\u00ebrohej as m\u00eb shum\u00eb as m\u00eb pak se drejtoresha e komunikimit me median n\u00eb kryeministri q\u00eb mbante edhe postin e drejtoresh\u00ebs s\u00eb ATSH-s\u00eb- shumica qeveris\u00ebse vijoi me planin e saj p\u00ebr kontrollin e institucionit. Bordi AMA-s \u00ebsht\u00eb i pa plot\u00ebsuar, por kaq iu desh shumic\u00ebs. Kontrolli i plot\u00eb i drejtimit ekzekutiv t\u00eb institucionit q\u00eb prezumohet se do t\u00eb luante rol kryesor p\u00ebr zbatimin e projektligjit p\u00ebr rregullimin e medias online! Pavar\u00ebsia dhe legjitimiteti i k\u00ebtij institucioni t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb shpejt\u00ebsi dhe \u201ckomoditet\u201d t\u00eb krijuar nga mungesa e opozit\u00ebs n\u00eb Kuvend, shumica plot\u00ebsoi t\u00eb gjitha vendet vakante t\u00eb bordit t\u00eb RTSH-s\u00eb dhe zgjodhi dhe kryetarin e saj. Megjith\u00ebse kishin t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb pik\u00ebpamjen formale t\u00eb respektoheshin k\u00ebrkesat e ligjit, n\u00eb bordin e RTSH-s\u00eb u vun\u00eb kandidatura n\u00eb konflikt t\u00eb past\u00ebr interesi me ligjin. Po ju p\u00ebrmend vet\u00ebm nj\u00eb fakt anekdotik: p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i opozit\u00ebs q\u00eb skualifikonte kandidaturat p\u00ebr n\u00eb bord n\u00eb dit\u00ebn q\u00eb b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb ishte shpallur kandidat p\u00ebr deputet i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb qarkun e Beratit! Raporti vjetor i Komisionit Europian duke folur p\u00ebr RTSH-s\u00eb n\u00ebnvizon procesin e nxituar t\u00eb largimit t\u00eb drejtorit n\u00eb detyr\u00eb dhe mos-hapjen e gar\u00ebs p\u00ebr drejtuesin e institucionit \u2013 veprim ky duksh\u00ebm n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin. Ligji i RTSH-s\u00eb nuk krijon hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb institucionin pa drejtues. Pyetja pse prej 6 muajsh k\u00ebshilli drejtues dhe posa\u00e7\u00ebrisht kryetari i k\u00ebshillit drejtues nuk hapin gar\u00ebn p\u00ebr drejtorin e ri, merr p\u00ebrgjigje vet\u00ebm duke par\u00eb \u00e7far\u00eb po ndodh sot n\u00eb RTSH- q\u00eb kryesisht operon me parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb si ata q\u00eb kan\u00eb votuar p\u00ebr qeverin\u00eb ashtu edhe ato p\u00ebr opozit\u00ebn. Kryetari i K\u00ebshillit Drejtues t\u00eb RTSH-s\u00eb ka uzurpuar de facto pushtetin e drejtuesit e institucionit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia e tij individuale \u00ebsht\u00eb hapja e gar\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zgjedhur drejtuesin e institucionit.<\/p>\n<p>Gjendja e liris\u00eb s\u00eb medias nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar vet\u00ebm n\u00eb entet publike. Atmosfera e sulmeve verbale, fushat\u00ebs s\u00eb njollosjes dhe indimidimit t\u00eb gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb alarmante. Sot gazetar\u00ebt p\u00ebrballen n\u00eb gjykat\u00eb me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr shpifje. Gazetar\u00ebt pengohen dhe madje ushtrohet dhun\u00eb ndaj tyre n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs si\u00e7 ishte rasti i dy gazetar\u00ebve t\u00eb ndaluar nga policia nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb raportonin p\u00ebr protest\u00ebn e 25-vje\u00e7arit t\u00eb vrar\u00eb nga policia n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti u desh nd\u00ebrhyrja urgjente e Gjykat\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut q\u00eb SPAK t\u00eb ndalonte marr\u00ebzin\u00eb e marrjes n\u00eb pyetje t\u00eb dy gazetar\u00ebve q\u00eb raportuan p\u00ebr 910 mij\u00eb t\u00eb dh\u00ebna personale t\u00eb votuesve t\u00eb qarkut t\u00eb Tiran\u00ebs. \u00cbsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb lir\u00eb q\u00eb media kritike t\u00eb mos pengohet n\u00eb pun\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, qeveria p\u00ebrmes nj\u00eb VKM, njoftoi krijimin e Agjencis\u00eb s\u00eb Medias dhe Informimit. Komuniteti i gazetar\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri ka shprehur shqet\u00ebsime dhe ka ngritur z\u00ebrin publikisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim sepse e sheh si nj\u00eb mas\u00eb shtes\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr bllokuar transparenc\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb penguar gazetar\u00ebt n\u00eb marrjen e informacionit publik. Nj\u00eb nga detyrat e p\u00ebrcaktuar nga kjo agjenci \u00ebsht\u00eb \u201csiguron p\u00ebrgjigje p\u00ebr shkresat dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr informacion, n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjet e informimit dhe komunikimit mediatik\u2026\u201d N\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u201cinformacion\u201d Parlamenti ka miratuar ligjin 119\/2014 p\u00ebr informimin e publikut me dokumente zyrtare. Mjerisht konstatohet nga aktor\u00ebt mediatik vendas dhe t\u00eb huaj se \u00e7do vit ka nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsim n\u00eb zbatimin e k\u00ebtij ligji nga institucionet publike. P\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb shtuar edhe nj\u00eb filt\u00ebr tjet\u00ebr p\u00ebrmes Agjencis\u00eb s\u00eb Informacionit dhe Medias v\u00ebshtir\u00ebson m\u00eb tej pun\u00ebn e gazetaris\u00eb kritike dhe investigative.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cteprimeve t\u00eb medias\u201d synohet q\u00eb k\u00ebto teprime t\u00eb rregullohen me \u201cprojektligjin\u201d p\u00ebr rregullimin e medias online. P\u00ebr t\u00eb kontrolluar m\u00eb shum\u00eb informacionin dhe p\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar pun\u00ebn e gazetar\u00ebve krijohet Agjencia p\u00ebr Informim dhe Media. P\u00ebr t\u00eb shtuar m\u00eb shum\u00eb propagand\u00ebn synohet kontrolli total apo ca m\u00eb keq dob\u00ebsimi i transmetuesit publik RTSH. Teprimet e medias sado t\u00eb vogla apo t\u00eb m\u00ebdha qofshin jan\u00eb \u00e7mimi q\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri paguan p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e lir\u00eb. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb komisionit parlamentar t\u00eb medias dhe deputetit t\u00eb Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb mbaj n\u00eb fokus t\u00eb pun\u00ebs time lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb medias, si dy t\u00eb drejta themelore t\u00eb patjet\u00ebrsueshme, t\u00eb padiskutueshme dhe t\u00eb pa negociueshme jo vet\u00ebm p\u00ebr gazetar\u00ebt dhe aktivist\u00ebt, por p\u00ebr \u00e7do qytetar t\u00eb vendit.\u201d-shkruan Gjekmarkaj.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD-s\u00eb, Agron Gjekmarkaj, nj\u00ebherazi edhe kryetar i Komisionit t\u00eb Medias, ka b\u00ebr\u00eb hapin e par\u00eb kund\u00ebr krijimit t\u00eb Agjencis\u00eb p\u00ebr Mediat, e propozuar kjo nga qeveria Rama. Gjekmarkaj i ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebr 22 ambasadave n\u00eb vendin ton\u00eb, ku b\u00ebn nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb situat\u00ebs me mediat n\u00eb vend, duke akuzuar qeverin\u00eb se asnj\u00ebher\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2016,"featured_media":183661,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,1454],"tags":[5557],"class_list":{"0":"post-213785","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-politike","10":"tag-lajme-zjarr-gjekmarkaj-zjarr-tv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213785","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2016"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=213785"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213785\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/183661"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=213785"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=213785"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=213785"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}