{"id":213862,"date":"2021-10-26T15:19:05","date_gmt":"2021-10-26T13:19:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=213862"},"modified":"2021-10-26T15:19:05","modified_gmt":"2021-10-26T13:19:05","slug":"bytyci-foltorja-ska-censure-berisha-po-promovon-demokraci-shume-me-teper-se-brezat-e-rinj-pas-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bytyci-foltorja-ska-censure-berisha-po-promovon-demokraci-shume-me-teper-se-brezat-e-rinj-pas-tij\/","title":{"rendered":"Byty\u00e7i: Foltorja s\u2019ka censur\u00eb! Berisha po promovon demokraci, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se brezat e rinj pas tij"},"content":{"rendered":"<p>\u201cP\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e zotit Sali Berisha, t\u00eb cil\u00ebt e kondicionojn\u00eb reformimin e PD-s\u00eb me mosh\u00ebn e personave, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb zotit Berisha, dua t\u00eb them se zoti Berisha po promovon demokraci shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se brezat m\u00eb t\u00eb rinj pas tij\u201d. K\u00ebt\u00eb bindje ka mbrojtur dhe e ka argumentuar sot, analisti Enver Byty\u00e7i, n\u00eb studion e \u201cKafe Shqeto\u201d n\u00eb SYRI TV.<\/p>\n<p>Byty\u00e7i ka theksuar se \u201ckriza n\u00eb PD nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb ka ardhur nga Amerika, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb ka ardhur nga jasht\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb e brendshme, \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb politike dhe para s\u00eb gjithash, kriz\u00eb besimi ose mosbesimi dhe kriza e mosbesimit krijohet nga vendimet e gabuara t\u00eb lidershipit, nga mosmbajtja e premtimeve t\u00eb lidershipit.\u201d<\/p>\n<p>Analisti solli dhe nj\u00eb p\u00ebrjetim t\u00eb tijin personal gjat\u00eb intervist\u00ebs, nj\u00eb detaj q\u00eb tregonte shum\u00eb: \u201cPara 3-4 vitesh kam qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim, \u2013 tha ai, \u2013 \u00a0ku fol\u00ebs kryesor ishte zoti Basha dhe nj\u00eb deputet gjerman. E k\u00ebrkova fjal\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pyetje dhe vajza q\u00eb mbante mikrofonin m\u00eb tha: \u201c\u00c7far\u00eb pyetjeje do t\u00eb b\u00ebsh?!\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, p\u00ebrgjigjet q\u00eb drejtuesit e emisionit, Dori Daka dhe Flavio Qarri, mor\u00ebn nga z. Byty\u00e7i p\u00ebr ngacmimet q\u00eb ata i b\u00ebn\u00eb rreth \u201cFoltores\u201d dhe situat\u00ebs n\u00eb Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p><strong>Flavio: Z. Byty\u00e7i, le t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr komunitetin e analist\u00ebve. Le ta fillojm\u00eb me ata q\u00eb jan\u00eb pena dhe pulsi i opinionit publik. Duket sikur ka nj\u00eb rreshtim t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebto momente\u2026 edhe t\u00eb atyre q\u00eb nuk e kan\u00eb pasur qejf Berish\u00ebn, pro Foltores, jo pro Berish\u00ebs, kuptohet.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Enver Byty\u00e7i:\u00a0<\/strong>Diskutimi q\u00eb po b\u00ebhet rreth kriz\u00ebs n\u00eb PD, sigurisht q\u00eb i ka ndar\u00eb pal\u00ebt n\u00eb dy pjes\u00eb gati kund\u00ebrshtare, por disa her\u00eb edhe mir\u00ebkuptuese, n\u00ebse v\u00ebrejm\u00eb me v\u00ebmendje ato \u00e7far\u00eb thuhen dhe \u00e7far\u00eb deklarohen. Megjithat\u00eb, zoti Berisha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan q\u00eb gjat\u00eb 31 viteve ka pasur nj\u00eb aktivitet t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm politik dhe gjat\u00eb k\u00ebtij aktiviteti sigurisht q\u00eb ka krijuar edhe kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb sprovuar, ashtu edhe mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb shumt\u00eb.<\/p>\n<p>Aktualisht duket se mb\u00ebshtet\u00ebsit e zotit Berisha jan\u00eb rritur n\u00eb num\u00ebr, n\u00eb cil\u00ebsi, n\u00eb kapacitete dhe ajo q\u00eb shoh un\u00eb ka nj\u00eb zgjim t\u00eb atyre kapaciteteve t\u00eb demokrat\u00ebve q\u00eb p\u00ebr tet\u00eb vite kan\u00eb ndjenjur t\u00eb fjetur.<\/p>\n<p>Un\u00eb personalisht isha n\u00eb Foltoren e Durr\u00ebsit dhe m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje fakti q\u00eb n\u00eb at\u00eb Foltore prej qindra njer\u00ebzish, shumica d\u00ebrrmuese ishin demokrat\u00eb q\u00eb gjat\u00eb tet\u00eb viteve jan\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore, jan\u00eb anashkaluar dhe kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb heshtje. Dometh\u00ebn\u00eb, kemi nj\u00eb zgjim t\u00eb nj\u00eb komuniteti t\u00eb madh ose t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb madh t\u00eb demokrat\u00ebve n\u00eb Foltoret q\u00eb zhvillohen kudo n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb duhet t\u00eb kuptojm\u00eb ka b\u00ebj\u00eb me faktin se PD-ja duhet pranuar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb. Kriz\u00ebn nuk e solli Foltorja. Kriz\u00ebn e solli lidershipi i Partis\u00eb Demokratike sepse krizat nuk vijn\u00eb nga jasht\u00eb. Krizat gjithmon\u00eb zhvillohen brenda subjekteve t\u00eb caktuara, brenda shoq\u00ebrive t\u00eb caktuara. P\u00ebr pasoj\u00eb PD-ja \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb drejtimit t\u00eb gabuar, t\u00eb gabimeve dhe t\u00eb projeksioneve false t\u00eb lidershipit t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Zoti Basha p\u00ebr tet\u00eb vite nuk arriti q\u00eb ta kompakt\u00ebsoj\u00eb PD-n\u00eb. P\u00ebrkundrazi, punoi n\u00eb nj\u00eb far\u00eb mase p\u00ebr opinionin sikur ka mb\u00ebshtetjen e zotit Berisha dhe nd\u00ebrkoh\u00eb brezat e kaluar t\u00eb PD-s\u00eb i luftoi me t\u00eb gjitha mjetet edhe duke i larguar nga Partia Demokratike.<\/p>\n<p><strong>Flavio: Pati nj\u00eb konsensus publik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje me iden\u00eb q\u00eb k\u00ebta ishin ekipi i Berish\u00ebs. Ashtu si\u00e7 b\u00ebri Rama p\u00ebrpara tij kur mori drejtimin e PS-s\u00eb, Basha kishte nevoj\u00eb p\u00ebr ekipin e tij. Sipas jush, nj\u00eb nga misteret m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb tet\u00eb viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb sa dor\u00eb ka pasur Berisha tek vendimet e marra nga Basha? A kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebto t\u00eb lira? Ato konsultimet e famshme q\u00eb b\u00ebheshin tek zyra e Berish\u00ebs, kan\u00eb qen\u00eb reale, ka qen\u00eb strategji e menduar, ka pasur vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7arje midis Bash\u00ebs dhe Berish\u00ebs q\u00eb ishte ajo p\u00ebr p\u00ebrjashtimin (pezullimin, m\u00eb falni zoti Basha), pezullimin nga Grupi Parlamentar i PD-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Enver Byty\u00e7i:<\/strong>\u00a0 Kriza n\u00eb PD nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb ka ardhur nga Amerika. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb ka ardhur nga jasht\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb e brendshme, \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb politike dhe para s\u00eb gjithash \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb besimi. Ose mosbesimi.\u00a0 Kriza e mosbesimit krijohet nga vendimet e gabuara t\u00eb lidershipit, nga mosmbajtja e premtimeve t\u00eb lidershipit.<\/p>\n<p><strong>Flavio: A mendoni se baza e PD-s\u00eb, qytetar\u00ebt, kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb dyshues se zoti Berisha, p\u00ebr zotin Basha? M\u00eb her\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Enver Byty\u00e7i:\u00a0<\/strong>Un\u00eb besoj se kat\u00ebrvje\u00e7arin e par\u00eb, baza ka qen\u00eb m\u00eb dyshuese se zoti Berisha. N\u00eb kat\u00ebrvje\u00e7arin e dyt\u00eb un\u00eb mendoj se zoti Berisha ka qen\u00eb dyshues, por nuk ka vepruar publikisht dhe p\u00ebr pasoj\u00eb gj\u00ebrat jan\u00eb zhvilluar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Zoti Berisha, ka heshtur n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit, sepse n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit ai ka qen\u00eb i informuar plot\u00ebsisht dhe i bindur q\u00eb lidershipi i Bash\u00ebs po shkon n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb gabuar. Megjithat\u00eb ai heshti deri n\u00eb momentin e fundit. Heshtja ka arsyet e saj p\u00ebr t\u00eb cilat zoti Berisha vazhdimisht po jep shpjegimet e veta n\u00eb Foltoret kudo n\u00ebp\u00ebr qarqet e vendit dhe ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje n\u00eb to ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me faktin se Foltoret jan\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb debat demokratik i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe i mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n<p>Para 3-4 vitesh kam qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb \u201cTirana International Hotel\u201d ku fol\u00ebs kryesor ishte zoti Basha dhe nj\u00eb deputet gjerman. E k\u00ebrkova fjal\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pyetje dhe vajza q\u00eb mbante mikrofonin m\u00eb tha: \u201c\u00c7far\u00eb pyetjeje do t\u00eb b\u00ebsh?!\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb Foltoret q\u00eb shoh sot nuk ka censur\u00eb. Nuk ka aspak m\u00ebnjanim t\u00eb atyre q\u00eb atyre q\u00eb duan t\u00eb kritikojn\u00eb qoft\u00eb dhe zotin Berisha p\u00ebr indiferenc\u00ebn apo p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto fenomene q\u00eb kan\u00eb ndodhur n\u00eb PD-n\u00eb, prandaj un\u00eb them q\u00eb \u00ebsht\u00eb e detyrueshme q\u00eb Foltoret t\u00eb shihen si nj\u00eb aktivitet i zhvillimit t\u00eb demokracis\u00eb. Ajo q\u00eb dua t\u00eb them p\u00ebr fol\u00ebsit apo kund\u00ebrshtar\u00ebt e zotit Berisha, t\u00eb cil\u00ebt e kondicionojn\u00eb reformimin e PD-s\u00eb me mosh\u00ebn e personave, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb zotit Berisha, dua t\u00eb them se zoti Berisha po promovon demokraci shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se brezat m\u00eb t\u00eb rinj pas tij. Do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb pjekurie t\u00eb jasht\u00ebzakonshme demokratike dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me Foltoret, modeli dhe shkolla e demokracis\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn shqiptare, jo vet\u00ebm p\u00ebr Partin\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Prandaj dhe duhet par\u00eb me optimiz\u00ebm kjo l\u00ebvizje e zotit Berisha, prandaj dhe duhet vler\u00ebsuar shum\u00eb si nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb e emancipon jo vet\u00ebm PD-n\u00eb, por emancipon gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Un\u00eb mendoj se rritja e kredibilitetit e zotit Berisha n\u00eb opinionin publik vjen pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, sepse nuk ka tutel\u00eb, nuk ka dhun\u00eb verbale, nuk ka censur\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka e hapur n\u00eb diskutime, n\u00eb debate dhe gjith\u00eb t\u00eb tjerat.<\/p>\n<p>Madje zoti Berisha ka b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb edhe vet\u00eb zoti Basha ose kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb Foltore dhe t\u00eb zhvillohet nj\u00eb debat konstruktiv midis dy pal\u00ebve, por pala tjet\u00ebr ka refuzuar q\u00eb t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb. N\u00eb fakt krizat nuk mund t\u00eb zgjidhen k\u00ebshtu. Kriza, derisa \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb politike dhe mosbesimi\u2026\u201d<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cP\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e zotit Sali Berisha, t\u00eb cil\u00ebt e kondicionojn\u00eb reformimin e PD-s\u00eb me mosh\u00ebn e personave, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb zotit Berisha, dua t\u00eb them se zoti Berisha po promovon demokraci shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se brezat m\u00eb t\u00eb rinj pas tij\u201d. K\u00ebt\u00eb bindje ka mbrojtur dhe e ka argumentuar sot, analisti Enver Byty\u00e7i, n\u00eb studion e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":213863,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-213862","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213862","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=213862"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/213862\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/213863"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=213862"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=213862"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=213862"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}