{"id":214191,"date":"2021-10-27T14:45:49","date_gmt":"2021-10-27T12:45:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=214191"},"modified":"2021-10-27T14:45:49","modified_gmt":"2021-10-27T12:45:49","slug":"perspektiva-e-foltores-dhe-dy-kategorite-e-saj-gjekmarkaj-komenton-shpalljen-e-kandidatures-se-sali-berishes-sillet-sikur-partia-eshte-toke-e-xanun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/perspektiva-e-foltores-dhe-dy-kategorite-e-saj-gjekmarkaj-komenton-shpalljen-e-kandidatures-se-sali-berishes-sillet-sikur-partia-eshte-toke-e-xanun\/","title":{"rendered":"\u201cPerspektiva e \u2018Foltores\u2019 dhe dy kategorit\u00eb e saj!\u201d- Gjekmarkaj komenton shpalljen e kandidatur\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs: Sillet sikur partia \u00ebsht\u00eb \u2018tok\u00eb e xanun\u2019, vet\u00eb Ali e vet\u00eb Kadi! Pse ai s\u2019mund t\u00eb jet\u00eb e ardhmja e PD"},"content":{"rendered":"<p><strong>NGA AGRON GJEKMARKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Prej jav\u00ebsh Sali Berisha i cenuar n\u00eb interesa personale, i\u00a0 udh\u00ebhequr nga\u00a0 zem\u00ebrimi i tij i ka dh\u00ebn\u00eb\u00a0 jet\u00eb \u201cFoltores\u201d e cila e flet p\u00ebr bashkim me gjuhen e p\u00ebr\u00e7arjes dhe b\u00ebn analiz\u00eb me hanxharin e fyerjeve n\u00eb dor\u00eb. Lideri historik dhe personaliteti kryesor i PD \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt me SHBA-t\u00eb, i shpallur prej tyre \u201cNon grata\u201d. Nj\u00eb ngjarje kjo e cila e ndryshon historin\u00eb e k\u00ebtij formacioni politik n\u00eb para dhe pas, e ndan at\u00eb n\u00eb dy epoka. Baza e PD-s\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn stres t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim q\u00eb i ka trazuar demokratet e t\u00eb gjitha niveleve por SHBA-t\u00eb nuk e kan\u00eb shpallur at\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb apelimi apo negocimi. Na m\u00ebrzit apo jo ne \u00ebsht\u00eb vendimi i tyre p\u00ebrmes se cilit ata shprehen se po ndihmojn\u00eb PD-n\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb fund tranzicionit.<\/p>\n<p>Askush nuk e thot\u00eb, Berisha jo e jo e shmang si argument, sesi ky problem mund t\u00eb zgjidhet n\u00ebse PD-ja nes\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb Foltorja e sotshme?! Asnj\u00eb prej tyre q\u00eb e shohin veten p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb skene apo t\u00eb realizuar\u00a0 n\u00eb ambiciet q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje nuk e thon\u00eb ket\u00eb, qofshin ata ish president\u00eb, kryeministra, ministra, deputete e ish deputet\u00eb, hirerak\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha gradave. Berisha nga Kavaja shpalli se do t\u00eb jete n\u00eb gar\u00eb p\u00ebr Kreun e PD-s\u00eb megjith\u00ebse PD para tre muajsh i b\u00ebri zgjedhjet dhe i dha vot\u00ebbesimin me gati 84 % Lulzim Bashes madje pak a shum\u00eb tha\u00a0 \u201cse un\u00eb ju garantoj se gara p\u00ebr Kryetar do t\u00eb jet\u00eb e lir\u00eb dhe e barabart\u00eb\u201d ! \u00c7far\u00eb posti\u00a0 ka sot Doktori q\u00eb jep k\u00ebt\u00eb garanci, p\u00ebr me tep\u00ebr q\u00eb ai pretendon t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebri nga kandidatet?!<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn q\u00eb lajm\u00ebron se gjyqtari ka pranuar kall\u00ebzimin ndaj Blinken p\u00ebr shpalljen e tij non gratta, shpall kandidatur\u00ebn p\u00ebr Kryetar. Pa sens duket kjo p\u00ebr gjakftoht\u00ebt e politik\u00ebs. Mesa duke ai di m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb tjer\u00ebt, informacioni mbetet fuqia e tij. Partia m\u00eb shum\u00eb gjas\u00eb\u00a0 i duhet si mburoj\u00eb edhe kur drejt\u00ebsia edhe pse franceze e n\u00eb asnj\u00eb rast obliguese p\u00ebr SHBA dhe sa do von\u00eb, t\u00eb thot\u00eb fjal\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Dje\u00a0 \u201ckandidati\u201d dha\u00a0 garanci. U shfaq\u00a0 dhe si\u00a0 arbit\u00ebr edhe si lojtar. Vet\u00eb Ali e vet\u00eb kadi. Berisha tradhtohet nga ligj\u00ebrimi i tij. Ai sillet sikur\u00a0 n\u00ebnkryetari ka shkarkuar Kryetarin dhe ai \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb rimarr\u00eb gj\u00ebn\u00eb e vet. T\u00eb le p\u00ebshtypjen se PD \u00ebsht\u00eb \u201ctok\u00eb e xanun\u201d.<\/p>\n<p>A kishte mund\u00ebsi t\u00eb tjera Lulzim Basha p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigje SHBA-ve?. N\u00eb form\u00eb mbase po, mund te zgjidhte disa m\u00ebnyra p\u00ebr marrjen e vendimit por n\u00eb thelb jo. Por duke qene nj\u00eb vendim q\u00eb duhej marre p\u00ebrtej \u00e7mimit edhe m\u00ebnyrat nuk jan\u00eb t\u00eb shumta. K\u00ebtij problemi i ik\u00ebn Foltorja dhe merret me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb\u00a0 \u00e7\u00ebshtjesh q\u00eb PD i trash\u00ebgon nga vete Berisha dhe nga Basha duke p\u00ebrfituar edhe nga zem\u00ebrimi i mos ardhjes n\u00eb pushtet p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb val\u00eb anti Basha.<\/p>\n<p>Sali Berisha e ka b\u00ebr\u00eb trajektoren e tij politike, me suksese t\u00eb medha e d\u00ebshtime po t\u00eb tilla.\u00a0 N\u00eb kohen e tij ndodhi viti 1997 , nj\u00eb vit q\u00eb po tentohet t\u00eb rindodh\u00eb tanim\u00eb jo n\u00eb vend por n\u00eb PD. Ai\u00a0 Ka shfaqur autoritarizem e toleranc\u00eb, ka fituar e humbur n\u00eb ekstreme. Ka patur nj\u00eb PD serioze por n\u00eb thelb asnj\u00ebher\u00eb demokratike, ka p\u00ebrjashtuar prej saj nj\u00eb varg t\u00eb gjat\u00eb themeluesish e bashk\u00ebpun\u00ebtoresh duke b\u00ebr\u00eb shpesh q\u00eb Pd t\u00eb humbas\u00eb fytyr\u00ebn e saj urbane dhe t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb pamerituar. N\u00eb PD \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebrshtypja si jeh i Berishizmit q\u00eb\u00a0 \u00e7do gj\u00eb t\u00eb jepet se do Berisha po\u00a0 jo se individi e meriton me CV-n\u00eb e vet dhe n\u00eb momentin q\u00eb nuk je dakord shikohesh si armik. K\u00ebshtu sipas shkoll\u00ebs s\u00eb Enver Hoxhes krijua dogma e Liderit t\u00eb pagabuesh\u00ebm e zem\u00ebrgjer\u00eb q\u00eb nd\u00ebshkon vet\u00ebm ata q\u00eb gabojn\u00eb, spiun\u00eb, tradhtare\u00a0 e k\u00ebsisoj.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk kam asnj\u00eb lidhje organike me komunizmin, asnj\u00eb komunist n\u00eb fis, jam i djatht\u00eb p\u00ebr qejfin dhe historin\u00eb time teksa tanim\u00eb gjindemi n\u00eb pozit\u00ebn e t\u00eb \u201cdyshuarit\u201d nga krahu i \u201cFoltores\u201d , se nuk jam dakord me perspektiven q\u00eb \u201cFoltorja\u201d ofron dhe n\u00eb fakt nuk jam se ajo na \u00e7on n\u00eb kurs p\u00ebrplasje me SHBA-t\u00eb e barabart\u00eb me asgj\u00ebsim t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse e mb\u00ebshtes at\u00eb jam automatikisht i denje p\u00ebr respekt, i djatht\u00eb, konseguent, intelektual, patriot etj. Nj\u00eb zgjedhje tjet\u00ebr kam b\u00ebr\u00eb dhe kjo me jep liri gjykimi e veprimi. Nuk jam n\u00eb ankth personal aspak se di t\u00eb jetoj m\u00eb gj\u00ebrat e mia t\u00eb vogla.\u00a0 P\u00ebr fatin e PD-s\u00eb po, se ai imi s\u2019ka pik\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie n\u00eb perspektiven e k\u00ebsaj partie pertej kinse t\u00eb qeshurave e zg\u00ebrdhirjeve\u00a0 q\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr vet\u00ebp\u00eblqim. \u00a0Un\u00eb si individ e p\u00ebrs\u00ebris kam respekt p\u00ebr Sali Berishen\u00a0 (aq sa mund ti b\u00ebj\u00eb pun\u00eb atij respekti i nj\u00eb qytetari t\u00eb zakonsh\u00ebm), karizm\u00ebn dhe forc\u00ebn e tij q\u00eb ka demonstruar n\u00eb tre dekada po p\u00ebr arsye historike, arsye moshe, arsye t\u00eb raportit me SHBA-t\u00eb Sali Berisha nuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb alternativa, e ardhmja e PD. Edhe e shkuara edhe ardhmja nuk mund t\u00eb p\u00ebrmblidhen tek nj\u00eb njeri. Historia na e rrezon k\u00ebt\u00eb iluzion. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ka nj\u00eb fund. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb si i buz\u00ebqesh atij.<\/p>\n<p>Foltorja ka mbledhur dy kategori personash. T\u00eb paret jan\u00eb demokrat\u00eb kontributor\u00eb nder vite n\u00eb PD shum\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve nuk kan\u00eb patur asnj\u00eb p\u00ebrfitim e vler\u00ebsim. Sigurisht Sali Berisha thot\u00eb disa t\u00eb v\u00ebrteta p\u00ebr gjendjen n\u00eb PD por i shmanget p\u00ebrgjum\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb madje edhe n\u00eb k\u00ebto tete vite si njeriu m\u00eb influent n\u00eb t\u00eb. Nuk i takon atij t\u00eb ankohet p\u00ebr vetveten.<\/p>\n<p>T\u00eb v\u00ebrtetat e tij edhe pse nuk nisen nga shkaqet reale, por nga nj\u00eb kontekst personal meritojn\u00eb v\u00ebmendje dhe me to nj\u00eb dit\u00eb, jo larg\u00a0 PD duhet te p\u00ebrballet. Lulzim Basha duhet te p\u00ebrballet. As kjo parti e as ai si kryetar i saj nuk duhet te ken\u00eb tabu p\u00ebr t\u00eb zgjidhur kriza apo p\u00ebr t\u00eb risjell\u00eb at\u00eb n\u00eb pushtet. PD dhe Basha nuk mund t\u00eb sillen sikur s\u2019ka ndodhur asgj\u00eb, sikur gjith\u00e7ka mbulohet me rutine. Nj\u00eb projekt i ri q\u00eb bazohet n\u00eb ide dhe jo n\u00eb persona duhet gjithsesi pa i ikur nevoj\u00ebs p\u00ebr personalitete t\u00eb forta e kart\u00eb morale. PD e ka jetike t\u00eb p\u00ebrmbyll\u00eb tranzicionin e saj dhe t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb form\u00eb bashkohor\u00eb n\u00eb qellim e n\u00eb form\u00eb.<\/p>\n<p>Por kjo nuk mund t\u00eb ndodhe si produkt i nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb merr shkas nga \u201cNon gratta\u201d amerikane.\u00a0 Nj\u00eb kategori tjeter jan\u00eb demokratet p\u00ebr t\u00eb cilet \u00ebsht\u00eb kontribuar pa fund,\u00a0 ishte e shumt\u00eb q\u00eb PD ka prodhuar nder vite. Ndon\u00ebse shum\u00eb prej tyre kan\u00eb\u00a0 koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb\u00a0 gjat\u00eb n\u00eb politike, n\u00eb poste ekzekutive e politike prej faktit q\u00eb sot nuk jan\u00eb bashkojn\u00eb zem\u00ebrimin e tyre me at\u00eb t\u00eb Sali Berishes me parim t\u00eb dal\u00eb ku t\u00eb dal\u00eb po Basha t\u00eb ik\u00eb. P\u00ebr arsye\u00a0 t\u00eb antropologjis\u00eb kulturore Shqip\u00ebria prodhon \u201cpersonalitete\u201d pa fund. Secili e sheh veten t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, e t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm, kontributor, hamshor,\u00a0 mendimtar , shtetar e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka rend\u00ebsi p\u00ebr ta n\u00eb e kan\u00eb filluar karrier\u00ebn 40 e tani jan\u00eb 70, n\u00eb e kan\u00eb filluar 30 e sot jan\u00eb 60 prap\u00eb duan t\u00eb jen\u00eb pa fund. Pa dyshim q\u00eb PD ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb aleanc\u00eb brezash por jo q\u00eb nj\u00eb brez t\u00eb shtyp\u00eb pafund\u00ebsisht nj\u00eb tjeter. N\u00ebse ke q\u00ebn\u00eb per 20 vjet deputet e minist\u00ebr, drejtor e shef\u00a0 duke patur kulme e r\u00ebnie, vler\u00ebsime n\u00eb fitore e rrol n\u00eb humbje tek e fundit edhe mund t\u00eb rrish m\u00ebnjane. K\u00ebtu nuk po p\u00ebrfshijm\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb korruptuar imazhin e PD me korrupsionin e n\u00ebnshtrimin e tyre komik q\u00eb mban \u00ebnde ere. Po bie dakord me k\u00ebdo p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si hyhet e dilet nga politika ajo nuk duhet t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb turravrap veteshkat\u00ebrrues sekush duhet t\u00eb ndalet pak si\u00e7 thot\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb \u201cprej burrnis\u00eb e jo prej tutes\u201d ! Sali Berisha do duhej t\u00eb ishte i pari prej statusit\u00a0 intelektual, politik\u00a0 e historik ! Por edhe n\u00ebse se b\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb fundi i botes, Shqip\u00ebria n\u00eb \u00e7do rast do t\u00eb ket\u00eb Opozite dhe ajo do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sintoni me SHBA-t\u00eb !\/Panorama.al<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA AGRON GJEKMARKAJ Prej jav\u00ebsh Sali Berisha i cenuar n\u00eb interesa personale, i\u00a0 udh\u00ebhequr nga\u00a0 zem\u00ebrimi i tij i ka dh\u00ebn\u00eb\u00a0 jet\u00eb \u201cFoltores\u201d e cila e flet p\u00ebr bashkim me gjuhen e p\u00ebr\u00e7arjes dhe b\u00ebn analiz\u00eb me hanxharin e fyerjeve n\u00eb dor\u00eb. Lideri historik dhe personaliteti kryesor i PD \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt me SHBA-t\u00eb, i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":183072,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,1454],"tags":[5593,1086,4848],"class_list":{"0":"post-214191","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-politike","12":"tag-agron-gjekmarkaj","13":"tag-lajme-zjarr-tv","14":"tag-sali-berisha"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/214191","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=214191"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/214191\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/183072"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=214191"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=214191"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=214191"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}