{
    "id": 216076,
    "date": "2021-11-04T18:37:58",
    "date_gmt": "2021-11-04T17:37:58",
    "guid": {
        "rendered": "https:\/\/zjarr.tv\/?p=216076"
    },
    "modified": "2021-11-04T18:37:58",
    "modified_gmt": "2021-11-04T17:37:58",
    "slug": "kushtetuesja-legjitimoi-zgjedhjet-e-30-qershorit-taulant-balla-u-mbyll-perfundimisht-nje-histori-e-gjate-lojerash-te-partive-me-popullin-askush-me-kurre-nuk-mund",
    "status": "publish",
    "type": "post",
    "link": "http:\/\/zjarr.tv\/en\/kushtetuesja-legjitimoi-zgjedhjet-e-30-qershorit-taulant-balla-u-mbyll-perfundimisht-nje-histori-e-gjate-lojerash-te-partive-me-popullin-askush-me-kurre-nuk-mund\/",
    "title": {
        "rendered": "\u2018Kushtetuesja\u2019 legjitimoi zgjedhjet e 30 qershorit\/ Taulant Balla: U mbyll p\u00ebrfundimisht nj\u00eb histori e gjat\u00eb loj\u00ebrash t\u00eb partive me popullin! Askush m\u00eb kurr\u00eb nuk mund\u2026"
    },
    "content": {
        "rendered": "<p>Kryetari i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Taulant Balla ka p\u00ebrsh\u00ebndetur vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila konsideron si t\u00eb ligjshme zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku opozita nuk mori pjes\u00eb.<\/p>\n<p>Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook, Balla thot\u00eb se me k\u00ebt\u00eb vendim u mbyll p\u00ebrfundimisht nj\u00eb histori e gjat\u00eb loj\u00ebrash t\u00eb partive me popullin. Sipas tij, tashm\u00eb askush m\u00eb kurr\u00eb nuk mund t\u00eb tentoje t\u2019ia marr\u00eb popullit sovranitetin p\u00ebr interesa t\u00eb ul\u00ebta dhe hesape t\u00eb turpshme politike.<\/p>\n<p>\u201cMbajtja e zgjedhjeve n\u00eb dat\u00ebn e p\u00ebrcaktuar nga Kushtetuta, ishte nj\u00eb merit\u00eb e t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb cilat Ligji themelor dhe ligjet e tjera ngarkojn\u00eb me organizimin e zgjedhjeve. Natyrsh\u00ebm Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ka nj\u00eb merit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse mori p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e duhura me q\u00ebndrimin e prer\u00eb n\u00eb respekt t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb\u201d, shkruan Balla.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb i Taulant Ball\u00ebs<\/p>\n<p>Si Kryetar i Grupit Parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, p\u00ebrsh\u00ebndes vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila \u00e7ertifikoi plot\u00ebsisht ligjshm\u00ebrin\u00eb e Zgjedhjeve Vendore t\u00eb 30 Qershorit 2019.<\/p>\n<p>30 Qershori 2019 u \u00e7ertifikua si dita e mesimit historik se fjala sovran nuk eshte nje fjale boshe dhe askush me kurre s\u2019mund te tentoje t\u2019ia marre popullit sovranitetin per interesa te uleta dhe hesape te turpshme politike.<\/p>\n<p>30 Qershori 2019 ishte dita e njerezve te zakonshem, qe pavaresisht votojne apo nuk votojne, respektojne te drejten e tyre themelore per te zgjedhur dhe kurre nuk mund te detyrohen nga askush te heqin dore nga kjo e drejte. Ato zgjedhje vendos\u00ebn perfundimisht popullin mbi partite dhe per te mbyllur perfundimisht nje histori te gjate lojrash te partive me popullin.<\/p>\n<p>Mbajtja e zgjedhjeve n\u00eb dat\u00ebn e p\u00ebrcaktuar nga Kushtetuta, ishte nj\u00eb merit\u00eb e t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb cilat Ligji themelor dhe ligjet e tjera ngarkojn\u00eb me organizimin e zgjedhjeve. Natyrsh\u00ebm Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ka nj\u00eb merit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse mori p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e duhura me q\u00ebndrimin e prer\u00eb n\u00eb respekt t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>GJYKATA KUSHTETUESE RREZOI KERKESEN E SHOQATES SE BASHKIVE<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese ka rr\u00ebzuar sot k\u00ebrkes\u00ebn e Shoqat\u00ebs s\u00eb Bashkive, e cila k\u00ebrkonte shpalljen e pavlefshme t\u00eb zgjedhjeve lokale t\u00eb 30 qershorit 2019.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e publikuar ne faqen zyrtare,  kjo gjykat\u00eb thekson se vendimi u mor pasi d\u00ebgjoi pal\u00ebt n\u00eb gjykimin kushtetues dhe mori n\u00eb shqyrtim opinionin \u2018amicus curiae\u2019 t\u00eb Komisionit t\u00eb Venecies.<\/p>\n<p>\u201cVendimi p\u00ebrfundimtar do t\u00eb shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore t\u00eb parashikuara nga ligji nr. 8577, dat\u00eb 10.02.2000 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, i ndryshuar\u201d, thuhet ne njoftim.<\/p>",
        "protected": false
    },
    "excerpt": {
        "rendered": "<p>Kryetari i grupit parlamentar t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, Taulant Balla ka p\u00ebrsh\u00ebndetur vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila konsideron si t\u00eb ligjshme zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ku opozita nuk mori pjes\u00eb. Me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook, Balla thot\u00eb se me k\u00ebt\u00eb vendim u mbyll p\u00ebrfundimisht nj\u00eb histori e gjat\u00eb loj\u00ebrash t\u00eb partive me [&hellip;]<\/p>",
        "protected": false
    },
    "author": 2031,
    "featured_media": 164207,
    "comment_status": "closed",
    "ping_status": "closed",
    "sticky": false,
    "template": "",
    "format": "standard",
    "meta": {
        "footnotes": ""
    },
    "categories": [
        241,
        231,
        235
    ],
    "tags": [],
    "class_list": {
        "0": "post-216076",
        "1": "post",
        "2": "type-post",
        "3": "status-publish",
        "4": "format-standard",
        "5": "has-post-thumbnail",
        "7": "category-aktualitet",
        "8": "category-lajme",
        "9": "category-vendi"
    },
    "_links": {
        "self": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216076",
                "targetHints": {
                    "allow": [
                        "GET"
                    ]
                }
            }
        ],
        "collection": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"
            }
        ],
        "about": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"
            }
        ],
        "author": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"
            }
        ],
        "replies": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=216076"
            }
        ],
        "version-history": [
            {
                "count": 0,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216076\/revisions"
            }
        ],
        "wp:featuredmedia": [
            {
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/164207"
            }
        ],
        "wp:attachment": [
            {
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=216076"
            }
        ],
        "wp:term": [
            {
                "taxonomy": "category",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=216076"
            },
            {
                "taxonomy": "post_tag",
                "embeddable": true,
                "href": "https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=216076"
            }
        ],
        "curies": [
            {
                "name": "wp",
                "href": "https:\/\/api.w.org\/{rel}",
                "templated": true
            }
        ]
    }
}