{"id":216267,"date":"2021-11-05T17:09:33","date_gmt":"2021-11-05T16:09:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=216267"},"modified":"2021-11-05T17:09:33","modified_gmt":"2021-11-05T16:09:33","slug":"shperthen-artan-fuga-vendimi-i-gjykates-kushtetuese-per-zgjedhjet-lokale-vrau-shpresen-se-ne-vendin-tone-do-te-kete-nje-drejtesi-normale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shperthen-artan-fuga-vendimi-i-gjykates-kushtetuese-per-zgjedhjet-lokale-vrau-shpresen-se-ne-vendin-tone-do-te-kete-nje-drejtesi-normale\/","title":{"rendered":"Shp\u00ebrthen Artan Fuga: Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr zgjedhjet lokale, vrau shpres\u00ebn se n\u00eb vendin ton\u00eb do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb drejt\u00ebsi normale"},"content":{"rendered":"<p>Duket se vendimi i Gjykates Kushtetuese q\u00eb la n\u00eb fuqi zgjedhjet nj\u00eb partiake t\u00eb 30 qeshurit t\u00eb Vitit 2019, nuk i ka p\u00eblqyer aspak akademikut t\u00eb njohur Artan Fuga.<\/p>\n<p>Fuga p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook, listen 4 arsye pse k\u00ebto zgjedhje nuk ishin legjitime dhe e mbyll duke deklaruar se ky vendim e vret shpres\u00ebn se n\u00eb vendin ton\u00eb, do t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Postimi i plote:<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte nj\u00eb turp kushtetues!<\/p>\n<p>Duket se Gjykata Kushtetuese po shkon drejt shpalljes legjitime t\u00eb zgjedhjeve p\u00ebr pushtetin lokal t\u00eb 30 qershorit.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr komente lidhur me k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>E para, at\u00ebhere ajo duhet t\u00eb shpall\u00eb antikushtetues edhe dekretin e Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs q\u00eb shpallte nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr zgjedhjet. Pra duhet t\u00eb marr\u00eb n\u00eb shqyrtim edhe dekretin e dyt\u00eb presidencial.<\/p>\n<p>E dyta, at\u00ebhere duhet t\u00eb shpalli si akt antikushtetues dhe antiligjior faktin q\u00eb opozita, pra partia demokratike n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nuk iu dha mund\u00ebsi zgjedh\u00ebsve demlokrat\u00eb t\u00eb votonin kandidat\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>E treta, Gjykata Kushtetuese formalisht, por formalisht ama, ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb i shpall zgjedhjet legjitime. <\/p>\n<p>Ikja e partis\u00eb demokratike dhe e aleat\u00ebve t\u00eb saj nga procesi elektoral ishte nj\u00eb \u00e7menduri politike, nj\u00eb braktisje e elektoratit demokrat, nj\u00eb falje n\u00eb tavolin\u00eb kryeministrit i t\u00eb gjitha bashkive t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb u b\u00eb shkaku q\u00eb ai t\u00eb fitoj\u00eb edhe mandatin e tret\u00eb. Ishta nj\u00eb tradh\u00ebti e sh\u00ebmtuar e interesave t\u00eb elektoratit .<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, Gjykata Kushtetuese sigurisht mund t\u2019i shpalli zgjedhjet formalisht t\u00eb ligjshme sepse opozit\u00ebs nuk ja ka fajin njeri q\u00eb nuk hyri n\u00eb zgjedhje. Por, kaq nuk mjafton. Sepse n\u00eb raport me qytetarin ato zgjedhje ishin nj\u00eb pu\u00e7 antikushtetues sepse qytetar\u00ebve nuk iu dha mund\u00ebsia t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr kandidat\u00eb alternativ\u00eb. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr faj t\u00eb kujt. U shkel\u00ebn parimet m\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb kushtetut\u00ebs q\u00eb jan\u00eb zgjedhjet e lira. Si mund t\u00eb quhen ato t\u00eb lira, kur qytetari ishte i \u201clir\u00eb\u201d t\u00eb votonte vet\u00ebm kandidat\u00ebt e shumic\u00ebs? Si mund t\u00eb quhen legjitime kur elektorati i abandonoi ato zgjedhje sepse ishin krejt antikushtetuese?<\/p>\n<p>N\u00ebse ato zgjedhje Gjykata Kushtetuese i quan t\u00eb ligjshme at\u00ebhere mos shpresoni kurr\u00eb m\u00eb se drejt\u00ebsia shqiptare nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb vihet n\u00eb shinat e ligjit dhe t\u00eb kushtetut\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duket se vendimi i Gjykates Kushtetuese q\u00eb la n\u00eb fuqi zgjedhjet nj\u00eb partiake t\u00eb 30 qeshurit t\u00eb Vitit 2019, nuk i ka p\u00eblqyer aspak akademikut t\u00eb njohur Artan Fuga. Fuga p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook, listen 4 arsye pse k\u00ebto zgjedhje nuk ishin legjitime dhe e mbyll duke deklaruar se ky vendim e vret shpres\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2031,"featured_media":216272,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[5561,312,458],"class_list":{"0":"post-216267","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi","10":"tag-fuga","11":"tag-lajme","12":"tag-zjarrtv"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216267","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2031"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=216267"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216267\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/216272"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=216267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=216267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=216267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}