{"id":216651,"date":"2021-11-07T15:17:41","date_gmt":"2021-11-07T14:17:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=216651"},"modified":"2021-11-07T15:17:41","modified_gmt":"2021-11-07T14:17:41","slug":"regjimet-autoritare-ballkani-i-hapur-dhe-doktrina-e-presidentit-biden","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/regjimet-autoritare-ballkani-i-hapur-dhe-doktrina-e-presidentit-biden\/","title":{"rendered":"Regjimet autoritare, Ballkani i Hapur dhe Doktrina e Presidentit Biden"},"content":{"rendered":"<p>Ballkani Per\u00ebndimor po p\u00ebrjeton afrimin e nj\u00eb klime tensioni, q\u00eb mund ta kthej\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon n\u00eb nj\u00eb destabilitet t\u00eb plot\u00eb. Disa dekada pas procesit t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb dhe zgjidhjes s\u00eb problemeve nacionale nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, nacionalizmi i ri serb po rikthehet p\u00ebr t\u00eb vendosur balanca t\u00eb reja n\u00eb Balkan, nga ku Serbia do t\u00eb ndjehet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb \u00ebin-\u00ebin (fituese n\u00eb t\u00eb gjitha rastet). Vet\u00eb Presidenti Vu\u00e7i\u00e7 deklaron pengesat dhe sfidat e Serbis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb re: S\u00eb pari, Serbia duhet t\u00eb marr\u00eb rolin q\u00eb i takon si fuqia kryesore ekonomike e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00ebp\u00ebrmjet iniciativave, si Ballkani i Hapur.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Serbia duhet t\u00eb organizoj\u00eb \u2018Bot\u00ebn Serbe\u2019 dhe t\u00eb mbroj\u00eb interesat e saj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb Serbia po i rikthehet ides\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb Madhe duke kritikuar Per\u00ebndimin se \u2018vet\u00ebm kombit serb nuk i lejohet e drejta e vet\u00ebvendosjes\u2019, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje zhvillimeve separatiste q\u00eb po ndodhin n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegonin\u00eb. S\u00eb treti, Serbia mendon se n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb hapur Kutia e Pandor\u00ebs nga Per\u00ebndimi dhe q\u00eb kur kjo e fundit ka njohur Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs cdo p\u00ebrpjekje nacionaliste e Serbis\u00eb \u00ebsht\u00eb e justifikuar.<\/p>\n<p>Pra, shkaku i destabilitetit vjen nga k\u00ebrkesat nacionaliste t\u00eb regjimit t\u00eb Beogradit, i cili p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb u pa me simpati nga Bashkimi Europian dhe Per\u00ebndimi si pjes\u00eb e ardhshme e komunitetit t\u00eb tyre. U tolerua nga BE p\u00ebr hir t\u00eb stabilitetit, u tolerua nga Gjermania me pragmatizmin e saj p\u00ebr tregje investimi, u tolerua nga SHBA nga presioni i grupimeve lobiste q\u00eb k\u00ebrkonin t\u00eb realizonin skenar\u00ebt serb\u00eb duke paraqitur nj\u00eb fasad\u00eb impresive p\u00ebr politik\u00ebn amerikane. Dhe k\u00ebto forca lobiste nuk ishin organizata t\u00eb thjeshta por nj\u00eb makineri propagandistike e paguar, q\u00eb fillonte nga ish-kryeministra t\u00eb vendeve per\u00ebndimore e duke p\u00ebrfunduar tek organizata me ndikim direkt n\u00eb vendim-marrjen e pushtetit.<\/p>\n<p>Garancia e politik\u00ebs s\u00eb re serbe \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb disa faktor\u00eb: S\u00eb pari, n\u00eb mb\u00ebshtetjen e Rusis\u00eb si fuqi bot\u00ebrore, q\u00eb ka interesa t\u00eb shprehura p\u00ebr Ballkanin dhe p\u00ebrkrah Serbin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konfiguracion t\u00eb ri gjeopolitik t\u00eb Ballkanit. Interesat maksimale t\u00eb saj p\u00ebrfshijn\u00eb rritjen e influencave ruse, prishjen e arkitektur\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb dhe shtrirjen e NATO-s si dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb Adriatik. S\u00eb dyti, p\u00ebrkeq\u00ebsimi i statusit demokratik t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit, mosfunksionimi i shtetit ligjor dhe krijimi i regjimeve autoritare, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb prirura t\u00eb mbrojn\u00eb interesat e tyre oligarkike p\u00ebrpara interesave t\u00eb popullit. Regjimet oligarkike ndihmohen t\u00eb mbijetojn\u00eb me skenar\u00eb dhe situata destabilizuese.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, euroskepticizmi i BE-s\u00eb dhe mungesa e nj\u00eb veprimi konkret politik p\u00ebr t\u00eb avancuar integrimin e rajonit n\u00eb Bashkimin Europian. S\u00eb kat\u00ebrti, lindja e nacionalizmave t\u00eb rinj identitar\u00eb brenda demokracive per\u00ebndimore.\u00a0 Pavar\u00ebsisht d\u00ebshirave tona p\u00ebr ta par\u00eb Serbin\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Per\u00ebndimit, Serbia gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po shket nga rruga europiane per\u00ebndimore dhe po merr fizionomin\u00eb e nj\u00eb shteti satelit t\u00eb Rusis\u00eb dhe pse jo edhe t\u00eb Kin\u00ebs. Investimet e m\u00ebdha kineze, armatimet e shumta t\u00eb Rusis\u00eb si dhe investimet n\u00eb energji, infrastruktur\u00eb dhe informacion, futja n\u00eb Unionin Euro-Aziatik etj., tregojn\u00eb se ajo p\u00ebrpara se t\u00eb jet\u00eb subjekt i orientimit per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor p\u00ebr ta prishur k\u00ebt\u00eb perspektiv\u00eb n\u00eb rajon. Inisiativat e saj p\u00ebr ndarjen e kufijve si dhe Ballkani i Hapur jan\u00eb pjes\u00eb e strategjis\u00eb s\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb realizuar dominimin serb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe p\u00ebr t\u00eb \u00e7\u2019orientuar perspektiv\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb rajonit. Realizimi i k\u00ebtyre iniciativave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me mjesht\u00ebri duke i paraqitur si zgjidhje alternative dhe jo p\u00ebrjashtuese, duke manipuluar me p\u00ebrdorimin e elementeve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb karrierist\u00eb dhe delirant\u00eb ballkanik, dhe pretenduar se k\u00ebto iniciativa respektojn\u00eb vlerat dhe parimet per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Sot Ballkani Per\u00ebndimor ndodhet p\u00ebrpara nj\u00eb krize t\u00eb re destabilizimi me paradoksin e madh midis miopis\u00eb dhe mos-veprimit t\u00eb per\u00ebndimit n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb plot\u00ebsisht europiane nga nj\u00ebra an\u00eb, dhe revanshizmit t\u00eb nacionalizmit serbo-rus q\u00eb duan t\u00eb shtrijn\u00eb influencat e tyre nga ana tjet\u00ebr. Realiteti tregon se n\u00eb pritje t\u00eb Godos\u00eb p\u00ebr nacionalist\u00ebt e rinj serb\u00eb ti bashkohen Europ\u00ebs dhe per\u00ebndimit, po p\u00ebrjetojm\u00eb situata shqet\u00ebsuese n\u00eb Mal t\u00eb Zi, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb dhe s\u00eb fundmi n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Konkluzioni: rritje t\u00eb prirjeve nacionaliste n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar nacionalizmin e ri serb, p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb moment ekuilibri, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb veprimi i garantuesve t\u00eb stabilitetit n\u00eb rajon \u00ebsht\u00eb i vonuar dhe i keqp\u00ebrdorur nga lobist\u00ebt, q\u00eb vet\u00eb lider\u00ebt e Ballkanit i p\u00ebrdorin p\u00ebr t\u00eb ruajtur pushtetin dhe parat\u00eb e tyre. Kriza n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb me demonstrim ushtrie, n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr t\u00eb prishur orientimin per\u00ebndimor jan\u00eb arenat ku realizohet kjo strategji. Dodik nuk \u00ebsht\u00eb shkaku, por \u00ebsht\u00eb individi-mjet p\u00ebr t\u00eb realizuar skem\u00ebn, q\u00eb vjen nga Beogradi.<\/p>\n<p>Prandaj Per\u00ebndimi dhe zoti Eskobar p\u00ebrpara se t\u00eb merren me Dodik &amp;Co., t\u00eb merren me inisiativat destabilizuese t\u00eb Vucic &amp; Co. duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe Ballkanin e Hapur, inisiator\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve (Rama dhe Vu\u00e7i\u00e7) nuk kan\u00eb statur\u00ebn e elementeve p\u00ebrfaq\u00ebsues dhe stabilizues. Rasti i koalicionit t\u00eb ri n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, kur partit\u00eb shqiptare votojn\u00eb sipas interesave t\u00eb tyre, tregon se influenca e Ram\u00ebs n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare \u00ebsht\u00eb inekzistente, sidomos n\u00eb k\u00ebto momente kur Zaev i duhej p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb iniciativ\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mund\u00ebsi e vetme mund ta shp\u00ebtoj\u00eb Ballkanin nga mund\u00ebsit\u00eb e konfliktit. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb Doktrina e Presidentit Biden, q\u00eb e p\u00ebrcakton shekullin ton\u00eb si shekulli i luft\u00ebs s\u00eb \u2018demokracis\u00eb kund\u00ebr autoritarizmit\u2019. Ky vizion i qart\u00eb i Presidentit Biden \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtimi p\u00ebr Ballkanin p\u00ebr ndryshimin e regjimeve dhe rivendosjen e institucioneve demokratike e shtetit ligjor. Realizmi dhe pragmatizmi n\u00eb Politik\u00ebn e Jashtme, q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb administrat\u00ebs vazhdon t\u00eb zbatohet p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e momentit, duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb zbatimin e Doktrin\u00ebs s\u00eb re Biden, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtim jo vet\u00ebm p\u00ebr Ballkanin por edhe p\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn e civilizuar. Nacionalizmi serb nuk pengohet duke i plot\u00ebsuar k\u00ebrkesat e tij por duke luftuar fenomenin p\u00ebr rrezikun q\u00eb paraqet. Nacionalizmi dhe autokracia k\u00ebrkojn\u00eb ta largojn\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor nga e ardhmja e tij per\u00ebndimore. Ne nuk duhet ta lejojm\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ballkani Per\u00ebndimor po p\u00ebrjeton afrimin e nj\u00eb klime tensioni, q\u00eb mund ta kthej\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon n\u00eb nj\u00eb destabilitet t\u00eb plot\u00eb. Disa dekada pas procesit t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb dhe zgjidhjes s\u00eb problemeve nacionale nga vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, nacionalizmi i ri serb po rikthehet p\u00ebr t\u00eb vendosur balanca t\u00eb reja n\u00eb Balkan, nga ku Serbia [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":216655,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[451],"class_list":{"0":"post-216651","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"tag-lajme-zjarr"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216651","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=216651"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216651\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/216655"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=216651"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=216651"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=216651"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}