{"id":216732,"date":"2021-11-07T18:33:14","date_gmt":"2021-11-07T17:33:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=216732"},"modified":"2021-11-07T18:33:14","modified_gmt":"2021-11-07T17:33:14","slug":"shkembimi-i-garancive-per-pushtet-mes-rames-dhe-vucic","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shkembimi-i-garancive-per-pushtet-mes-rames-dhe-vucic\/","title":{"rendered":"Shk\u00ebmbimi i garancive p\u00ebr pushtet mes Ram\u00ebs dhe Vu\u00e7i\u00e7"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga ENTON ALIBEKAJ<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Maqedonia e p\u00ebrfaq\u00ebsuar me Z\u00ebvend\u00ebs-Kryeministrin, e gjymtoi m\u00eb keq takimin e tre mosketier\u00ebve t\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur, q\u00eb ka lindur p\u00ebrgjysm\u00eb. Nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke shfryt\u00ebzuar vizit\u00ebn zyrtar\u00eb t\u00eb kryeministrit malazez Krivokapic, Vu\u00e7i\u00e7 tentoi ta kandiste si pjes\u00ebmar\u00ebs n\u00eb Samitin e gjymtuar. Ashtu si b\u00ebnin me q\u00ebndrimet e Bashkimit Europian, u munduan t\u00eb manipulonin si pro iniciativ\u00ebs s\u00eb Novi Sadit edhe prezenc\u00ebn e Krivokapic dhe nj\u00ebsoj u p\u00ebrg\u00ebnjeshtruan. Pastaj Albin Kurti q\u00eb e risqaroi arsyen e mosprezenc\u00ebs: \u201cnism\u00eb pa vision\u201d. Nuk mund t\u00eb realizohet bashk\u00ebpunimi ballkanik pa BE brenda dhe nuk mund n\u00ebse vendet e Balllkanit Per\u00ebndimor nuk trajtohen t\u00eb barabarta, sipas zyr\u00ebs s\u00eb Kurtit.<\/p>\n<p>Q\u00eb kur u themelua n\u00eb Novi Sad, dy vjet m\u00eb par\u00eb, q\u00ebllimi ishte tek pabarazia, ve\u00e7an\u00ebrisht mes shqiptar\u00ebve. Vu\u00e7i\u00e7, q\u00eb nuk mund ta trajtoj\u00eb Kosov\u00ebn si t\u00eb barabart\u00eb, i dha Edi Ram\u00ebs primatin e shqiptar\u00ebve, i dha statusin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb kombit q\u00eb do t\u00eb udh\u00ebhiqte procesin e bashk\u00ebpunimit me Serbin\u00eb, pa pengesat q\u00eb krijon Kosova. Dhe Rama e mori seriozisht, e quajti nj\u00eb titull t\u00eb merituar, i k\u00ebrkoi Hashim Tha\u00e7it ta ndiqte dhe e sulmoi kur ai nuk i shkoi mbrapa, pastaj me Albinin e par\u00eb, pastaj me Avdullah Hotin, tani prap\u00eb me Albinin, Edi Rama, po k\u00ebrkon konfirmimin e primatit, q\u00eb i fali presidenti serb, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar marr\u00ebdh\u00ebniet me shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nxjerr Edi Ram\u00ebn si p\u00ebrfaqesues t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrsa e nxit t\u00eb flas\u00eb hapur kund\u00ebr lider\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Vu\u00e7i\u00e7 fiton n\u00eb sy t\u00eb per\u00ebndimit statusin e bashk\u00ebpunuesit dhe paq\u00ebsorit, dhe sigurisht, at\u00eb t\u00eb liderit t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebr stabilitetin rajonal. T\u00eb dy ata i falin nj\u00ebri-tjetrin, statusin e liderit t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshem p\u00ebr paqen, q\u00eb nuk duhen prekur p\u00ebr arsye dyt\u00ebsore, si demokracia, zgjedhjet e lira dhe mir\u00ebqeverisja, pasi largimi i tyre sjell konfliktin.<\/p>\n<p>Pa statusin e liderit Rajonal, q\u00eb ka shk\u00ebmbyer me Vu\u00e7i\u00e7, Rama do shkaktonte shum\u00eb probleme kur ironizon integrimin e Malit t\u00eb Zi n\u00eb BE, apo frik\u00ebn e Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs nga Serbia. Sigurisht q\u00eb me Kosov\u00ebn do sillet nj\u00ebsoj, derisa t\u2019i njihet primati.<\/p>\n<p>Lirit\u00eb e njer\u00ebzve, mallrave, kapitaleve dhe sh\u00ebrbimeve, mir\u00ebqenia e qytetar\u00ebve, rritja e GDP-s\u00eb, jan\u00eb oferta t\u00eb parefuzuesh\u00ebme. Bashk\u00ebpunimi Rajonal \u00ebsht\u00eb nevoj\u00eb e pakund\u00ebrshtueshme. P\u00ebr biznesmen\u00ebt, p\u00ebr student\u00ebt, p\u00ebr bujqit p\u00ebr shumic\u00ebn e qytetar\u00ebve, shk\u00ebmbi i pushtetit politik dhe stabilokracia q\u00eb po legjitimohet edhe nga SHBA, ndoshta nuk do kishte asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, n\u00ebse do t\u00eb sillte t\u00eb mirat q\u00eb premtohen n\u00eb \u00e7do konferenc\u00eb shtypi. Sot ata dol\u00ebn p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se po e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit. Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebr biznesmen\u00ebt serb\u00eb q\u00eb nisen nga Beogradi dhe kalojn\u00eb 4 \u2013 5 kontrolle deri n\u00eb Durr\u00ebs dhe Rama p\u00ebr bujqit q\u00eb duan t\u00eb shesin n\u00ebp\u00ebr ballkan pa u prishur produktet n\u00ebp\u00ebr dogana.<\/p>\n<p>Presidenti i Serbis\u00eb madje e shprehu hapur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb me Maqedonin\u00eb p\u00ebr moszbatimin e marr\u00ebveshjes, duke konstatuar se nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb, se duhet nj\u00eb k\u00ebshill q\u00eb do t\u00eb kontrolloj\u00eb zbatimin e marr\u00ebveshjeve, nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr ecurin\u00eb, listat e gjelbra p\u00ebr bizneset, l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb t\u00eb huajve dhe gjith\u00e7ka q\u00eb Procesi i Berlinit e ofron nd\u00ebrsa Bashkimi Europian e ka.<\/p>\n<p>Duke d\u00ebshtuar n\u00eb nxitim e sip\u00ebr, Rama dhe Vu\u00e7i\u00e7 kuptojn\u00eb se duhet t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb insitucione t\u00eb reja. K\u00ebshilli i Atlantikut, menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb mb\u00ebshtetjes amerikane p\u00ebr Ballkanin e Hapur, ishte n\u00eb Beograd p\u00ebr asistenc\u00eb teknike. N\u00eb fakt ajo q\u00eb po mundohet t\u00eb krijojn\u00eb dhe po d\u00ebshtojn\u00eb, \u00ebsht\u00eb Procesi i Berlinit, miniatura e Bashkimit Europian, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb e gatshme por nuk ka gjetur mb\u00ebshtetje tek thelemuesit e minishengenit.<\/p>\n<p>\u201cVonesat n\u00eb Procesin e Berlinit po na b\u00ebn karikatur\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Europian\u201d, p\u00ebrs\u00ebriti Rama tez\u00ebn sipas t\u00eb cil\u00ebs BE po pengohet nga nacionalizmi i vendeve an\u00ebtare. K\u00ebt\u00eb justifikim e p\u00ebrdor kur refuzohet nga K\u00ebshilli Europian, prej 7 vjet\u00ebsh q\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb hap drejt integrimit, por edhe p\u00ebr t\u00eb ikur nga Procesi i Berlinit drejt Ballkanit t\u00eb Hapur. N\u00ebse nacionalizmi i vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE \u00ebsht\u00eb penges\u00eb p\u00ebr vendim-marrjet brenda bllokut, nacionalizmi i vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb rrezik lufte.<\/p>\n<p>Nacionalist\u00ebve n\u00eb Maqedoni, u mjaftuan zgjedhjet lokale p\u00ebr ta gjymtuar Ballkanin e Hapur, nes\u00ebr n\u00eb Serbi mund t\u00eb ndodh\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb. Garancia q\u00eb bashk\u00ebpunimi do t\u00eb vazhdoj\u00eb do t\u00eb bjer\u00eb me nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje. Kur kjo t\u00eb ndodh\u00eb, askush nuk do g\u00ebzoj\u00eb q\u00eb Edi Ram\u00ebs i ran\u00eb argumentet, por d\u00ebmi ekonomik mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Procesi i Berlinit p\u00ebrve\u00e7se garanton bashk\u00ebpunimin e plot\u00eb dhe t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb vendeve, p\u00ebrve\u00e7se garanton edhe mbrojtjen e ekonomive t\u00eb secilit vend nga ekspansioni, n\u00ebp\u00ebrmjet marr\u00ebveshjeve dypal\u00ebshe dhe investimeve nga fondet e BE, garanton mbi t\u00eb gjitha vazhdim\u00ebsin\u00eb e procesit, pavar\u00ebsisht nga rezultatet e zgjedhjeve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pasqyr\u00eb, Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb iniciativ\u00eb e p\u00ebrkohshme q\u00eb do t\u00eb zgjas\u00eb sa jeta politike e Vu\u00e7i\u00e7 dhe Ram\u00ebs, nj\u00eb shk\u00ebmbim garancish p\u00ebr pushtetin e nj\u00ebri-tjetrit, q\u00eb k\u00ebta t\u00eb dy i depozitojn\u00eb n\u00eb zyrat e Europ\u00ebs dhe Amerik\u00ebs.<strong>\/dosja.al<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga ENTON ALIBEKAJ Maqedonia e p\u00ebrfaq\u00ebsuar me Z\u00ebvend\u00ebs-Kryeministrin, e gjymtoi m\u00eb keq takimin e tre mosketier\u00ebve t\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur, q\u00eb ka lindur p\u00ebrgjysm\u00eb. Nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb, duke shfryt\u00ebzuar vizit\u00ebn zyrtar\u00eb t\u00eb kryeministrit malazez Krivokapic, Vu\u00e7i\u00e7 tentoi ta kandiste si pjes\u00ebmar\u00ebs n\u00eb Samitin e gjymtuar. Ashtu si b\u00ebnin me q\u00ebndrimet e Bashkimit Europian, u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":216733,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,3366,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-216732","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-koment","10":"category-kryesore","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216732","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=216732"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/216732\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/216733"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=216732"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=216732"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=216732"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}