{"id":217344,"date":"2021-11-10T15:57:28","date_gmt":"2021-11-10T14:57:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=217344"},"modified":"2021-11-10T15:57:28","modified_gmt":"2021-11-10T14:57:28","slug":"cfare-do-te-ndodhe-me-marredheniet-shba-pd-nese-sali-berisha-behet-serish-kryetar-yuri-kim-i-jep-fund-dyshimeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/cfare-do-te-ndodhe-me-marredheniet-shba-pd-nese-sali-berisha-behet-serish-kryetar-yuri-kim-i-jep-fund-dyshimeve\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me marr\u00ebdh\u00ebniet SHBA-PD n\u00ebse Sali Berisha b\u00ebhet serish kryetar? Yuri Kim i jep fund dyshimeve"},"content":{"rendered":"<p>Ambasadorja amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri, Yuri Kim deklaroi p\u00ebr gazetaren Anila Hoxha n\u00eb Top Channel se shpallja \u201cnon grata\u201d ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjar\u00ebt e tij nga SHBA-t\u00eb u mb\u00ebshtet vet\u00ebm n\u00eb fakte, duke theksuar se nj\u00eb vendim i till\u00eb erdhi p\u00ebrmes nj\u00eb procesi shum\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb shqyrtimit t\u00eb gjith\u00eb informacionit. Zonja Kim shpjegon n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb se kur dikush p\u00ebrcaktohet nga Sekretari i Shtetit p\u00ebr korrupsion madhor, zakonisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dukshme. Ajo tregon se kur vendimi arrin n\u00eb tryez\u00ebn e tij, pavar\u00ebsisht se kush \u00ebsht\u00eb personi i shpallur non grata, bindja \u00ebsht\u00eb 100 p\u00ebr qind e sigurt. Duke folur p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb n\u00ebse persona t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri mund t\u00eb shpallen non grata nga SHBA-t\u00eb, ambasadorja amerikane thot\u00eb se do t\u00eb vazhdohet t\u00eb tregohen me gisht t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb korrupsion dhe q\u00eb minojn\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p>E pyetur nga gazetarja Hoxha se \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e SHBA-s\u00eb me PD-n\u00eb, n\u00ebse ish-kryeministri Sali Berisha merr drejtimin e saj, znj.Kim theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do angazhohen me ask\u00ebnd q\u00eb \u00ebsht\u00eb shpallur \u201cnon grata\u201d nag Sekretari i Shtetit, duke theksuar m\u00eb tej se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb p\u00ebr mbar\u00eb bot\u00ebn dhe nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me individ\u00ebt. Ajo tha se SHBA-t\u00eb nuk do ta braktisin Shqip\u00ebrin\u00eb, jo vet\u00ebm nga fakti se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e gjat\u00eb, por edhe pse Shtetet e Bashkuara kan\u00eb investuar s\u00eb tep\u00ebrmi dhe qeveria amerikane kujdeset sigurisht q\u00eb mos ta l\u00ebr\u00eb m\u00ebnjan\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Top Channel:\u00a0Zonja Ambasadore, n\u00eb k\u00ebt\u00eb 30-vjetor t\u00eb rivendosjes s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve Shqip\u00ebri-SHBA, a jeni e k\u00ebnaqur me nivelin e tyre?<\/p>\n<p>Ambasadorja Yuri Kim:\u00a0Jam shum\u00eb e k\u00ebnaqur me nivelin e marr\u00ebdh\u00ebnies SHBA-Shqip\u00ebri. Mendoj se gj\u00ebja e mrekullueshme \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka potencial t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe si\u00e7 e dini, kemi punuar shum\u00eb fort p\u00ebr t\u00eb rritur nivelin e bashk\u00ebpunimit ton\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb, mbrojtjen dhe biznesin. Dhe mendoj se kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb vitet e fundit. Mendoj se ajo q\u00eb duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbajm\u00eb fokusin tek e ardhmja. Ndaj, kur shikoj se \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur vitet e ardhshme, jam shum\u00eb shpres\u00ebplot\u00eb p\u00ebr 30 vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar p\u00ebrpara k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie, p\u00ebrtej deklarimeve p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike t\u00eb tyre?<\/p>\n<p>Ambasadorja Yuri Kim:\u00a0Mendoj se \u00ebsht\u00eb pyetje me shum\u00eb vend. Mendoj se veprimet flasin shum\u00eb m\u00eb fort se fjal\u00ebt dhe ndaj na keni par\u00eb vitet e fundit\u00a0 t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrmarrim veprime t\u00eb v\u00ebrteta. N\u00eb lidhje me demokracin\u00eb, k\u00ebtu e kemi fjal\u00ebn p\u00ebr forcimin e institucioneve t\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb cilat p\u00ebrfshijn\u00eb reform\u00ebn e gjyq\u00ebsorit. Disa nga institucionet q\u00eb nuk funksiononin plot\u00ebsisht tani po funksionojn\u00eb dhe po fillojm\u00eb t\u00eb shohim disa rezultate n\u00eb drejtim t\u00eb demokracis\u00eb. N\u00eb lidhje me mbrojtjen, e pat\u00eb m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb vit q\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe Shqip\u00ebria, s\u00eb bashku me disa aleat\u00eb dhe partner\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, zhvilluan st\u00ebrvitjen m\u00eb t\u00eb madhe, shum\u00ebkomb\u00ebshe, drejtuar nga SHBA ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb histori, me pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtyre st\u00ebrvitjeve t\u00eb organizuara n\u00eb Shqip\u00ebri. Ndaj jemi shum\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe presim me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb mb\u00ebshtetemi tek kjo arritje p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb. N\u00eb frontin e biznesit, kemi pasur disa zhvillime shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha k\u00ebtu, p\u00ebrfshi perspektiv\u00ebn e nj\u00eb hidrocentrali t\u00eb madh nd\u00ebrtuar nga nj\u00eb kompani amerikane n\u00eb Skavic\u00eb dhe pastaj, mund\u00ebsisht, nj\u00eb projekt shtes\u00eb energjie n\u00eb Vlor\u00eb. P\u00ebrtej k\u00ebsaj, ka edhe m\u00eb shum\u00eb shenja p\u00ebr investime nga SHBA n\u00eb Shqip\u00ebri. Sigurisht q\u00eb ka nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb nga bizneset amerikane q\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por ajo q\u00eb na nevojitet v\u00ebrtet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb akuzuar. Rregullat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qarta. Proceset duhet t\u00eb jen\u00eb transparente dhe t\u00eb drejta. Dhe n\u00ebse ka mosmarr\u00ebveshje kontrate, kur kompanit\u00eb amerikane t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb, ato kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb din\u00eb q\u00eb gjykatat jan\u00eb t\u00eb pastra, q\u00eb vendimet jan\u00eb logjike, dhe q\u00eb gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb korruptuar. K\u00ebshtu t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb SHBA p\u00ebr t\u2019i \u00e7uar p\u00ebrpara k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie?<\/p>\n<p>Ambasadorja Yuri Kim: Mendoj se do t\u00eb shikoni shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr angazhim nga Uashingtoni dhe kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb do t\u00eb keni m\u00eb shum\u00eb vizitor\u00eb k\u00ebtu, si\u00e7 pat\u00eb jav\u00ebn e kaluar dhe pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb; do t\u00eb keni m\u00eb shum\u00eb gjeneral\u00eb q\u00eb do t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb shohin vendin dhe t\u00eb ken\u00eb diskutime me homolog\u00ebt e tyre k\u00ebtu. Shpresoj q\u00eb vizitat do t\u00eb zhvillohen edhe n\u00eb drejtimin tjet\u00ebr. P\u00ebrtej k\u00ebsaj, do t\u00eb doja t\u00eb sillnim m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb biznesit amerikan k\u00ebtu, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb. Si\u00e7 e dini, pak muaj m\u00eb par\u00eb isha n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb Dib\u00ebr dhe e dini q\u00eb shkoj n\u00eb jug n\u00eb Vlor\u00eb dhe Fier. Do t\u00eb doja q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto vende t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr bizneset amerikane. \u00cbsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ne, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ju. Duam m\u00eb shum\u00eb vende pune, duam m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb fitojn\u00eb para, por p\u00ebrs\u00ebris, kjo do k\u00ebrkoj\u00eb disa vendime t\u00eb forta p\u00ebr pastrimin e gjykatave dhe largimin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve t\u00eb korruptuar nga gjykatat. Si e shikoni rolin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb rajon dhe jo vet\u00ebm n\u00eb kuadrin e nism\u00ebs Ballkani i Hapur?<\/p>\n<p>Ambasadorja Yuri Kim:\u00a0Roli i Shqip\u00ebris\u00eb po rritet. N\u00eb rajon, jemi shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur t\u00eb mb\u00ebshtesim Ballkanin e Hapur dhe nisma t\u00eb tjera rajonale q\u00eb rrisin nd\u00ebrveprimin midis t\u00eb gjith\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe \u00e7el\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebto nisma duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr t\u00eb gjashta vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor. Do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ne vazhdojm\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtesim fort integrimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE dhe do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb. Besojm\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria i ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kushtet dhe se duhet t\u00eb zhvillohet Konferenca Nd\u00ebr-Qeveritare p\u00ebrpara fundit t\u00eb vitit. Do t\u00eb shtyjm\u00eb fort p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Roli i Shqip\u00ebris\u00eb shtrihet p\u00ebrtej rajonit dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim i ri. Me t\u00eb ardhur 1 janari 2022, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e saj, Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, organi m\u00eb i lart\u00eb i k\u00ebsaj organizate nd\u00ebrkomb\u00ebtare. K\u00ebshtu, Shqip\u00ebria do t\u00eb ulet p\u00ebrkrah Shteteve t\u00eb Bashkuara, Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar, Kin\u00ebs, Rusis\u00eb. Pra, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb e madhe dhe ne presim me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb punojm\u00eb edhe m\u00eb ngusht\u00eb me Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje anemban\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>A mendoni se roli i SHBA b\u00ebhet edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sot p\u00ebr rajonin duke qen\u00eb se BE nuk po kap\u00ebrcen dot pengesat e brendshme p\u00ebr ta \u00e7uar p\u00ebrpara integrimin e rajonit? Si e shpjegoni q\u00eb n\u00eb kushtet kur pale t\u00eb treta jo aq miq\u00ebsore, BE prap\u00eb nuk \u00e7on p\u00ebrpara interesat strategjike t\u00eb saj dhe t\u00eb rajonit?<\/p>\n<p>Ambasadorja Yuri Kim:\u00a0Mendoj se Shtetet e Bashkuara vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb interes t\u00eb fort\u00eb k\u00ebtu. N\u00eb \u00e7astet kur ka qen\u00eb m\u00eb e domosdoshme, p\u00ebr shembull gjat\u00eb viteve 1990, Shtetet e Bashkuara kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb q\u00eb interesi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb rajon t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe nj\u00eb Europ\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb, e plot\u00eb, dhe n\u00eb paqe me veten dhe mendoj se do t\u00eb shikoni q\u00eb Shtetet e Bashkuara do t\u00eb angazhohen m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb. N\u00eb fakt, sot, Z\u00ebvend\u00ebs-Ndihm\u00ebs Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar \u00ebsht\u00eb n\u00eb rajon, duke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb Bosnje, dhe besoj se shum\u00eb shpejt do t\u00eb vij\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij n\u00eb Glasgo\u00eb n\u00eb COP26, ku Presidenti i SHBA b\u00ebri zotime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, Kryeministri Edi Rama k\u00ebrkoi q\u00eb vendet e m\u00ebdha t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb sepse jan\u00eb edhe ndot\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. A jeni dakord? Ambasadorja Yuri Kim: Do t\u2019i shikoni Shtetet e Bashkuara t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse p\u00ebr ndryshimet klimatike. Mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse q\u00eb i D\u00ebrguari i Posa\u00e7\u00ebm yni p\u00ebr Ndryshimet Klimatike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ish-Sekretar Shteti, John Kerry. Kjo tregon se e kemi shum\u00eb seriozisht p\u00ebr ndryshimet klimatike dhe e pranojm\u00eb si ekonomia m\u00eb e madhe e bot\u00ebs, dhe si vendi m\u00eb me ndikim n\u00eb bot\u00eb, kemi nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb posa\u00e7me, ndaj do t\u00eb vazhdoni t\u00eb na shihni t\u00eb udh\u00ebheqim. Shqip\u00ebria dhe SHBA po \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb projekt madhor si Skavica si dhe ai i gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm n\u00eb Portin e Vlor\u00ebs. A do t\u00eb keni projekte t\u00eb tjera?<\/p>\n<p>Ambasadorja Yuri Kim:\u00a0Ashtu besoj por, p\u00ebrs\u00ebris, duhet q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb josh\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera. Do doja shum\u00eb t\u00eb mjaftonte q\u00eb n\u00ebse ambasadori amerikan thot\u00eb \u2018duhet t\u00eb vini\u2019 dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb vijn\u00eb. Nuk mjafton. Bizneset marrin vendime bazuar tek risku dhe p\u00ebrfitimi. Prandaj, nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb shohin bizneset n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb gjendja e gjykatave, gjendja e t\u00eb drejtave t\u00eb pronave, dhe se sa t\u00eb thjeshta dhe t\u00eb qarta jan\u00eb procedurat. Prandaj ne nxisim kaq fort nga ana e ambasad\u00ebs amerikane p\u00ebr zgjidhjen e t\u00eb drejtave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb dhe mendoj se do t\u00eb jet\u00eb sfida m\u00eb e madhe ligjore dhe politike q\u00eb ky vend do t\u00eb duhet t\u00eb trajtoj\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb normalizohet. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb vend normal, ku njer\u00ebz normal\u00eb dhe vende normale dhe kompani normale t\u00eb ndihen rehat t\u00eb vijn\u00eb dhe t\u00eb thon\u00eb, \u201ce dini, do t\u2019i investojm\u00eb k\u00ebtu parat\u00eb.\u201d Ndaj ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fokus par\u00ebsor p\u00ebr ne tani.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb na thoni di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr vizit\u00ebn e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kongresit t\u00eb SHBA q\u00eb sapo jan\u00eb larguar? Nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i tyre, nga t\u00eb dyja partit\u00eb kryesore n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>Ambasadorja Yuri Kim:\u00a0Po, e dini, an\u00ebtar\u00ebt e Kongresit udh\u00ebtojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb hera her\u00ebs p\u00ebr t\u00eb par\u00eb me syt\u00eb e tyre situat\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb biseduar me udh\u00ebheq\u00ebs. Dje, kishim kat\u00ebr an\u00ebtar\u00eb, tri ishin nga Dhoma e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve, nj\u00eb demokrat dhe dy republikan\u00eb, dhe pastaj edhe nj\u00eb senatore, republikane. Jam krenare p\u00ebr faktin q\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsit amerikan\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb punojn\u00eb bashk\u00eb p\u00ebrtej p\u00ebrkat\u00ebsive partiake kur vjen fjala tek politika e jashtme dhe \u00e7\u00ebshtje t\u00eb interesit komb\u00ebtar, jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ngrihen mbi politikat partiake dhe t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb gjejn\u00eb pika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Ka disa arsye pse erdh\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri. Arsyeja m\u00eb imediate ishte se kishin d\u00ebgjuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po b\u00ebnin qeveria shqiptare dhe populli Shqiptar p\u00ebr t\u00eb strehuar afgan\u00ebt n\u00eb rrezik. Mendoj se u mrekulluan kur d\u00ebgjuan historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, tradit\u00ebn tuaj t\u00eb mikpritjes, por edhe tradit\u00ebn p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb kur e k\u00ebrkojn\u00eb. Dhe erdh\u00ebn, vizituam disa nga afgan\u00ebt q\u00eb jan\u00eb evakuuar. Pat\u00ebn nj\u00eb diskutim t\u00eb gjat\u00eb. M\u00eb pas, pat\u00ebn takime zyrtare me Kryeministrin Rama dhe me Kryetarin e Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha. Diskutimet ishin shum\u00eb t\u00eb frytshme; nuk jemi n\u00eb nj\u00eb mendje p\u00ebr gjith\u00e7ka, por besoj se e dim\u00eb q\u00eb kjo marr\u00ebdh\u00ebnie ka kaq shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar dhe se bashk\u00ebpunimi yn\u00eb me qeverin\u00eb \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, por edhe z\u00ebri i opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe i nevojsh\u00ebm n\u00eb demokraci.<\/p>\n<p>SHBA kan\u00eb pasur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me thuajse t\u00eb gjitha qeverit\u00eb shqiptare t\u00eb partive t\u00eb ndryshme, PD dhe PS. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Sekretari i Shtetit ka deklaruar ish-Kryeministrin Sali Berisha non-grata, nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor i ngusht\u00eb juaji. Si e shpjegoni?<\/p>\n<p>Ambasadorja Yuri Kim: Ne shohim faktet dhe nuk shohim partin\u00eb politike t\u00eb dikujt. E di q\u00eb ka disa teori konspirative sikur kjo v\u00eb n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr nj\u00eb krah apo tjetrin. Do vija n\u00eb dukje q\u00eb deri m\u00eb sot jan\u00eb kat\u00ebr persona q\u00eb jan\u00eb shpallur nga Sekretari i Shtetit, besoj nga 2018. Dhe shumica e tyre nuk jan\u00eb me Partin\u00eb Demokratike, pra, partia s\u2019ka fare t\u00eb b\u00ebj\u00eb me k\u00ebt\u00eb. Ne shohim faktet; e gjitha kalon n\u00eb nj\u00eb proces shum\u00ebvje\u00e7ar zakonisht, ku shqyrtojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb informacionin. Vendimmarr\u00ebsit b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb pyetje dhe n\u00eb \u00e7astin kur vendimi arrin n\u00eb tryez\u00ebn e Sekretarit t\u00eb Shtetit, pavar\u00ebsisht kush \u00ebsht\u00eb, ne jemi 100 p\u00ebrqind t\u00eb sigurt. Dhe fakti \u00ebsht\u00eb po ashtu q\u00eb kur dikush shpallet, dhe nuk flas vet\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb; shikoni edhe t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb Shtetet e Bashkuara kan\u00eb shpallur n\u00eb bot\u00eb; n\u00eb at\u00eb list\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb askush q\u00eb njer\u00ebzit e shohin shpalljen dhe mendojn\u00eb: kjo qenka mister. Nuk \u00ebsht\u00eb mister. Faktet jan\u00eb p\u00ebrpara syve. Ndaj ne jemi shum\u00eb t\u00eb bindur me shpalljet tona dhe duhet t\u2019ju them q\u00eb Presidenti Biden e ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebrmes disa prej Urdhrave Ekzekutiv\u00eb t\u00eb tij dhe nj\u00eb Proklamate Presidenciale n\u00eb qershor q\u00eb, p\u00ebr Shtetet e Bashkuara, korrupsioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me sigurin\u00eb komb\u00ebtare. Duam q\u00eb partner\u00ebt dhe aleat\u00ebt tan\u00eb si Shqip\u00ebria t\u00eb jen\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe t\u00eb sigurt, t\u00eb jen\u00eb demokraci t\u00eb v\u00ebrteta. Korrupsioni \u00ebsht\u00eb penges\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ndaj, n\u00ebse pyetja tjet\u00ebr e juaja do t\u00eb jet\u00eb \u201cA do ket\u00eb shpallje t\u00eb tjera?\u201d, t\u00eb shohim, besoj se do t\u00eb ket\u00eb dhe ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb tregojm\u00eb me gisht ata q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb korrupsion, ata q\u00eb minojn\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, t\u00eb cilin e konsiderojm\u00eb mik t\u00eb ngusht\u00eb. Nuk do t\u2019ju braktisim. Kemi b\u00ebr\u00eb rrug\u00eb tep\u00ebr t\u00eb gjat\u00eb. Shtetet e Bashkuara kan\u00eb investuar s\u00eb tep\u00ebrmi dhe Qeveria Amerikane kujdeset aq sa t\u00eb mos ta l\u00ebr\u00eb m\u00ebnjan\u00eb k\u00ebt\u00eb<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadorja amerikane n\u00eb Shqip\u00ebri, Yuri Kim deklaroi p\u00ebr gazetaren Anila Hoxha n\u00eb Top Channel se shpallja \u201cnon grata\u201d ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjar\u00ebt e tij nga SHBA-t\u00eb u mb\u00ebshtet vet\u00ebm n\u00eb fakte, duke theksuar se nj\u00eb vendim i till\u00eb erdhi p\u00ebrmes nj\u00eb procesi shum\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb shqyrtimit t\u00eb gjith\u00eb informacionit. Zonja Kim shpjegon n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":203750,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,5176],"tags":[451],"class_list":{"0":"post-217344","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politik","11":"tag-lajme-zjarr"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/217344","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=217344"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/217344\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/203750"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=217344"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=217344"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=217344"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}