{"id":218021,"date":"2021-11-13T17:52:58","date_gmt":"2021-11-13T16:52:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=218021"},"modified":"2021-11-13T17:52:58","modified_gmt":"2021-11-13T16:52:58","slug":"te-beme-me-kompani-jepu-leket-bujqve-brace-akuza-biznesmenit-ahmeti-turp","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/te-beme-me-kompani-jepu-leket-bujqve-brace-akuza-biznesmenit-ahmeti-turp\/","title":{"rendered":"\u201cT\u00eb b\u00ebm\u00eb me kompani, jepu lek\u00ebt bujqve\u201d, Bra\u00e7e akuza biznesmenit, Ahmeti: Turp\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri Erion Bra\u00e7e dhe deputeti i Partis\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur sot n\u00eb distanc\u00eb me nj\u00eb biznesmen q\u00eb ka aktivitetin e tij t\u00eb eksportit t\u00eb produkteve bujq\u00ebsore n\u00eb Lushnj\u00eb. Pasi biznesmeni Ejup Ahmeti, pronar i pik\u00ebs s\u00eb eksporteve \u201cDONI Fruits\u201d n\u00eb Lushnj\u00eb u fotografua n\u00eb protest\u00ebn q\u00eb mbajt\u00ebn fermer\u00ebt nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb vendin e quajtur \u201cRotondo e Plugut\u201d, n\u00eb Lushnj\u00eb, p\u00ebr Paket\u00ebn Fiskale 2022, Bra\u00e7e ka vendosur t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb postim p\u00ebr Ahmetajn.<\/p>\n<p>Krah fotos s\u00eb pronarit t\u00eb pik\u00ebs s\u00eb eksporteve, Bra\u00e7e shkruan se Ahmetaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrfituesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj nga TVSH-ja p\u00ebr bujqit, \u00e7mimet si dhe kompanin\u00eb ia ka b\u00ebr\u00eb qeveria. Ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri e pyet biznesmenin se \u00e7far\u00eb po k\u00ebrkon m\u00ebshum\u00eb nga kjo qeveri dhe se sa para ka p\u00ebr t\u2019ju dh\u00ebn\u00eb bujqve p\u00ebr mallin q\u00eb u ka bler\u00eb e sa ua ka vonuar.<\/p>\n<p><em>\u00a0\u201cEJUPI, EDI, CMIMET, PAGESAT DHE PROTESTA E KETYRE! Ky qe shihni ne foto eshte EJUPI I \u201cDONI FRUITS\u201d! Ejupi dhe Edi-ekonomisti i tij jane si mishi me thoin; Njeri-Ejupi eshte bere keto dite zeri i eksportuesve te produkteve bujqesore, Tjetri-Edi (ekonomisti i tij) eshte bere zeri i bujqve!!!!!!!!!!!<\/em><em style=\"font-weight: inherit;\">\u00a0Se si mund te jene bashke edhe ai qe ja zhyt bujqve me cmime, edhe ai qe duhet te mbroj bujqit nga cmimet e te parit, zor ta marresh me mend; Por ja, jane! Ejupi ka piken me te madhe te eksporteve ne\u00a0<a href=\"https:\/\/www.instagram.com\/explore\/tags\/lushnje\/\">#Lushnje<\/a>, ja beri\u00a0<a href=\"https:\/\/www.instagram.com\/explore\/tags\/qeveria\/\">#Qeveria<\/a>-kjo qeveri (afer 100 milion leke te reja, plus rrugen nga FSHZH, plus linje te dedikuar per energjine nga OSHEE, plus linje te dedikuar uji nga UK Lushnje); Ejupi eshte nje nga perfituesit me te medhenj nga Tvsh per bujkun (sipas shifrave nga tatimet); Ejupi eshte nje nga perfituesit me te medhenj nga cmimet dhe trajektorja e tyre (sipas shifrave nga doganat). Kam dy pyetje per Ejupin dhe Edin-ekonomistin e tij: E para; A KE TI EJUP PARA PA JU DHENE BUJQVE, SA ESHTE VLERA, SA MUAJ VONESE JANE KETO PARA PER MALLIN E BLERE NGA BUJQIT? E DYTA, CFARE DO ME SHUME NGA KJO QEVERI TI EJUP?\u201d- <\/em>shkruan Bra\u00e7e.<\/p>\n<p>Vet\u00eb biznesmeni nuk ka q\u00ebndruar n\u00eb heshtje. N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Facebook, ai i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur Bra\u00e7es me disa video nga kompania e tij teksa shkruan se i gjith\u00eb nd\u00ebrtimi n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb fal\u00eb kontributit t\u00eb familjes s\u00eb tij, Ahmeti. Referuar pyetjeve t\u00eb b\u00ebra nga brace, Ahmeti shkruan se Doni Fruits nga viti 2013 ka b\u00ebr\u00eb mbi 60 milion euro exporte, ka mbi 2500 fermer\u00eb t\u00eb kontraktuar, mbi 16 mij\u00eb persona q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb direkt e indirekt nga kompania n\u00eb fjal\u00eb, mbi 8 milion euro investimi i projektit n\u00eb Lushnje por 900 mij\u00eb euro \u00ebsht\u00eb e mbeshtetur nga Qeveria Shqiptare, sakt\u00ebsisht AZHBR, si dhe ka dh\u00ebn\u00eb mbi 100 milion lek\u00eb donacione p\u00ebr spitale publike, aktivitete sportive, t\u00ebrmet e permbytjet n\u00eb Shkod\u00ebr. E nd\u00ebrsa deputetin socialist, Ahmeti e konsideron spekulues p\u00ebr shkak t\u00eb interesave personale.<\/p>\n<p>Edhe pas k\u00ebsaj p\u00ebrgjigjeje, Bra\u00e7e nuk ka hequr dor\u00eb nga akuzat. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr postim, krah fotos s\u00eb Ahmetit, ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri e akuzon biznesmenin se ka para p\u00ebr tu dh\u00ebn\u00eb bujqve p\u00ebr produktet q\u00eb u ka marr\u00eb dhe nuk ua ka shlyer ende. Socialisti e konsideron viktimizim p\u00ebrgjigjen e sip\u00ebrmarr\u00ebsit dhe n\u00eb statusin q\u00eb i k\u00ebrkon llogari p\u00ebrmend edhe nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb cil\u00ebn si\u00e7 duket ai e p\u00ebrdor aktualisht, BMV SERIA 7. Brace shton se t\u00eb mos paguash per mallin q\u00eb blen, t\u00eb nd\u00ebrtosh nj\u00eb skem\u00eb shantazhi p\u00ebr bujq q\u00eb presin t\u00eb marrin lek\u00ebt e mallit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb krim penal duke hedhur akuza t\u00eb forta mbi Ahmetin. Deri m\u00eb tani, biznesmeni nuk ka replikuar n\u00eb lidhje me kund\u00ebrp\u00ebrgjigjen e Bra\u00e7es.<\/p>\n<p>Fermer\u00ebt bashk\u00eb me Ahmetin protestuan gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme kund\u00ebr paket\u00ebs fiskale q\u00eb ka prezantuar qeveria p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm, duke pretenduar se ndihma ndaj tyre \u00ebsht\u00eb inekzistente. Ata kan\u00eb paralajm\u00ebruar se do t\u00eb rikthehen s\u00ebrish n\u00eb protesta.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri Erion Bra\u00e7e dhe deputeti i Partis\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur sot n\u00eb distanc\u00eb me nj\u00eb biznesmen q\u00eb ka aktivitetin e tij t\u00eb eksportit t\u00eb produkteve bujq\u00ebsore n\u00eb Lushnj\u00eb. Pasi biznesmeni Ejup Ahmeti, pronar i pik\u00ebs s\u00eb eksporteve \u201cDONI Fruits\u201d n\u00eb Lushnj\u00eb u fotografua n\u00eb protest\u00ebn q\u00eb mbajt\u00ebn fermer\u00ebt nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb vendin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":218022,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-218021","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/218021","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=218021"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/218021\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/218022"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=218021"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=218021"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=218021"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}