{"id":218103,"date":"2021-11-14T13:26:07","date_gmt":"2021-11-14T12:26:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=218103"},"modified":"2021-11-14T13:26:07","modified_gmt":"2021-11-14T12:26:07","slug":"premtohen-poste-per-firmat-gjekmarkaj-ben-deklaraten-e-forte-u-thone-se-do-i-bejne-kryebashkiake-eshte-e-turpshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/premtohen-poste-per-firmat-gjekmarkaj-ben-deklaraten-e-forte-u-thone-se-do-i-bejne-kryebashkiake-eshte-e-turpshme\/","title":{"rendered":"\u201cPremtohen poste p\u00ebr firmat\u201d, Gjekmarkaj b\u00ebn deklarat\u00ebn e fort\u00eb: U thon\u00eb se do i b\u00ebjn\u00eb kryebashkiak\u00eb, \u00ebsht\u00eb e turpshme!"},"content":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb tha situata partiake nuk duhet t\u00eb personalizohet mes individ\u00ebve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pasi kjo nuk ishte di\u00e7ka e mir\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera ai tha se cikli politik i Berish\u00ebs si fitues kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb 2013 dhe sa i p\u00ebrket mbledhjes s\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb PD tha se delegat\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kishin firmosur p\u00ebr thirrjen u ishin premtuar poste publike si kryetar\u00eb bashkish apo si deputet\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb firm\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga intervista:<\/strong><\/p>\n<p>Agron Gjekmarkaj: Un\u00eb di cilat kan\u00eb qen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes Bash\u00ebs dhe Berish\u00ebs. Un\u00eb Sali Berish\u00ebn e kam takuar 3 apo 4 her\u00eb gjithsej. Por \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se kur n\u00eb nj\u00eb parti politike marr\u00ebdh\u00ebniet personalizohen, nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebniet duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb transparente. S\u2019duhet t\u00eb jet\u00eb ky shqet\u00ebsimi, por duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa kaq. Ku po shkon PD nga ky konflikt.<\/p>\n<p><strong>A ka bes\u00ebprerje nga Basha p\u00ebr Berish\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Agron Gjekmarkaj: Nuk e di cilat kan\u00eb qen\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb e Berish\u00ebs. Sali Berisha e kishte kryer ciklin e tij politik si fitues, e n\u00eb 2013 ai humbi. Ai ka q\u00ebndruar 8 vite n\u00eb politik\u00eb m\u00eb pas e ka qen\u00eb mentori i zotit Basha. Ka qen\u00eb i udh\u00ebs q\u00eb Berisha t\u00eb t\u00ebrhiqej. Basha ka qen\u00eb n\u00ebn hije. Un\u00eb s\u2019e p\u00ebrjashtoj Amerik\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim nuk gjej bes\u00ebprereje, n\u00eb kuptimin e aktit q\u00eb mori.<\/p>\n<p><strong>Po shkruajn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr firmat, por nj\u00eb pyetje \u00ebsht\u00eb si mund t\u2019i jap\u00ebsh firmat n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb strukture personave q\u00eb nuk besojn\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Agron Gjekmarkaj: Po, sepse duhet besuar struktur\u00ebs. Koleg\u00ebt e mi i thon\u00eb zotit Basha pse ti fyen zotin Berisha, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky i fundit e fyen t\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn. Berisha ka shprehur at\u00eb q\u00eb mendon, por duhet t\u00eb vendosi strukturat. E n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ndeshesh me to, e jo t\u00eb fshihesh nga frika se ata nuk e pranojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7do t\u00eb ndodh\u00eb me 11 dhjetor?<\/strong><\/p>\n<p>Agron Gjekmarkaj: N\u00eb trajtat q\u00eb po merr, PD i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb d\u00ebm i madh dhe njeriu m\u00eb i g\u00ebzuar \u00ebsht\u00eb kryeministri. Sado serioz t\u00eb jemi ne, sado t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb reagojm\u00eb, v\u00ebmendja \u00ebsht\u00eb kthyer te c\u00ebshtja e brendshme e PD. Por nga pik\u00ebpamja e gj\u00ebs\u00eb n\u00eb vetvete, mua m\u00eb duket se kjo do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb miting, marshim, i cili i fryn konfliktit me SHBA dhe nuk ndihmon n\u00eb paq\u00ebsimin e shpirtrave t\u00eb PD. Kush do t\u00eb jet\u00eb fituesi kryesor? Do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr\u00e7arja.<\/p>\n<p><strong>Si e shihni PD n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt?<\/strong><\/p>\n<p>Agron Gjekmarkaj: PD do t\u00eb dal\u00eb nga kjo kriz\u00eb. Un\u00eb jam partizan i rind\u00ebrtimit t\u00eb PD, e kam hedhur k\u00ebt\u00eb tez\u00eb q\u00eb n\u00eb korrik, e kam mb\u00ebshtetur zotin Marku n\u00eb tez\u00ebn e tij. PD ka jetike, por jo n\u00eb shenj\u00ebn e konfliktit, duhet t\u00eb rikthehet gara n\u00eb \u00e7do nivel, s\u2019duhet t\u00eb ket\u00eb em\u00ebrime. Nuk duhet t\u00eb jet\u00eb e personalizuar PD. Un\u00eb dua nj\u00eb parti ku p\u00ebrfshihen elitat, q\u00eb ka mendim, t\u00eb jet\u00eb parti bashk\u00ebkohore t\u00eb josh\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb vij n\u00eb pushtet. Ka njer\u00ebz me vlera PD, por jo mjaftuesh\u00ebm sa meriton.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb thoshte nj\u00eb PD me n\u00eb krye Sali Berish\u00ebn e po k\u00ebshtu pretendimi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb s\u00ebrish kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Agron Gjekmarkaj: \u00cbsht\u00eb k\u00ebrkuar iluzioni sikur do t\u00eb b\u00ebhet kuvendi me dat\u00eb 11 dhe me 12 do t\u00eb rr\u00ebzohet Edi Rama. Shum\u00eb personave i jan\u00eb premtuar poste, p\u00ebr kryetar bashkish e t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb firmosur formular\u00ebt, \u00ebsht\u00eb e turpshme, kjo nuk \u00ebsht\u00eb rruga e duhur. PD \u00ebsht\u00eb partia kryesore e opozitarizmit n\u00eb Shqip\u00ebri dhe do e kaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb moment. Un\u00eb e thash\u00eb, q\u00eb Berisha ka konsumuar fazat e veta n\u00eb politik\u00eb, ka pasur suksese, ka pasur fatalitete si askush tjet\u00ebr. Nuk mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb ai modeli. E shkuara nuk duhet t\u00eb jet\u00eb e ardhmja. Berisha mund t\u00eb ishte nj\u00eb k\u00ebshilltar shum\u00eb i mir\u00eb. Ai ka zgjedhur konfrontimit. Ai ka ide, energji, por ka mbyllur t\u00eb gjitha fazat me fitore e me humbje, e thjesht p\u00ebrs\u00ebrit vetveten.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse fiton foltorja a i q\u00ebndroni deklaratave t\u00eb tua?<\/strong><\/p>\n<p>Agron Gjekmarkaj: N\u00eb PD kan\u00eb hyr\u00eb e dal\u00eb qindra njer\u00ebz. Un\u00eb jam nj\u00eb individ i ardhur s\u00eb fundmi nga atashimi e nuk marr vendime p\u00ebr PD, por marr vendime p\u00ebr veten. Nj\u00eb PD n\u00eb konflikt me SHBA nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr ask\u00ebnd. I q\u00ebndroj deklarat\u00ebs time. Largohem!<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u2019po ndodh n\u00eb PD?<\/strong><\/p>\n<p>Ish-kryeministri Sali Berisha k\u00ebrkon t\u00eb mbledh\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb Partis\u00eb Demokratike m\u00eb 11 dhjetor. Ai pretendon se ka dor\u00ebzuar 4 mij\u00eb e 200 formular\u00eb me firm\u00eb t\u00eb demokrat\u00ebve, shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se 1 e kat\u00ebrta q\u00eb i nevojitet p\u00ebr t\u00eb thirrur Kuvendin, por Basha nuk e njeh k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb. Edhe pse \u00ebsht\u00eb ftuar nga vet\u00eb Berisha e Kryetari i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar, Edi Paloka, t\u00eb cilit i jan\u00eb besuar formular\u00ebt, Basha nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb verifikime. Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb Demokratike, Gazmnet Bardhi \u00ebsht\u00eb shprehur publikisht se firmat dor\u00ebzohet n\u00eb sekretariatin e partis\u00eb, verifikohen aty e m\u00eb pas n\u00ebse jan\u00eb korrekte thirret Kuvendi. Sipas Bardhit nuk ka Kuvend m\u00eb 11 dhjetor pasi \u00ebsht\u00eb tejkaluar \u00e7do limit kohor dhe n\u00eb selin\u00eb blu s\u2019ka shkuar asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb tha situata partiake nuk duhet t\u00eb personalizohet mes individ\u00ebve t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb pasi kjo nuk ishte di\u00e7ka e mir\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera ai tha se cikli politik i Berish\u00ebs si fitues kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb 2013 dhe sa i p\u00ebrket mbledhjes s\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb PD tha se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":218104,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[451],"class_list":{"0":"post-218103","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"tag-lajme-zjarr"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/218103","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=218103"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/218103\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/218104"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=218103"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=218103"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=218103"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}