{"id":219066,"date":"2021-11-18T18:10:20","date_gmt":"2021-11-18T17:10:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=219066"},"modified":"2021-11-18T18:10:20","modified_gmt":"2021-11-18T17:10:20","slug":"kur-te-gjithe-iu-sulen-une-e-mbrojta-grida-duma-shperthen-ndaj-berishes-kush-i-thote-vetes-burre-shteti-nuk-rri-e-degjon-lincimet-e-ushtareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kur-te-gjithe-iu-sulen-une-e-mbrojta-grida-duma-shperthen-ndaj-berishes-kush-i-thote-vetes-burre-shteti-nuk-rri-e-degjon-lincimet-e-ushtareve\/","title":{"rendered":"\u201cKur t\u00eb gjith\u00eb iu sul\u00ebn, un\u00eb e mbrojta\u201d, Grida Duma \u201cSHP\u00cbRTHEN\u201d ndaj Berish\u00ebs: Kush i thot\u00eb vetes \u201cBURR\u00cb SHTETI\u201d, nuk rri e d\u00ebgjon lin\u00e7imet e ushtar\u00ebve t\u00eb tij, kjo \u00ebsht\u00eb BES\u00cbPRERJE"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja demokrate Grida Duma n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale ka shp\u00ebrthyer ndaj sulmeve q\u00eb Berisha dhe p\u00ebrkrah\u00ebsit e tij b\u00ebjn\u00eb ndaj kryedmeokratit Lulzim Basha. Ajo shprehet se ka qen\u00eb nga t\u00eb vetmet q\u00eb e ka mbrojtur Berish\u00ebn n\u00eb vitin 2013, at\u00ebher\u00eb kuir tradh\u00ebtar\u00ebt e tij dhe p\u00ebrfituesit nga ai prej dhjetra vitesh i dol\u00ebn kund\u00ebr. Deputetja k\u00ebrkon nga Berisha q\u00eb t\u00eb mos i lejoj\u00eb \u201cushtar\u00ebt\u201d e tij t\u00eb sulmojn\u00eb Bash\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cilin deri pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kan\u00eb punuar.<\/p>\n<p><strong><em>Postimi i plot\u00eb:<\/em><\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr Sali Berish\u00ebn dhe p\u00ebrfituesit lin\u00e7ues prej tij, P\u00ebr politik\u00ebn dhe p\u00ebr njer\u00ebzoren, Sot, demokrat\u00ebt jan\u00eb vendosur me pa t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb kund\u00ebr vetes. Se cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit sot p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, vet\u00ebm koha do ta v\u00ebrtetoj\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. Derisa t\u00eb vij\u00eb ajo dit\u00eb do na ndajn\u00eb dy bot\u00eb; ata q\u00eb do p\u00ebrfitojn\u00eb dhe ata q\u00eb e din\u00eb q\u00eb do goditen por q\u00ebndrojn\u00eb q\u00eb demokrat\u00ebt nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb. Pra p\u00ebrfituesit dhe fituesit!<\/p>\n<p>Se si po vepron seicili nga ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, po ashtu kam bindjen q\u00eb koha do ta qartesoj\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. Sa edhe kam bindjen q\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrimet e mia koha do m\u00eb jap\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Bindjen e qart\u00ebsin\u00eb q\u00eb kam sot e kam pasur n\u00eb 2013 kur tradh\u00ebtar\u00ebt e tij, p\u00ebrfituesit nga ai me dhjetra vite madje dhe ata jasht\u00eb tij; ju sul\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb Sali Berish\u00ebs, dhe nuk dilte askush ta mbronte publikisht. As ata q\u00eb ju ndryshoi jeta me breza prej tij, aq m\u00eb pak ata.<\/p>\n<p>E kam mbrojtur un\u00eb! E kjo \u00ebsht\u00eb e dokumentuar, dhe e fiksuar n\u00eb kujtes\u00ebn e demokrat\u00ebve pa asnj\u00eb drit\u00eb hije. E mbroja Sali Berish\u00ebn si figura politike q\u00eb mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e vet dhe u soll si burr\u00eb shteti. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kur e kam mb\u00ebshtetur nuk kam komunikuar me t\u00eb as \u201csi\u201d as \u201cpse\u201d; ishte bindje e imja. Mb\u00ebshtetja ime publike p\u00ebr t\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb arsye q\u00eb un\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj paqe dhe mir\u00ebkuptim nga Sali Berisha, por nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb, q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj prej tij p\u00ebrgjegjshm\u00ebri n\u00eb debatin publik. Mbi t\u00eb gjtiha i takon atij nj\u00eb guxim njer\u00ebzor p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb vet\u00eb gj\u00ebrat e mira apo t\u00eb k\u00ebqija n\u00eb adres\u00eb time apo gjithkujt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Por sot shoh s\u00ebrish skena q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten; shoh se si p\u00ebrpos atyre q\u00eb e kan\u00eb me past\u00ebrti reale pjes\u00ebmarrjen n\u00eb p\u00ebrplasjen e brendshme, ka shum\u00eb nga ata q\u00eb i jan\u00eb sulur e po kacavirren rreth tij, me nuhatje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar s\u00ebrish nga ai. Un\u00eb nuk gjykoj k\u00ebta apo ata aspak! Natyra njer\u00ebzore i ka t\u00eb gjitha! Gjykoj dhe kam nj\u00eb reflektim ndaj Sali Berish\u00eb-s! Gjykoj sepse Sali Berisha, ka mund\u00ebsi q\u00eb me nj\u00eb fjal\u00eb apo gjest, t\u00eb drejtoj\u00eb n\u00eb \u00e7ast, ndjekesit e ata q\u00eb kacavirren t\u00eb pas tij. Kjo sepse p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb ose jo, bashk\u00ebpunimi me t\u00eb, m\u00eb ka m\u00ebsuar t\u00eb kuptoj q\u00eb valenca e tij politike ka ndikim te fort\u00eb tek ata q\u00eb flasin me fjal\u00ebt e tij, ata q\u00eb thon\u00eb ato q\u00eb nuk mund t\u2019i thot\u00eb dot vet\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sot Sali Berisha, m\u00eb e pakta ka detyr\u00eb ta p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebt\u00eb valenc\u00eb, q\u00eb ata q\u00eb sot v\u00ebrtiten rreth tij mos p\u00ebrdorin lin\u00e7imin. Ka detyr\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrdorin lin\u00e7ime personale ndaj njer\u00ebzve, q\u00eb ndoshta sot nuk mendojn\u00eb si ai, por q\u00eb p\u00ebr at\u00eb vet\u00eb, kan\u00eb kontribuar e punuar dhe shum\u00eb madje. Dhe k\u00ebt\u00eb nuk ia drejtoj si k\u00ebrkes\u00eb me p\u00ebrulje, por si nj\u00eb reciprocitet minimal! Dikush q\u00eb i thot\u00eb vetes \u201cburr\u00eb shteti\u201d, pasi mbaron s\u00eb foluri, nuk rri e d\u00ebgjon me endje si lin\u00e7ohen nga ushtar\u00ebt e tij; ata q\u00eb nuk mendojn\u00eb si ai.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nga ato bes\u00ebprerje q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me \u201cburrin e shtetit\u201d. Ai i detyrohet modelit q\u00eb duhet t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb histori dhe faktit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson m\u00eb shum\u00eb se thjesht\u00eb personin e tij individual n\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e demokrat\u00ebve. I detyrohet t\u00eb njer\u00ebzishmes, etik\u00ebs dhe politik\u00ebs q\u00eb e ka shenjuar p\u00ebr mir\u00eb dhe p\u00ebr keq; por q\u00eb duhet ta shenjoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr mir\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb finale p\u00ebr Sali Berish\u00ebn do ishte mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb shihej edhe njeriu tek ai. N\u00eb fakt kjo \u00ebsht\u00eb realisht beteja e tij.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja demokrate Grida Duma n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale ka shp\u00ebrthyer ndaj sulmeve q\u00eb Berisha dhe p\u00ebrkrah\u00ebsit e tij b\u00ebjn\u00eb ndaj kryedmeokratit Lulzim Basha. Ajo shprehet se ka qen\u00eb nga t\u00eb vetmet q\u00eb e ka mbrojtur Berish\u00ebn n\u00eb vitin 2013, at\u00ebher\u00eb kuir tradh\u00ebtar\u00ebt e tij dhe p\u00ebrfituesit nga ai prej dhjetra vitesh i dol\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":219070,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-219066","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219066","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=219066"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219066\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/219070"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=219066"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=219066"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=219066"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}