{"id":219753,"date":"2021-11-23T14:35:49","date_gmt":"2021-11-23T13:35:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=219753"},"modified":"2021-11-23T14:35:49","modified_gmt":"2021-11-23T13:35:49","slug":"partite-fshehen-miliona-euro-shpenzime-per-propagande-elektorale-ne-zgjedhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/partite-fshehen-miliona-euro-shpenzime-per-propagande-elektorale-ne-zgjedhje\/","title":{"rendered":"Partit\u00eb fsheh\u00ebn miliona euro shpenzime p\u00ebr propagand\u00eb elektorale n\u00eb zgjedhje"},"content":{"rendered":"<p><strong>T\u00eb dh\u00ebnat e analizuara nga BIRN tregojn\u00eb se partit\u00eb kryesore politike n\u00eb vend nuk kan\u00eb deklaruar miliona euro t\u00eb shpenzuara p\u00ebr reklama televizive gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 25 prillit.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shkruhet se burimet financiare t\u00eb partive politike si dhe shpenzimet e tyre duhet t\u00eb jen\u00eb \u2018kurdoher\u00eb publike\u2019. Transparenca financiare \u00ebsht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme gjat\u00eb fushatave zgjedhore, koh\u00eb kur nevoja e partive dhe e kandidat\u00ebve p\u00ebr para \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>Kodi Zgjedhor i detyron subjektet q\u00eb garojn\u00eb n\u00eb zgjedhje q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb n\u00eb fund t\u00eb fushat\u00ebs elektorale raporte t\u00eb detajuara p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet n\u00eb\u00a0 KQZ \u2013 i cili ka autoritetin dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb mbikqyr\u00eb, kontrolloj\u00eb dhe t\u00eb auditoj\u00eb fondet e fituara dhe t\u00eb shpenzuara.<\/p>\n<p>KQZ nuk e ka p\u00ebrfunduar ende procesin e kontrollit t\u00eb financave t\u00eb partive politike p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 25 prillit. Megjithat\u00eb, t\u00eb dh\u00ebnat e raporteve financiare t\u00eb analizuara nga BIRN, t\u00eb kryq\u00ebzuara edhe me minutazhin dhe kostot e afishuara t\u00eb spoteve publicitare politike t\u00eb transmetuara gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale, ngren\u00eb dyshime se subjektet dhe kandidat\u00ebt garues kan\u00eb fshehur miliona euro shpenzime.<\/p>\n<p>Sipas ekspert\u00ebve, zgjedhjet e fundit parlamentare nuk jan\u00eb t\u00eb vetmet ku partit\u00eb politike nuk i deklarojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente shpenzimet e kryera gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb parim kushtetues q\u00eb partit\u00eb politike t\u2019i b\u00ebjn\u00eb publike t\u00eb ardhurat dhe shpenzimet, nj\u00eb parim kushtetues t\u00eb cilin n\u00eb Shqip\u00ebri nuk e kan\u00eb zbatuar q\u00eb kur e kan\u00eb miratuar Kushtetut\u00ebn,\u201d tha Afrim Krasqini, drejtor ekzekutiv i Istitutit Plitik n\u00eb Tiran\u00eb. \u201cKontrolli i financave \u00ebsht\u00eb themelor p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb transparenc\u00eb ndaj atyre q\u00eb paguajn\u00eb fushatat elektorale dhe indirekt paguajn\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik n\u00eb Shqip\u00ebri,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit, fushatat zgjedhore parlamentare dhe vendore kan\u00eb ardhur duke u b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shtrenjta. Edhe pse parat\u00eb jan\u00eb nj\u00eb element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i konkurrenc\u00ebs midis partive politike, ato mund t\u00eb kthehen n\u00eb rrezik p\u00ebr demokracin\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese, duke zbehur ndikimin e votuesve n\u00ebp\u00ebrmjet kutis\u00eb se votimit ndaj vendimmarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>Mungesa e transparenc\u00ebs financiare n\u00eb lidhje me parat\u00eb q\u00eb qarkullojn\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb fushate zgjedhore, gjithashtu e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb zgjedhjen e informuar t\u00eb votuesve ndaj ofertave t\u00eb ndryshme politike. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr koment nga BIRN, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim mohoi t\u00eb kishte fshehur shpenzimet e saj elektorale.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha shpenzimet zgjedhore t\u00eb kryera nga subjekti L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim jan\u00eb deklaruar p\u00ebrpara KQZ-s\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me parashikimet ligjore t\u00eb Kodit Zgjedhor dhe akteve n\u00ebnligjore t\u00eb nxjerra n\u00eb zbatim t\u00eb tij,\u201d tha n\u00eb nj\u00eb p\u00ebgjigje me shkrim Endrit Braimllari, sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i LSI-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shpenzimet e partive p\u00ebr reklama TV<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Kodit Zgjedhor, operator\u00ebt radio-televiziv\u00eb jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb zbatojn\u00eb tarifa t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr reklama brenda t\u00eb nj\u00ebjtit segment kohor p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs s\u00eb fushat\u00ebs, tarifa t\u00eb cilat dor\u00ebzohen dhe b\u00ebhen publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb zgjedhjeve parlamentare, radiotelevizionet private komb\u00ebtare dhe satelitore \u2013 Top Channel, TV Klan dhe Vizion Plus, detyrohen q\u00eb gjysm\u00ebn e koh\u00ebs totale t\u00eb reklam\u00ebs t\u2019ua v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion falas subjekteve zgjedhore. Duke analizuar t\u00eb dh\u00ebnat e\u00a0,AMA, p\u00ebr minutazhin e reklamave p\u00ebr secil\u00ebn parti politike gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore, si dhe kostot e afishuara t\u00eb reklamave nga subjektet audiovizive n\u00eb KQZ, BIRN p\u00ebrllogariti se kostoja totale e reklamave gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet e fundit parlamentare kapte nj\u00eb vler\u00eb prej 6.5 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nga kjo shum\u00eb u zbrit gjysma e vler\u00ebs s\u00eb reklamave t\u00eb transmetuara n\u00eb televizionet komb\u00ebtare private \u2013 Klan TV, Top Channel dhe Vizion Plus, \u00e7\u2019ka e uli vler\u00ebn totale t\u00eb shpenzimeve t\u00eb partive politike n\u00eb 5.1 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kur BIRN analizoi t\u00eb dh\u00ebnat e shpenzimeve p\u00ebr spote televizive t\u00eb deklaruara nga partit\u00eb politike n\u00eb raportet financiare t\u00eb fushat\u00ebs, zbuloi se shuma e raportuar n\u00eb KQZ ishte 84 milion\u00eb lek\u00eb [685 mij\u00eb euro] \u2013 ose shtat\u00eb her\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se sa kostoja e reklamave p\u00ebr minutazhin e monitoruar nga AMA. Bazuar n\u00eb monitorimin e minutazhit t\u00eb reklamave, BIRN p\u00ebrllogariti se Partia Socialiste n\u00eb pushtet transmetoi gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale nj\u00eb minutazh reklamash politike t\u00eb barabart\u00eb me 2.3 milion\u00eb euro, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deklaroi vet\u00ebm 46.5 milion\u00eb lek\u00eb [379 mij\u00eb euro] n\u00eb KQZ.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat sugjerojn\u00eb se n\u00eb raportin financiar t\u00eb PS-s\u00eb, kostoja e reklamave \u00ebsht\u00eb e n\u00ebnraportuar ose n\u00eb disa raste, nuk \u00ebsht\u00eb raportuar fare. P\u00ebr shembull, Partia Socialiste transmetoi sipas AMA-s 149.9 minuta reklama politike n\u00eb televizionet Fax News, MCN TV, RTV Ora and Scan TV, por n\u00eb raportin financiar t\u00eb selis\u00eb roz\u00eb nuk raportohen reklama n\u00eb k\u00ebto televizione. Partia Socialiste nuk ka raportuar gjithashtu shpenzime financiare p\u00ebr minutazhin e reklamave n\u00eb transmetuesit vendor\u00eb Apollon TV, TV Kopliku, Kanali 7, Belshi TV, Sot 7, Alpo TV dhe TV Bulqiza.<\/p>\n<p>Partia Demokratike n\u00eb opozit\u00eb p\u00ebrllogaritet t\u00eb ket\u00eb transmetuar spote elektorale me vler\u00eb 2 milion\u00eb euro gjat\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb fundit zgjedhore, por n\u00eb raportin financiar ka deklaruar shpenzime p\u00ebr spote me vler\u00eb 23 milion\u00eb lek\u00eb [187 mij\u00eb euro], ose dhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb pak. Sipas AMA-s, partia m\u00eb e madhe opozitare ka transmetuar 165 minuta reklama n\u00eb Report TV, por n\u00eb raportin financiar nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb kostoja e k\u00ebtyre spoteve. PD nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb raportuar as reklamat e transmetuara n\u00eb televizionet SCAN, MCN, Shijak TV, Apollon TV, TV Kopliku, Kanali 7, Belshi TV, Sot 7, Alpo TV, Rozafa TV dhe TV Bulqiza.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim \u2013 partia e tret\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb vend, nuk ka deklaruar n\u00eb raportin financiar shpenzime p\u00ebr spote elektorale. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas monitorimit t\u00eb AMA-s, LSI ka transmetuar m\u00eb shum\u00eb se 224 minuta reklama, me nj\u00eb kosto q\u00eb BIRN e p\u00ebrllogariti n\u00eb 286 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Gjergji Vurmo, ekspert mbi qeverisjen dhe kapjen e shtetit pran\u00eb Institutit p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim n\u00eb Tiran\u00eb, IDM, thekson se p\u00ebrsa i p\u00ebrket transparenc\u00ebs financiare, sjellja e drejtuesve politik\u00eb n\u00eb vend ngjason me \u201ckalamajt\u00eb e k\u00ebqinj, t\u00eb pandreqsh\u00ebm.\u201d \u201cS\u2019kan\u00eb pik\u00ebn e integritetit,\u201d tha Vurmo. \u201cShfryt\u00ebzojn\u00eb politik\u00ebn n\u00eb favor t\u00eb interesave t\u00eb veta dhe t\u00eb grupit t\u00eb vet,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb 25 prillit, n\u00eb Komisionin Qendore t\u00eb Zgjedhjeve u regjistruan 46 subjekte politike, tre koalicione zgjedhore dhe pes\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb pavarur. Megjithat\u00eb, deri me 15 n\u00ebntor, n\u00eb KQZ e kan\u00eb dor\u00ebzuar raportin financiare vet\u00ebm 26 subjekte politike dhe pes\u00eb kandidat\u00ebt e pavarur. Nga 26 partit\u00eb q\u00eb kan\u00eb dor\u00ebzuar raportet financiare n\u00eb KQZ, 15 deklarojn\u00eb se kan\u00eb pasur zero lek\u00eb shpenzime gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb subjekte si Partia SocialDemokrate q\u00eb ka tre deputet\u00eb t\u00eb zgjedhur n\u00eb legjistlatur\u00ebn e re.<\/p>\n<p>Sipas Gjergji Vurmos nga IDM, \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb q\u00eb nj\u00eb parti politike q\u00eb garon n\u00eb zgjedhje t\u00eb deklaroj\u00eb zero shpenzime n\u00eb fund t\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore. \u201cMund t\u00eb tallesh dhe mund t\u00eb thuash, shiko se un\u00eb harxhova 10 lek\u00eb t\u00eb reja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb partit\u00eb e m\u00ebdha kan\u00eb harxhuar 4 milion\u00eb, por jo t\u00eb m\u00eb thuash q\u00eb nuk ka fare,\u201d tha Vurmo. \u201cVet\u00ebm zero nuk mund t\u00eb deklarosh,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas raporteve financiare t\u00eb dor\u00ebzuara nga 11 subjektet e tjera zgjedhore, 417 kandidat\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb dhe 5 kandidat\u00eb t\u00eb pavarur shpenzuan gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore 284.7 milion\u00eb lek\u00eb, nga t\u00eb cilat 30% ose 84 milion\u00eb lek\u00eb shkuan p\u00ebr reklama n\u00eb median audiovizive. Z\u00ebri i dyt\u00eb m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb kostoja e mitingjeve, q\u00eb n\u00eb total kap nj\u00eb vler\u00eb prej 41 milion\u00eb lek\u00ebsh ose 15% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p>Shpenzime t\u00eb larta ka pasur edhe p\u00ebr mediat sociale \u2013 t\u00eb barabara me 19.9 milion\u00eb lek\u00eb si dhe p\u00ebr konsulenca me vler\u00eb 24 milion\u00eb lek\u00eb. Shpenzimet n\u00eb kategorin\u00eb \u2018media sociale\u2019 shkojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebr kompanin\u00eb \u2018Facebook\u2019. Nd\u00ebrkoh\u00eb, shpenzime n\u00eb kategorin\u00eb \u2018konsulenca\u2019 kan\u00eb pasur vet\u00ebm Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.<\/p>\n<p>Socialist\u00ebt ia kan\u00eb besuar fushat\u00ebn e tyre kompanis\u00eb amerikane \u2018SES Strategies LLC\u2019, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn deklarojn\u00eb se kan\u00eb shpenzuar 15.5 milion\u00eb lek\u00eb. Ndryshe, demokrat\u00ebt e Lulzim Bash\u00ebs kan\u00eb marr\u00eb k\u00ebshilla nga izraelit\u00ebt e \u2018Yossi Shalom\u2019, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb deklaruar 8.6 milion\u00eb lek\u00eb shpenzimePartia me shpenzimet m\u00eb t\u00eb larta gjat\u00eb fushat\u00ebs ka qen\u00eb Partia Socialiste n\u00eb pushtet me 135 milion\u00eb lek\u00eb, e ndjekur nga Partia Demokratike me 42 milion\u00eb lek\u00eb dhe L\u00ebvizja Socialiste p\u00ebr Integrim me 36 milion\u00eb lek\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb kat\u00ebrt sa i p\u00ebrket shpenzimeve gjat\u00eb fushat\u00ebs radhitet PDIU me 15.7 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm me partin\u00eb, edhe kandidat\u00ebt e PS-s\u00eb kan\u00eb deklaruar shpenzime m\u00eb t\u00eb larta se koleg\u00ebt e tyre nga partit\u00eb opozitare. Sipas raporteve financiare t\u00eb depozituara n\u00eb KQZ, 81 kandidat\u00ebt socialist\u00eb kan\u00eb deklaruar shpenzime financiare gjat\u00eb fushat\u00ebs, p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb totale prej 34.1 milion\u00eb lek\u00ebsh. Megjithat\u00eb, kandidat\u00ebt socialist\u00eb nuk i kan\u00eb detajuar shpenzimet e tyre sipas udh\u00ebzimit t\u00eb KQZ-s\u00eb.<\/p>\n<p>Partia e dyt\u00eb p\u00ebr nga shpenzimet e kandidat\u00ebve n\u00eb zgjedhje \u00ebsht\u00eb LSI me 7.5 milion\u00eb lek\u00eb dhe e treta radhitet Partia Demokratike me 2.1 milion\u00eb lek\u00eb. Nga Partia Demokratike n\u00eb opozit\u00eb, vet\u00ebm pes\u00eb kandidat\u00eb deklaruan shpenzime n\u00eb zgjedhje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka zero deklarime p\u00ebr shpenzime nga kandidat\u00ebt e saj n\u00eb 7 nga 12 qarqet e vendit. Sipas Afrim Krasniqit, mungesa e transparenc\u00ebs financiare p\u00ebrsa i p\u00ebrket t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve gjat\u00eb fushat\u00ebs zgjedhore ngre pik\u00ebpyetje mbi integritetin institucional t\u00eb partive politike n\u00eb Shqip\u00ebri..\/\u00a0<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/partite-fshehen-miliona-euro-shpenzime-per-propagande-elektorale-ne-zgjedhje\/\">BIRN<\/a>\/Standart<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dh\u00ebnat e analizuara nga BIRN tregojn\u00eb se partit\u00eb kryesore politike n\u00eb vend nuk kan\u00eb deklaruar miliona euro t\u00eb shpenzuara p\u00ebr reklama televizive gjat\u00eb fushat\u00ebs p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb 25 prillit.\u00a0 N\u00eb Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shkruhet se burimet financiare t\u00eb partive politike si dhe shpenzimet e tyre duhet t\u00eb jen\u00eb \u2018kurdoher\u00eb publike\u2019. Transparenca [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":219754,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,5176],"tags":[],"class_list":{"0":"post-219753","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politik"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219753","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=219753"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/219753\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/219754"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=219753"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=219753"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=219753"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}