{"id":221204,"date":"2021-11-30T13:07:34","date_gmt":"2021-11-30T12:07:34","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=221204"},"modified":"2021-11-30T13:07:34","modified_gmt":"2021-11-30T12:07:34","slug":"blendi-kajsiu-kuvendi-i-pd-se-dhe-kuvendi-i-pb-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/blendi-kajsiu-kuvendi-i-pd-se-dhe-kuvendi-i-pb-se\/","title":{"rendered":"Blendi Kajsiu: Kuvendi i PD-s\u00eb dhe Kuvendi i PB-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>NGA BLENDI KAJSIU<\/strong><\/p>\n<p>Ekzistojn\u00eb dy pseudo-debate n\u00eb gjirin e PDs\u00eb sot. I pari ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb dhe procedur\u00ebn e dor\u00ebzimit t\u00eb firmave p\u00ebr thirrjen e Kuvendit, q\u00eb s\u00eb fundi filluan t\u00eb verifikoheshin nga deputeti Agron Shehaj. Debati i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi dat\u00ebn e Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, 11 apo 18 dhjetor 2021. T\u00eb dyja jan\u00eb debate bosh pasi q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb kryesia dhe kryetari i PD-s\u00eb shpall\u00ebn 18 dhjetorin si dat\u00eb p\u00ebr mbledhjen e Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, v\u00ebrtet\u00ebsia e firmave t\u00eb delegat\u00ebve dhe data 11 dhjetor nuk kan\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi.<\/p>\n<p>Debati mbi v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e firmave apo procedur\u00ebn e dor\u00ebzimit do kish r\u00ebnd\u00ebsi vet\u00ebm n\u00ebse firm\u00ebtar\u00ebt k\u00ebrkonin mbledhjen e Kuvendit, nd\u00ebrsa kryetari dhe kryesia e refuzonin at\u00eb, si\u00e7 deklaruan fillimisht. Ama, kur t\u00eb dyja pal\u00ebt jan\u00eb dakord q\u00eb Kuvendi duhet t\u00eb mblidhet verifikimi i firmave apo debati mbi procedur\u00ebn e dor\u00ebzimit nuk ka m\u00eb kuptim.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye, debati mes dat\u00ebs 11 dhe 18 dhjetor \u00ebsht\u00eb pa sens. Vullneti i firm\u00ebtar\u00ebve shprehet n\u00eb parim p\u00ebr mbledhjen e Kuvendit, jo p\u00ebr mbledhjen e tij m\u00eb dat\u00eb 11 dhjetor n\u00eb ora 14:00 te Pallati i Kongreseve. Asnj\u00eb nism\u00eb q\u00eb vjen nga baza, si brenda edhe jasht\u00eb nj\u00eb partie politike, nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb dat\u00ebn specifike t\u00eb mbledhjes s\u00eb forumit apo t\u00eb b\u00ebrjes s\u00eb referendumit.<\/p>\n<p>Imagjinoni p\u00ebr nj\u00eb moment sikur organizator\u00ebt e nism\u00ebs qytetare p\u00ebr Referendumin Kund\u00ebr Importit t\u00eb Mbetjeve n\u00eb vitin 2013 t\u00eb k\u00ebrkonin firm\u00ebn e qytetar\u00ebve jo vet\u00ebm p\u00ebr mbajtjen e referendumit n\u00eb parim, por edhe p\u00ebr organizmin e tij t\u00eb shtun\u00ebn n\u00eb ora 14:30 te rruga \u201cMyslym Shyri\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb absurditet q\u00eb jurist\u00ebt e doktorit e kuptojn\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Me status dhe me logjik\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, tagrin p\u00ebr shpalljen e dat\u00ebs dhe vendit se ku do mblidhet Kuvendi e ka kryetari dhe kryesia e PD-s\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se Sali Berisha. Pra, midis deklarat\u00ebs personale t\u00eb Berish\u00ebs se Kuvendi do mblidhet m\u00eb dat\u00eb 11 dhjetor dhe vendimit t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb PD-s\u00eb se data e Kuvendit \u00ebsht\u00eb 18 dhjetori, legjitime \u00ebsht\u00eb kjo e dyta.<\/p>\n<p>Vendimi i kryesis\u00eb dhe kryetarit t\u00eb PD-s\u00eb p\u00ebr mbledhjen e Kuvendit m\u00eb dat\u00eb 18 dhjetor jo vet\u00ebm nuk bie ndesh me vullnetin e firm\u00ebtar\u00ebve, por e materializon at\u00eb. Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb se as Basha dhe as kryesia e tij nuk donin q\u00eb Kuvendi t\u00eb mblidhej. Vendimi q\u00eb ata mor\u00ebn ishte pasoj\u00eb e presionit q\u00eb erdhi nga nisma e foltores Berisha. P\u00ebrndryshe ata kurr\u00eb nuk do ta kishin mbledhur Kuvendin<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, si shpjegohet q\u00eb Berisha dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij, n\u00eb vend q\u00eb ta p\u00ebrsh\u00ebndesnin mbledhjen e Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb dhe t\u00eb paraqisnin aty amendimet e tyre statusore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shkarkim t\u00eb Bash\u00ebs, e prit\u00ebn k\u00ebt\u00eb vendim si pabesin\u00eb e radh\u00ebs? Ndoshta kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb thjesht me munges\u00eb logjike dhe me inercin\u00eb e denoncimit t\u00eb Bash\u00ebs si tradhtar. Berishizmi prej koh\u00ebsh e ka shpallur logjik\u00ebn non grata.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, arsyeja e v\u00ebrtet\u00eb e debatit absurd \u00ebsht\u00eb se Berisha nuk do t\u00eb mbledh\u00eb nj\u00eb Kuvend t\u00eb PD-s\u00eb, por nj\u00eb Kuvend t\u00eb Saliut. Synimi i tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbledh\u00eb rreth vetes vet\u00ebm Berishist\u00ebt dhe anti-Lulist\u00ebt, jo ata q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe nga ai. Si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb me PD-n\u00eb.<\/p>\n<p>Data 11 dhjetor \u00ebsht\u00eb sita q\u00eb ndan shapin anti-berishist nga sheqeri berishist. Dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sit\u00eb e im\u00ebt q\u00eb garanton q\u00eb mos ta kaloj\u00eb askush me nj\u00eb minimum logjike dhe me sens kritik ndaj doktorit. T\u00eb pranosh dat\u00ebn 11 dhjetor si dat\u00ebn legjitime t\u00eb mbledhjes s\u00eb kuvendit do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb pranosh se Berisha \u00ebsht\u00eb mbi kryetarin, kryesin\u00eb dhe statutin aktual t\u00eb PD-s\u00eb. Do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb pranosh q\u00eb Basha nuk \u00ebsht\u00eb kryetar i PD-s\u00eb, sepse k\u00ebshtu e deklaron Berisha. Ama, kur pjes\u00ebmarrja i thot\u00eb t\u00eb gjitha nuk mbetet asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u diskutuar dhe p\u00ebr pasoj\u00eb nuk mund t\u00eb zhvillosh kuvend.<\/p>\n<p>Fakti q\u00eb e vetmja pik\u00ebpyetje e dat\u00ebs 11 dhjetor \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrja dhe jo p\u00ebrmbajtja e takimit mjafton p\u00ebr t\u00eb treguar se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me miting t\u00eb Saliut dhe jo me Kuvend t\u00eb PDs\u00eb. Ndaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb dat\u00eb kemi themelimin e Partis\u00eb s\u00eb Berish\u00ebs (PB-s\u00eb), edhe sikur aty t\u00eb shkojn\u00eb 100% e delegat\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 dhjetor 1990, Partia Demokratike u ngrit mbi dy premisa themelore: rr\u00ebzimin e diktatur\u00ebs s\u00eb korruptuar komuniste t\u00eb liderit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm Enver Hoxha dhe orientimin per\u00ebndimor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Sot, 31 vite m\u00eb von\u00eb, PB-ja lind duke deklaruar Sali Berish\u00ebn, liderin e saj t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, dhe n\u00eb konflikt t\u00eb hapur me SHBA-t\u00eb q\u00eb e kan\u00eb refuzuar themeluesin e saj p\u00ebr korrupsion dhe si penges\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Ndaj, ajo q\u00eb do t\u00eb lind\u00eb m\u00eb 11 dhjetor nuk do t\u00eb jet\u00eb PD-ja, por e kund\u00ebrta e idealeve q\u00eb frym\u00ebzuan krijimin e saj 30 vite m\u00eb par\u00eb. Ndryshe nga PD-ja, Partia e Berish\u00ebs (PB) do g\u00ebzoj\u00eb fatin politik dhe jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb q\u00eb i ka mbetur themeluesit t\u00eb saj. Ajo kurr\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb e aft\u00eb ta mund\u00eb PS-n\u00eb dhe Edi Ram\u00ebn n\u00eb zgjedhje, jo sepse nuk e duan SHBA-t\u00eb, por sepse elektorati shqiptar prej vitesh e ka shpallur Berish\u00ebn persona non grata.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA BLENDI KAJSIU Ekzistojn\u00eb dy pseudo-debate n\u00eb gjirin e PDs\u00eb sot. I pari ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb dhe procedur\u00ebn e dor\u00ebzimit t\u00eb firmave p\u00ebr thirrjen e Kuvendit, q\u00eb s\u00eb fundi filluan t\u00eb verifikoheshin nga deputeti Agron Shehaj. Debati i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi dat\u00ebn e Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb PD-s\u00eb, 11 apo 18 dhjetor 2021. T\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":221206,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-221204","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/221204","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=221204"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/221204\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/221206"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=221204"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=221204"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=221204"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}