{"id":221209,"date":"2021-11-30T13:12:45","date_gmt":"2021-11-30T12:12:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=221209"},"modified":"2021-11-30T13:44:41","modified_gmt":"2021-11-30T12:44:41","slug":"bashkeqeverisja-meta-kunder-me-kapjen-100-te-pushtetit-vendor-qeveria-humbi-respektin-ndaj-parimeve-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/bashkeqeverisja-meta-kunder-me-kapjen-100-te-pushtetit-vendor-qeveria-humbi-respektin-ndaj-parimeve-kushtetuese\/","title":{"rendered":"\u201cBashk\u00ebqeverisja\u201d, Meta kund\u00ebr: Me kapjen 100% t\u00eb pushtetit vendor, Qeveria humbi respektin ndaj parimeve Kushtetuese"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Ilir Meta ktheu sot p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Kuvend ligjin \u201cP\u00ebr Bashk\u00ebqeverisje\u201d, q\u00eb sipas tij shkel Kushtetut\u00ebn dhe autonomin\u00eb e pushtetit vendor, krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndermjet tyre duke shkelur sigurin\u00eb jurudike, bie ndesh me Jurisprudec\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetut\u00ebs, por edhe centralizon m\u00eb shum\u00eb pushtet tek nj\u00eb institucion n\u00eb var\u00ebsi direkte nga Kryeministri.<\/p>\n<p>Konkretisht nj\u00eb nd\u00ebr argumentat ligjor\u00eb, q\u00eb Meta thekson n\u00eb dekretin e tij \u00ebsht\u00eb se \u201cLigji p\u00ebr Bashk\u00ebqeverisjen\u201d: \u201cpavar\u00ebsisht q\u00ebllimit t\u00eb artikuluar mbi krijimin e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb nevojshme p\u00ebr qytetar\u00ebt, grupet e interesit apo subjektet e tjera, p\u00ebr shprehjen e problematikave shqet\u00ebsuese personale e m\u00eb gjer\u00eb, por edhe t\u00eb pik\u00ebpamjeve apo synimeve n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e saj, vihet re nj\u00eb fenomen, ai i mbivendosjes s\u00eb institucioneve dhe natyrsh\u00ebm krijimit t\u00eb konfuzionit mbi kompetencat respektive t\u00eb tyre. Mbivendosja e kompetencave l\u00ebndore midis institucioneve edhe n\u00eb nj\u00eb vend me demokraci t\u00eb konsoliduar krijon t\u00ebr\u00ebsi problemesh lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e legjitimimin, efektivitetin, e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe me performanc\u00ebn e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu Kreu i Shtetit argumenton se \u201cNj\u00eb sistem i unitetit institucional q\u00eb po synohet t\u00eb realizohet me an\u00eb t\u00eb legjitimimit t\u00eb Agjencis\u00eb, do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb rigrupuar edhe organet e pushtetit vendor n\u00eb nj\u00eb autoritet t\u00eb vet\u00ebm qendror, e n\u00eb fund si produkt do t\u00eb gjendet, vet\u00ebm centralizim i pushtetit duke homogjenizuar hap\u00ebsirat institucionale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb parashikim i till\u00eb n\u00eb ligj bie ndesh me parimin e decentralizimit dhe t\u00eb autonomis\u00eb s\u00eb pushtetit vendor (edhe pse p\u00ebrmes parashikimit t\u00eb nenit 52 t\u00eb ligjit kjo hap\u00ebsir\u00eb veprimi tentohet t\u00eb \u201cligj\u00ebrohet\u201d sipas nj\u00eb marr\u00ebveshjeje q\u00eb mund t\u00eb lidhet midis Agjencis\u00eb dhe organeve t\u00eb pushtetit vendor). Edhe sikur organet e pushtetit vendor t\u00eb pranonin t\u00eb lidhnin marr\u00ebveshje si\u00e7 parashikon neni 52-53 i ligjit, s\u00ebrish do t\u00eb ishim p\u00ebrpara situat\u00ebs s\u00eb shkeljes s\u00eb parimit t\u00eb autonomis\u00eb s\u00eb k\u00ebtyre organeve dhe rrjedhimisht shkelje t\u00eb neneve 13, 108, 113 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e kuptueshme dhe fakt q\u00eb pas votimeve t\u00eb 30 qershorit 2019 p\u00ebr organet e qeverisjes vendore, pa konkurrim dhe pa pjes\u00ebmarrjen e opozit\u00ebs, tashm\u00eb pushteti vendor de facto ushtrohet t\u00ebr\u00ebsisht nga funksionar\u00eb t\u00eb em\u00ebruar dhe q\u00eb i p\u00ebrkasin politikisht 100 % t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs forc\u00eb politike. Kjo gjendje \u00ebsht\u00eb si p\u00ebr organin ekzekutiv vendor Kryetar\u00ebt e Bashkive, ashtu dhe p\u00ebr K\u00ebshillat e tyre.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb dhe arsyeja q\u00eb tashm\u00eb, me kalimin e dy viteve nga krijimi i k\u00ebsaj gjendjeje, K\u00ebshilli i Ministrave q\u00eb ka miratuar propozimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj, e ka humbur krejt\u00ebsisht iden\u00eb mbi parimet kushtetuese q\u00eb duhen respektuar, ve\u00e7an\u00ebrisht parimin se t\u00eb zgjedhurit vendor dhe organet e vet\u00ebqeverisjes vendore duhet t\u00eb jen\u00eb autonom\u00eb dhe jo t\u00eb funksionojn\u00eb si organe n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Kryeministrit\u201d, argumenton Presidenti Meta.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Ilir Meta ktheu sot p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Kuvend ligjin \u201cP\u00ebr Bashk\u00ebqeverisje\u201d, q\u00eb sipas tij shkel Kushtetut\u00ebn dhe autonomin\u00eb e pushtetit vendor, krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndermjet tyre duke shkelur sigurin\u00eb jurudike, bie ndesh me Jurisprudec\u00ebn e Gjykat\u00ebs Kushtetut\u00ebs, por edhe centralizon m\u00eb shum\u00eb pushtet tek nj\u00eb institucion n\u00eb var\u00ebsi direkte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2020,"featured_media":131410,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231],"tags":[],"class_list":{"0":"post-221209","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/221209","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2020"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=221209"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/221209\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/131410"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=221209"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=221209"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=221209"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}